Bedri Islami
Botuar në DITA
Sondazhet e fundit , bërë nga mediat e ndryshme, dëshmuan një të vërtetë që e ka ditur secili nga ne, dhe, për më tepër, shumë e kanë provuar: klasa politike në Shqipëri ka mbështetjen dhe besimin më të paktë të mundshëm; janë të paktë ata që ende kanë shpresë se, përmes kësaj klase politike mund të zgjidhen hallet dhe të ketë prosperitet, e, duke shkuar më tej, nëntë në dhjetë politikanë besohet se janë të korruptuar, ose i janë futur politikës pikërisht për këtë qëllim. Korrupsioni, si në të djeshmen, edhe në të sotmen, është gangrena mbizotëruese, dhe saktësoj se faji nuk është i sistemit, por i atyre që kanë abuzuar me të deri në theqafjen e tij. Ditët e fundit , jo rastësisht, nga selia e PD-së u ngrit një komision i veçantë për hetimin e parave ruse që kanë depërtuar në sipërinën politike të saj. Nëpërmes Lulzim Bashës, që synohet të përcaktohet si e vetmja dele e zezë në strukturën e saj. Po financimet serbe kush do i hetojë? Po mbështetjen financiare greke, haptas, kush do e hetojë? Ishte vetëm Basha njeriu që bashkëpunoi me botën e errët ruse për të financuar partinë e tij në gjithë farë lobimesh, apo edhe të tjerë, para tij kanë ndjekur këtë rrugë? Alibi e kujt mund të shërbejë shembulli i tij dhe pse ajo pjesë e opozitës, mbështetëse e Berishës, po shpejton të distancohet nga ai dhe vetëm nga ai? A duhen dënuar politikanët e sotëm dhe pse SPAK-u, edhe sikur të jetë dhjetëfish më i forcuar, nuk mund ta bëjë i vetëm ndëshkimin e klasës politike në Shqipëri. Jo rastësisht, klasa politike mbolli idenë se përmes kësaj strukture të posaçme anti korrupsion do të fillojë ndëshkimi i së keqes, në sprovën e bankës së akuzës do të jenë peshqit e vegjël dhe peshkaqenët e mëdhenj, se politika nuk do të jetë mbizotëruese dhe çlirimi i drejtësisë do të vijë përmes saj. Ngjallja e besimit se SPAK do të jetë shpata e shprishjes së nyjes gordiane korruptive dhe pamundësia për të bërë këtë e bën vetë ndëshkimin korruptiv, mbi drejtësinë dhe seleksionues.
Nëse SPAK e ka filluar ndëshkimin nga poshtë lart, njerëzit e kanë pritur nga lart poshtë, nga strukturat e larta drejtuese të pushtetit deri në atë shtresë të godinës koruptive që përbën shkallën e ulët të saj. Njerëzit kanë një vizion më të qartë për drejtësinë se vetë përfaqësuesit e saj. Tragjikomedia e deri tanishme e Vetingut, ku thuajse gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve janë zbuar nga sistemi, qoftë edhe për vetëm një shkak, pasurinë e paligjshme, të zbuluar, tregon se e keqja është thellë, nuk është zbuar dhe nuk do të mund të zbohet nëse nuk ndodh përmbysja e domosdoshme, nëse vetë drejtësia nuk e vret frikën e saj dhe, mbi të gjitha, nëse nuk fillohet nga kreu i së keqes. Liderët e politikës dhe drejtuesit e shtetit. Është dashur prej kohe, shumë prej kohe që, liderëve politikë, në partitë e mëdha dhe në partizat shushunjë, t’u bëhet pyetja e pashmangshme : cila është pasuria juaj? Si e keni vënë këtë pasuri? Po vartësit tuaj, farefisi, kunetërit, vllezërit, kunatat, bijat e bijtë, si janë pasuruar; në cilën mënyrë u bënë ata zotër të pasurive të pamasa; si mundën në pak vite të jetojnë në vila mbi 1 milionë euro – cilat lidhje kanë me oligarkë dhe të të botës së krimit të organizuar? Në 30 vitet e fundit shteti ka kaluar përmes pak duarve, si një oligarki politike, që ka ndërruar vendin herë pas here, pa ndërruar shuma e së keqes. Rreth tyre ka qenë, po ashtu, një klikë politike, e cila është rrjeshtuar si një mur i jashtëm, duke financuar bosët e politikës.
Çfarë duhet bërë me to? Ne kemi një klasë politike që nuk e bren ndërgjegjja dhe as që është e shqetësuar. Që nuk njeh as moral dhe as besim. Një oligarki e zgjedhur , megjithëse në dukje përmes votës pluraliste, mund të bëhet po aq e rrezikshme sa edhe një diktaturë tiranike, në qoftë se kërkon të ushtrojë absolutizmin. Ne kemi pasur pluralizëm, por në të njëjtën kohë edhe qeveritarë që ushtruan absolutizmin. Në ditët e fundit është rizgjuar çështja e ”klubit Partizani“ dhe Gërdeci. Është një çështje që ka lidhje me drejtësinë dhe do të ketë një ditë përfundimin e saj. Faji idisa ministrave të mbrojtjes të Mbrojtjes, jo vetëm Mediu, qëndron në vënien e tyre në shërbim të familjes absolutiste Berisha. Mund të jetë kështu. Tragjizmi që prodhoi Gërdeci mbetet njolla e zezë e botës oligarke në pushtet. Por, cili ministër nuk i shërbeu absolutizmit të Njëshit? Ishte vetëm Mediu? Vetëm i djallëzuari Ruli? Vetëm tankisti Imami? Po Alibeaj që përgatiti materialet bazë ligjore për Gërdecin? Po ish ministri Bumçi që dërgonte raportet te Berisha i vogël? Po ministrat e sotëm, për të cilët Edi Rama sjell shiun dhe diellin dhe rrallë herë mendojnë me kokën e tyre? Po deputetët që ngrenë kartonin si e kërkon i pari i tyre? Po 21 janari a nuk ishte mendësia e absolutizmit plural që vrau katër demonstrues me duar në xhepa dhe mund të vriste edhe shumë herë më tej, për deri sa ish shefi i qeverisë deklaroi me mburrje se u vranë 3, mund të vriteshin 33, e 333 vetë. Po gremina e financave në të djeshmen dhe në sotmen, përmes konçensioneve të djeshme dhe PPP të sotme cilët kishin kundërshtarë brenda të njëjtit kabinet? Një pushtet autoritar, i pakufishëm, bën një mekanik ministër të shendetsisë, si Nard Ndoka, apo ndërton një kabinet teknik me figura të panjohura, që ende sot, edhe pas fillimit të detyrës, pak kush ua mban mend emrin. Rritja galopante e borxhit publik është gangrena e së ardhmes, por asnjë ministër finance, në dy kabinetet e fundit nuk kishin guximin të thonin “mjaft“, pasi ne jemi ekspertë financiarë dhe i dimë rreziqet e këtij borxhi. Kohët e fundit, brenda opozitës, po ndodh përleshja e ditur tashmë mes Ber[1]ishës dhe Bashës. Pak ka të bëjë me parimet apo me besëprerjen e statutet partiake kjo ndeshje e errtë.
Nga njëra anë, djalli i kryengritjes ka marë pamjen e engjëllit të reformës; nga ana tjetër djali plangprishës ka marrë flamurin e partisë që ia dhuruan. Pas tyre janë përgjithësisht sejmenë, dhe, në sfond disa të paktë figura idealiste e dinjitoze që e shohin me dhimbje përplasjen, por nuk kanë as durimin, as forcën dhe as i kanë thirrur të ndryshojnë gjendjen. Duket luftë parimesh, vulash dhe nenesh e paragrafesh, në fakt është luftë për pushtetin e së nesërmes dhe pasurinë e së djeshmes. Të dyja palët, përmes pushtetit politik, duan të ruajnë pasuritë e tyre: njëri të familjes së tij biologjike, tjetri edhe përtej saj, edhe te familja kunetore. Berisha e di se qëndrimi në politikë është qyrku për mbrojtjen e familjes së tij dhe për të shpënë pasurimin më tej, që është shumë milionësh, i dyshimtë dhe korruptiv. Në themel të saj është Gërdeci, pafytyrësia e fëmijve berishianë dhe makutëria e përbindshme, duke i hipur mbi kurriz pushtetit të babait të tyre. Duke e dyfishuar zyrën kryeministrore : njëra në Bulevardin e Madh, tjetra në çantën e birit kryeministror. Asnjë ministër nuk i thonte dot “jo” dhe nga besnikëria ndaj tij u bënë ministra Aldo Bumçi, Alibeaj, Ruli, Imami, e shumë të tjerë. Basha synon të mbajë pushtetin politik të opozitës, megjithëse duket se po qëndron në hije, jo se është më demokrat se Berisha – është pjellë direkte e tij, as se e do më shumë Amerikën- megjithëse mendohet se ka edhe një pasaportë të këtij vendi, as se i ha meraku për statutin që e ka shkelur si ka dashur e kur ka dashur, në fund të fundit ai e ka pritur dhe përgatitur dënimin e Berishës, por pushteti politik lidhet me pushtetin financiar.
Lulzim Basha si shef i opozitës është thuajse gjithçka, Lulzim Basha jashtë politikës është asgjë. Askush nuk do të gëzohej në opozitë se i foli Lulzim Basha. Një, si të tjerët. I pasur, por pa pushtet. Njeriu që ka katërfishuar vilat në opozitë mendoni se çfarë mund të bëjë në pushtet! Shefi i opozitës që u pasurua edhe në zgjedjet e fundit politike , mendoni se çfarë mund të bëjë në pushtet! Lideri që, në momentin e fundit, përjashtoi tinëzisht “babain e tij politik“ nuk ngjall besim e as shpresë te të tjerët. Në ditët e tashme parlamentare, i fryrë nga madhështia dhe për të spostuar vemendjen, ai kujton se është çështje nderi të ruajë për vete tonin e tiranisë së mundshme, duke kërkuar ndihmën e lirisë. Mos prisni gjë nga ai që i kanë dhuruar gjithçka. Që të çvidhoset ingranazhi i korrupsionit, duhet fillimisht të çvidhoset ai i pushtetarëve të lartë. Ndryshe çdo gjë është e kotë, lojë fjalësh, fajësi e përdorur për kalimin e çastit, bashkëfajësi dhe mosndëshkim. A duhet gjykuar kjo klasë politike? A duhet ajo të kalojë në “makinën e së të vërtetës“, që, në këtë rast, më shumë se sa një strukturë, SPAK, është mekanizmi i tërë shtetit, sidomos i financës. Asnjë qeveri nuk qëndron në këmbë kur nuk kontrollohet lëvizja financiare e pushtetarëve të saj. Një qeveri që nuk ka frikë nga administrata financiare ajo e ka mposhtur shtetin. E, kur, e ka nënshtruar këtë administratë, ajo ka pushtuar shtetin. Klasa politike duhet gjykuar. Një nga një dhe të gjithë bashkë. Më i vjetri prej tyre është Berisha. I shpallur “non grata“ nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Asnjë institucion serioz ndërkombëtar nuk doli kundër këtij vendimi. As miqtë e ngushtë të Berishës, mbështetës të tij dhe të shpallur hapur favoritë të sundimtarit Berisha. A duhet gjykuar Berisha? Nëntë vite më parë, kur ai ishte ende në pushtet, kam shttuar këtë pyetje, që, si shumë të tjera, ishte zë i humbur në shkretëtirën e politikës. Shpresa se, me ardhjen në pushtet të së majtës, do të niste ndëshkimi i së keqes, u shua shpejt.
I rikthehem pyetjes: a duhet gjykuar ai? Përse Departamenti Amerikan i Shtetit u ndal veçanërisht në figurën e tij dhe a ishte ndikimi i filantropit Soros në dënimin e tij? Asnjë politikan i lartë nuk është ndëshkuar kështu dhe lufta që ai i ka shpallur DASH është si ajo me mulinjtë e erës. Por, tjetër gjë është shpallja “non grata“ e tij nga njëri ndër institucionet më të fuqishëm të botës, tjetër gjykimi i tij. Përmes saj mund të jetë e qartë nëse kishte të vërteta të hidhura në ndëshkimin amerian, apo e vërteta është e njëmendtë? Fakti që, deri tani, edhe kur gjërat kanë bërë “muuu“, asnjë Berishë nuk është thirrur as për gjënë më normale, të pyetet, ta zënë Shkelzen Berisha , se çfarë bisedoi ditën e tragjedisë së Gërdecit me Delijorgjin, nuk dëshmon pafajësi dhe as nuk është dëshmi e pastërtisë së figurës së tyre, por shenjë e dhunimit të drejtësisë, e nënshtrimit të saj, e në fund, të poshtërimit të hapur. Ndaj është e nevojshme, bile e domosdoshme, të ndodhë gjykimi i kësaj klase politike, që, ndërsa është bërë e pasur, e paturpëshme, cinike dhe mizore, njerëzit janë varfëruar, kanë braktisur vendin dhe kanë humbur shpresën. Berisha mund të jetë i pari, por jo i vetmi e as i fundit. Nëse hapet, e duhet të hapet, “kutia e Pandorës“, duhet bërë për të gjithë. Për të gjithë ata, “njerëzit e vilave”! Është shkruar shpesh herë se nga institucione të posaçme jashtë Shqipërisë janë dosje të përgatitura për figura të ndryshme të politikës, biznesit, të asaj që mund të quhet aliazhi i botës oligarkisë politike e financiare. Më shumë se gjithë të tjerët është folur për ish presidentin dhe ish kryeministrin Berisha. Mund të ketë gjëra të vërteta, ashtu si mund të jetë gjithçka fantazi mediale.
Megjithatë, deklarime spontane apo të llogaritura të figurave të larta të drejtësisë, si ishte ish kryeprokurori Llalla, kanë dëshmuar se ka pasur indicie të ndërhyrjes amerikane për ndëshkimin e nivelit të lartë të politikës shqiptare. Njëri prej tyre ishte Bereisha. A duhej gjykuar ai? E të tjerët? Le të nisim me Berishën, më i vjetri i politikës, gojëtar i furishëm, njeri që besonte lehtë, që i përdori “ të fortët”, por nuk i bëri vend në qeveri, një nga ata burra që kanë ditur ta tërheqin popullin pas vetes për ta çuar në njerën nga dy rrugët: ose drejt pushtetit, ose në greminë. Le të bëjmë që në fillim një marrëveshje: me emërtimin Berishë le t kuptojmë jo vetëm njeriun që mban emërin Sali Berisha, por gjithë atë që fshihet e struket pas tij; klanin e familjes, ish nomenklaturën e lartë të pushtetit, pra, të gjithë ata që, duke qenë në pushtet e duke ikur nga pushteti, bënë një batërdi të vërtetë mbi Shqipërinë, e çorrën atë deri në palcë, e rropën deri në deje dhe, më në fund, si për të dashur të vënë kujën e ngadhnjimit, thanë buzëgaz : “Këtu jemi, ejani e na kapni”. Dy rrugë ka: ose këto njerëz duhet të gjykohen, ose pushteti i tanishëm duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve për të gjitha akuzat që ka bërë në tetë vite pushtetit që iku. Tetë vite të qeverisjes Rama kanë qenë të mjaftueshme për të zbardhur gjithçka. Ose mes tyre ka një marrëveshje të fshehtë : mos më prek, nuk do të të prek! Rrugë të mesme nuk ka e nuk mund të ketë: ose do të jetë njëra, ose do të jetë tjetra. Në të vërtetë loja e kungulleshkave që i kushton shumë shtetit, “ kam një kungulleshkë dhe e ndaj në x pjesë”, ka mbi 30 vite që luhet. Ai që nuk e di është njëkohësisht i verbër dhe i shurdhër, ata që e dinë janë të gjithë njerëzit normalë. Askush nuk ka pritur sondazhe medialë për të ditur kaq gjë, dhe, askush nuk ka pritur vendimin e Departamentit të Shtetit për të ditur se çfarë përfaqëson Berisha , e askush nuk do të habitet në daljen e një liste tjetër, më të gjërë. Sepse nerëzit këtu jetojnë. Kur në vitin 1997, Berisha iku i përzënë nga pushteti, në mitin e tij që ende nuk ishte shembur plotësisht, kishte ende një dritëhije, e cila, megfjithë çka kishte ndodhur , fshihej pas thirrmës se “ ai është i ndershëm”…
Vijon nesër

Mos kerko qiqra ne helle nga krajani.Me mandat 3 vjecar,nuk ke shkodran qe ngaterrohet me katundaret!?
Sa shume ujra , sa shume perseritje , sa sterzgjatje e sa bezdi te japin artikuj te tille ; nje praktike dhe stil i tejkaluar , qe te ngjan me gazetarine e dikurshme !! Jo se nuk jane te verteta e te drejta faktet qe parashtroni ju , zoti Bedri , po nuk mund te jesh nje cike me konciz , qe edhe lexuesit te jene me te kenaqur me ate qe lexojne ? Korrigjoje pak stilin dhe menyren e sterzgjatur te parashtrimit te argumenteve , pasi kenaqesia e leximit kthehet ne bezdi .
Z.B.Islami-Zëri i të VËRTETËS në DITA në 32 vite.Është në përsëritje refreni: Drejtësia vdiq që kë 1992 prej Sb dhe nuk ka më shpresë,Ndonse Ambasadorja KIM na mban me uji të ngrohtë.
-SPAK ka lindur i vdekur përderisa është zgjedhur nga kolegët e vet KLP më të këqij se Ata.Arben Kraja(Ju nuk shkruani emra) është më i frikshëm se Tik Llalla.Dhe besoi këtij të fundit ju tha..IKË..IKË..!Dhe pse Tiku qëndron në HOTELET E ITALISË.!?Ai Apo merr shëmbull nga GRUEVSKI MV në Hungari..?
-E kam thënë shumë herë:
1. Sa të jetë S.Berisha mbi dhe’ nuk ka drejtësi.
2.Politiqënët e korruptuar-TË degjeneruarë 32 vjeçar nuk mund të donohen nga drejtësia jonë dhe tu sekuestrohet pasuria e tepërt,siçkërkon SHBA+BE.
3.Reforma e 2016 po dështon përfundimisht.Pasi VETINGU duhet të fillonte nga lart-Poshtë.
4-75 % e Gjyqtarëve e Prekurorve të nxjerr NOKAUT nga vetingu janë bërë AVOKAT TË TYRE,POLITIQËNVE,SHOKVE DHE OLIGARKËVE.Dhe duhet topi Mato Grudës ti çai.Gjin Gjoni koka e korrupsionit në Gjyqsor ka vite me leje lindje në Gjermani dhe paguhet akoma nga buxheti Jonë..!
5.Non grata S.Berisha nëse vjen në pushtet(mos e dhënë zoti)kërkon të kthej në detyra të ventiguarit.Por Ata janë mbi 800 niërz që do e votojnë.Ndaj Sb deklaron se ka pasvetiu 44.000 luftëtar. Dhe se me militantët e Laçit e të Mamutrazit e rrëzon Qeverinë e PS për 7 minuta.
6.Nuk mjafton shpallja NON GRATA nga DADH e Sb,kur dihet se SPAK është i TREDHUR prej Sb që në 92.
7.Populli Shqipëtar 90 % nuk e do më Sb nëpër këmbë.Po ashtu edhe I.Meta(Metajn).Me këto qëndrime INDIFERENTE ndaj këtyre 2 figurave të diskredituara në 32 vite..Amerika po e humb besimin te populli.Takimi KIM-META ishte ulje prestigji e Ambasadores ndaj një politikani rrugaç që e sulmoi Amerikën 5 vjet rresht si President aksidental për faje të Maxhorancës aktuale.
8.Ambasadorja KIM po mban sehir me GJK,kur Vitore Tisha ka mbi 3 vjet jasht mandatit dhe nuk zëvendësohet,ndonse ishte Varka e shpëtimit nga shkarkimi të I.Meta(Metajt).
9.Gjyqtari Adian Dvorani u fut në dhjeçen më të mirë të botës nga Amerika,Kur I.Meta e denoncoi për ndëshkim.Dhe A.Dvoranit nuk i është dhënë merita që i takon.
10.Vihet RE se SPAK po godet vetëm majtas.Kritika që i bëri E. Rama SPAK u mor për humor nga Amb.Juri Kim.Athere,nëse politiqënët e degjeneruar në 32 vite nuk dënohen,nuk është fai i Qeverisë por i SPAK..dhe DASH-AMBASADORES QË MONITORON SPAK dhe drejtësinë e “RE” që po dështon me “sukses”.të plot.Pasi faktet (4) që u shpall non grata Sb në 19 maj 2021 nuk i pranoi As Saliu por as edhe Arben Kraja izgjedhur për Numër në SPAK.
11.S.BERISHA DHE DREJTËSIA NË SHQIPËRI JANË FATKEQSI KOMBËTARE.
12.Dhe që të rinjtë po ikin nga SYT-KËMBËT është për faje të kësaj KATRAHURE.PIKË.
Bedri Islami i ka rene pikes kur shkruan:
“Dy rrugë ka: ose këto njerëz duhet të gjykohen, ose pushteti i tanishëm duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve për të gjitha akuzat që ka bërë në tetë vite pushtetit që iku. Tetë vite të qeverisjes Rama kanë qenë të mjaftueshme për të zbardhur gjithçka. Ose mes tyre ka një marrëveshje të fshehtë : mes tyre ka një marrëveshje të fshehtë : mos më prek, nuk do të të prek!Rrugë të mesme nuk ka e nuk mund të ketë: ose do të jetë njëra, ose do të jetë tjetra.”
I permbedhur ne nje fjali te vetme thelbi i shkrimit eshte ideja se “mes tyre ka një marrëveshje të fshehtë : mos më prek, nuk do të të prek!”.
Por cdo shqiptar me pese pare mend ka dhjete vjet qe e di kete, kurse shqiptaret me te vertete te mencur kete e kuptuan qe ne qershor te vitit 1990 kur Sali Berisha dhe Gramoz Pashko pinin ne hotel Dajti me korrespondentin e New York Times (njerezit e thjeshte nuk mund as te shkelnin ne ate hotel) dhe ne gusht 1990 Berisha me Pashkon takoheshin me delegacionin amerikan te kryesusr nga senatori De Concini ne menyre sekrete, ne nje takim qe nuk u njoftua fare ne shtypin zyrtar komunist.
Ata qe i dinin keto fakte kuptuan edhe lojen e Ramiz Alise me Levizjen “studentore” te dhjetorit dhe humben cdo shprese per nje demokraci reale ne Shqiperi.
Te pafuqishem per t’iu kundervene kesaj levizjeje konspirative te drejtuar nga udheheqja komuniste dhe aparati i saj kolosal represiv dhe burokratik, ata intelektuale shqiptare, me dhembje ne shpirt u detyruan te lene Atdheun e te mergojne ne Perendim.
Sa keq per vendin e popullin tone!!!
Po ato PPPte e Ramutit, detin ,Butrintin, Open Ballkan, incineratoret, Rruget e prishura me kosto 30 milione per km, Unazen, Rrugen e Kastratit, Sheshin e Flamurit, dhe gjithe qytetet e shembura te Shqiperise nga Ramut Krimineli, ato kush do i gjykoje?
Po Fondet Greke? He Bedri spiuni i Meros, se Mero Bajgen ke shef, kush i ka marre fondet greke per gerqizimin e Shqiperise?
Efkaristo, para dhe para poli, thote Ramuti
dhe jo vetem
o bashkepenembajtes i dinastise Ramutore
copa kermash
Situata ne vend eshte shume shqetesuese. Sa me shume kohe kalon, aq me shume zbehen provat e organet e drejtesise se pjerdhur ja kalojne stafeten njeri-tjetrit pa bere asgje.
Klasa politike e ketyre 31 viteve, duhet te vihet para drejtesise e pas hekurave.
Drejtesia shqiptare eshte d frikesuar ta beje nje gje te tille, per te vetmen arsye, eshte pasuruar bashke me politiken.
Edhe 100 vite te tjera te kalojne situata do te jete po kjo. Eshte cmenduri te mendosh, qe punonjesi i drejtesise te mos beje detyren me drejtesi. U kthyen te gjithe gjyqetaret dhe prokuroret batakcinj e njesh me krimin e politiken.
SPAK, BYROJA E HETIMEVE, nuk po ndihen. Shpenzimet per ngritjen e ketyre institucioneve dhe mbajtja e tyre eshte me dem ne kurriz te qytetareve shqiptare.
Kete situate alarmante me krime te padenuara prej 31 vitesh, nuk e stabilizon drejtesia shqiptare. Kjo eshte e padiskutueshme.
Nje thirrje per ambasaden amerikane. Ne kete situate te krijuar ju keni pergjegjesine tuaj. Nuk jane pak 31 vite te pandeshkuara per nje popullsi sa e Shqiperise. Ne se e njihni gjendjen dhe ju shqeteson sado pak, duhet ta shtroni problemin per zgjidhje serioze. Ka ikur koha e fjalimeve, e deklaratave pa fryt. Ndeshkimi i politikes kriminale, hajdute dhe kryesorja sekuestrimi i cdo gjeje te vjedhur, eshte i vetmi rezultat qe pritet nga qytetaret shqiptare. Ndryshe mos u lodhni kot, s’keni bere asgje.
Sa me shume zvarritje, aq me shume koha kalon ne favor te ketyre bajgave pa dallim krahu politik e te organeve te drejtesise.
E ardhmja nuk do na e fale.
Me dridhet trupi kur e mendoj se Shqiperia nuk do te behet nga shqiptaret.
Do te na mallkojne brezat qe do te vine pas nesh.
Ne se nuk marin denim nga drejtesia, nje gje eshte e vertete, DENIMIT NGA ZOTI NUK I SHMANGEN DOT.
MALLKUAR QOFSHIN TE GJITHE KETE POLITIKANE TE BABEZITUT.
per 21 janarin sqarimi eshte bere paster,garda nuk merr urdhera nga askush,por vepron simbas udhezimeve,prefesjonalizmit,praktikave etj. MIREPO u pa se ne radhet e gardisteve te cilet dhe u denuan paska qelluar me arme ne popull edhe gardisti i politizuar,socialisti x i cili mbas denimit u gradua nga Rama si kapo. Gjate revoltes se gangestereve me 21 janare pame Ramen duke dhene sinjale si trjner rekbije me levizjet e gishtave sa ke hundi,tek syri apo veshi dhe gjera te tjera edhe levizje te turpeshme.
Z.Bedri Islami:
1. Si e provoni qe 90% e klases politike ne Shqiperi eshte e korruptuar?
2. Korrupsini eshte nje fatkeqesi kombetare, edhe po te jete se 10% e klases politike e korruptuar.
3. Por po te jenë, 90% te korruptuar, me duket se po vjen fundi shqiperise.
Shqiperise i ka ardhur tanime fundi.
Klasa politike ignorante e Ramiz Alise e krijuar ne zyrat e zymte te Komitetit Qendror te PPSHse po e fut gjithenje e me thelle kete vend ne gropen qe nisi te hapte ne qershor-dhjetor 1990.
Mjere ne qe nuk jemi te zote te marrim fatet ne duart tona!
Kapitalizmi Shqiptar,i rilindur pas “diktatures komuniste” eshte tipik me kapitalizmin e para 200-300 -vjeteve ne Amerike e kudo ku u duken zaptuesit(koloniziatoret).Edhe ish aparatiket e sistemit te meparshem kryen po ato veprime te koloniziatoreve Europiane te disa shekujve me pare.Ata ne Amerike i vrane vendasit,u morren pronat dhe pastaj punuan per shtetin qe te mos ua ngacmonte askush pronen e grabitur.Lexoni me kujdes keto 32-vjet dhe mendoj se nuk do te gjeni dot ndryshime.”Politikanet Shqiptar” te ndihmuar nga Amerika e Europa e katandisen Shqiperine ne kete derexhe.Idealistet e tipit Malaj,e komunisteve te ndershem (qe edhe sot ndiqen nga pushtetaret e ketyre 32-viteve si lekurkuqte e Amerikes) dhe shumica dermuese e popullit vec shfrehje se inatitit nuk kane per te pare ndonjehere as denime pushtetaresh e as falje te tyre.Rasti Berishes e Metes jane tipike por,kete fytyre kane te gjithe.Edhe rasti i denimit te Tahirit eshte ndeshkim nga kjo klase politike dhe “Aleatet” se prishi “Biznesin e tyre ne Lazarat”
Ne fakt ka nje problem mjaft interesant qe autori ngre qysh ne fillim te shkrimit kur thote se shume nga politikanet tane i jane futur ne politike per te bere para nepermjet korrupsionit. Ajo qe dua te ngre si pyetje eshte “Per ç’arsye nje njeri duhet te futet ne politike ?” A ka te tille idealiste qe futen ne politike per t’i sherbyer popullit, pra te tjereve , dhe jo vetes ? Besoj se po te qartesojme kete çeshtje mund te vazhdojme te diskutojme me tej. Kam pershtypjen se ,nder ne , etja per pasuri eshte me e madhe se etja per demokraci dhe shtet te se drejtes.
Zoti Islami! Keni te drejte per keto qe thoni e qe keni thene e vene alarmin vite me radhe.Por problemi eshte se keta letyra,Berisha e Meta kryesisht e klani i tyre e kane rrethuar sistemin e drejtesise nga te gjitha anet.Kane arritur te futin ne SPAK apo ne BKH njerezit e tyre,me me te bukurin e me skandalozin,Arben Krajen me vilen e tij milioneshe ne Lalez,i cili mban me garjet Amerikanet se do “luftoje korrupsionin e krimin…por jo se kur…”. Kraja ne vend te filloje nga lart,nga boset,me porosi te tyre,e ka filluar nga poshte nga arkat me peshk e korrupsioni pasiv dhe me ndonje minister,sa per te lare gojen!Nga ana tjeter shohim se akoma ne sistemin e drejtesise ka gjyqtare qe as qe ua ben syri terr dhe mbrojne ne kembim te parase shkeles te ligjit ne mes te dites apo qe me menyra te ndryshme justifikojne e mbeshtesin ankesat e te perjashtuarve nga vetingu,duke u mmbrojtur pas imunitetit te tyre.Te tjere bandite gjyqtare si Lazer Sallaku bejne te bardhen te zeze dhe vazhdojne punen e tyre ne sherbim te Berishes e Metes.Dhe se fundi,kush do ti denoje keta bashibozuke politikane qe pantallonat e fustanet e te cileve jane ngjitur me mastic neper karriget magjiprurese qe gjenerojne miliona per vite me radhe? Njesoj si Berisha e Meta,edhe krietare te tjere partish nuk e leshojne karrigen prej 30 vjetesh dhe zgjidhen e rizgjidhen here pas here ,duke mos bere fare zgjedhje apo duke riemeruar veten here pas here. Nard Ndoka ,Mediu,Dashi,Dulja,Idrizi, si anetare te grupit na bashkoi kenga popullore jane tashme ne ndergjegjen e popullit si nje shtojce amorfe e Berishes dhe zbatojne deshirat e tij edhe pa ua kerkuar ai vete!Keta jane kryetar partish dhe biles pa u provuar se sa elektorat kane sepse nuk jane votuar asnjehere keto 30 vjete,pra jane parti-persona sepse futen ne listat e PD-se si deputete dhe rrojne si sheiker ata e familjaret e tyre.Kush do e pastroje kete valto 30 vjecare? SPAKU,shpresa e shqiptareve dhe e Amerikaneve ,eshte vertetuar se ka lindur e vdekur dhe sot e besojne vetem nje pakice ne reniete lire,sepse lekundet ne drejtim te paditur.Eshte kjo aresyeja se perse Berisha,spioni Meta-j,Basha,Bumci,Bylykbashi,Mediu,Ruli e te tjere kamikaze berishiste e leshelishiste ndihen te sigurt se nuk do gjykohen.Dhe kjo garanci u vjen nga SPAKU e nga disa gjyqtare te GJKKO,pa permendur ketu dhe gjyqtare te shkalles se pare me apo pa veting qe vendimet i japin sipas oreksit e shumes se parave qe u afrohen dhe pa u ngjitur tek gjykata kushtetuese e Xhaferllarit,Bejtes,Tushes e te tjere gjyqtareve te cilet u xhveshen e u shtrine perdhe nga vagabondi kriminel super i korruptuar ,spiun tashme me firme e vule Meta-j,duke e ulur reputacionin e saj deri ne zero.Pra kush do i hetoje e denoje keta maskarenj me xhufke qe per 30 vjete bejne edhe ato qe nje njeri normal nuk mund as ti mendoje? Kjo eshte pyetja! Sepse dhe gjyqtare si puna e Arta Markut bene lufte qe ta zhduknin,kurse per te tjere gjyqtare me fame nderkombetare si puna e Dvoranit,e pame se cfare u perpoqen te bejne spioni Meta-j,Berisha e Co. E larguan me urgjence nga KED-i dhe e paditen dhe ne gjykate,kur per ironi per Tushen,e cila ishte dhe eshte ne te njejten pozite s’u ndien fare dhe ajo edhe sot e kesaj dite ben lojen e tyre ne GJK!
Shqiptare , pa dallim, feje, krahine, apo ideje, jeni bythqira !!! E meritoni mizerjen , që me Skenderbeun kar me zile qe luftoi kunder Vatikanit dhe Ottomaneve kur i tërë ballkani rrinte qete me diplomaci.
E meritoni mizerjen qe kur Anglezet ju rreshtuan si gomere te vrisnit gjermanet, e pastaj njeritjetrin.
E meritoni mizerjen, kur votuat per Jahuden(Sorros) kundër heroit (S.Berisha)qe doli aq me veshtiresi nga nje popull ne agoni.
Kennedin e vrane Anglezet ,dhe gruan Zhaklinen e kurdisen ta shkerdhente publikisht agjenti i tyre ,jevgu nga Smirna, Onassis ! Ky eshte nje nga mesimet qe jep populli Anglez me zemer luani.
SS dole nga shinat të keqen vllai
se ke kuptuar ende që saliu është tradhtari më i madh i kombit dhe kryeagjent i serbit
Ti SS nga “5” shkruan!?
JAM SALI BERISHA UNË O BUDALLENJ!
Sali Berisha ma thonë emrin,
malësor njëzet e pesë karat,
unë e rrëzova komunizmin,
për militantët e PD jam si At.
Unë privatizova pronat shtetërore,
plot letra “me vlerë” shpërndava,
ndërrova sistemin në kapitalist,
atëherë s’ishte askushi Lul brava.
Lejova piramidat për t’ju pasuruar,
por falimentuan ato të shkreta,
paratë sigurisht nuk i vodha unë,
doja t’jua ktheja por askund s’i gjeta!
Jeni të varfër e ndoshta pashpresë,
jeni të papunë, por jetoni me nder,
ju shita ëndrrën universitare private,
se një ditë arsimi do ketë një vlerë.
Unë ua shtrova rrugët ku udhëtoni,
kudo fshatrat janë me asfalt,
rrugën e kombit e vodhi Lul brava,
por ju veç për mua hidhni baltë!
S’ka problem ua kam bërë hallall,
mund të më shani sa të doni,
se unë s’jam si Krishti as si Enveri,
por siç thoshte Duçja,mos më harroni.
E tha dhe “gjigandi” Ylli Manjani,
në ADN e PD-së janë gjenet e mia,
kur themi partia domethënë Saliu,
e kur themi Saliu domethënë partia.
Bëri sikur u zgjua dhe Lul Brava,
i marrë peng “vrau” ai “babanë”,
më përjashtoi fare nga partia,
marrëzi që lebetiti gjithë dynjanë!
Si mund ta eliminojë ai Atin,
me urdhër rilindas dhe amerikan,
është pasuruar bashkë me kunatin,
ky Lulash tradhëtari sharlatan.
Në 8 janar zhdëpi në dru demokratët,
përdori gaz lotsjellës e fikse zjarri,
blindoi selinë si një burg kriminelësh,
njoftoi policinë Lul-Juda i marri!
Amerika më nxorri vërtet NonGrata,
do që PD-në ta shkatërrojë e ta përçajë,
të heqë pluralizmin të mbretërojë rilindja,
që paratë Rama me Lul pengun t’i ndajë!
Ne s’mund ta lejojmë këtë fatkeqësi,
këtë dramë për të ardhmen tonë,
atëherë le të ngrihemi në protesta,
fuqishëm, sa pa qenë shumë vonë.
Le t’i tregojmë botës mbarë,
që jemi të vetmit konservatorë,
bëjmë vetëm protesta paqësore,
me gurë betoni dhe varre në dorë.
Unë kam ngritur median Zeni TV,
aty është dhe i madhi Çim Peka,
trim e profesionist me mjekër,
gazetar më servil se ai nuk gjeta!
Kështu demokratët e kanë një dritare,
ku dëgjojnë të lirë të vërtetën time,
unë konsultohem dhe me Arminën,
e prej saj shpesh marr ca mendime!
Asnjë gjykatë nuk më ka dënuar,
në histori jam ndër liderët e mëdhenj,
i pa korruptuar me fëmijët e pasur,
jam Sali Berisha unë, o budallenj!
NË KOMUNIZËM KISHIM PATATEN. SOT DEMOKRACIA NA OFRON BAR OSE LIRINË PËR TË VDEKUR URIE!
E pamë dhe komunizmin,
atë sistem të “mbarë”,
ku mohoje babë e nënë,
por partia s’duhej sharë.
Rrije në radhë që me natë,
për një bidon vajgur,
në radhë edhe për qumësht,
populli s’u lodh kurrë.
Një sistem diktatorial,
që terrorizonte miletin,
shteti vriste e burgoste,
për të mbajtur pushtetin.
Popullsia u rrit shumë,
nënat dolën heroina,
s’kishte çartera as milionerë,
vetëm shteti kish makina.
Ngritën fabrika e uzina,
pallate e kombinate,
edhe bukë edhe gjellë,
ishte e bekuara patate.
Dhe diktatura të nderonte,
me një titull shumë të lartë
hero i punës socialiste,
lumturi qe ajo dekoratë.
Ishin të lumtur në varfëri,
të barabartë e me vargonj,
por një popull i lumtur,
s’ka nevojë për heronj.
QELBËSIRAT E PUSHTETIT
Popull i lodhur, fare pashpresë,
i tradhëtuar dhe i gënjyer,
nga kjo kastë politike në 30 vjet,
ndihet i vjedhur dhe i zhgënjyer.
Tërë kohës premtime bosh,
sikur në parajsë do jetojnë,
politikanët u bënë milionerë,
njerëzit më s’po ëndërrojnë.
Sapo mbarojnë 8 vite qeverisje,
plot mitingashë atje te sheshi,
kryeqelbësirën ta heqin me votë,
të vënë një tjetër qelbësirë leshi.
Në 3 dekada as vota s’mjaftoi,
se qelbësirat ta blejnë e vjedhin,
ngritën lart e ulën veç diktatorë,
popullin e shkretë nuk e pjerdhin.
Na tregojnë përralla mbi drejtësinë,
sikur mbizotëron meritokracia,
sikur vdesin për demokracinë,
urrejnë kryesoren, ajo është liria.
Policia përherë si një vegël,
që keqpëdoret nga çdo pushtet,
herë me gaz e herë me plumb,
urdhëron qelbësira, ai është mbret.
Bëni protesta por veç paqësore,
jo me dhunë siç bëhen në Amerikë,
por me karafila dhe ca pankarta,
që pushteti të mos ketë frikë.
Po u përdor dhunë, policia sulmon,
përdoret ”druri’, gazi apo plumbi,
protestuesit anatemohen ”terroristë”,
por fajin e ka qelbësirë vulëhumburi.
Në dru të zgërdhijnë pa kriter,
e pastaj direkt në burg të rrasin,
provoje ngrihu më kundër pushtetit,
policët shkopin në kokë ta plasin.
Menjëherë ngrihen debate në media,
kush lëpin i pari qelbësirën mbret,
kush do i quajë protestuesit halabakë,
se pastaj nga mbreti shpërblimin pret.
Direkt protestuesit quhen të shitur,
për një grusht para të bëjnë trazira,
po çfarë i çoi ata në këtë gjendje?
E keqja e pushtetit apo e mira?
Politika në këto 30 vite tranzicion,
na vodhi gjithshka s’na dha asgjë,
populli i pafajshëm është fajtor,
që këta bastardë në pushtet i lë.
Pa asnjë vizion për të ardhmen,
postet për militantë e injorantë,
që vjedhin për vete dhe pushtetin,
me urdhëra nga sharlatanë delirantë.
E lanë këtë popull mjaft të varfër,
ia hoqën dhe atë pak fije dinjitet,
veç ju o shokët e partisë mos u zini,
populli bar ha, rroftë qelbësira mbret.
PARODI
”TI SHQIPËRI MË JEP NDER,
MË JEP EMRIN EMIGRANT,
NJË DITË DO FUTEMI NË BE,
NUK DO QUHEMI MË TRAFIKANTË”
Pas vetë rënies së komunizmit ,
e donim Shqipërinë si gjithë Europa,
por në vend që të përparonim,
rruga drejt BE-së ishte plot me gropa.
Fajin pikë së pari e ka populli,
që një klasë hajdutësh ka votuar,
votonin një të keqe më të vogël,
nga e keqja e madhe për të shpëtuar.
Dolën në fillim skemat piramidale,
mashtruan e zhvatën një popull të tërë,
asnjë politikan nuk u dënua fare,
populli e hëngri sa krahu në vërë.
Erdhi më pas një shpëtimtar Fatos,
që morri pushtetin me një qëllim,
që do i kthente paratë e vjedhura,
këtij populli liridashës edhe trim.
Ky ishte Nanua, katarsisti i madh,
që nga mbrapa i vinte historia,
tetë vite qeverisje me korrupsion,
me dallavere, e me gënjeshtrat e tija.
Aq zullume pati qeverisja e tij,
saqë u rikthye prapë SALIU,
që tani vinte me duar të pastra,
po ku i lau doktor mavriu?!
Sidoqoftë Fatosi iku paqësisht,
si pasha kumarxhi atje në Austri,
me korrupsionin që bëri u pasurua,
favorizoi familjen, s’e dënoi njeri.
Kjo ishte një tjetër histori suksesi,
që si shembull duhej marrë,
pra në Shqipëri mund të vjedhësh,
e të ikësh me duar të pastra dhe i larë!
Qeverisi dhe Berisha dy mandate,
korrupsioni kudo si më parë,
na i nxorri me statistikat e tija,
të ardhurat për frymë 700 dollarë!
Papunësia ishte shtrirë kudo,
ishin pasuruar vetëm pak vetë,
doktori tregonte veç përralla,
populli e dinte ç’e kishte gjet!
Mirë papunësi dhe korrupsion,
por doktori s’harroi zakonin e parë,
hapi prapë piramida por universitare,
ku ngelësit e të paaftët do bëheshin dijetarë.
Njerëzit lanë leshtë për tu shkolluar,
morrën nga një karton pa vlerë,
miqtë e pushtetit zunë punë të mira,
hallexhinjtë ngelën rrugëve si përherë.
Sidoqoftë Berisha mburret se pati arritje,
që u futëm në Nato e vizat u liberalizuan,
por populli e dinte varfërinë e papunësinë,
e kështu pas 8 vitesh më nuk e votuan.
Tashmë vinte një kryelartë në pushtet,
ai që Saliut 1 milion shuplaka i dha,
këtë piktor e solli Nanua nga Franca,
tha se ishte hajdut ikonash ky damlla!
Ç’të prisnim tjetër nga Fatosi,
më thuaj me kë rri të them cili je,
Rama hajduti u duk që në bashki,
tani na u servir si rilindja e re.
E kështu rilindi ”Skënderbeu”,
bëri në Surrel një shtëpi bunker,
i dolën skandalet e përgjimet e BILD-it,
dhe ai bëri votimet moniste mender!
Nuk mjaftuan këto palo zgjedhje,
piktori donte mandatin e tretë,
kishte gati ”kirurgjinë invasive zgjedhore”,
bashkë me patronazhistët e vetë.
Llulli Basha, djali politik i Berishës,
e hëngri keq prapë ashtu si përherë,
dakord dy herë e pati fajin Rama,
budallai ishte ai që ia futën të 3 herë!
SHBA-ja e pa u çertifikuar rezultati,
uroi Ramën për zgjedhjet korrekte që zhvilloi,
dhe si presion që PD të pranonte rezultatin,
Berishën me ”Non Grata” e damkoi.
Zonja Kim thotë mjaft e vendosur,
se tashmë kemi drejtësinë e re,
politikanët e korruptuar pse s’dënohen,
pra pse kjo drejtësi ka frikë e fle?
Pse nuk hetohen e dënohen qeveritarët,
që duke qeverisur janë pasuruar,
po gjyqtarët që s’kaluan vettingun,
pse ta hedhin lumin vetëm duke u larguar?!
Ja pra që drejtësi nuk ka fare,
është një tallje e madhe me shqiptarët,
pseudo drejtësia e propaganduar e re,
s’dënon asnjë nga tërë pushtetarët!
E në fakt fajin s’e ka vetëm populli,
por edhe gënjeshtarët ndërkombëtarë,
që në 30 vite vijmë vërdallë kot,
qeverisemi nga hajdutë dhe barbarë!
Ata e duan Shqipërinë si një hale të BE,
duhet të jemi një vend qesharak tranzit,
ku pastrohen paratë e trafikohet drogë,
e populli emigrant ose papunë si parazit!
Shqipëria s’mund të jetë sallon pritje,
as kuzhinë e BE por thjesht një hale e re,
e ç’mund të bësh tjetër në një vend të tillë,
se të dhjesësh rehat me nge e me nge?!
POSHTË DIKTATORI
Busti i diktatorit u rrëzua,
tridhjetë e një vite më parë,
tërhoqën zvarrë një copë hekurishte,
me një gëzim të paparë.
Kujtuan të shkretët se shpëtuan,
nga partia dhe shoku Enver,
filloi pluralizmi dhe demokracia,
me korrupsion e pabarazi përherë.
Kujtuan shqiptarët se do pasuroheshin,
e do bëheshin me zotësi kapitalist,
që të bëheshe milioner kishe dy rrugë,
ose qeveritar hajdut ose thjesht mallist.
Në 3 dekada qeveritarët kleptokratë,
edukuan popullin si të korruptohet,
e si të paguajnë drejtësinë po u kapën,
e kështu nga burgu do të mbrohet.
Por populli ngeli përherë i varfër,
se ata lart e zhvatën dhe rropën,
e lanë papunë dhe e emigruan,
ia vodhën votën e ia bënë gropën.
Qeveritarët u bënë të paprekshëm,
vodhën e asnjëherë nuk e pësuan,
bëjnë si armiq por mbrojnë njeri tjetrin,
të gjithë popullin hiç nuk e duan.
Ata duan thjesht skllevër dhe idiotë,
që iu lëpihen atyre për ca thërrime,
që ata të mbretërojnë të lumtur,
kurse populli me halle e hidhërime!
Median tashmë e kanë blerë,
e kanë kapur dhe e manipulojnë,
debate shterpë me “mercenarë”,
me sondazhe koti që publikojnë.
Në media nuk thuhet e vërteta,
por përherë i sillet veç vërdallë,
sorrollaten kot me orë të tëra,
e bëjnë popullin e gjorë për budall!
Tani dhe vlerat nuk janë si më parë,
ato na i tregon Big Brotheri e televizori,
“VIPa” që kyçen në atë shtëpi të vëzhguar,
hanë, pijnë qyl, e zihen çmimin kush do e morri!
Gjithshka për para apo për famë,
apo për një vend pune si modetator,
kjo është konkurrenca demokratike,
e qyl-parazitizmit në televizor.
Dhe populli i shkretë apasionohet,
kur shikon këta mendon ka shpresë,
këta janë shembulli si të zgjidhësh hallet,
e mendon politikës pse mos t’ja dhjesë!
Big brother është thjesht një teatër,
mjaft i ngjashëm si një laborator,
ku liria personale është e komanduar,
dhe emocionet amplifikohen me zor.
Nëse liria juaj ka një çmim,
e mund të bëni teatër duke parazituar,
nëse jeni intrigantë e llafazanë,
Big brotheri ka për t’ju “shpëtuar”!
Mbase jeni thjesht në kërkim,
të një pune me meritokraci,
mbase doni një jetë më të mirë,
e doni përherë të rrini në Shqipëri.
E nesërmja do jetë një ditë e re,
dhe ëndrra do keni sa të doni,
po nuk rrëzuat realisht diktatorët,
do skllavëroheni ose do emigroni.
PABARAZIA
Si nuk e gjetëm një rrugëdalje,
ngelëm në tunel të abonuar,
jeta na shkoi duke pritur,
barazinë dhe lirinë e bekuar.
Në 30 vite reformat dështuan,
demokraci hibride, jo e vërtet,
zgjedhjet u vodhën e u blenë,
as mirëkuptim e as stabilitet.
Besime fetare kemi me bollëk,
secili besim me variantin e tij,
e vërteta sorollatet si kotllëk,
barazi në gënjeshtra e harmoni.
Përtej përrallave të religjionit,
s’kemi parë ndonjë harmoni,
as drejtësi në ndarjen e pronave,
as barazi dhe as meritokraci.
Nga komunizmi dolëm njësoj,
të barabartë ishim në varfëri,
të shpronësuar e të ndëshkuar,
gojëqepur me mungesë në liri.
Demokracia na bëri të ndryshëm,
të pabarabartë jemi në pasuri,
edhe pse me shkollë e me kulturë,
por mund të vdesësh urie në liri.
Të pa vlerësuar e pa drejtësi,
në vende pune në administratë,
të pabarabartë e pa mundësi,
në shëndetësi e në gjykatë.
Nuk ndërtuam dot një shtet,
që na jep mirëqënie e drejtësi,
ai vetëm na vjedh e na gënjen,
nga Shqipëria ik, më mos rri.
S’dallojmë antivlerën nga vlera,
pra as të keqen nga e mira,
na i serivirin si të dyja njësoj,
ca politikanë e media këllira.
S’kanë faj mediat e shkreta,
sa më shumë pushtetit t’i lëpihesh,
merr favore e pasurohesh shumë,
bëhesh e madhe e lart ngrihesh.
Edhe populli jeton me këtë ide,
mrekullitë s’i bën më Perëndia,
ç’e do djersën dhe meritokracinë,
kur çdo gjë dhuratë ta bën partia.
Kështu o burra sa më faqezinj,
duke shërbyer si servil te kryetari,
se ai mund të japë privilegjet,
dhe të shpërblejë me ofiqe ari.
Pabarazia tashmë është institucion,
i gjithë pranuar nga kushdo,
po s’të pëlqeu shko pirdhu ik,
ose bindu dhe pabarazinë prano.
PARODI
NËNA PARTI
Të qofsha falë o nënë parti,
askund në botë nuk ka si ti,
më deshe shumë, sa më s’ka,
qofsha intrigant apo maskara.
Doje të më mbroje me bunker,
që të strehohej dhe baba Enver,
me vigjilencë ruajtëm kufi e derë,
armiku nuk na sulmoi asnjëherë.
Armikun e kishim në gjirin tonë,
ky i paudhë babën nuk e dëgjon,
por nëna dihet e babai mbase jo,
turp për atë që nënën s’e do.
Më rrite të varfër me tollona,
prej doku i vishja ato pantallona,
mishi, kafeja e të tjera me racion,
por kishte nder e jo prostitucion.
Kisha nder por aspak lirinë,
për çdo gjë dëgjoja partinë,
ti na doje pa njollë në biografi,
të pastër si ti o nëna jonë parti.
Bëmë plot punë e madje vullnetare,
lumturia dihet nuk blihet me pare,
ndërtuam pallate, fabrika e uzina,
nënat e popullit i quajte heroina.
Populli i lumtur për heronj s’ka nevojë,
ti urdhëroje e ne bindeshim njëlloj,
në fakt direktivat i jepte baba Enver,
kush s’bindej, burg a internim perhërë.
Baba ishte si Zot, por vdiq një ditë,
qau populli i tërë, gjëmën s’kish pritë,
ti nuk e durove dot atë tragjedi,
pas pak vitesh, re o nënë edhe ti.
Ti aty ishe por emrin të ndryshuan,
në 45 vite kaq shumë të duruan,
kopilat patën turp që të patën nënë,
ty të mohuan, këta në baltë të lënë.
30 vite bënë sikur bijtë e tu s’ishin,
në gjak genin e diktatorit kishin,
por këta kopila u pasuruan shumë,
drejtësia nuk i kapi, i hëngri veç mun.
Më parë ishim të barabartë në varfëri,
kurse sot në demokraci shkërdhatokraci,
ku i vetmi mbret është pabarazia,
plot me hajdutë dhe horra është partia.
Universitetin po e mbarojnë dhe gomerë,
jo me planifikim si në kohën e babës Enver,
këtë na e shesin për liri e përparim,
tani veç papunësi, emigrim e dëshpërim.
Tani s’ka heronj por lumturi nuk ka,
si u prish kështu kjo dreq dynja?
Na e prishi paraja dhe korrupsioni,
eh sa gabim bëni që Enverin s’e doni!
Sidoqoftë kudo që të shkoni në botë,
dëgjoni një fjalë të urtë që ju thotë,
në qofsh i mirë, i keq,i zgjuar a budalla,
nëna të do pa kushte, si ajo nuk ka!
Pikërisht se të do prandaj të ndëshkon,
që të përmirësohesh kur gabimin s’kupton,
Prandaj nënës t’i bindemi për gjithshka,
se për ne është i vetmi Zot, Perëndi e Allah!
Nëna jonë PARTI
Ti parti më jep nder,
më jep emrin shqiptar,
ti i jep poste pa meritë,
edhe atij që është gomar.
Skemat Ponzi ti na i mësove,
si rruga e vetme për zhvillim,
ne lamë paratë në ato firma,
partia e pafajshme me fitim.
Fajin për çdo gjë nuk e kishe ti,
fajin si gjithmonë e patëm ne,
komunzimi na la fukarenj,
ti doje të krijoje shtresën e re.
Ti doje të nxirrje pasanikë,
me gënjeshtra nga kursimi,
si u treguam kaq budallenj,
s’mund të nxirret kështu fitimi!
Por sidoqoftë ne të falëm,
se s’kemi memorie hiç fare,
pasanikë u bënë politikanët,
e ne ngelëm trokë pa pare.
Erdhe prapë në pushtet,
me ëndrra dhe premtime,
i njejti avaz si më parë,
pa vizion e pa parime.
Ti hape piramida universitare,
fabrika diplomash me pagesë,
nxorre plot e plot intelektualë,
ngelësa gjimnazi mesatarja 5.
Ti e mbush administratën,
me militantë dhe rryshfetxhinj,
ti i bën për vete oligarkët,
emigrojnë jashtë shumë të rinj.
I njejti avaz vazhdon dhe sot,
tërë këto vite në vend numëro,
vidh shqiptarët dhe Shqipërinë,
mbill varferinë mos përparo.
Çdo mbrëmje nëpër media,
sorrollatje nga ca analistë,
si mercenarë me pagesë,
të lajnë e të lyejnë këta stilistë.
Tërë kohës veç për ty flasin,
o moj e shtrenjta jonë parti,
ca e kanë hallin kur do zbresësh,
të tjerët kur në pushtet do jesh ti.
Na kaloi jeta nëpër mitingje,
lart e poshtë nëpër sheshe,
ti hipe e zbrite nga pushteti,
dhe sa krahu na e ngjeshe.
Por ne prapë të duam shumë,
u mësuam, pa ty s’bëjmë dot,
kemi tërë kohës që hamë mun,
na shkoi e tërë jeta kot.
Veç një gjë duhet kuptuar,
rrimë urtë ne, pa mbretëron ti,
pushtetin thuhet se e ka populli,
por jetojmë në shkërdhatokraci.