Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rodriguez, presidente e përkohshme! Trump: Bëj gjënë e duhur ose e pëson më keq se ai
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rodriguez, presidente e përkohshme! Trump: Bëj gjënë e duhur ose e pëson më keq se ai
AktualitetBote

Rodriguez, presidente e përkohshme! Trump: Bëj gjënë e duhur ose e pëson më keq se ai

Published: January 4, 2026
Shpërndaje

Një ditë pas sulmit amerikan në Venezuelë dhe kapjes së Nicolas Maduro dhe gruas së tij, sekretari i Shtetit Marco Rubio thotë se SHBA nuk është në luftë me Venezuelën, por është “kundër organizatave të trafikut të drogës”.

Në një intervistë për NBC, Rubio tha se administrata Trump nuk e informoi Kongresin për operacionin ushtarak në Venezuelë sepse nuk ishte një pushtim.

“Nuk ishte e nevojshme sepse ky nuk ishte një pushtim”, deklaroi ai, duke e përshkruar kapjen e udhëheqësit venezuelian Nicolas Maduro si një “operacion të zbatimit të ligjit” dhe duke shpjeguar se ai u “arrestua në terren nga agjentë të FBI-së”.

- Publicitet -

Rubio tha se Delcy Rodriguez, e cila mori kompetencat e Maduros, nuk është “presidentja legjitime e Venezuelës”, pasi Shtetet e Bashkuara nuk e konsiderojnë legjitim regjimin që aktualisht është në pushtet në Karakas.

Rubio deklaroi se e kupton që sot në Venezuelë ka persona “që realisht mund të sjellin ndryshime”. Por ai theksoi se kjo është diçka krejt tjetër nga njohja e legjitimitetit të qeverisë venezueliane, e cila sipas tij duhet të vijë përmes një periudhe tranzicioni dhe zhvillimit të zgjedhjeve të lira.

Nga ana tjetër, ministri i Mbrojtjes së Venezuelës, Vladimir Padrino López, deklaroi se autoritetet venezueliane e refuzojnë “rrëmbimin frikacak të presidentit kushtetues dhe komandantit të përgjithshëm” Nicolas Maduro dhe se, në respektim të vendimit të Gjykatës Supreme, e njohin emërimin e Delcy Rodríguez si presidente.

Padrino pretendoi se një pjesë e madhe e ekipit të sigurisë së ish-presidentit Maduro u vra gjatë operacionit amerikan që çoi në kapjen e tij të shtunën. Ai nuk dha një shifër të saktë për numrin e viktimave, por tha se u vra edhe roja e sigurisë së Maduros. New York Times raporton se 80 persona mbetën të vrarë nga sulmi amerikan.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi drejtpërdrejt Delcy Rodríguez, duke deklaruar se nëse ajo “nuk bën atë që është e drejtë, do të paguajë një çmim shumë të lartë, ndoshta më të lartë se ai i Maduros”.

Lidhur me të ardhmen e Venezuelës, ai tha për median amerikane The Atlantic se “ndryshimi i regjimit, sido që të doni ta quani, është më i mirë se ai që keni tani. Nuk mund të bëhet më keq”.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • prehistoriku says:
    January 4, 2026 at 11:37 pm

    “Bej gjën e duhur..” do të thotë: Bëj si them unë?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Tronditet Shkodra: Mësuesit i hedhin tritol në banesë, çfarë dyshohet
  • Dita 105 e protestës në Tiranë tërheq vëmendjen edhe të medias amerikane
  • Pse i kemi çmimet kaq të shtrenjta? TVSH-ja jonë e ushqimeve është ndër më të lartat në Europë
  • Përplasja për pagat në gjyqësor, Rama publikon tabelën: Janë vetë zot, vetë shkop dhe paguhen më shumë se në Greqi
  • Një vatër e re konflikti

Komentet e Fundit

  1. K R on Nga përdhunimi i nënës, te vrasjet, trafiku i drogës dhe arratitë: Një nga historitë më komplekse të botës kriminale shqiptare
  2. Vlora 97 on Nga përdhunimi i nënës, te vrasjet, trafiku i drogës dhe arratitë: Një nga historitë më komplekse të botës kriminale shqiptare
  3. Dashi on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  4. demo on Gjendet zgjidhja në Kosovë? LVV ndryshon qëndrim: Do votojë Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit
  5. Valbona on Tragjedia e 11 Shtatorit 2001 në kujtimet e Skifter Këlliçit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?