Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Risku është zero”, Rama ftesë qytetarëve: Investoni në obligacione dhe bono thesari në Bankën e Shqipërisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > “Risku është zero”, Rama ftesë qytetarëve: Investoni në obligacione dhe bono thesari në Bankën e Shqipërisë
EkonomiKryesore

“Risku është zero”, Rama ftesë qytetarëve: Investoni në obligacione dhe bono thesari në Bankën e Shqipërisë

Published: November 15, 2022
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ftoi qytetarët shqiptarë këtë hënë, që të konsiderojnë investimet në bonot e thesarit dhe obligacionet në Bankën e Shqipërisë.

Gjatë një konference për media nga Kryeministria, Rama tha se rritja e normave të interesit te bankat e niveli të dytë bën që një mundësi e mirë të jetë investimi në Bankën e Shqipërisë përmes bonove të thesarit dhe obligacioneve. Ai shtoi se risku në këtë investim është zero dhe ka shumë avantazhe.

“Sot është një arsye pak e veçantë sepse është një moment që e kemi të nevojshme të informojmë publikun lidhur me momentin e mirë për të investuar në titujt qeveritarë. Ju e dini që jemi në një fazë të rritjes së normave të interesit dhe për këto arsye, pavarësisht shkaqeve që dihen, rritja e normave të interesit është një avantazh për ata që investojnë në bonot e thesarit dhe obligacionet që janë me risk zero. Për këtë arsye Banka e Shqipërisë ka rihapur sportelet që t’ua lehtësojë individëve aksesin. Një hap pozitiv në funksion të kontaktit të drejtpërdrejtë me bankën qendrore por dhe një shenjë kuptimplotë që u jepet atyre që mund ta konsiderojnë investimin në bonot e thesarit dhe në obligacione.

- Publicitet -

Është një moment kompleks i ekonomisë, ekonomia jonë nuk bën përjashtim pasi jemi pjesë e të njëjtës hapësirë që është nën presionin e luftës dhe një agresioni që materializohet përmes çmimit të energjisë, fatura e familjarëve dhe biznesit të vogël nuk është rritur asnjë qindarkë, por dhe përmes inflacionit të luftë që është e pamundur të eliminohet siç kemi bërë me çmimin e energjisë që e kemi mbajtur në një lloj kontrolli më të madh”, tha Rama.

Ministrja Delina Ibrahimaj ka folur në lidhje procedurat që duhen ndjekur për të investuar në bonot e thesarit.

Ibrahimaj u shpreh se ata janë tituj që emetohen dhe garantohen nga qeveria shqiptare dhe do të ketë sportele në bankën e Shqipërisë si dhe një hapësirë në faqen e MF që qytetarët të informohet për kushtet dhe procedurat që duhen ndjekur.

Ajo tha se është shumë e rëndësishme që individët të kenë një kulturë të menaxhimit të parasë që të kujdesen për financat familjare dhe të jenë investitorë të zotë.

“Të flasim se si mund të ndërgjegjësojmë më mirë popullatën tonë për të investuar në titujt qeveritarë. Është një temë që nuk është prekur shumë pas normat e interesit nuk kanë qenë në nivelin që janë sot. Kemi folur për rritjen e energjisë elektrike, inflacionit dhe të gjitha masat që qeveria ka marrë për ndikimin e ekonomisë shqiptarë që ndikimi i luftës të ishte sa më i vogël. Nuk kemi prekur elementin e normave të interesit. Bankat qendrore që nga ajo e SHBA e ndjekur nga banka të tjera qendrore filluan të rrisin normat bazë të interesit. Edhe banka e Shqipërisë ka rritur normat e interesit. Në fillim kishte një normë bazë me 0.5, sot është 2.75%.

Arsyeja pse jemi sot këtu dhe jemi mbledhur të flasim për të nxitur investimin e individëve në titujt qeveritarë. Individët kanë sot një mundësi investimi që ka kthime më të larta se mundësi të tjera që ekzistojnë në tregje. Janë tituj që emetohen dhe garantohet nga qeveria shqiptare. Flasim për bono thesari. Ne sot do të fillojmë një fushatë ndërgjegjësuese që të shpjegojmë si mund të investohet në bono thesari. Në ndihmën tonë ka ardhur edhe banka qendrore që ka hapur sportelet në 6 qytete me qëllim tregtimin e bonove të thesarit dhe informimin për procedurat që duhen ndjekur. Nëse bonot e thesarit tre mujore kishin normë të ulët sot kanë një normë interesi, 2.78%.

Qeveria ka edhe tituj më afatgjatë dhe gjatë këtyre viteve ka punuar të rrisë maturitetin e tyre. Interesi nga tregu ishte shumë i lartë. Në faqen zyrtare të MF nga sot ka një seksion të detajuar për shpjegimin e bonove të thesarit dhe si qytetarët mund të investojmë. Do të vendosim sportel për edukim më të mirë financiar. Po punojmë me një strategji kombëtare pasi është shumë e rëndësishme që individët të kenë një kulturë të menaxhimit të parasë pasi është e vetmja formë që të kujdesen për financat familjare dhe të jenë investitorë të zotë”, deklaroi Ibrahimaj.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • demo says:
    November 15, 2022 at 9:55 am

    E ke t`sigurte,.

    Reply
  • hello says:
    November 15, 2022 at 10:41 am

    po e tha demua pas ramiut e ke te sigurt riskun 0

    Reply
  • Ppp says:
    November 15, 2022 at 11:37 am

    Po pse nuk pyet nga ata qe do blejne durrsin ke dhe shoqeri?
    Edhe sikur ta shetesh krejt shqiperine me gjith popull do shkosh drejt falimentimit
    Sepse ekonomisti nuk behet piktor

    Reply
  • Andis says:
    November 15, 2022 at 12:57 pm

    Thesari eshte ne krize cash. Nuk ka para per te paguar rrogat dhe pensionet ne fillimin e vitit te ardhshem .

    Reply
  • Arben says:
    November 15, 2022 at 1:38 pm

    te gjitha investimet me risk 0 jane te sigurta.

    puna eshte se nuk ka rist 0.

    hhahhahahahhahahah

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    November 15, 2022 at 2:57 pm

    Rrisku eshte 0 sepse shteti eshte garant.
    Un kam investurar te raiffaisen bank tek fondi i investimit, ata jan mashtrusa, futa 20 mij euro i lash 4 vjet duhet te kisha fituar +-1000 euro, me koronen 2 vjet nuk isha Shqiperi i humba interesin dhe 1200 euro. Mora vetem 18800 euro.
    Ky eshte mashtirmi me i madh dhe sa jan si un emigranta qe kan futur para te kta mashtrusa.

    Reply
  • Nje shqiptar says:
    November 15, 2022 at 7:49 pm

    Eshte e drejte qe ne te investojme per ekonomine e vendit tone por duhet qe edhe te trajtohemi me mire nga bankat e nivelit te dyte qe nuk jane shume transparente dhe nuk na japin mundesi blerjeje prodhimesh financiare ne tregun nderkombetar, ne bursat e huaja ose obligacione ne euro te shtetit tone. Shqiptarit qe nuk investon i digjen kursimet gati 8 perqind ne vit nga inflacioni i vendit dhe i importuar. Nje rast i pamundeise te investimit eshte ky: shteti yne ka shitur me çmim afer 100 ne tregun e jashtem obligacione ne euro me 3,5% norme interesi, qe tani kushtojne 75, por ne shqiptaret brenda vendit nuk kemi mundesi ti blejme pasi bankat e nivelit te dyte nuk na lejojne. Jemi detyruar qe per shume vite te leme eurot prane bankave te nivelit te dyte me interesa afer zeros ose negative sikurse Shkodra-Belgjike.

    Reply
  • www.mentealternativa2.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    November 15, 2022 at 7:55 pm

    TËRHIQNI LEKËT NGA BANKA SEPSE DO TUA GLLABËROJË ELITA GLOBALE QË TË MJEROJË ÇDO NJERI E PËR T’I LËNË NË TERR TË VARFËRISË.

    KTHEHUNI NËPËR FSHATRA!SË SHPEJTI NUK DO KETË MË USHQIM PËR NEJRËZIT SIGURISHT VETËM MASONËT SO T’I KONTROLLOJNË ATO!

    Reply
  • intelektuali says:
    November 15, 2022 at 8:18 pm

    Kjo qe thote Edi Rama eshte:

    Hidhni lekat o milet budalla dhe dru me pre per te blere letra pa kurfare vlere si obligacione qeveritare te nje shteti te korruptuar dhe falimentuar si shteti i Ylli Bufit para 30 vjetesh, me nje qerre me ministra te Rilindjes ne burg dhe me nje kryeminister hajdut qe po shet edhe portin mijvjecarte Durresit ne afera mafioze si aferat e inceneratoreve te hajnise antikombetare

    A KA BUDALLA QE TA BESOJE KETE HAJDUT?

    Vetem fanatiket dru me pre te Enverit si shkodrani nga Belgjika qe nuk e di se mashtrimi i Raiffeisenbank te ciles nuk i ka mesuar as emerin, pra mashtrimi i kesaj banke austriake do te dukej PALO GJE ne krahasimin e mashtruesit enverist, Edi Rama qe eshte njesoj si mashtrimi i Sali Berishes me Piramidat Financiare te 1996

    Reply
  • !!? says:
    November 17, 2022 at 12:47 pm

    Është thjesht rilindja e firmave piramidale por këtë radh Rrapush Xhaferri është kryeministri Edi Rama. Shqipëtarë, e hëngrët njëherë me Rrapushin e Sali Berishës, po u gënjyet me Rrapushin e sotëm, kusarin dinak Edi Rama që do të provoj kusarinë si në kohën e piramidave të Sali Berishës, më qafë paçi vehten. Mos ka akoma shqipëtar budallenjë që besojnë se përbindshi kombngrëns Edi Rama nuk vjedh se është goxha kallëp 198 cm linear dhe po të kesh këtë gjatësi …….joooooo….në asnjë mënyrë ……nuk vjeth?

    Mos u besoni joshjeve me obligacione të kusarit horror profesionist Edi Rama, është i rrezikshëm, është tamam si sirenat njeringrënse që joshnin me këngën e tyre plot ëmbëlsi detarët dhe mjerë ata që mashtroheshin, lundrimi dhe jeta e tyre përfundonte në ishullin e sirenave.

    Mos vall vërtet nuk ka para për të paguar administratën dhe pensionistët dhe, si Sali Berisha, po hap firmën e tij piramidale të llojit Rrapush Xhaferri për të xhvatur parat shqipëtarëve pa u ndjer dhe të shpëtoj kolapsin katastrofik të financave të shtetit?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Drejtimi dhe Drejtuesi
  • Themeluesi i FRESSH: Maskat ranë, kryeministri të dorëhiqet, kriminalizoi Kuvendin dhe qeverinë, socialistët e vërtetë janë në protestë
  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Komentet e Fundit

  1. K R on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  2. Janinë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  3. Kohë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. Drini on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  5. Rexha on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?