Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim të radhës sa i përket rrëmbimit të tre policëve të Kosovës.
Në një postim në Twitter, kreu i qeverisë bën thirrje që ata të kthehen menjëherë në shtëpi, teksa shprehet se “mesa duket KFOR-i, nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tyre”, siç kërkohet nga Kurti.
Po ashtu, ai shprehet se nuk ka asnjë paralele mes rastit të tre policëve dhe arrestimit të Milun Milenkovic- Llune, nga policia speciale e Kosovës.
Një ditë më parë, Rama theksoi se KFOR-i po e heton rastin dhe për këtë arsye, “Shqipëria nuk duhej t’i hidhte benzinë zjarrit duke ngritur akuza.”
Deklarata e plotë:
1.Mesa duket KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës.
2. Pavarësisht pretendimeve të ndryshme për vendndodhjen, ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpi!
3. Qysh dje ne jemi 100% të fokusuar tek lirimi i tyre!
4. Nuk ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia e Kosovës në Veri!
5. De-eskalimi mbetet prioriteti i prioriteteve dhe pikat e vendosura nga bashkësia euro-atlantike duhen përmbushur një orë e më parë.
o.j/dita

Duke e marrë për të mirëqenë se as kokëshkreti më i nxehtë në qeverinë e Republikës së Kosovës nuk ka shkuar aq larg sa të dërgojë tre policë të vetët në territor të Serbisë – pra duke e quajtur jo vetëm të dukshme por edhe logjike se Beogradi po gënjen – mbeten vetëm dy shpjegime për atë që ndodhi dje:
ose komanda e KFOR-it, si dhe trupat e tyre operacionale, të cilat kanë për detyrë të ruajnë kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, janë matufosur papritur në masën që tani nuk dinë sesi të veprojnë, duke e shtyrë Perëndimin që të gjendet i sikletosur dhe të deklarojë së koti se po heton ngjarjen;
ose rrëmbimi, ta pranojmë, është orkestruar pikërisht në Bruksel – mundësisht në qarqe të mesme apo, me më mundësi ,të ulta – për t’i bërë të ditur ndonjë flakadani nacionalist në Kosovë se ja ç’mund të ndodhë nëse NATO-ja tërheq mbështetjen ushtarake të saj nga ai shtet, “Ndaj, mos na çani shumë kryet! se kemi halle të tjera, që lypin qetësi dhe madje trupa shtesë”.
E para është hipotezë që të bën pesimist; e dyta, pavarësisht se e ndyrë, të bën (apo duhet të të bëjë) realist.
Në rastin e parë, Perëndimi do të humbasë çdo lloj besueshmërie, duke qenë se nuk arrin ta zotërojë arbitrazhin me të cilin pretendon se po udhëheq mbi palët (sidomos nëse, në vijim, tre policët kosovarë do të dorëzohen nga Beogradi, pas presionit ndërkombëtar, e pastaj perëndimorët do të hiqen sikur asgjë nuk ka ndodhur). Dhe gjërat do të vazhdojnë siç janë, mutatis mutandis, duke e shtyrë edhe më shumë në kohë çfarëdolloj integrimi evropian të të dy vendeve.
Në rastin e dytë, pavarësisht se NATO-ja nuk do të tërhiqet kurrë seriozisht prej Kosovës, gjërat do të tregojnë se, po të lëmë mënjanë krekosjet nacionaliste, Kosova është dhe mbetet një bazë ushtarake, si dhe krijesë, e një vullneti politik i cili vendoset dhe vendos tjetërkund; e që pavarësisht të gjithave, është shumë më mirë se koha kur ky vullnet politik ishte dhe njihej ndërkombëtarisht në Beograd.
Aspiron për më mirë veç kush ka arritur të jetë, në aktualitet, në pozitë më të mirë. Ky nuk është rasti.
Albin Kurti ja ka arritur te armiqesoje 40% te votuesve te Kosoves me SHBA dhe BE! Jam kurioz te di se cilat fuqi nderkombetare e mbeshtesin dhe miratojne shtyrjen pa fund te njohjes se Kosoves nga Serbia dhe rrjedhimisht shteteve te tjera qe nuk e njohin!
Cfare fiton Kosova nga ftohja e marredhenieve me ata qe bene te mundur bashke me LDK dhe UCK clirimin e Kosoves nga rregjimi serb i Milloshevicit?
Po miliarda euro te shpenzuara nga KFOR, NATO, SHBA, OKB si i kompenson Albin Kurti dhe deputetet e tij qe e bene luften clirimtare nga televizori ose shkollat 8-vjecare?
Si ka mundesi qe Vucic dhe Kurti kane kaq vite qe here njeri e here tjetri sabotojne arritjen e disa perpjekjeve per marreveshje? Cfare demi i behet Sebise nga mosnjohja e Kosoves?
Albini nuk ka asnje pergjigje por vetem retorike “patriotike” qe shperblen vetem axhende serbe dhe ruse qe e duan Kosoven te dobet politikisht nderkombetarisht e ekonomikisht e per me teper te pashprese! Kosova nuk duhet me fjale qe nxisin konflikt por me vepra qe i japin te ardhme! Te ardhme pa njohje nderkombetare nuk ka! Ai e di mire por ne fakt ben te kunderten! Nuk eshte i pandergjegjshem!
Nuk u lodhet ju komentues budallenj duke shkruajtur idiotesira per Edin edhe Albinin?
Po kush i pyet politikanet o budallenj?
Elita e Londres edhe New Yorkut pra Illuminati sundon te gjithe boten edhe i komandon kukulla me tela te gjithe politikanet.
Lexoni kete qe ta kuptoni:
Kosova edhe Amerika po bejne nje loje politike teatrale bashke sepse Kosova edhe Amerika kane plan per ta sulmuar edhe pushtuar te gjithe Serbine edhe kete shikoje ne kete emision.
top-channel.tv/video/skenaret-e-konfliktit-ne-kosove-alfred-cako-nato-mund-te-godase-e-diell-04-06-2023/
Ju kurvat e Rames pritet Goren me buqeta me lule dhe me aheng Kallashnikovi.
Keni goje ju te flisni per Kurtin?
Kurti është në të drejten e vet, pavarsisht se Usa dhe Be nuk e duan, Rama duhet ta mbeshtese, ai ka popullin me vete. EU edhte ku**e po ashtu edhe Usa.