Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rishikohet buxheti, në shkurt ndahet bonusi i dytë për pensionistët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Rishikohet buxheti, në shkurt ndahet bonusi i dytë për pensionistët
EkonomiLajmi i fundit

Rishikohet buxheti, në shkurt ndahet bonusi i dytë për pensionistët

Published: January 23, 2025
Shpërndaje

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar rishikimin e fundit të buxhetit të shtetit për vitin 2024, duke u përqendruar te shpërblimet e fundvitit për pensionistët dhe alokimi i fondit.

Ky rishikim synon të mbështesë shtresat më të cënueshme dhe të garantojë financimin e vazhdueshëm të investimeve publike. Pensionistët që marrin më pak se 20,000 lekë në muaj do të përfitojnë një shpërblim prej 100 euro, ndërsa ata që marrin më shumë se 20,000 lekë do të marrin 50 euro.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi se kjo masë ka një kosto prej 2.2 miliardë lekësh dhe është mbështetur nga një fond fillestar prej 6.3 miliardë lekësh i krijuar në Bankën e Shqipërisë.

- Publicitet -

“Nëpërmjet këtij akti normativ u synua mbështetja për shtresat më vulnerabël të shoqërisë, nëpërmjet shpërndarjes së një pakete shpërblimesh të fundvitit me një kosto rreth 2.2 miliardë lekë, krahas krijimit të një llogarie speciale në Bankën e Shqipërisë për mbështetjen e pensionistëve me një transfertë fillestare prej rreth 6.3 miliardë lekë”, – tha Malaj në komision

Kush përfiton

Ndër të tjera, rishikimi i buxhetit përfshin një hua të re për “Albcontrol”, duke synuar të mbështesë projektet e kësaj kompanie në sektorin e aviacionit. Financime shtesë prej 1.6 miliardë lekësh janë parashikuar për Policinë e Shtetit, për kompensimin ushqimor, mbulimin e orëve jashtë orarit dhe shpenzimet për karburant gjatë sezonit turistik. Fermerët do të përfitojnë një shtesë prej 1.4 miliardë lekësh për skemat mbështetëse.

Gjithashtu, Ministria e Infrastrukturës dhe Ministria e Mbrojtjes janë përfshirë në këtë rishikim me shtesa përkatësisht prej 1.3 dhe 1.1 miliardë lekësh. Agjencia Kombëtare e Kadastrës do të përfitojë 1.57 miliardë lekë për digjitalizimin e të dhënave dhe regjistrimin fillestar të zonave kadastrale. Po ashtu, janë alokuar 300 milionë lekë për organizimin e tri tureve të para të “Giro d’Italia” dhe financimin e projektit “Ekipet Sportive në Shkolla”.

Ministri Malaj shtoi se borxhi publik është ulur në 55% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe parashikohet të qëndrojë në këtë nivel deri në fund të vitit 2024. Për investimet kapitale, deri në fund të muajit pritet realizimi i 95% të projekteve me financim të brendshëm dhe 90% të atyre me financim të huaj.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • Deda says:
    January 23, 2025 at 1:05 pm

    Demo sëbashku me plakën do marrësh në shkurt edhe 300 mijë lekë të tjera shaje Ramën po deshe.

    Reply
  • ¿? says:
    January 23, 2025 at 1:18 pm

    Ja edhe lemosha e rradhes, dy kile mish, nje liter vaj, dy kile sheqer, nje thes patate, dhe thone qe s’ka më tallon.

    Reply
    • pensionisti Michiganit says:
      January 23, 2025 at 2:51 pm

      Nqse dikush e ka pensionin 180 Mije Lek ne muaj, atehere ai merr 2,160 mije leke ne vit.
      Dy bonuset jane 150 Mije leke plus 100 mije lek = 250, 000 Lek
      Me nje llogari te thjeshte , i bie qe pensionet nga shperblimi perbejne 12% te rroges vjetore.
      Pra mund te quhet keto 2 pagesa perbejne 12% e pensionit vjetor.
      Ka ndonje shpjegim tjeter?

      Reply
      • ¿? says:
        January 23, 2025 at 6:24 pm

        Shpiegimi eshte: Sa qesharake jane pensionet ne Shqiperi kur dy lemosha te vogla qe jepen per pensionistet perbekan 12% e pensionit vjetor. Lum si pensionistet qe po dilkan nga varferia me keto lemoshat.

        Reply
  • Rroft Luli says:
    January 23, 2025 at 1:34 pm

    Voto Lulin për pensione më të mira!
    SHQIPËRIA MERITON MË SHUMË!
    DEMOKRATËT EUROATLANTIKE SHQIPTARE
    PD

    Reply
  • demo says:
    January 23, 2025 at 3:05 pm

    Eee Dede,,Do gzohemi re Dede.Edhe une bashke me tet Eme do marrim nga 50 euro.
    Degjove gje qe e shava Ramen?

    Reply
  • Deda says:
    January 23, 2025 at 3:31 pm

    E ke sharë dhe vazhdon t’a shash e ofendosh Ramën ti o demo sa asnjë tjetër . Për hajë të daltë .

    Reply
  • Dursakja says:
    January 23, 2025 at 4:13 pm

    Me çmimet e larta në Shqipëri duhet pagat t’i kemi si në Gjermani.

    Reply
  • nje punonjes buxhetor says:
    January 23, 2025 at 4:25 pm

    Bonusi? Quajeni me emrin e tij – qoka elektorale!
    sepse : Kur ka folur per Bonuse keto 12 vite ne pushtet ky Rama?
    dhe me tej : Rama ka 12 vite qe Buxhetoreve te vendit i ka mohuar ate qe quhej shperblim i fund-vitit – 10 mije leke te reja qe e kane marre nga gjithe qeverite deri te fundit ne dhjetor 2012.

    Reply
  • mali says:
    January 23, 2025 at 4:42 pm

    Nuk kuptoj kete fjalen bonus.
    Ne shqip nuk e kemi.
    Jane para qe I ngjiten pensionit tim c’do muaj te vitit 2025 ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Arkivoli në protestë
  • Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
  • Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 2 të arrestuar, 1 arrest shtëpie, 18 “detyrim paraqitje”
  • Organizatorët e protestës së shpejti do publikojnë emrat e një Kuvendi Kombëtar?
  • Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”

Komentet e Fundit

  1. Kohë on Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”
  2. Dajti on Protestat masive, Rama: Një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje
  3. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  4. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  5. nona on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?