Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Rozeta më vodhi vetëm 120 mijë euro, të tjerat nuk e di ku i mori”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Rozeta më vodhi vetëm 120 mijë euro, të tjerat nuk e di ku i mori”
KronikeKryesore

“Rozeta më vodhi vetëm 120 mijë euro, të tjerat nuk e di ku i mori”

Published: March 2, 2023
Shpërndaje

Ish-drejtoresha Alda Klosi dhe sanitarja e shtëpisë së saj, Rozeta Dobi u ballafaquan me njëra-tjetrën në Prokurorinë e Tiranës.

Për më pak se tre orë, të dyja gratë ia kanë drejtuar gishtin e akuzës njëra-tjetrës. Gjatë rimarrjes në pyetje, përballë njëra-tjetrës, edhe Klosi edhe Dobi këmbëngulin versionin paraprak që kanë dhanë në Polici.

Ish-zyrtarja i qëndron alibisë se shumën prej 120 mijë euro e 30 mijë dollarë ia vodhi Rozeta Dobi, të cilën e kishte punësuar prej pesë vitesh. Por, sanitarja ka insistuar se jo vetëm që këtë shumë ja kishte besuar shefja Klosi për t`ia ruajtur, por edhe vlerën prej 400 mijë euro-ve të gjetura në aspiratorin e kuzhinës i përkasin Alda Klosit.

- Publicitet -

Klosi tha se shumën prej 400 mijë eurosh nuk e di se si e ka gjetur sanitarja dhe kujt i përkasin.

Po ndërsa Klosi nuk justifikon dot as shifrën e 120 mijë eurove për t’ua gjetur burimin, Prokuroria tha se një biznesmen ka deklaruar se i ka dhënë borxh, por edhe ky qëndrim mbetet i dyshimtë për akuzën dhe pritet të verifikohet, pasi borxhi pretendohet t`i jetë dhënë vëllait të Aldës, borxh të cilin ai nuk e deklaroi në dëshminë e tij të mëhershme.

Ballafaqimi vjen pas dëshmive kontradiktore të dhëna prej Alda Klosit dhe Rozeta Dobit, veç e veç, dhe thënieve të vëllait të ish-zyrtares së lartë për shumën e 120 mijë eurove.

Më 7 janar 2023, Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi ranë në pranga me akuzën e vjedhjes, pas denoncimit të Alda Klosit. Ata u përgjuan në ambientet e policisë ku flisnin për shumën mbi 400 mijë euro të fshehur në tubin e aspirimit në shtëpinë e tyre, tha policia.

Pas kontrollit tjetër, shuma u gjet në banesën e sanitares ndërkohë që një pjesë tjetër të parave, ajo dhe djali i saj i kishin shpenzuar për blerje të ndryshme përfshirë edhe një makinë luksoze të cilën i riu e ekspozonte në rrjetet sociale.

Vlera totale e vjedhur në vlerën e rreth 500 mijë eurove u bë shkak për nisjen e hetimit për burimin e këtyre parave.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Iu dhanë madje më shumë! Si i tjetërsuan 1.143 ha tokë në bregdetin e Semanit dy ish-drejtorët e arrestuar të ASHK-së në Fier 
  • Thaçi reagon pas vendimit në Hagë: Mohoj çdo përfshirje në vrasje, do ta apeloj vendimin
  • Rrëzohet kërkesa për lirimin e Ilir Metës
  • “UÇK lindi si përgjigje ndaj gjenocidit të Millosheviçit”, Kuvendi dënon vendimin për ish-krerët e UÇK
  • VIDEO: “Nuk ka raciste më të madhe se ju”, eurodeputetja greke shpërthen ndaj Von der Leyen

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on A ekziston një luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  2. 1thundrak on “Si i mori 34 mln euro Ron Yeffet?” PS rrëzon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për kompaninë “KAYO”
  3. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  4. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  5. Anonymous on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?