Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rregullorja si do të zbatohet skema e re e autonomisë spitalore në vend
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rregullorja si do të zbatohet skema e re e autonomisë spitalore në vend
AktualitetShoqëri

Rregullorja si do të zbatohet skema e re e autonomisë spitalore në vend

Published: February 13, 2023
Shpërndaje

Ka hyrë tashmë në fuqi rregullorja se si do të zbatohet skema e re e autonomisë spitalore. Vendimi i zbardhur së fundmi në Fletoren Zyrtare të Qeverisë përcaktohen qartë, kriteret specifike që duhet të plotësojë një spital publik për të përfituar autonominë spitalore, fushat në të cilat do të zbatohet, funksionimin dhe detyrat e organeve drejtuese, mbikqyrjen e tyre, si dhe penalitetet që do të zbatohen me hejqen e këtij statusi nëse do të konstatohen mospërmbushje të kushteve të përcaktuara.

Për të përfituar kartën e autonomosë, spitalet publike duhet të paraqesin kërkesën pranë ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë, duke plotësuar një formular të veçantë. Kërkesa drejtohet për të përfituar statusin, si: spital me autonomi menaxheriale dhe spital me autonomi financiare.

Pjesë e kritereve që duhet të plotësojë një spital publik për të përfituar autonominë menaxheriale janë zotërimi i kushteve të tilla, si: të jetë spitali publik i akredituar që ka miratuar strategjinë 3-vjeçare për zhvillimin e shërbimit spitalor nga bordi drejtues i spitalit, teksa duhet të dorëzojë raportin e aktivitetit spitalor dhe indikatorëve të performancës për çdo shërbim /klinikë/njësi mjekësore për tri vitet e fundit. Gjithashtu, duhet që të deklarojë edhe listën e protokolleve dhe udhërrëfyesve mjekësorë të miratuar për shërbimet që ofron, si dhe zbatimin e tyre për shërbimet mjekësore, të ketë një shfrytëzim të kapacitetit spitalor jo më pak se 60 për qind për shërbimet bazë (si urgjencë, terapi intensive, kirurgji, pediatri), të dorëzojë propozimin për përmirësimin e aktivitetit spitalor, planin për organizimin dhe zhvillimin e burimeve njerëzore, strukturën organizative, propozimin për organizimin e praktikës së dyfishtë të spitalit për dy vitet pasuese.

- Publicitet -

Ndërsa kriteret specifike për të përfituar autonominë financiare janë: të ketë aplikuar për të paktën një periudhë 2-vjeçare për autonominë menaxheriale dhe të këtë përmirësuar indikatorët e performancës, të ketë hartuar dhe miratuar nga bordi drejtues i spitalit strategjinë 5-vjeçare të zhvillimit spitalit, menaxhimit financiar dhe investimeve, të paraqesë indikatorët e performancës për mbulimin e shërbimit mjekësor për 3 vitet pasuese, bazuar në planin buxhetor afatmesëm, duke garantuar ofrimin e shërbimit publik, sipas standardeve dhe udhëzuesve të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, sipas legjislacionit në fuqi, të ketë hartuar dhe miratuar nga bordi drejtues i spitalit rregulloren ekonomiko – financiare për menaxhimin financiar të spitalit dhe tarifat për shërbime jashtë sistemit të referimit, të ketë të miratuara kostot e shërbimet mjekësore, që ofron dhe metodologjinë e sistemit të shpërblimit për performacë për personelin shëndetësor, të paraqesë planin e veprimit për optimizimin e kapaciteteve për të gjeneruar të ardhurat dytësore, sipas legjislacionit në fuqi, të mbulojë minimumi 70 për qind të nevojave për kujdes shëndetësor në territorin që ai mbulon, të paraqesë raportin e situatës të qëndrueshme financiare, të paktën për 3 vitet e fundit.

Vlerësimi i kritereve për të përfituar autonominë spitalore

Do të jetë një komision i ngritur nga ministri përgjegjës për shëndetësinë, prej 5 anëtarësh që do të bëjë vlerësimin e përmbushjes së kritereve për përfitimin e autonomisë spitalore nga secili spital aplikues. Komisioni do të ketë në përbërje të tij: dy përfaqësues nga ministria përgjegjëse për shëndetësinë, një përfaqësues nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, një përfaqësues nga Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, si dhe një përfaqësues nga Agjencia e Sigurisë dhe Cilësisë së Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror. Vlerësimi i dokumenteve nga ky komision do të bëhet brenda 60 ditëve nga dorëzimi i kërkesës për marrjen e autonomisë spitalore. Në rast të konstatimit të përmbushjes së kritereve për përfitimin e autonomisë, komisioni i propozon ministrit dhënien e kartës së autonomisë me fushën përkatëse. Kërkesa për përfitimin e autonomisë spitalore shoqërohet me dokumentacionin e nevojshëm, që vërteton plotësimin e kritereve. Kërkesa dhe dokumentacioni i saj shoqërues i spitalit publik merren në shqyrtim nga komisioni i posaçëm për shqyrtimin e përmbushjes së kritereve për përfitimin e autonomisë spitalore.

Komisioni i posaçëm shqyrton dokumentacionin e dorëzuar nga spitali publik, brenda 60 ditëve nga paraqitja e kërkesës për përfitimin e autonomisë spitalore. Në rast të dorëzimit me mangësi të dokumenteve të kërkesës për përfitimin e autonomisë spitalore nga ana e spitalit publik, komisioni kthen dosjen e kërkesës vetëm një herë për plotësim të mangësive nga ana e spitalit publik, brenda një afati prej 15 ditësh nga dita e paraqitjes së kërkesës. Për rastet kur konstatohet  mosplotësimi të një apo disa kritereve specifike nga ana e spitalit publik kërkues, komisioni informon me shkresë zyrtare atë për arsyet e refuzimit të kërkesës për autonomi spitalore. Komisioni i posaçëm, në rast plotësimi të kritereve specifike nga ana e spitalit publik, i propozon ministrit dhënien e autonomisë spitalore menaxheriale dhe/ose financiare. Autonomia menaxheriale dhe financiare i jepet spitalit për një periudhë 3-vjeçare, me të drejtë përsëritjeje pas vlerësimit të kryer nga komisioni i posaçëm.

Fushat e autonomisë që i jepen spitalit publik

Çdo spital publik, pas kërkesës për autonomi spitalore menaxheriale ose financiare, si dhe pas vlerësimit të përmbushjes së kritereve specifike, pajiset me kartën e autonomisë spitalore nga ministri përgjegjës për shëndetësinë, brenda 30 ditëve nga paraqitja e propozimit nga komisioni i posaçëm. Karta e autonomisë menaxheriale përcakton fushëveprimin e autonomisë në lidhje me: organizimin dhe menaxhimin e burimeve njerëzore, administrimin e shërbimeve spitalore dhe jospitalore, si dhe organizimin e praktikës së dyfishtë, bazuar në kriteret e përftimit të saj.

Në rregullore përcaktohet se karta e autonomisë financiare përcakton fushëveprimin e autonomisë në lidhje me: përdorimin e burimeve financiare, bazuar në buxhetet e spitalit dhe të ardhurave dytësore për shërbimet e ofruara, përcaktimin dhe përdorimin e mekanizmit të shpërblimeve në bazë të performancës për personelin mjekësor, sipas indikatorëve të normave të aktivitetit mjekësor, përcaktimin e tarifave të shërbimeve për procedurat e kryera jashtë sistemit të referimit.

Spitalet do të drejtohen nga Bordi Drejtues që do të përbëhet nga 5 anëtarë: një përfaqësues i MSH-së, një përfaqësues i Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, një përfaqësues i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, një përfaqësues i shërbimit spitalor universitar ose terciar, si dhe një përfaqësues i Shoqatës së Pacientëve. Përjashtim nga ky rregull do të bëhet për spitalet universitare, përbërja dhe mënyra e funksionimit të të cilave bëhet sipas legjislacionit në fuqi për arsimin e lartë.  Administratori i përgjithshëm përzgjidhet nga bordi drejtues, sipas një procedure konkurrimi. Ndërsa drejtuesit ekonomikë dhe teknikë emërohen nga administratori i përgjithshëm dhe i bëhen me dije bordit.

PËR TË FITUAR AUTONOMINË SPITALORE SPITALI DUHET:

  • Të jetë spitali publik i akredituar.
  • Të ketë miratuar strategjinë 3-vjeçare për zhvillimin e shërbimit spitalor nga bordi drejtues i spitalit.
  • Të dorëzojë raportin e aktivitetit spitalor dhe indikatorëve të performancës për çdo shërbim, klinikë/njësi mjekësore për tri vitet e fundit.
  • Të deklarojë listën e protokolleve dhe udhërrëfyesve mjekësorë, të miratuar për shërbimet që ofron, si dhe zbatimin e tyre për shërbimet mjekësore.
  • Të ketë një shfrytëzim të kapacitetit spitalor, jo më pak se 60% për shërbimet bazë (si urgjencë, terapi intensive, kirurgji, pediatri).
  • Të dorëzojë propozimin për përmirësimin e aktivitetit spitalor, planin për organizimin dhe zhvillimin e burimeve njerëzore, strukturën organizative, propozimin për organizimin e praktikës së dyfishtë të spitalit për dy vitet pasuese.

 

PËR TË FITUAR AUTONOMINË FINANCIARE SPITALI DUHET:

  • Të ketë aplikuar për të paktën një periudhë dyvjeçare autonominë menaxheriale dhe të këtë përmirësuar indikatorët e performancës.
  • Të ketë hartuar dhe miratuar nga bordi drejtues i spitalit strategjinë 5-vjeçare të zhvillimit spitalit, menaxhimit financiar dhe investimeve.
  • Të paraqesë indikatorët e performancës për mbulimin e shërbimit mjekësor për 3 vitet pasuese, bazuar në planin buxhetor afatmesëm, duke garantuar ofrimin e shërbimit publik, sipas standardeve dhe udhëzuesve të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, sipas legjislacionit në fuqi.
  • Të ketë hartuar dhe miratuar nga bordi drejtues i spitalit rregulloren ekonomiko-financiare për menaxhimin financiar të spitalit dhe tarifat për shërbime jashtë sistemit të referimit.
  • Të ketë të miratuara kostot e shërbimet mjekësore, që ofron dhe metodologjinë e sistemit të shpërblimit për performacë për personelin shëndetësor.
  • Të paraqesë planin e veprimit për optimizimin e kapaciteteve për të gjeneruar të ardhurat dytësore, sipas legjislacionit në fuqi.
  • Të mbulojë minimumi 70% të nevojave për kujdes shëndetësor në territorin që ai mbulon.
  • Të paraqesë raportin e situatës të qëndrueshme financiare, të paktën për 3 vitet e fundit.

PENALITETET: KUSHTET PËR SHFUQIZIMIN E KARTËS SË AUTONOMISË SPITALORE

  • Ministri përgjegjës për shëndetësinë, me propozim të komisionit të posaçëm shfuqizon kartën e autonomisë spitalore kur: konstatohet mosplotësim i kritereve, për të cilat i është dhënë karta e autonomisë.
  • Konstatohet që spitali nuk ka përmbushur aktivitetin spitalor, sipas indikatorëve të performancës për veprimtarinë klinike, për të cilat financohet
  • Konstatohet që nga ana e spitalit, që ka përfituar kartën e autonomisë, janë shkelur akte ligjore e nënligjore në fuqi.
  • Pas këtyre konstatimeve dikasteri i shëndetësisë njofton me shkrim spitalin autonom për fillimin e procedurave për shfuqizimin e kartës së autonomisë spitalore, duke shprehur qartësisht arsyet e shfuqizimit, respekton të drejtën e spitalit autonom për dhënien e shpjegimeve, kontestimeve, sqarimeve me shkrim, brenda 20 ditëve nga data e marrjes së njoftimit për fillimin e procedurave për shfuqizimin e kartës së autonomisë spitalore. Me qëllim mbrojtjen e interesit publik kur është rasti, komisioni përgjegjës për autonominë mund t’i japë spitalit autonom 30 ditë kohë, pas përgjigjes së tij me shkrim, që të veprojë në përputhje me kushtet e kartës së autonomisë spitalore dhe të shmangë shkakun për shfuqizimin e saj.
  • Në rastin kur spitaleve u shfuqizohet karta e autonomisë, spitali kthehet në statusin e mëparshëm.
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
  • Protesta si Ftesë dhe Festë
  • Çfarë përfaqëson 10 qershori për Kosovën
  • Shqipëria e bukur e sheshit
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. Emigranti on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. Vëzhgimi on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Sazan Svernica on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. Skypion on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?