Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rregullat e Evropës, etikë e re në administratë e politikë, drafti: Drejtorët e ministrat të tregojnë me kë komunikojnë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Rregullat e Evropës, etikë e re në administratë e politikë, drafti: Drejtorët e ministrat të tregojnë me kë komunikojnë
Politike

Rregullat e Evropës, etikë e re në administratë e politikë, drafti: Drejtorët e ministrat të tregojnë me kë komunikojnë

Published: December 1, 2025
Shpërndaje

Kuvendi i Shqipërisë po miraton një ligj i cili i kërkon administratës publike, drejtorëve, ministrave dhe deputetëve të jenë etikë në punën e tyre dhe të deklarojnë në një regjistër të veçantë çdo komunikim apo takim me persona që kërkojnë favore dhe shërbime nga shteti.

Nisma është propozuar nga deputetja socialiste Zamira Sinaj dhe synon të rrisë transparencën dhe të shmangien e konfliktit të interesit.

“Nëpunësit publikë që kanë funksione vendimmarrëse gjatë ushtrimit të detyrës së tyre, si dhe personat që ushtrojnë funksione të larta publike, përfshirë deputetët dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave, në ushtrimin e detyrës së tyre, veprojnë në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme në çdo komunikim apo ndërveprim me persona fizikë apo juridikë që përfaqësojnë ose promovojnë interesa të veçanta për vendimmarrje në institucionet publike. Çdo kontakt ose takim që ka për qëllim ndjekjen e një interesi të veçantë deklarohet pranë institucionit përkatës brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga zhvillimi i tij”, thuhet në projektligj.

- Publicitet -

Siç thuhet në relacion, objektivi kryesor është parandalimi i çdo forme ndikimi të papërshtatshëm apo konflikti interesi në proceset e vendimmarrjes publike, duke siguruar një raportim të qartë, të strukturuar dhe transparent të ndërveprimeve midis nëpunësve publikë dhe palëve të treta që përfaqësojnë interesa të veçanta.

Shqipëria i bën këto ndërhyrje në përputhje me standardet ndërkombëtare të GRECO-s, organ anti-korrupsion i Këshillit të Evropës.
Projektligji synon të plotësojë boshllëqet ekzistuese në kuadrin ligjor dhe rritjen e besimit të publikut tek institucionet shtetërore.

Legjislacioni aktual nuk parashikon një detyrim të qartë për deklarimin e takimeve apo kontakteve të tilla, çka krijon hapësirë për perceptime negative dhe përfshirje të veçanta, thuhet në relacion.

Deputetët kanë aktualisht detyrimin që sa herë votojnë një iniciativë që prek interesa personalë, ta deklarojnë atë në një regjistër për konfliktin e interesit.

Siç shihet nga ky dokument i Kuvendit të Shqipërisë, në 4 vjet, nga 140 deputetë, vetëm 8 kanë deklaruar konflikt interesi, dhe ato përfshijnë përfitime të drejtpërdrejta të familjarëve të tyre nga vendimi që po votonte Parlamenti.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Zdromsi says:
    December 1, 2025 at 12:53 pm

    Ahahahahaha! I Madh!
    I do te gjitha kumbullat dhe fiqtë për vete. Mos rreshqase asgje!
    Lista e “Tatimit te Jashtezakonshem” gati me doren e drejtorave.
    Per para!

    Reply
  • Shkodrani-Belgjikë says:
    December 1, 2025 at 7:21 pm

    Ky asht ligji komunist europian, tha salizeza ju fus në europë, ku europa asht ma keq se n’komunizëm.
    Mirësevini në rikthimin e komunizmit europian para 90.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Botërori 2026: Konfirmohen çiftet e fazës me eliminim direkt
  • Temperatura të larta dhe qindra viktima, por pse europianët nuk kanë kondicioner?
  • Rama flet për “The Albanian Files”: Nuk janë deklarata politike, letra për “mbretin” ishte satirë
  • Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme, SHBA dhe Irani shkëmbejnë sulme
  • Aleksandar Vuçiç njofton dorëheqjen: Do të jem president edhe për disa javë

Komentet e Fundit

  1. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  2. Vlora on Mazhoritari si “fjalëkalim” për normalitet demokratik dhe protesta që i ve kapak protestave
  3. E on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore
  4. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on Banorët e Nivicës refuzojnë takimin me Ramën
  5. E on Një turist në protestë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?