Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rishikohet buxheti i shtetit, shtohen me 13 mld lekë shpenzimet. Miratohet Paketa e Dytë e Rezistencës Sociale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Rishikohet buxheti i shtetit, shtohen me 13 mld lekë shpenzimet. Miratohet Paketa e Dytë e Rezistencës Sociale
EkonomiKryesore

Rishikohet buxheti i shtetit, shtohen me 13 mld lekë shpenzimet. Miratohet Paketa e Dytë e Rezistencës Sociale

Published: August 9, 2022
Shpërndaje

Rishikohet për herë të dytë buxheti i shtetit, duke shtuar pritshmëritë për të ardhurat. Në aktin normativ për rishikimin e buxhetit thuhet se deri në fund të vitit do të mblidhen 576 miliardë e 831 milionë lekë, nga 546 miliardë e 811 milionë lekë që ishte parashikuar në aktin e parë normativ që u miratua në mars të këtij viti. Pritshmëritë për të ardhurat janë rritur me mbi 30 miliardë lekë.

Edhe totali i shpenzimeve të planifikuara është rritur nga 647 miliardë e 694 milionë lekë, në 660 miliardë e 694 milionë lekë duke pësuar një rritje prej 13 miliardë lekësh. Si pasojë e rritjes së të ardhurave në raport me shpenzimet Ministria e Financave ka rishikuar edhe nivelin e deficitit buxhetor duke e ulur me mbi 17 miliardë lekë, nga 100.8 miliardë lekë që ishte parashikuar në 83.8 miliardë lekë.

Në këtë akt normativ është rishikuar fondi i kontigjencës për paketën e Rezistencës Sociale ndaj pasojave të krizës. Nga 6 miliardë lekë që ishte paketa e parë, në këtë akt normativ është parashikuar shtimi edhe me 6.1 miliardë lekë për këtë zë duke e çuar në total 12.1 miliardë lekë.

Me këtë shtim të buxhetit i hapet rruga edhe miratimi tashmë se si do të shpërndahet në zëra 6.1 mld lekë të paketës së dytë të rezistencës sociale. Në akt specifikohet se 1 miliardë e 670 milionë lekë të këtij fondi do të përdoren për kompensimin e ndërtuesve që kanë kontrata publike për çmimet e rritura të materialeve të ndërtimit. Ndërsa pjesa tjetër e fondit të kontigjencës, do të ndahet sipas një vendimi të Këshillit të Ministrave se për cilat sektorë apo kategori do të përdoret.

- Publicitet -

TË ARDHURAT 

Ishte            546,8 mld lekë

Bëhet          576,8 mld lekë

Diferenca      +30 mld lekë

SHPENZIMET 

Ishin           647,6 mld lekë

Bëhen         660,6 mld lekë

Diferenca      +13 mld lekë

DEFICITI BUXHETOR 

Ishte          100,8 mld lekë

Bëhet          83,8 mld lekë

Diferenca     -17 mld lekë

(Kliko këtu për aktin normativ për shikimin e buxhetit të shtetit)

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Prapaskenat e paktit Trump-Putin për naftën: Pse “The Telegraph” përmend edhe investitorët e Zvërnecit
  • Ministri shqiptar që u kap me Mercedes të vjedhur, historia e bujshme e vitit 1999 në kufirin Shqipëri-Greqi
  • Për administratën Trump, Kosova tashmë është thjesht një kartë negociuese
  • Faza e dytë e Territoriales, PS kërkon rishikimin e kompetencave të bashkive
  • Asgjë në këmbim: 25.5 mijë euro në ditë për dy vitet e ardhshme, për të mirëmbajtur dy termocentralet lundruese në Vlorë

Komentet e Fundit

  1. demo on Bojkoti paralizon GJKKO-në, në rrezik afatet e paraburgimit dhe të drejtat e të pandehurve
  2. Tosi on Për administratën Trump, Kosova tashmë është thjesht një kartë negociuese
  3. nastradini on Asgjë në këmbim: 25.5 mijë euro në ditë për dy vitet e ardhshme, për të mirëmbajtur dy termocentralet lundruese në Vlorë
  4. demo on Ministri shqiptar që u kap me Mercedes të vjedhur, historia e bujshme e vitit 1999 në kufirin Shqipëri-Greqi
  5. nastradini on Për administratën Trump, Kosova tashmë është thjesht një kartë negociuese

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?