Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, GJKKO rinis gjyqin ndaj Dritan Rexhepit, Altin Hajrit, Gentian Doçajt dhe 4 të tjerëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, GJKKO rinis gjyqin ndaj Dritan Rexhepit, Altin Hajrit, Gentian Doçajt dhe 4 të tjerëve
Kronike

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, GJKKO rinis gjyqin ndaj Dritan Rexhepit, Altin Hajrit, Gentian Doçajt dhe 4 të tjerëve

Published: March 17, 2023
Shpërndaje

Rinisi në Gjykatën e Posaçme gjykimi pas një viti pezullimi, për shkak të mosmarrëveshjes të të pandehurve, Dritan Rexhepi, i arrestuar në Ekuador, Gentian Funiqi (Doçaj), arrestuar në Spanjë, Geraldo Martini, Aldo Majnishta, Martin Bleta, Korado Gështenja dhe Artan Docaj, të akuzuar si grup i strukturuar kriminal, për rrëmbimin dhe më pas zhdukjen pa gjurmë të trupit të Jan Prengës, më 17 janar 2020 në aksin Kamëz-Shijak. Bëhet me dije se gjykimi rifilloi përsëri në mungesë, për të njëjtin rast, edhe ndaj Altin Hajrit, pronar i kompleksit “Golden” në Shijak ku ndodhi krimi, edhe ky i akuzuar për të njëjtat vepra penale. Për të njëjtën ngjarje, Gjykata e Posaçme dënoi më 29 shtator të këtij viti, me burgim të përjetshëm, kopshtarin e kompleksit “Golden”, Festim Bexhdili, i vetmi person i arrestuar, i cili sipas gjykatës ka marrë pjesë në mënyrë direkte në zhdukjen e kufomës dhe nuk pranoi të bashkëpunonte për të rrëfyer se ku e dërgoi trupin e Prengës, që sipas ekspertëve është vrarë gjatë torturave, si presion ndaj të vëllait në Angli, që u kishte grabitur mbi 300 kg kokainë kolumbiane kartelit shqipfolës.

Festim Bexhdili ka dëshmuar më herët se në datën 17 janar është telefonuar nga Altin Hajri, i dyshuar si një nga personat kryesorë që ka vënë në zbatim planin për rrëmbimin dhe mbajtjes peng të Jan Prengës, për të marrë një trup të pajetë me një furgon të bardhë dhe se është larguar disa kilometra nga resorti. Ai deklaroi se trupin e pajetë ia dorëzoi Altin Hajrit dhe një pjesëtari të familjes Doçi nga Shkodra dhe se më pas nuk ka dijeni se çfarë ka ndodhur, por kjo dëshmi e tij nuk e ka bindur SPAK, pasi besohet se ai është njeriu që ka varrosur kufomën në një vend të panjohur ende nga hetuesit. Ndërkohë, gjykimi vijon për Dritan Rexhepin, Gentjan Funiqin, Martin Bletën, Korado Keshtejan, Artan Doçajn, Aldo Majnishtën dhe Geraldo Martinin, si organizatorë dhe autorë të ngjarjes, nga jashtë Shqipërisë dhe brenda vendit. I vetmi nga të mësipërmit i arrestuar dhe që pret ekstradimin nga Spanja drejt vendit tonë, është Gentjan Funiqi.

Por si ndodhi ngjarja e rëndë?

- Publicitet -

Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz, më 17 Janar 2020, dhe prej gati tre vitesh trupi i tij nuk është gjetur. Kompleksi ‘Golden’ në Shijak u kthye në skenën e krimit për 47-vjeçarin e pafajshëm dhe fatkeq, ndërsa policia me anë të pamjeve filmike provoi praninë e trupit të tij dhe vendosi pas hekurave Leonard Hajri, Bajram Hajri, Festim Bexhdili, Olsi Turja, si dhe Ardian Doçaj, ndërsa sot në burg ka mbetur vetëm kopshtari Festim Bexhdili dhe të tjerët janë liruar, pasi s’u gjetën prova të mjaftueshme. Ai u ekzekutua me urdhër nga drejtuesit e organizatës, për shkak të një sasie prej 283 kg kokainë, që vëllai i Jan Prengës, Astriti, e mbante peng në Angli dhe nuk e tregonte se ku e kishte çuar.

Megjithëse droga dhe 700 mijë paund u rikthyen, fatkeqësisht nuk ndodhi e njëjta gjë me trupin e Jan Prengës, që u deklarua i vdekur dhe trupi s’i është gjendur ende, sepse kopshtari nuk pranoi të zbërthehej para hetuesve, pasi në të kundërt do kishte një provë dhe i gjithë grupi do rrezikonte burgimin e përjetshëm.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ambasada e Izraelit në Portugali kërkon anulimin e koncertit të Kanye West
  • Tre anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Gjermani
  • Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  • Episodi që trazoi verën e BE-së
  • “Smart City” premton siguri në shkolla, por kush e garanton sigurinë nga kamerat?

Komentet e Fundit

  1. K R on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”
  2. xxx on Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca
  3. demo on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. lato on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  5. Dashi on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?