Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nuk u rrëmbye vetëm Gerond Meçe, por edhe zyrtari i lartë i AKSHI-t: Priten urdhër-arreste nga SPAK për kupolën e Policisë së Shtetit?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Nuk u rrëmbye vetëm Gerond Meçe, por edhe zyrtari i lartë i AKSHI-t: Priten urdhër-arreste nga SPAK për kupolën e Policisë së Shtetit?
Aktualitet

Nuk u rrëmbye vetëm Gerond Meçe, por edhe zyrtari i lartë i AKSHI-t: Priten urdhër-arreste nga SPAK për kupolën e Policisë së Shtetit?

Published: December 26, 2025
Shpërndaje

Dosja e SPAK për AKSHI-n po merr përmasat më të mëdha, ndërsa zbulohen detaje të rënda.

Vox News mëson se SPAK pritet të lëshojë urdhër-arreste për disa drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

Këta të fundit nuk janë përfshirë vetëm në rrëmbimin e biznesmenit Gerond Meçe, por siç mëson Vox News, edhe në rrëmbimin e ish-zv/drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima.

- Publicitet -

Çfarë ndodhi më 20 gusht të këtij viti?

Daniel Shima u zhduk më 20 gusht të këtij viti, ndërsa një ditë më vonë u kthye në banesë në orët e vona të natës. Policia deklaroi në atë kohë se Daniel Shima u largua me dëshirë, ndërsa ky i fundit deklaroi në mënyrë informale se kishte qenë në Dhërmi.

Zhdukja e Daniel Shima u denoncua nga familjarët pasditen 20 gushtit. Nëna e Shimës është lajmëruar fillimisht nga e dashura e 34-vjeçarit.

E reja i ka treguar nënës së Shimës se rreth orës 13:30, Danieli i ka dërguar një mesazh në telefon, ku i shkruan: “Po më arreston policia”.

Për këtë arsye, e dashura e ish-zv/drejtorit të AKSHI-t fillimisht ka telefonuar policinë dhe, pasi ka mësuar se Danieli nuk rezultonte i arrestuar apo i shoqëruar, ka vënë në dijeni familjarët.

E njëjta skemë pengmarrjeje si e Gerond Meçes

Por Vox News mëson Daniel Shima nuk ishte larguar me dëshirë, por ndaj tij është përdorur e njëjta skemë rrëmbimi si e biznesmenit Gerond Meçe. Ai është marrë peng nga persona të panjohur me veshje policie dhe është dërguar në rrethinat e Elbasanit ku është kërcënuar.

Burime të Vox News thonë se në dijeni të pengmarrjes kanë qenë edhe drejtues të lartë të policisë, ndërsa nuk dihet nëse ata kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në pengmarrjen e Shimës.

Megjithatë, SPAK nga të dhënat që disponon, dyshon se disa drejtues kanë qenë të përfshirë në pengmarrjen e ish-zyrtarit të AKSHI-t.

Për këtë arsye, ditën e sotme, agjentët e BKH-së me urdhër të SPAK, kanë krye kontrolle në banesat e disa drejtuesve të Policisë së Shtetit, ndërsa në orët e ardhshme priten edhe urdhër-arreste.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Pensionisti i Porcelanit says:
    December 26, 2025 at 7:48 pm

    Keto jane ngjarje te rendomta ne nje Republike Kryeministrore, si kjo e Shqiperise, e themeluar ne mesnaten e 21 prillit 2008, nga dy supermenet legjendare shqiptare, Salih Berisha dhe Edwin Rama. Le t’i gezojme perjete!

    Reply
  • Arbeni says:
    December 26, 2025 at 8:27 pm

    Veprime të tilla na kujtojnë veptimet e MAFIES italiane në vitet 1970-1980.Pra mafia shqiptare bashkpunon me policë e politikanë të korruptuar,të cilët për para rrëmbejnë,kërcënojnë dhe vrasin biznesmenë dhe njëri tjetrin.

    Reply
  • Vl says:
    December 26, 2025 at 9:01 pm

    Jo SPAK po perendia vet te zbresi ne toke nuk e pastron dot kete llum qe ka zen shqiperin per keto 35 vjet

    Reply
  • Llaqi says:
    December 26, 2025 at 9:13 pm

    Çi bëre SHQIPËRISË kështu more DITËZIU Edi Rama ???
    Çi bêre POPULLIT SHQIPTAR që të Besoi 4 MANDATE more SHPIRT ZI dhe ZEMËR KATRAN Edi Rama i MAFIES , KRIMIT , HAJDUTËRISË , KORRUPSIONIT dhe NARCO-TRAFFICUT NDËRKOMBËTAR të KOKAINËS që e ke kthyer PORTIN e DURRËSIT dhe të VLORË në SHËRBIM të ORGANIZATAVE MAFIOZE dhe BANDAVE KRIMINALE më të RRËZIKSHME në PLANETIN TOKË ???????????
    PS + PD + LESHELI (LSI) , (PL) = BANDA KRIMINALE , ORGANIZATA MAFIOZE , HAJDUTË , GRABITQARË , SHUSHUNJA GJAK PIRËS FËMIJËSH SHQIPTARË të PËSHTIRË dhe të URRYER

    Reply
  • demo says:
    December 26, 2025 at 9:23 pm

    I Dashur Edi! Hapim grupkapitullin 7.

    Reply
  • Emigrant 97 says:
    December 27, 2025 at 12:36 pm

    Edi Rama po e po, por themelet e ketij korrupsioni i ndertoj faqeziu kriminel Sali serbi www e sa mori pushtet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • A do arrestohet Balluku
  • Trump njofton marrëveshjen “historike” për çarmatimin e Hamasit
  • Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro
  • Këta janë dy shqiptarët që humbën jetën në aksidentin tragjik në Kretë
  • EUROSTAT: Më shumë se gjysma e familjeve shqiptare nuk kanë mundësi financiare për një javë pushime

Komentet e Fundit

  1. K R on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro
  2. Shkoder locja on Konsullatë serbe në Shkodër? Ish-diplomati i bën thirrje medias dhe opinionit publik për reagim të menjëhershëm
  3. Kohë on Konsullatë serbe në Shkodër? Ish-diplomati i bën thirrje medias dhe opinionit publik për reagim të menjëhershëm
  4. Robin Hud on Hetimet për Ballukun, BKH ushtron kontrolle në 4 banesa dhe zyra në Tiranë dhe në Durrës
  5. S.Kasi on Koçeku për konsullatën serbe: S’ka krahasim me Bujanocin, vetëm 54 serbë të vetëdeklaruar janë në Shkodër

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?