Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rrëshqitja e kodrës së Currilave, rrezik për pallatet buzë detit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Rrëshqitja e kodrës së Currilave, rrezik për pallatet buzë detit
AnalizaKronike

Rrëshqitja e kodrës së Currilave, rrezik për pallatet buzë detit

Published: October 11, 2026
Shpërndaje

Nga Gëzim Kabashi

Bashkia ka përgatitur akt-ekspertizën dhe vlerësimin e aftësisë mbajtëse strukturore të një prej ndërtesave të dëmtuara nga rrëshqitjet e dheut, por ndërhyrja pret miratimin nga ministritë e linjës dhe alokimin e fondeve nga qeveria.

Pas katër muajsh me thatësirë dhe temperatura të larta, durrsakët i pritën me kënaqësi reshjet e ditës së premte.

- Publicitet -

Por jo të gjithë kanë të njëjtën ndjesi.

Një grup banorësh në pallatet e rrugës së Currilave, buzë detit, vazhdojnë ta shohin kodrën mbi banesat e tyre si një rrezik të përhershëm shembjeje.

Katër muaj më parë, muri mbrojtës prej betoni u këput nga dherat e ngarkuara me lagështirë, ndërsa pishat u shkulën dhe u mbështetën mbi katin e parë të pallateve.

Specialistët janë të bindur se pallatet janë ngritur në vendin e gabuar dhe se formacionet ranore dhe argjilore e bëjnë mjaft të lehtë rrëshqitjen drejt nivelit zero, pra drejt detit.

Prof. Adem Hyseni e monitoron këtë zonë që nga viti 1974, kur përgatiste studimet për kërkimet e naftës dhe të gazit.

Prof. Hyseni tha për BIRN se shkëmbinjtë e alternuar argjilorë dhe ranorë e filtrojnë në shkallë të ndryshme ujin, çka i shkatërron strukturat dhe i lehtëson rrëshqitjet masive, sidomos në këtë zonë.

“Kjo strukturë është mjaft e rrezikuar, çka konstatohet edhe nga studimet sizmike të viteve ’80 deri në territorin e Kallmit në veri,” shtoi prof. Adem Hyseni. Më tej, ai tha se “nuk e di se cila është shkalla e dëmtimit nga ngarkesa e ndërtimeve pas viteve 2000”.

Kodra e Currilave shtrihet në pjesën veriperëndimore të qytetit të Durrësit, përgjatë bregdetit të Adriatikut, duke formuar një pjesë të vargut kodrinor që vijon drejt Kallmit dhe Porto-Romanos.

Me shpate të pjerrëta që zbresin drejt detit, zona ka qenë tradicionalisht një nga hapësirat më të njohura të pushimit për durrsakët, falë plazheve të vogla, gjelbërimit dhe pishave që dikur mbulonin një pjesë të madhe të kodrës.

Nga pikëpamja gjeologjike, kodra përbëhet kryesisht nga formacione sedimentare të alternuara argjilore dhe ranore, të krijuara gjatë miliona viteve. Këto formacione kanë qëndrueshmëri të ndryshme ndaj ujit dhe erozionit.

Argjilat kanë prirjen të bymehen kur thithin lagështirë dhe të tkurren gjatë periudhave të thata, ndërsa ndërthurja e tyre me shtresat ranore krijon kushte të favorshme për paqëndrueshmërinë e shpateve.

Proceset e erozionit dhe rrëshqitjet e dherave janë fenomene të njohura në këtë segment të bregdetit, të dokumentuara në studime gjeologjike shumë kohë përpara ndërtimeve të dekadave të fundit.

Gjatë tri dekadave të fundit, peizazhi i Currilave ka ndryshuar ndjeshëm. Nga një zonë kryesisht natyrore dhe rekreative, me plazhe të vogla dhe shpate të gjelbëruara, bregdeti është shndërruar gradualisht në një hapësirë të urbanizuar, ku janë ngritur pallate banimi, hotele, restorante dhe lokale shërbimi..

Rrëshqitjet e dheut në Kodrën e Currilave janë një fenomen i përsëritur prej më shumë se një dekade, duke rrezikuar rrugën bregdetare, bizneset dhe pallatet e ndërtuara rrëzë shpatit.

Në vitin 2014, Ministria e Mjedisit ndërmori një projekt rehabilitimi, që përfshinte vendosjen e rrjetave mbrojtëse, gjelbërimin dhe ndërtimin e infrastrukturës rekreative, po ai nuk rezultoi i suksesshëm.

Neritan Vila, një nga familjarët e pallatit të dëmtuar, tha për BIRN se fillimisht prania e inspektorëve të bashkisë dhe të emergjencave civile ishte më e dukshme.

Për shkak të rrezikut të dukshëm, bashkia ofroi si zgjidhje strehimin e përkohshëm në mjediset e shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme.

Banorët gjetën zgjidhje individuale dhe u rikthyen shumë shpejt në apartamentet e tyre, ashtu siç u kthyen edhe një pjesë e banorëve që jetojnë jashtë vendit.

Sipas tij, në pallatin më të rrezikuar, me 40 apartamente, banojnë gjatë gjithë vitit vetëm 15-16 familje, por disa prej tyre kanë blerë 2-3 apartamente për familjarët e tjerë, pasi ndërtesa ndodhet buzë detit, në një nga vendet më të bukura të qytetit.

Por pas rrëshqitjeve të pranverës, e vetmja gjë me vlerë duket të jetë një projekt i ndërhyrjeve përforcuese në shpatin kodrinor, pa marrë përsipër investimin për rikthimin e normalitetit në zonë.

Bashkia, në përgjigjen e kërkesës së BIRN, tha se bashkë me studimin inxhinierik-sizmologjik është përgatitur edhe akt-ekspertiza e vlerësimit të aftësisë mbajtëse strukturore të ndërtesës ekzistuese.

Të gjitha dokumentet u janë dërguar institucioneve përkatëse në Ministrinë e Bujqësisë, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Emergjencat Civile.

Bashkia u ka kërkuar këtyre institucioneve të parashikojnë edhe investimin përkatës për rikthimin e normalitetit.

Prof. gjeolog Adem Hyseni nuk është optimist. Ai sjell rastin e një bunkeri të ndërtuar mbi kreshtën e kodrës në vitin 1982.

“Ai bunker rrëshqiti 40 vjet më vonë nga lartësia 96 metra dhe, për shkak të një pengese, fatmirësisht mbeti në gjysmën e lartësisë së kodrës, se kush e di se sa dëme do të kishte sjellë,” shpjegoi prof. Adem Hyseni.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Andreas says:
    October 11, 2026 at 5:25 pm

    Nuk ndertohet ne toke argjile…

    Reply
  • demo says:
    October 11, 2026 at 5:53 pm

    Mu ne koket ishalla.U shembshin kullat e MAFIAS me gjithe kullat e Alhabarit
    Aq mbante ajo koder.vetem Vilen e Zogut,,Te babeziturit rreckamaner e ngarjkuan dinga me kulla si mushken e baba Cenos,.Hani mut nashi.I gjithe Durrsi do perfundoje ne det.
    O durrsake!Vlash Ramen e hodhet ne shatervan,,Edi Ramen duhet ta hjidhni ne det,qe te shpetoje Durrsi.

    Reply
  • Dursakja says:
    October 12, 2026 at 4:19 am

    Kështu është kur ka pusht_etarë
    por nuk ka shtet.

    Reply
    • Realisti says:
      October 12, 2026 at 9:55 am

      Te qifshin pushtetaret ty dhe demon bashke. Po pse moj debile femer Kryeministri u tha te ndertonit aty? Po mos tu linin te ndertonit aty do thoshit nuk na le Kryeministri te ndertojme. Ajo koder ka filluar te ndertohet qe ne vitet 90, perse nuk folet atehere, apo ta qinte familjen baba Sali? Faji eshte juaji qe nepermjet falsifikimeve te dokumentave dhe korruptimin te inxhiniereve te ndertimit te cilat i kane hedhur firmat ne letra pa hesap keni dashur dhe pranuar te ndertohet aty. Keshtu eshte bere dhe me ndertimet shumekateshe ne vijen e pare bregdetare. Se ishte budalla Enveri qe nuk ngriti pallate shumekateshe aty. Kur nuk ju vjen per shtat thoni eshte faji i shtetit. Kjo eshte pergjigja e natyres per te gjitha shkerdhatlleqet qe keni bere me qellim pasurimin e menjehershem.

      Reply
  • Ardo says:
    October 12, 2026 at 9:18 pm

    Nuk ju tha k/ min te ndertonin, por k/ min me strukturat perkatese duhet ti ndalonte keto ndertime. Tani asgje nuk ka vlere. Do Zoti nuk shemben.

    Reply
    • Shkodrani says:
      October 13, 2026 at 6:17 pm

      Është e vërtetë që filluan të ndërtohen në vitet 90 dhe edhe gomari e din që aty nuk ndërtohet. Po ashtu edhe blerësit këtë duhet ta kishin parë dhe nuk ka nevojë për ndonjë studim gjeologjik sepse shihet me sy të lirë që mund të rrëshqasë dhe të të marrë me vete. Në të paktën 3000 vjet Durrës, aty nuk është ndërtuar. Nga ana tjetër, me sa di unë ndërtimet nuk u ndalën as mbasi Saliu iku nga pushteti.

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 17 nëntor 2026
  • Shenja në qafë, plagë në shpatull dhe fytyrë, BBC publikon ekspertizën private: E mbytën nga pas, Epstein nuk kreu vetëvrasje
  • “Siguroni ujë, ushqim dhe ilaçe për 72 orë”! Pse ky urdhër, për çfarë duhet të jemi të përgatitur
  • Ndërron jetë papritur vëllai i ish-deputetit
  • E RËNDË: Përplaset me fadromën në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën kreu i Antikrimit të Vlorës

Komentet e Fundit

  1. K R on Kryeministri i Shqipërisë bën batuta në Bruksel me gangstera rusë dhe lodra kineze
  2. Dashnor Osmani on Peshku në det, tigani në zjarr
  3. Privilegjet e kastës–Pabarazia–E vërteta on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  4. Une, uje,uje on Kryeministri i Shqipërisë bën batuta në Bruksel me gangstera rusë dhe lodra kineze
  5. Cesma pa uje on VIDEO: Fotografimi më i saktë i mjerimit tonë politik

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?