Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani deklaroi sot gjatë një konference për media nga Këshilli Bashkiak, se ky institucion nuk është përfshirë nga kriza funksionale.
Ajo firmosi më herët shkarkimin e nënkryetares Sara Goxhaj dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Alban Dokushi, të komanduar në këto poste nga Erion Veliaj, por tha se keqkuptimi kishte nisur për shkak të mungesës së informacionit në kushtet ku ndodhet ai.
Ristani falënderoi edhe kryeministrin Edi Rama, duke thënë se i ka qëndruar pranë Bashkisë në këto kohë të vështira.
Fjala e plotë:
Të nderuar qytetarë të Tiranës,
E ndiej si një detyrim ndaj secilit prej jush që, pas një sërë njoftimesh që kanë qarkulluar këto ditë në media, të ndaj sot në këtë konferencë për shtyp një sqarim të plotë mbi mënyrën se si po vijon puna në Bashkinë e Tiranës dhe si po menaxhohet institucioni që drejton kryeqytetin e vendit tonë.
Kryetari i zgjedhur i Tiranës, Erion Veliaj, në përpjekje për të garantuar vijimësinë e punëve të nisura, sic e sqaroi dhe vetë dje nëpërmjet statusit në rrjetet e tija sociale ka marrë disa vendime. Këto vendime te marra në kushtet e një informacioni të cunguar, por edhe të pasqyruara në media në mënyrë të nxituar dhe të pakonfirmuara asnjëherë nga Bashkia e Tiranës, kanë krijuar një keqkuptim dhe kanë sjellë konfuzion dhe shqetësim të panevojshëm, të cilin e sqaroi ai dje vetë.
Nuk ka asnjë krizë funksionale në Bashkinë e Tiranës. Puna vazhdon me të njëjtin përkushtim, me të njëjtën energji dhe me të njëjtin vizion që na ka udhëhequr ndër vite nën drejtimin e Kryetarit Erion Veliaj.
Ne nuk do të ndalojmë së punuari për qytetin e së ardhmes, për fëmijët tanë, për një Tiranë që nesër do të na bëjë krenarë përpara tyre. Këtë e kemi për detyrë – ndaj qytetit, ndaj çdo qytetari të Tiranës.
Po ashtu, më lejoni të ndaj me ju edhe një mesazh personal. Kam qenë pjesë e kësaj Bashkie dhe e ekipit të drejtuar nga Kryetari Erion Veliaj prej 10 vitesh. Kam punuar çdo ditë përkrah tij, duke sakrifikuar kohën me familjen time për t’i shërbyer qytetit tonë. Për ne, Bashkia e Tiranës ka qenë gjithmonë më shumë sesa një institucion – ka qenë një mision i përbashkët. Nuk ka masë sigurie apo artikull mediatik që mund të zbehë respektin dhe besimin që kemi ndërtuar me njëri-tjetrin.
Unë besoj fort se mënyra më e mirë për të nderuar punën dhe përkushtimin e Erion Veliajt është që Bashkia Tiranë të vijojë të kryejë punët më së miri për qytetarët e saj. Sepse në fund, historia do të kujtojë veprat dhe jo fjalët – punën që shihet dhe jo thashethemet që i merr era.
Gjithashtu, dua të shpreh mirënjohjen time për Kryeministrin z. Edi Rama, i cili, në këto ditë sfiduese, po i qëndron pranë stafit të Bashkisë dhe qytetit të Tiranës.
Në përfundim, për çdo qytetar që kërkon informacion të saktë, të gjitha kanalet tona të komunikimit mbeten aktive. Zyra e Komunikimit me Qytetarët vazhdon të jetë në dispozicion me përgjegjshmëri dhe përkushtim në sportelet përkatëse. Numri i gjelbër 0 800 0 888 është gjithashtu në funksion, së bashku me adresat tona online në [email protected].
j.l./ dita
Me ze e me figure, me deklarata me shkrim, e me vendimet e sapofirmosura per pushime nga puna ….., kjo zonje, Anuela Ristani KONFIRMON FAKTIN se AJO VETE e PARA, por ndoshta i gjithe staff-i i Bashkise Tirane, KA/KANE NEVOJE URGJENTE PER ASISTENCE TE SPECIALIZUAR JURIDIKO-PENALE e PSIKOLOGJIKE! = TEPER “e Ngrohte” DORA e Kryeministrit Edi Rama!
————
E cuditshme qe pas RIDELEGIMIT te funksioneve te tij si Kryebashkiak ne mungese, Erjon Veliaj: 1.- as i ka uruar kesaj zonnje ‘punen e mbare’; — 2.- as i ka shprehur mbeshtetjen e tij ne distance; — 3.- as e ka inkurajuar duke i kujtuar sfidat e perballuara ne kohe se bashku si shembuj reference; — 4.- as ka ftuar bashkepunetoret e tij me te ngushte e keshtu me radhe qe te mbeshtesin pa kursim e besimplote zonjen Anuela Ristani — 5.- as i ka shprehur Kryeministrit Rama besimin se ky RIDELEGIM eshte ai ME I MIRI ne SHERBIM te Bashkise e te Popullit te Tiranes!
———–
Po aq i cuditshem mbetet fakti qe edhe Kryeministri Edi Rama nuk e ka uruar zonjen Anuela Ristani (E RIDELEGUAR nga Kryebashkiaku Erion Veliaj per te ushtruar funksionet e tij ne mungese), ne asnje forme e/o menyre publike, per ‘pune te mbare’!
————
SPAK e GJKKO kane SHANSIN HISTORIK te therrasin kete zonje dhe emrat e tjere te perfshire ne “KEQKUPTIMIN NJEREZOR e JO-INSTITUCIONAL” te ketyre dite/oreve te fundit e t’i demostrojne opinionit publik dhe partenereve euro-atlantike se nuk jane ‘dhoma e mac-up-it’ te SKEMA!
E ‘cuditshme’ deklarata me shkrim, po dje, e Erion Veliaj, e akoma me e ‘cuditshme’ deklarata e Anuela Ristani live te Fevziu, me pafundesisht ‘NUK’-e, as edhe nje SHPREHJE POHUESE se kush eshte kjo zonjushe/zonje, nga vjen dhe pse gjendet SOT NE KETE POZICION?
————-
Deklarata derguar Fevziut live: “Unë nuk jam ….. sepse ….. nuk kisha ….. . Dhe në ….. nuk është ….., ndërsa ….. nuk ka asnjë ….. . Do të vlerësojë leximin e mesazhit tim për të korrigjuar sadopak shtrembërimin(?!?!?!) e emrit tim në publik(?!?!?!?!?!), Anuela Ristani(????????????)”.
= TEPER “e Ngrohte” DORA e Kryeministrit Edi Rama!
Kshu dukesh zonje e ndershme.Pune te mbare ne detyre.
Shokë dini gje pse nuk po bilbilos nga burgu lali Vemja? Ndoshta po kupton se ne ate lloj politike qe ka zgjedhur luhet me te futme e jo gjithmone eshte ne pozitat e privilegjuar te komandes. Zerat e korridoreve thone qe pervec Belindes tashme ka edhe nje tjeter ish bashkepunetor, si Mazniku, qe e ka shitur.
SPAK ka gabuar me arrestimin e Veliajt.Sa per pabesite brenda socialisteve hani zorre kotHarruat Belo zeshkanin me ate bjonden terroriste qre e tradhetuan ne Primare.Kur Veliaj te dale i pafajshem,Ols Dado duhet te jape llogari.