Ai është kryeministri i 25 i shtetit shqiptar i zgjedhur tre herë për të qenë në krye të ekzekutivit. Fakte dhe dëshmi mbi jetën e ish-kryeministrit sillen këtë herë nga njeriu i tij më i afërt, ish truproja Viktor Agolli. Ata kanë qenë aq shumë kohë bashkë sa Agolli njihet ndryshe edhe si Tori i Nanos.
Eljan Tanini: -Kush është Tori i Nanos?
Viktor Agolli: -Datëlindja ime është viti 1958, prindërit erdhën në Tiranë në vitin 1960. Jemi 7 fëmijë, 5 vëllezer e dy motra. I falenderoj prindërit e mi për sakrificat. Kam vazhduar Shkollën Mekanike në Durrës. Kam qenë i dhënë pas letërsisë dhe sportit. Me bashkëshorten që sot nuk jeton më kam 3 vajza. Unë jam i majtë, kam qenë gjithmonë. Por pas vitit 1990 u prish çdo gjë!
Eljan Tanini: -Si je njohur me Nanon?
Viktor Agolli: -Një ditë në Zërin e Amerikës dëgjoj Gramoz Pashkon dhe Fatos Nanon. Pashko ishte për ekonominë e lirë ndërsa Nano për ekonominë e lidhur nga shteti. Nga afër jam njohur te ish-Komiteti Qendror, te Zyrat e Kuvendit sot.
Kemi krijuar me një grup shokësh edhe Partinë Socialiste në Kamëz bashkë me Luanin, Shkëlqimin, Bashkimin, Dhimitrin dhe Fran Gjinin që më pas u bë kryetar i Bashkisë Kamëz. Më pas kudo ku kemi qenë, edhe në veri të Shqipërisë na kanë pritur shumë mirë.
Antiplumb ka veshur vetëm një herë Fatos Nano në Urën Vajgurore, kemi shpëtuar kot. Atje vranë edhe katër policë, nga mitingu që bëri Nano në Berat.
Eljan Tanini: -Kush e akuzoi dhe kush e futi në burg Nanon?
Viktor Agolli: -Nanon e kishte akuzuar dikur Blerim Çela për shpërdorim detyre dhe vjedhje. Por populli thërriste: Fatos Nano mos u tut, Blerim Çela është hajdut! Fatosin e kanë arrestuar në Prokurorinë e Përgjithshme ata dy famëkeqët: Arbër Qeleshi dhe Genc Gjokutaj.
Në fillim Nano ishte në Burgun e Tiranës, pastaj në Bënçë. Unë atëkohë isha në dispozicion të familjes. Partia Socialiste kishte organizim të fuqishëm. U mblodhën mijëra protestues në Tiranë. Por Fatos Nano dha urdhër nga burgu që të tërhiqeshin protestuesit.
Doli nga burgu në Mars të vitit 1997 pasi u bë marrëveshja e famshme, armëpushimi.
Eljan Tanini: -Po hallet politike?
Viktor Agolli: -Ndërkombëtarët në 1 Shtator të vitit 2005 e detyruan Nanon të linte postin. Për Fatos Nanon nuk ka qenë e lehtë. Ka pasur edhe rryma brenda partisë kundër tij. Një rrymë kundër Nanos ishte edhe Ilir Meta, më i tmerrshmi.
Meta siç duket e kishte gëlltitur atë lugën me çorbën e prishur. Fatos Nano është ulur, ka folur me Metën edhe te Vila në Durrës, edhe te shtëpia në periferi këtu në Tiranë te vjehrri, më pas doli KPD e famshme.
Eljan Tanini: -Si ishte ai si drejtues?
Viktor Agolli: – Ka qenë një lider me të metat dhe të mirat e veta. Pinte. Pija e preferuar e Nanos ishte vera, pastaj xhin tonik. Dhe shumë cigare. Nano pinte 3 paketa në ditë, Dunhill dhe Marlboro të kuqe. Bixhoz edhe luante, jo me lekët e veta!
Unë i dija të gjitha qelizat e Nanos. Puna dhe qejfi ishte për Nanon, ama puna ishte punë!
Edhe kur pinte ishte në gjendje të mirë. Ish-kryetari i Partisë Demokratike kur piu një gotë verë në Krujë u rrëzua, Fatos Nano kurrë.
Fatos Nano shante edhe acaroheshe, por vetëm 5 minuta. Një herë nuk u pergjigj një ministër dhe shkuam e morëm ashtu siç ishte, me tuta.
Ishte nga ata njerëz që e niste në 8 të mëngjesit dhe e mbyllte në orën 4 të mëngjesit tjetër.
I ndërronte këmishat në makinë kur i bëheshin pis, madje duke ndërruar këmishat i jepte edhe makinës!
Eljan Tanini: Po makinës pse i jepte vetë?
Viktor Agolli: – I jepte sepse thoshte që e kishte shplodhje truri.
Eljan Tanini: -Divorci?
Viktor Agolli: -Ne ishim familjarizuar me familjen kur ndodhi divorci, na erdhi keq! Ai bëri një gjë të paktën emancipuese. Na tha, mos i bëni nëpër zyra, të paktën martohuni. Bënte shaka: Akoma me këto, gra e burra?
Kishte humor. Mariza Lino, ish Ambasadorja Amerikane në Tiranë thoshte me shaka: Fatos Nano edhe kur është me nerva bën shaka!
Dasma e dytë u bë në Golem, me Artiola Toskën e të tjerë deri në katër të mëngjesit. Erdogan dhe Berluskoni ishin në dasmën e Fatosit.
Unë i thërras gjithmonë ‘’Shefi’’. Për mua ishte i keqi vetes dhe i miri i botës!
Eljan Tanini: Nga kush keni marrl leksione si truprojë?
Viktor Agolli: -Në fillimet e mia kam marrë leksione nga Sulo Gradeci dhe Behar Shurdha. Kam bërë dy specializime, në Kajro dhe Izrael.
Puna ime kryesore në jetë ka qenë: Të punoj për familjen time, të respektoj familjen time, të respektoj ligjet e shtetit dhe të punoj për Atdheun tim.
Sa truproje keni qenë?
Unë kam qenë atje, nuk jam larguar kurrë. Përveç Bilalit, vetes sime dhe Bedriut, erdhën edhe 5-6 djem të forcave speciale. Astriti, Durimi që ndenjën deri në vitin 2001. Tetë shoqërues ishim kur Nano u bë kryeministër, 20 në funksione të ndryshme.
Truproja flinte në dhomën përballë, kështu edhe në shtëpitë e pushimit. Nano nuk çohej kurrë nga ushqimi pa mbaruar çunat. Darka e Vitit të Ri hahej bashkë. Une flija gjithmonë kur mbyllej drita e dhomës së zotit Nano. Gjithmonë kam fjetur në atë mënyrë që të isha gati për kryeministrin.
Grupi i ribërë për mbrojtjen e Fatos Nanos në vitin 1997 me Bilal Selmanajn, Bedri Merorin, Astrit Mertirajn, Mondin, Durimin, Viktorin, Agimin, Vason, Bujarin, Ilirin, Astritin tjetër ishin grupi që i kishin zili edhe kundërshtarët!
70 mijë lekë të reja e kishim rrogën ne si truproja, kishim edhe dieta.
Detyra ime ishte të punoja dhe të kontrolloja jashtë zyrës së Kryeministrit. Se çfarë bënte brenda ai nuk ishte punë për mua. Unë qendroja gjithmonë në makinë me të, kam dëgjuar shumë! Por një truprojë duhet të jetë shurdh, memec edhe qorr.
E kam takuar në vitin 2022 për herë të fundit, isha Shef i Stacionit Kufitar të Durrësit. Sot po të më thonë fillo punë me Fatos Nanon, sot e nis punën direkt. Fatos Nano ishte një intelektual që erdhi në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar.
Kur u larguat?
Nga puna më hoqi urdhëri i presidentit të asaj kohe dhe të ministrit të asaj kohe, ne dolëm në reformë, na flakën në rrugë. A thua se ishim shoqëruesit e Millosheviçit, jo të Fatos Nanos. Ishte urdhëri Berisha-Olldashi.
Ç’pret nga ata. Sa herë që ka udhëhequr Partia Demokratike në këtë vend ka patur vetëm vrasje. Në 21 Janar unë kam qenë atje te dy kullat, kam qenë aty me gazetarin Artan Hoxha. Aty pashë turmën që po i mbyste gazilotsjellës Valentina Leskajn dhe Fatmir Xhafën. Shqeva xhupin që t’i ndihmoja.
Marrë me shkurtime nga Report
Nanon e kam njohur kur u bë kryeministër. Ishte liberal. Pata shpresë, por dihet si përfundoi. Pinte cigare Murati Ambasador atëkohë. Kënaqësi të komunikoje/bisedoje, t’a dëgjoje:
“Isha dje në Kavajë. Fillun tu më shajt kavajsit e revoltuar. Ç’a keni mo çuna, unë sot jam kryeministër, nesër s’jam. Hajde ulemi në kafe e flasim shtruar.
U ulëm, pimë nga dy dopio dhe u ndamë si miq.”
Aty më duket ka marrë edhe Bedriun me mustaqe si badigard.
Fatkeqësia e Nanos ishte Berisha përballë, si për të gjithë Kombin tonë.
E sigurt, në Krujë Berisha ra se rrëshkiti në kalldrëm. I kishte këpucët me shollë 1cm. Dishezë… i doli gjuri vendit. Ditë e dielë takim kokë më kokë te Kalaja e Krujës me Lorenc Eagleberger, USA. pinë të dy nga një kanoçe 7up.
Fatos Nano ,njeriu me kriminel I shqiperise se bashku me Ramis Aline.
Kush I bllokoi bankat e shqiperise me 1990-ten qe qytetaret te mos terhiqnin parate e tyre ?Kush e shvleresoi lekun shqiptar te Enver Hoxhes?Kush shpiku letrat djallezore me vlere me afat skadimi?Keto ishin pararendese te shkaterimit te pasurise 50 vjecare te djerses se popullit.Kush shpiku firmen Adriatiku,nje firme mafioze e Nanos ,qe mblodhi letrat me vlere sa nje bicilete.
Me keto letra u grabit gjithe pasuria e kombit.
Kush I shpiku piramidat?Kishte tru Sali Berisha ?
Prandaj mos e nxirni ne skene dhe lereni te gezoje sa jete I ka dhene perendija.
mali ,ne 90 shqiptaret ishin te gjithe njelloj dhe para ne arkat e kursimeve kishin ca kacidhe..
Firmat piramidale ishin skemat Pondi,qe u zbatuan ne Amerike ne vitet 20-30,nuk kishte mbetur ti cpikte Nano.
Ajo Firma Anglo-Adriatika qe mblodhi letrat tona me vlere,ishte e Kosta Trebickes,qe ju permbys makina ne gjueti.Zagaret shpetuan,po ato letrat tona me vlere qe do na i kthente 100%,hiken bashke me Trebicken e ndjere.
Nano është një hallkë e një zinxhiri të gjatë !
Enveri e la partinë “ të pastër “ . Po , e la të pastër , e pastroi nga komunistët , ia la partinë Nexhit , de facto dhe Ramizit , de jure . Këta vunë në krye të partisë , zëvëndësin e Nexhit , Fatosin .
Dhe Tosi , i përkëdheluri i partisë na la peshqesh Edvin Ramën , pasqyrën e tij .
Nanua nuk e demokratizoi PS , ai e degjeneroi PS . Kur Shqipëria lëngonte , Nanua me mëndjelehtësine e tij jepej pas qejfeve ( hedonist ) , merrej me llogje , sillej si garip. Ishte dhe frikacak i madh . Kur k/ ministria digjej , ai braktisi vëndin dhe fshehurazi la Shqiperinë dhe nuk dihet ku gjeti strehë . Për këtë turp , ai duhej përjashtuar nga partia .
Ky popull dhe PKSH ( PPSH ) ishin tradhëtuar me kohë , para se të lindëte Nanua !
Dhe prit , prit , s’kemi parë gjë akoma , siç thotë Skënderbeu i kohës sone .
Me këta aventurjerë në krye , e ardhmja e jonë është e errët !
Ne cdo grupim, te majte apo te djathte, ka brenda edhe nuanca.Kufiri ndares midis grupimeve eshte kufiri Europ-Rusi.E majta atedhe Rusine e djathta atedhe Euro-Ameriken.Nanot,Tarifat,greko-serbet com trupin mund ta kene ne Amerik e Europ por shpirtin e zemren e kane ne Rusi
Se paskemi ditur qe Tosi paska qene kaq burre i mire ! Nje gje qe nuk kutoj, dhe kurre s’kam per ta kuptuar se si te gjitha firmat piramidale te “Berishes” drejtoheshin nga socialistet me ne krye ish min. e finacave A.Malajn ! Nuk e kuptoj se si ushtria qe i gjithe efektivi drejtues ishin dhe jane edhe sot me PS-en paskan zbatuar urdherin e Berishes per hapjen e depove te armatimit per te sulmuar demokratet?! S’e kuptoj qe dhe sot e kesaj dite askush nuk u ngrit kunder Nanos qe premtoi 100% te kthimit te parave por qe vazhdoi te vidhte me shume !
Ah se per pak harrova , me çfar ka jetuar deri tani ky i ndershmi Nano qe perveçse ka bredhur EU e SHBA ka bere dhe jeten e sheikut ?!