Ndryshe nga vendet si Spanja dhe Turqia, ligji grek e ndalon ndërtimin e megaprojekteve. Jashtë kufijve të fshatit (vijës së verdhë), mund të ndërtohen maksimumi 200 m² në një parcelë që duhet të jetë të paktën 4,000 m².
Në zonat rurale greke, një shtëpi nuk mund të jetë më e lartë se 7.5 metra. Si rrjedhojë, në Greqi nuk ka projekte me qindra shtëpi apo apartamente, ndaj keni shumë më tepër gjasa se në vendet e tjera të gjeni privatësi dhe një pamje të bukur nga Deti Mesdhe.
Shtëpitë greke duhet t’u përmbahen gjithashtu rregulloreve kundër tërmeteve, dhe Greqia ka kërkesa të rrepta sigurie, të cilat përcaktohen nga Rregullorja Sizmike Greke. Kjo garanton siguri të plotë në shtëpinë tuaj në Greqi.
Përveç kësaj, në Greqi nuk mund të ndërtoni në tokat e mbrojtura nga “Natura 2000” (ku gjenden kafshë dhe bimë endemike) apo në toka pyjore.
Kësisoj, nëse blini një shtëpi në Greqi, mund të shijoni të gjithë bukurinë natyrore të saj.
d.x. / dita
