Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Roma sjell dosjen gati: Nën hetim ish-deputeti bashkëshort i ish-ministres së PS dhe një biznesmen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Roma sjell dosjen gati: Nën hetim ish-deputeti bashkëshort i ish-ministres së PS dhe një biznesmen
KronikeLajmi i fundit

Roma sjell dosjen gati: Nën hetim ish-deputeti bashkëshort i ish-ministres së PS dhe një biznesmen

Published: October 10, 2026
Shpërndaje

Një dosje e ardhur nga Italia për aktivitetin e call centerave ka vënë në lëvizje Prokurorinë e Posaçme, ku nën hetim janë ish-deputeti socialist Artan Gaçi dhe biznesmeni Idlir Lopçi.

Në fokus të hetimeve janë dy kompani, RAKEHA dhe SUPREME, dokumentet e të cilave evidentojnë lidhje biznesi mes personave të përfshirë dhe aktivitet në fushën e marketingut telefonik.

Më 8 tetor 2026, Artan Gaçi, bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka, u paraqit në SPAK i shoqëruar nga avokati Gurali Braimllari.

- Publicitet -

Ky i fundit konfirmoi se klienti i tij është nën hetim. Kjo duke bërë të ditur se Gaçi ka dhënë shpjegime dhe ka kërkuar të njihet me aktet e dosjes.

Sipas dokumenteve të regjistrimit, Gaçi ka qenë ortak i kompanisë RAKEHA që prej themelimit të saj, më 21 shtator 2006 fillimisht me 30% të kuotave.

Pjesa tjetër zotërohej nga Idlir Lopçi dhe Gent Agolli. Në janar 2007 kuotat u barazuan në 33,3% për secilin ortak.

Në dokumentacion figuron edhe një marrëveshje e 14 korrikut 2022, përmes së cilës Gaçi caktoi Festim Çelën si person të besuar dhe zotërues aktiv të kuotave të tij, ndërsa veten si zotërues pasiv.

Një tjetër kompani në fokus është SUPREME, e themeluar në janar 2017, me objekt reklamimin, marketingun telefonik dhe shërbimet call center. Në korrik 2018, ortakët fillestarë Arjodita dhe Arsid Rraboshta ia shitën kuotat Idlir Lopçit për një shumë totale prej 25.500 eurosh, duke e bërë atë pronarin e vetëm dhe administratorin e kompanisë.

Vëmendje kanë tërhequr edhe të dhënat financiare të shoqërisë, pasi SUPREME deklaroi një xhiro prej rreth 3,5 milionë lekësh në vitin 2017, ndërsa në vitin 2018 ajo arriti në rreth 135,6 milionë lekë.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Roma sjell dosjen gati: Nën hetim ish-deputeti bashkëshort i ish-ministres së PS dhe një biznesmen
  • Misteri i zhdukjes së inxhinierit shqiptar, pas sulmit me dron të anijes turke
  • Për përgatitje vrasjesh dhe korrupsion, 6 vite burg. Dy nëna të Call Center-ave, 6.8 vite secila
  • Bardhi vlerëson Braçen: I vetmi që ngriti zërin
  • Aktivisti që goditi me vezë Ramën: Nuk ka Gardë dhe Polici që mund ta mbrojë më

Komentet e Fundit

  1. K R on “Ore a iku në Amerikë ky, pse nuk e takon ambasadori i ri?”, kryebashkiaku i Ramës thumbon Saliun
  2. K R on Historia si u bë me pasuri të mëdha një ish-inspektor mjedisi
  3. prehistoriku on BE do publikojë ‘udhërrëfyes orientues’ për katër vende në fund të tetorit, nuk përfshihet Serbia
  4. Dardan on BE do publikojë ‘udhërrëfyes orientues’ për katër vende në fund të tetorit, nuk përfshihet Serbia
  5. demo on BE do publikojë ‘udhërrëfyes orientues’ për katër vende në fund të tetorit, nuk përfshihet Serbia

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?