Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rrëfimi i pazakontë i ish-drejtuesit të Sigurimit: Agjentja “Pena e Artë” dhe roli i Ramiz Alisë në arratisjen e Kadaresë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Rrëfimi i pazakontë i ish-drejtuesit të Sigurimit: Agjentja “Pena e Artë” dhe roli i Ramiz Alisë në arratisjen e Kadaresë
HistoriLajmi i fundit

Rrëfimi i pazakontë i ish-drejtuesit të Sigurimit: Agjentja “Pena e Artë” dhe roli i Ramiz Alisë në arratisjen e Kadaresë

Published: July 4, 2024
Shpërndaje

Nga Kastriot Kotoni

Botuar në DITA

Tek lexon librin “PLURALIZMI DHE SIGURIMI I SHTETIT” të kujtohen me qindra libra për historinë e spiunazhit në botë, ndaj shikon të ngjashmet dhe të përbashkëtat, sakrificat dhe sukseset e dështimet e shërbimeve të fshehta, jetën e njerëzve që kanë veshur gunën e spiunit, përshtypjen dhe opinionin e publikut për sigurinë kombëtare, përplasjen me udhëheqësit që vendosin të reagojnë si burra shteti e ca të tjerë që zhyten në mjegullën e vetvetes në dyshime e paranoja patologjike.

- Publicitet -

Autori (tashmë i ndjerë) Bujar. Sh. Hoxha ka pikëpamjen e tij profesionale dhe patriotike, duke mbajtur një qëndrim kritik në kohën kur punoi në kundërzbulim. Ai në shumë aspekte ka gjetur hapësirë për shumë tema që do t’i interesonin një mase të gjerë lexuesish, por edhe duke ruajtur klasin e lartë etik dhe shumë demokratik pa baltosur askënd.

“…Ramiz Alia nisi takimet me intelektualët dhe gazetarët, në përgjithësi me ata që në mendjen e tij ishin gati ta dëgjonin dhe t’i shpinin direktivat e tij një auditori më të gjerë. Ai besonte vetëm veten, Sigurimin e Shtetit jo e jo, për të ishin “ipso facto” të keqinformuar dhe natyrisht jo objektiv…”

Këtë paragraf autori i librit, Bujar Sh. Hoxha, e përshkruan për të treguar se besimi i Ramiz Alisë ndaj SSH-it është lëkundur. Ai ishte i prirur për ta fajësuar SSH-it. Priste rastin të dilnin në pah gabimet.

“Doli emri i Ismail Kadaresë. Njëri nga pjesëtarët e grupit “Intelektuali” kishte përfshirë lidhje të vlerësuara me interes agjenturor. Hetimi operativ po ecte normalisht, por bubullimat e Ramiz Alisë këtu u kthyen në rrebesh.

U poshtërua kundërzbuluesi Hodo Hodaj, edhe pse mendimi ynë dhe i zëvendësministrit ishte se ai ishte i pastër, por kjo nuk mjaftoi”.

Bujar Sh. Hoxha thekson, se shefat qendrorë përfshirë edhe ministrin Hekuran Isai, nuk e dëgjuan të vërtetën, por sipas tyre “ata ishin fajtorë se kishin cenuar figurën e Kadaresë”.

“Kur u mësua, se ai do të arratisej në Francë, informacioni iu raportua Ramiz Alisë. Por si në shumë raste të tjera, ai e vuri në dyshim besueshmërinë informative të kundërzbulimit dhe kërkoi “të ndëshkoheshin fajtorët”, pa thënë për çfarë duheshin ndëshkuar.

Largimi i Hodajt nga kundërzbulimi la përshtypjen më të keqe. Ne dinim të vërtetën, por me heshtjen tonë, sikur i kishim dhënë atij një goditje të pamerituar. Në ikje ai do të shprehej me dhimbje, se karrierën e tij e shkatërruan zullumqarët”.

Në kasafortën metalike të lyer me ngjyrë gri do të arkivohej dosja e H.Hodaj me stampën “I.K”. Ramiz Alia nuk donte të dinte të vërtetën, shtyu Hekuran Isain të shkarkonte zemërimin e tij ndaj një personi të pafajshëm. Hekuran Isai nuk nxori as edhe një fjalë.

E vërteta është se informacionet e kundërzbulimit për I. Kadarenë ishin të sakta. “Pena e Artë” raportoi një bisedë intime me një njeri tepër të afërt të I. Kadaresë, që përcillte sigurinë se ai do arratisej në Francë dhe se ditët e tij në Tiranë numëroheshin me gishta.

Materiali iu dërgua menjëherë ministrit të Brendshëm me siglën “Tepër Sekret” në pritje të një udhëzimi. Ministri e kish vënë në dijeni Ramiz Alinë, por nuk pati asnjë reagim. Siç u mësua më pas, udhëheqësi nuk e kishte parë të arsyeshme të vinte siglën e tij, madje e neglizhoi hapur informacionin pa dhënë asnjë shpjegim.

Më pas, – shkruan autori, – vjen lajmi në orët e vona të mbrëmjes se Kadare ishte arratisur dhe kishte kërkuar azil politik në Francë.

Kur Ramiz Alia u njoftua për këtë, ai ishte mpirë i tëri dhe kish tundur kokën duke mos pranuar ta besonte atë që kishte dëgjuar. Ne “të lajthiturit” sigurisht që nuk u ndjemë të çuditur.

Kadare shfaqi talent të rrallë për të bërë një jetë të sigurtë dhe të shumëfishtë, bazuar te mbajtja e lidhjeve me politikanët e lartë të shtetit komunist. Ai takohej personalisht me ta, përfshirë vetë Enver Hoxhën. Duke ditur raportet e SSH-it për të, Enver Hoxha do shkruante me dorën e tij “lëreni djalin të punojë”.

Interesant në librin e Bujar Sh.Hoxhës është portreti i “Penës së Artë” që raportoi planin e arratisjes së Kadaresë, kur ai ishte ende në Tiranë. Autori shprehet:

“Ajo zotëronte cilësitë më të mira për një agjente. Artiste, me bukuri imponuese, ndaj të cilës tërhiqeshin të gjithë ata që e rrethonin deri tek artistët dhe shkrimtarët plakaruq. Femër me intelekt të spikatur, i përshtateshin marrëzitë dhe humori dhe kjo e bënte të përshtatshme si agjente të fshehtë.

“Pena e Artë” përmbushi shumë misione me vlerë dhe tepër delikate, përfshirë shpërndarjen e opinioneve dhe komenteve në radhët e intelektualëve të fushave të ndryshme. Femër dinjitoze, shumë e aftë në zotërimin e gjuhëve të huaja, fliste anglisht, italisht, greqisht, jo dhe aq keq rusisht. Artistja origjinale mbetet agjentja më e spikatur e SSH-it, e cila ia kushtoi jetën e saj vetëm idesë personale – mbrojtjes së familjes me çdo çmim, burrit dhe fëmijëve”.

—

© Copyright Gazeta Dita. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
24 Comments
  • Abdul Dibra says:
    July 4, 2024 at 12:37 am

    Pena E Arte duhej te quhej Pidhi i Arte,nje kurve ne rradhe te pare ne shpirt,se dyti ky Bujari tregon se SSh me ate e Hodon paskan qene me te poshter se shefat e tyre Ramizi dhe Hekurani.

    Reply
  • LEON says:
    July 4, 2024 at 12:48 am

    Kush te kete qene kjo penda e Arte?
    Diana Culi,Mira Meksi ?

    Reply
  • demo says:
    July 4, 2024 at 2:40 am

    Te ishte Sigurimi Kadri Hasbiut,,keta do ta kishin rrjepur gjalle Ramiz aline,,por keta qent e sigurimit i pat goditur fort enver hoxha,i la ca pa koke e ca pa kembe,kur vrau Poliagjentet e Sigurimit.

    Reply
  • Meri says:
    July 4, 2024 at 5:30 am

    Nuk ka rendesi pena e arte apo pena e…..Te gjithe ishin fuksa apo me mire spiune qe i benin keq njerezve

    Reply
  • intelektuali says:
    July 4, 2024 at 5:45 am

    Manipulimi allogjik qe po behet me arratisjen e Ismail Kadarese qe e kishte toleruar nga Ramiz Alia qe kishte mbyllur syte dhe nuk degjoi spiunen e Sigurimit “Penda e Arte” qe ishte nje “patriotike” e mirefillte e regjimit sadist te Enver Hoxhes dhe mendonte vetem per familjen dhe burrin, ne nje kohe qe dihej boterisht nje spiune e Sigurimit e kishte dhene dafllakun pa qera dhe pa para si prostitutat e rruges, por falas, badiava te Partia, e gjithe kjo estrade mediatike qe ngjan edhe estraden e Top Channel ne emisionet e saj TV per denigrimin e Fredi Belerit te Himares me llogje enveriste dhe justifikimin e gjykateses Irena Gjoka me nje polic grek, TV i ndjekur nga e gjithe media jone kombetare me nje “patriotizem” totalisht idiot gazetaresk te pakuptueshem nga Bota Demokratike, por i paguar mire nga inceneratoret e hajnise antishqyptare te Rilindjes Kusare te Edi Rames, e gjithe kjo ESTRADE e turpshme tregon vetem nje gje saktesisht:

    QE SHQYPNIA SOT DUKET SI SHQYPNIA E ENVERIT NE DITET E SAJ ME TE ZEZA TE DIKTATURES KOMUNISTE

    Edhe gjeniu i fizikes, komunisti Albert Einstein u arratis ne SHBA kur e pa se po i kercenohej jeta nga xhelatet nacional-socialiste te Hitlerit, pse te mos arratisej Ismail Kadareja kur Sigurimi i shtetit kishte dashur ta arrestonte dhe asgjesonte fizikisht qe ne vitin 1973, kur vetem nderhyrja e Enver Hoxhes e shpetoi nga djegja publike ne turren e druve publikisht? Dhe nuk ka qene vetem Dimri i Vetmise se Madhe preteksi i ketij denigrimi qe i u be Kadarese nga Sigurimi i shtetit me apo pa bekimin e Enver Hoxhes ne medyshjen e tij, por qe ne vitin 1966 kur intelektuali perktheu ne fillim ne bullgarisht per here te pare me patllake ne koke Gjeneralin e Ushtrise se Vdekur dhe disa muaj me vone ne serbisht dhe kur Sigurimi u kujdes qe perkthimi ne bullgarisht te vihej nen emerin e nje perkthyese bullgare qe nuk dinte asnje fjale shqip, ndersa ne serbisht i futen emerin e nje kosovari qe nuk dinte fare serbisht dhe jo te perkthente Kadarene qe eshte mjaft i veshtire ne perkthime ne gjuhe te huaja. Per kete fakt historik nga media jone kombetare askush nuk permend sot asgje. Kadareja nuk mbeti i kenaqur qe shteti monist shqyptar e kishte nisur perkthimin e “Gjeneralit” te tij ne gjuhet sllave megjithese ne keto vende te Lindjes Komuniste pati jehone te gjere “Gjenerali” i Kadarese per faktin se romani ishte nje veper e pazakonte per regjimet totalitare dhe Kadareja u ankua te Enveri dhe menjehere filloi perkthimi ne frengjisht, por kush do ta perkthente Kadarene ne gjuhen qe e dinte fare mire edhe Enveri? Asnje nga perkthyesit famoze te frengjishtes nuk guxoi te fillonte nje perkthim qe mund te behej me pas gilotina e tij, sepse redaktori do te ishte Diktatori sadist. Per kete arsye kete “mision te pamundur” ja lane Jusuf Vrionit qe Sigurimi e nxorri nga burgu i Burrelit dhe e vendosi ne burg shpie me detyren e perkthimit te “Gjeneralit” te Kadarese ne frengjisht dhe suksesi ishte i menjehershem saqe edhe Enveri pa dashje e pergezoi Jusufin e ngrate, por e justifikoi se merita ishte e “Gjeneralit” dhe jo e “Latifondistit” burgaxhi, te cilin pas perkthimit e cuan serish ne qeli.

    RAMIZ ALIA THJESHT ZBATOI NJE POROSI POSTMORTORE TE ENVERIT

    Reply
  • Lasgushi says:
    July 4, 2024 at 6:25 am

    O Kastriot!
    Leri të vdekurit rehat.Lere Bujarin dhe mos ja hiq koret e ndonjë budallallëku që ka shkruar para se të ndahej nga jeta Të përdorësh shkrimet ,e Bujarit,konkluzionet e ti( duke i cilësuar si produkt dhe konkluzione të Sigurimit të Shtetit shqiptar ),për të spjeguar situata me rëndësi të veçantë,për vëndin,( ato të viteve 90)si edhe jetën dhe qëndrimet ,veprimet të personazheve të nivelit Kadare,është të paktën naivitet,për të mos thënë debilitet.Po të këshilloj diçka minimale ,megjithëse nuk jam njeri i medias.
    Të gjitha ato fakte e ngjarje që shkruan i ndjeti Bujar Hoxha.E që ti i stërhollon dhe thellohesh,me kakofoni gazetareske.Në masën më të madhe, janë të dokumentuara zyrtarisht dhe të japin ty mundësinë,që të nxjerësh të vërtetën,duke i krahasuar ato me shkrimet që u referohesh,.Dhe bën mirë që të mos i ulësh analizën e tyre,në këtë nivel të cekët.
    Hë xhani i vllait.
    Më mirë shkruaj ndonjë roman si të Agata Kristit,se sa harxhon kohën dhe ngatëron lexuesit e nderuar të DITËS.

    Reply
  • Kastriot kotoni says:
    July 4, 2024 at 10:05 am

    Kushdo është i lirë të bëj komente. Po nëse unë nuk do ta dija dhe opinionin tuaj do të kisha shkruajtur histori për vjedhësit nëpër kombinate mishi, ose kudo që kishte përfitime materiale dhe vidhej vënçe. Dhe padyshim ju i keni nëpër këmbë këta të ashtuquajturit të persekutuar nga regjimi diktatorial. Ndaj edhe për të qenë korrekt me veten dhe në respektin e lexuesit mendova për të komentuar një libër të të ndjerit Bujar. Sh. Hoxha i cili shkruajti edhe pse e dinte se disa nuk do tu pëlqente. Le të shkruajnë të tjerë si ai dhe kjo botë është e bukur se ka mendime të ndryshme dhe shyqyr që e keni këtë mundësi që të shpreheni.

    Reply
  • E. Nigma says:
    July 4, 2024 at 10:19 am

    Dhe kush nga hafijet ishte aq i informuar, dhe e përhapi po brenda mesnatës lajmin, se bedeli i PPSH-së ishte arratisur dhe kishte kërkuar strehim politik në Paris, a thua se e kishte shoqëruar vetë deri atje? Ndonjë nga punonjësit e ambasadës atje, apo kush? Pastaj me çfarë mjeti iku me aq fshehtësi sa nuk u pa nga askush? Me helikopter?

    Reply
  • Vari komunistat says:
    July 4, 2024 at 10:41 am

    Duhen varur e trellur me shume se 98% e komunistave dhe spiunat e ik komunizmit . Ismaili kurva ishte nje prej tyre dhe ky e pjestaret e tij duhen varur te gjalle

    Reply
  • Cajupi says:
    July 4, 2024 at 10:46 am

    Ismail Kadareja ka ikur me lejen e sigurimit te shtetit dhe te Ramiz Alise.
    Ja nga e dime kete ne tiranasit e asj kohe:
    Ismail Kadareja u “aratis” duke marre me vete ne Rinas dy vetura (Volkswagenin e tij dhe Fiatin e Dritero Agollit) te ngarkuar ngarkuara me tere doreshkrimet dhe sende te tjera me vlere e pa vlere, duke kaluar nga sall e pritjes e udheheqesve ne aeroportin e Rinasit

    Reply
  • Mallkimi i Shqiperis Myslymanizmi.Vari i shqiptaris Ortodoksizmi says:
    July 4, 2024 at 12:54 pm

    Hodo Hodua ,ish kryetar i deges Erseke,kasapi i kolonjes.Po u tregoj nje njgjarie sa banale aq edhe e frikeshme.Ne fshatin Lashove ,kishte vajtur per darke te dashnoria e tij,ne pije e siper u thote “ke nuk doni ne fshat, me thoni , brenda 24 oreve ta arestoj” Nusia e shtepise (“dashnoria” per etike nuk po shkruaj emerin)i tha per Lilo Kolomitron (komunist e kryetar keshilli) njeri me shume reputacion ne zonen e Leskovikut,Hodua u mendua dhe kerkoi 3 muaj kohe.Mbas tre muajsh Lilua u arestua dhe u denua si agjent i spiunazheve te huaja.Sipas raporti te CIAS per vitin 2021 ne Serbi Drejton ish UDEBE kurse ne Shqiperi drejton ish sigurimi i shtetit, sot ne Shqiperi nderohet ylli i sllavokomunizmit e ngrihen lapidare per krimimelet e kuq.

    Reply
  • !!? says:
    July 4, 2024 at 1:24 pm

    Një kater silurues çoj sekretarin e parë të KQ të PPSH në Dhërmi bashkë me bijën e tij dhe

    i shoqëronte i ndjeri Ismail Kadare, i cili e kënaqi gjatë gjithë udhëtimit me njohuritë e tij me legjenda për malin e Çikës, për Karaburunin, Llogaran,……ishte një bashkbiseduesw shumë i këndshëm dhe argëtues për udhëheqsin e fundit të partis dhe shtetit socialist.

    Më vjen keq që shkrimtari ynë, i lexuar dhe i nderuar me veprat e tij të memrekullueshme kudo në botën e qytetruar të mos merte çmimin Nobel pse…..

    sepse ai nuk u shkëput kurrë por qe pjes e oborrit të sundimtarëve madje

    edhe në daljen e fundit në publik ai dëshmoj që nuk mund të shkëputej nga oborri i sundimtarëve duke mbështetur me një fjalor që nuk e nderon atë si shkrimtar i shquar marrveshjen e sundimtarit kombçfarosës Edi Rama me fashisten Meloni për emigrantët e shkretë që , si shqipëtarët, arratisen për ti shpëtuar kusarisë së Edi Ramëve të vëndeve të tyre për një jetë më të mirë në Europë dhe Edi Rama me Melonin duan që të zgjidhin çështjen e emigrantëve duke i mbyllur këta njerëz të shkretë në kampe përqëndrimi të llojit të Buhenvaldëve nazist.

    Po sikur Edi Rama dhe Meloni të ishin lindur në xhunglat e pran lumit Kongo dhe të ishin një nga këta emigrantë një zezak mashall 2 metra linear i gjatë me zezaken simpatike sa gjysma e zezakut partner që mbasi të kapeshin të gjallë midis njerëzve fatkeqsisht të mbytur nga dallgët e Mesdheut pranë varkës së përmbysur, të futeshin në anijet burg italiane dhe të çohen të lidhur me pranga në Buhenvaldin e Gjadrit me mure 7 metra të lartë çfar do të thosnin emigrantët zezakë Edi Rama dhe Meloni për marrveshjen e Buhenvaldit të Gjadrit.

    Të mos zgjatem stisjet e pseudoarratisjes së shkrimtarit Ismail Kadare të ndjekur këmba këmbës dhe me agjenten e infiltëruar shumë të rrezikshme Mataharin shqipëtar “P…i i artë” nga sigurimi i shtetit të krye spiunit Hekuran Isait 007 shqipëtar na Peqini që mund të drejtonte dhe një kooperativë duke realizuar planin në grur, misër , fasule……..sikur drejtoi me talentin e kryetarit të kooperativës me sukses Ministrin e përbrëndshme të Ramiz Alis, Këto stisje që janë në shkrimin që po komentojmë nuk mundën kurr për të rregulluar biografin e të nderuarit Kadare si disident të diktaturave komuniste që ai të mirte nga komisioni përkatës çmimin Nobel sikurse e morën kolegët e tij sovjetik vepra letrare e të cilëve është shumë posht nivelit e veprave letrare të Ismail Kadares prandaj

    lereni shkrimtarin e nderuar të prehet i qetë me kurorën e lavdis së tij me veprat që lexohen dhe pëlqehen më tepër në botë se sa veprat e shumë kolegëve të tij Nobelistë. Veprat si “Gjenerali i ushtris së vdekur”, “Kështjella”, “Kronik në gur”… janë gjethet e dafinës së kurorës së lavdis së tij si shkrimtar, unike në botë dhe të papërsritëshme në kompozimin letrar për të përshkruar absurditetim më fatal të njerzimit, luftën ku njerzit e marrosur Hitlerët, Musolinët, …….marrosin popujt e tyre duke i çuar të vriten për të marrosurit dhe të vrasin popujt e tjerë si në çmëndurin e luftës kasaphan të dytë botërore që popullin, qyterimin gjerman, italian, japonez i ktheu në nivelin dhe ligjet e epokës së egër të dinosaurve.

    Reply
  • Dauti says:
    July 4, 2024 at 2:40 pm

    Z. KOTONI,
    Bujar Hoxha ishte nje oficer i nivelit jo te larte. Me qe e permendni duhet te shkruani se ai ka qene me pak se nje vit e gjysme nenkryetar dege ne Kukes e, ne mos gaboj, ne nje qytet te jugut. Ai shkruan per gjera qe i ka degjuar nga te tjeret
    Ramiz Alia e vleresoi shume sigurimin e shtetit, te cilin e mbajti nen kontrollin e tij qe ne fundin e vitit 1982 e deri ne mars 1992, kur u dorehoq nga posti i presidentit.
    Hodo Hodajn e shkarkoi sepse i shkruajti Ismaili Ramizit. Kete e ka treguar ne librin “Pse Flas” Neshat Tozaj, miku i ngushte i Kadarese.
    Pa deshiren e Ramizit Kadareja nuk ikte dot. Nuk ndodhte qe nje shqiptar te dilte jashte Shqiperise me te gjithe pjestaret e familjes, sic ndodhi me Ismailin.
    Ramizit i interesonte largimi i Kadarese ne vitin 1990, kur situata ne Shqiperi po behej e rende.
    Intelektuali ben mire mos llape shume. Ai ka qene spiun ne burg, bashke me Daut Gumenin dhe Pjeter Arbnorin, prandaj te tre i kishin caktuar te merreshim me perkthime.
    Isuf Vrioni u lirua nga burgu. Perktheu veprat e Kadarese dhe jetoi i lire. Bile ne vitin 1978 e cuan edhe ne Suedi. Por e cuan vetem, familjaret e tij mbeten ne Shqiperi, prandaj u kthye ne atdhe.
    Kadare ka hijet e tij ne jete, por tani, kur ai u largua, ato do davariten dhe do na ngelet Kadareja i madh dhe i paperseritshem. Ate do e njohin edhe ster sterniperit tane. Ata do e lexojne dhe do jene krenare per te.

    Reply
  • Emigrant says:
    July 4, 2024 at 7:35 pm

    @@Ky Bujar Hoxha mos eshte ai QW TE SHTEPIA E TIJE U “THEMELUA PD”-ja si Parti??Apo mos valle eshte dikush tjeter?????????????

    Reply
  • Lisa says:
    July 5, 2024 at 8:27 pm

    Nje shkrim mjaft interesant dhe mjaft i goditur ..Te vertetat dhembin nganjehere kshu po ndodh ne kete rast me keta palo komentues qe e verteta nuk i pelqen dhe kerkojne me doemos te perbaltin autorin pa te drejte …por nuk munden dot sepse autori i ndjere ishte nje zoteri i vertete i cili kudo ku punoi dhe kushdo qe e njohu la nje emer te pa zevendesueshem…Respekt per ju zoti Kotoni qe e sollet per lexuesit kaq mjeshterisht kete fragment te librit te Bujar Sh Hoxhes

    Reply
  • Loni says:
    July 18, 2024 at 10:45 pm

    Faleminderit i nderuar Zoti Daut per komentin tuaj. Shume bindes, i shkruar me vertetesi nga nje person me integritet te larte!
    Loni

    Reply
  • demo says:
    July 19, 2024 at 3:05 am

    Shekspiri ishte servili me i ndyre i mbretereshes Elisabet,.Pas cdo drame do shkonte ne oborr,tja dhuronte sikur ja kishte kushtuar mbretereshes.Edhe kur monarkja pa Makbetin ,i tha me ka frymezuar vrasja e mbretereshes se Skocise Maria Stjuard.Sic dihet me 1587 Elisabeta egsekutoi kusheriren e saj Maria Stjuard(katolikie) pasi e mbajti 19 vjet ne burg. Ky lamash nga karakteri perfitoi shuma te medha nga mbreteresha,por pas vdekjes se saj e mohoi,Dramat dhe tragjedite filloi ti propagandoje sikur aludonin krimet e monarkes se vdekur.Ju servilos mbretit te ri Jack I,qe ishte i biri Maria Stjuartit. Pasurine ja la te gjithe vajzes se madhe,,Femijve te tjere u la ca therrime,kurse gruas i la krevatin dhe dyshekun. Ja ky ishte si karakter Shekspiri. Megjithate bota e vlereson ndryshe.E vlereson per vepren qe la.
    Asgje nga ato qe kam shkruar me lart nuk i kujtohet Shekspirit.

    Reply
  • pretorian says:
    July 19, 2024 at 4:35 pm

    Myslimanizmi nuk eshte aspak mallkimi i Shqiperise. Myslimanizmi eshte semundja, eshte kanceri, eshte genocidi, eshte suma lart, eshte kultura e sumes, eshte rruspa kunder kultures dhe besimit kristian. Myslimanizmi ne Shqiperi, eshte nje rast i veçante, i izoluar, sporadik ne Ballkan. Ne Shqiperi myslimanizmi ishte produkt i dy faktereve : Koloneve turq, qe mbushen vendin, pas eksodit biblik te shqiptareve dhe konvertimit te nje pjese te mbetur te shqiptareve, rreth 15%, per arsye frike, arsye ekonomike, per te mos paguar taksen e xhizjes, nepermjet dhunes, ose per te mbrojtur pjesen tjeter te banoreve qe mbeten kristiane. E verteta eshte, se rreth 80% e islamikeve ne Shqiperi jane kolone turq, te cilet po ti shikosh, jo vetem qe e mbushen vendin me xhamia, por ndryshuan dhe emrat e lagjevene qytete. Karakteristike e ketyre islamikve sot, qe flasin shqip dhe identifikohen si patriote, eshte , se perdorin nje terminologji kriminalizuese kundrejt kristianeve shqiptare ne pergjithesi dhe atyre ortodokse ne veçanti. Keta, sumengriturit e qemotit, keta qe ishin kunder pavaresise se Shqiperise, keta qe ishin kunder gjuhes shqipe, keta qe bertisnin dum baben,keta qe fyenin Heroin Kombetar Gjergj Kastrioti, keta qe quajne puta Nene Terezen, keta qe na futen ne Lidhjen Islamike, keta qe vodhen, prishen, shkaterruan vepra mijevjeçare, objekte kristiane mijevjeçare, vepra arti te spikatura, psh ne Kishat muze te Voskopojes, veprat e Onufrit, Shpatarakut, Selenices etj,keta qe vodhen dhe shkaterruan Kishen mijevjeçare te Bularatit te bekuar nga Perandori Justinian, keta qe i vune dinamitin Katedrales Katolike ne Prishtine, keta qe me pare jane islamike se shqiptare, keta jane mallkim? Jo, keta nuk jane shqiptare. Keta jane kancer. Keta nuk dine te ndertojne dhe bejne shtet, keta nuk njohin shtet ligjor, ligjin. Gjithe islamiket, qe kane qene ne krye te shtetit shqiptar, e kane shitur, vjedhur dhe shkaterruar ate, e kane djegur dhe perveluar. Dhe sa ka ne kete drejtim. Dua ti them ndonje nizami apo, çaushi apo asqerit, qe shkruan ketu, se nese ka ndonje pjese te Shqiptarise, te popullit shqiptar me shqiptare se te tjerat, me trima se te tjeret, me me kulture se tjeret, me te penes, me te pushkes, me atdhetare, me me kontribut, me te ndritur, me punetore, me artista, me dinjitoz padyshim keta jane shqiptaret ortodokse kudo qe jane. Vuajten dhe se nderruan besimin, fene dhe atdhene. Nuk dhane nizame per turkun, por dhane vullnetare per te luftuar turkun, dhane komandante, dhane prijesa, dhane gjak, dhane kontribut.

    Reply
  • Simo Sino says:
    July 20, 2024 at 6:23 pm

    Është SAFO MARKO kjo agjentja “Pena e Artë”, mbasi i lëpihej Kadrije Kadaresë (motra e Ismail Kadaresë) e cila në mirëbesim, i rrëfente edhe të fshehtat familiare.
    Safo ka qenë agjente e kualifikuar e Sigurimit të Shtetit, e cila, për të nxjerrë djalin nga burgu, bëri poshtërsinë më të madhe, duke spiunuar dhe rregjistruar shoqen e sajë të vjetër, Asamble Hatibi ( e shoqja e Galip Hatibit i djegur nga mjekra në burg nga Nevzat Haznedari në 1947 medemek agjent anglez ) e cila u denua me burg për agjitacion e propagandë.
    Njeri shumë negativ.

    Reply
  • Kato Liku says:
    July 20, 2024 at 7:22 pm

    Pretorian, je 1000 % i saktë!
    S’kam ç’të shtoj.
    Thënë e vërteta lakuriqe….

    Reply
  • M. SH. says:
    August 21, 2024 at 9:27 pm

    Shkrimi i mesiperm nuk paraqet ndonje zbulim te madh per shqipetaret qe kane njohur 20 vitet e fundit te “Shqiperise Socialiste dhe vitet e rrokopujes te viteve 90-te, apo “vitet e Demokracise”. Njerezit me llogjike normale e dine se I. Kadareja (ndjese paste ) ishte nje shkrimtar i oborrit (nomeklatures). Si te gjithe intelektualet e tjere ai natyrisht do ndiqte vijen dhe politiken e sistemit komunist, ca me deshire e ca me pahir.
    Por ajo qe e dallonte Kadarene ishte se ai beri libra te mire artistike por ishte dhe me i zelleshem per ti kenduar Partise dhe sistemit njepartiak te kesaj kohe. Brezi jone e kishte ne letersi poemen e fameshme te Kadarese: “Ku ti kerkoj rrenjet e tua Parti” me te cilen ai fitoi nje cmim te madh ne ate kohe.
    Por ajo qe e vuri ne pah karakterin dhe perpjekjet e Kadarese per te fituar mbrojtjen nga i madhi i vendit, ishte servilizmi me te cilin i thuri lavdi Enver Hoxhes duke i shkruajtur romanin “Dimri i Madh”. Me kete marifet Kadareja siguroi edhe te mirat e tjera qe vinin kur je shkrimtar i mbretit. si perkthimin dhe botimin e librave te tij me parate e shtetit, vizita “pune” ne France po me parate e shtetit etj. Vec kesaj Kadareja ishte edhe i zgjedhur (emeruar) ne forumet me te larta te Frontit Demokratik ne ate kohe pamvaresisht se nuk ishte shume aktiv ne keto forume. Pra Kadareja asnjehere nuk ka qene disident antidiktatorial, as ne mbledhjet kur i therriste Ramizi per te dhene mendime se si te ndryshonin sistemin e diktatures.
    Ne fund te 1990-es, pas exodit te ambasadave, kur u pa se sistemi u rrezua, Kadareja iku (me dijeni te autoritrteve, nuk u arratis) per tu dukur sikur ai ishte dissident dhe po ndihmonte ne “rrezimin e diktatures” duke shkuar te jetonte ne France. Ironia eshte se ata qe ndihmonin ne France per te shtypur dhe botuar librat e Kadarese ishin anetare te Partise Komuniste Franceze ose intelektuale me pikepamje te majta.

    Reply
  • M. Shparthi says:
    August 21, 2024 at 11:31 pm

    Koment per komentusin “pretorian”
    “pretorian” po te bazohemi në ato që ke shkruar duhet ta kishe zgjedhur pseudonimin tënd “Integralist Orthodoks”. Hartimi yt pathetik (dhe injorant), këtu te dita, ështe i njëjte me predikimet helmuse që kanë bëre eksponentët reaksionarë të kishes orthodokse, Greke dhe Sllave, për te përçarë kombin shqipëtar, qysh nga viti 1878 e deri në ditet e sortme.
    Se pari, para se te flasësh ne publik kuturu, duhet ta dish (të lexosh) se siç ështe futur feja Myslimane në Shqiperi pas vitit 1500, ashtu eshte futur edhe feja Kristiane (Orthodokse apo Katolike) duke filluar 1700 apo 2000 vjet me perpara; teoria e Krishtit lindi 2000 vjet para. Historia thote se të parët tanë, Ilirët, ishin paganë ose poliethiste, pra nuk besonin ne nje zot te vetëm (nuk ishin as orthodoksë e as myslimanë).
    Pra te gjitha fetë janë të njejta dhe kanë patur te njejtat qellime në vetevete; shtimin e anëtareve te tyre per te mbijetuar (me hir apo pahir, me kulaç dhe kerbaç). Nëse ti mendon se Myslimanizmi eshte “kancer” po ashtu duhet te thuash se është edhe Kristianizmi , apo çdo fe tjeter, sepse te gjitha fetë jane njesoj, janë besime fetare. Edhe feja myslimane edhe ajo orthodokse kane ndihmuar, ne periudha te ndryshme, por edhe kanë dëmtuar punët e Shqiperise. Ishte kisha Greke ajo qe helmoi dhe vrau patriotët orthodokse, si Petro Nini Luarasin dhe Kristo Negovanin, vetem se ata perhapnin gjuhen shqipe ne Shqipëri.
    Se dyti, historia tregon se nuk ishin turq shumica e myslimanëve në Shqiperi por ishin shqipëtare, shume nga ata ishin orthodokse ose katolike, që morën fene myslimane; turqit ishin pakice, vetëm administrata, dhe ata nuk ndenjën ne Shqipëri.

    Se treti, për aresyet qe thamë, lidhja e gjakut, gjuha zakonet etj kane qëne më të forta midis shqipëtareve, në krahasim me besimin fetar, feja “nuk ka ngjitur shume” në marëdheniet kombëtare. Deviza e rilindasve mëndjendritur, ishin vargjet e fameshme te Pashko Vasës: “Feja e Shqipëtarit është Shqipëtaria”. Me kete devizë luftuan se bashku Myslimane e te Krishterë per të bërë Shqipërinë e pavarur. Eshtë e pasakte, dhe injorante, shprehja jote “se vetem orthodokset kane luftuan dhe derdhur gjak per Shqipërine”.
    Lidhjen e Prizerenit e udhëhoqen myslimanët shqipëtarë si Ilijaz Dibra, Abdyl Frasheri etj. Po keshtu çetat e luftës per pamvarësi i udhehoqën se bashku myslimanët Çerçiz Topulli, Nazif Delvina, Sali Butka dhe orthodosket Mihal Grameno, Spiro Ballkameni etj..
    Besoj se e do çuditesh që edhe ata që finalizuan shpalljen e pamvarësise së Shqipërise, si babai i kombit Ismail Qemali, Isa Boletini etj ishin gjithashtu myslimanë dhe e realizuan këte aspiratë kombëtare bashkë me bashkëluftetarët e tyre të krishterë si Luigj Gurakoqi, Pandeli Cale etj..

    Reply
  • LEON says:
    August 21, 2024 at 11:33 pm

    pretorian kontrolloje urrejtjen e verber fetare.Nuk ka exod biblik te shqiptareve,.Toka e shqiptareve nuk u braktis kurre edhe pas pushtimit turk.Nuk ka kolonizim te tokave te shqiptareve. Turku ishte me mire ne tokat pjellore te Greqise se ne mocalishtet dhe malet e Shqiprise.

    Reply
  • demo says:
    August 22, 2024 at 8:46 am

    PENDA E ARTE’ nuk eshte Safo Marko per shume arsye.;Ishte e dekonspiruar qe me arrestimin e Hatibit.Penda e arte nuk ishte peneli i arte,nuk ishte piktore por ishte shkrimtare,.Femijet i kishte te vegjel dhe burrin te ri. Artiste me bukuri imponuese ndaj se ciles terhiqeshin te gjithe ata qe e rrethonin,deri shkrimtare,artiste plakarruqe-thote Drejtuesi i Sigurimit. Safo ishte nje 60 vjecare qe mezi terhiqte kembet zvarre ne ate kohe(1989-90).Kujt i shkonin syte te neneja Safo?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Organizuan dhe nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit të Rinasit”, Policia procedon penalisht 19 protestues
  • SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje: Bregdeti sipas Ramës, një mall luksi që po ndan shoqërinë në dy kampe
  • Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  • Gazetarja: Emri i Berishës dhe i familjes vijon të jetë në listën “non grata”
  • Tri të vërteta të thjeshta (për kryeministrin)

Komentet e Fundit

  1. Rexha on Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  2. готовая диссертация on A e dini se Viktor Hygo shkruante lakuriq?
  3. Bruno on “Po dëmtoni turizmin dhe imazhin e Shqipërisë”, Rama: Ja kush do jenë dy përfituesit nga kjo protestë
  4. SPAKU on Nën akuzë për trafik droge dhe pastrim parash, historia e vilës së Ilir Shtufit ku jeton Shkëlzen Berisha
  5. Ppsh on Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?