Nga Artan Xh.Duka
Botuar në DITA
As tek SPAK e as nё shesh
Vetё Rama e quajti gabim “rreshtimin” tek dera e GJKKO nё mbёshtetje tё Kryebashkiakut tё Tiranёs teksa bёri edhe thirrje tё mos pёrsёritej mё. Ironikisht, kёtё ai e tha nё njё tjetёr “rreshtore”, kёsaj rradhe tek sheshi qёndror i Tiranёs qё nё vetvete nuk duhet tё pёrsёritet mё!
“Rreshtime” tё kёsaj natyre janё farsa e fasada nё nёpёrkёmbje flagrante tё dinjitetit qytetar e punonjёsit shtetёror, njё trashёgimi e tranzicionit problematik politik tё nisur nga Berisha e pasuar nga Rama qё qё duhet lёnё pas sepse stonojnё nё demokraci e pёr njё vёnd tek dera e BE.
Kjo politikё qё nxjerr nё shesh me hir e pa hir nёpunёsin, nxёnёsin, tё pashpresin, ndajnё bulevarde, sheshe e rrugё nё kuadrate si parakalimet dikur, fusin nё greva urie, i shtyn e i lё pastaj qytetarёt fillikat para skafandrave tё policisё etj, veҫ ushqejnё egon politike nё karshillёk flagrant tё dinjitetit qytetar.
Ky protagonizёm i unit politik qё ndjehet i madh me turmёn poshtё, qё u anatemua nё rastin e monizmit por u huazua keqazi prej tij sot nё demokraci, kjo sindromё e liderit suprem, kultit, mitit tё pagabueshёm, tё pakonkurrueshёm, tё paprekshёm etj, ёshtё “kodi” qё shpjegon gjithё trashёgiminё e papёlqyer tё tranzicionit politik qё na ka marrё peng gjatё. Politika ka nevojё pёr pёrulёsi dhe modesti dhe Rama duhet tё dёshmojё se ёshtё ndryshe nga Berisha duke e respektuar qytetarin realisht por “rreshtorja” nё shesh flet ndryshe.
Fletёrrufetё antiSPAK
Ҫёshtja e kryebashkiakut tё Tiranёs ekspozoi mё tej hipokrizinё e politikёs ndaj shtetit ligjor e drejtёsisё. Koha do tё tregojё shpejt se kush gaboi me kёtё rast por PS e Rama nuk duhet tё befasonin por tё vijonin me qasjen sikundёr kanё bёrё deri mё tani ndaj drejtёsisё.
PS nuk e ka pёr herё tё parё e me siguri nuk do tё jetё hera e fundit qё SPAK i troket nё derё. Me tё drejtё apo pa tё drejtё, pavarёsisht emrave e funksioneve politike, vёrtetёsinё e dosjeve nuk e pёrcakton as populizmi i shesheve, as media asnjёanёse apo gёrmuese klienteliste me titujt bombastik, as “rreshtoret” e retorikat nё sheshe e eter e atyre qё bёjnё konen pёr pikё politike apo ndruhen vetё prej SPAK etj por vendimi i gjykatave. Ato mesazhe e thirrje pёr mё tej qё Rama i bёri nё shesh mund t’i artikulonte edhe nё Kuvёnd, gazetё, podkaste, debate nё TV, Feisbuk etj. “Fletёrrufetё” nё shesh stonojnё e qytetari nuk i ka borxh askujt, sado “legjendar”, t’a tororisё e pёrdorё si dekor pёr arsyetimin e tij. SPAK ka kohё qё hap dosje dhe qasja ndaj tij duhet tё jetё e njёjta nё vijimёsi. Kryeministri nuk ka pёrse tё ndjekё zig-zagun e Berishёs “kёrcen prifti nga belaja” nё qёndrimin ndaj SPAK ndryshe njerёzit do mendojnё se paska edhe ai “mizёn nёn kёsulё”!
Njё kryebashkiak punёtor e gojёtar qё i ka bёrё punёt e mira ditёt pёr diell ёshtё i zoti i vetes t’ia dalё edhe kur drejtёsia humbet fillin e saj. Nuk ka nevojё as pёr kore pas, gojёtari sheshesh e studiosh televizive e rreshtore populiste. Nёse drejtёsia merr kot, ajo jo vetёm ia rrit vlerёn politike individit pёrballё por dhe vet-pastrohet sepse vet-ekspozohen tё paaftёt e ata qё bёjnё duvanё e politikёs atje.
PS e Edi Rama, si mё tё “rriturit” qё pretendojnё se janё nё politikё duhet tё japin shёmbullin nё qёndrimin ndaj drejtёsisё. Por, ndonse grumbullimet para SPAK e sheshe bien ndesh me qёndrimin e deritanishёm tё PS ndaj institucioneve tё drejtёsisё, sёrisht mё shumё se gabimi peshon reflektimi pas tij.
SPAK nuk ёshtё Inteligjencё Artificiale qё jetё i imunizuar nga gabimi apo shpёrdorimi me pushtetin dhe nёse gabohet, reagimi duhet tё jetё njёlloj pavarёsisht se ai qё intimidohet padrejtёsisht ёshtё “peco” i politikёs apo qytetar i thjeshtё. Burgu, hetimi e izolimi pa gjyq, pёrveҫse rasteve me rrezikshmёri tё lartё pёr sigurinё e jetёs si qasje nё perёndim, nuk shkon dhe SPAK nuk e ka pёr herё tё parё. Duke filluar nga drejtuesit e opozitёs, ish ministra, qytetarё tё thjeshtё etj ndaj nёse duhet ngritur zёri, duhej ngritur qё nё fillim e pёr tё gjithё pa dallim. Ndryshe, pёrpara ligjit, vёmёndjes politike apo bujёs mediatike, nuk jemi tё gjithё njёlloj.
Peshorja e dёmeve
Politikanёt e marrin tё mirёqёnё faktin se janё mbi tjerё. Pasurohen me ligje, kujdesen pёr mirёqёnien e shёndetin e vetes dhe tё preferuarve nё kurriz tё taksapaguesit, hartojnё strategji, kryejnё reforma e marrin medalje nga bota nё kurriz tё qytetarit, emёrojnё mbi baza nepotike apo “rekomandime” brёnda llojit qё pohohen deri haptazi pёr tё shfajёsuar tё tjerё etj. Ndaj edhe kur politikanёt flasin pёr dёme qё SPAK u bёn me hetimet, me apo pa hak, ndaj jetёs familjare, karrierёs politike etj, tё mendojnё edhe dёmet qё i kanё shkaktuar qytetarёve prej vitit 90.
“Peshorja” e dёmit anon nga ana e politikёs qё nё dekada me ligj ka krijuar padrejtёsi e pabarazi tё pashёmbullt nё shoqёri me pasoja tek kohezioni shoqёror e polarizimi klasor, shpresa e besimi tek e ardhmja me emigrimin si fatalitet etj.
U bёnё dekada qё pronari historik nuk gёzon pronёn e tij duke ikur pa lёnё gjё pёr fёmijёt pas, qё familjet janё nё pёshtjellim pёr shkak tё emigrimit masiv me vetminё pas, mijra familje dolёn tё pastreha pas rikthimit tё banesave pronarёve nё vitet 90 ndonse kontribuan njёlloj nё monizёm si tё gjithё qё privatizuan hyrje, mijra pensionistё nuk marrin bonus elektriku sepse jetojnё tek fёmija, u dhanё dyqane e magazina, mjete, troje etj pasuri publike sipas llogarive politike e zgjedhore tё ditёs etj. Ndaj kur vjen puna tek respektimi i dinjitetit qytetar, shёnjtёria e familjes, vlerёsimi i punёs etj, “dёmi” prej SPAK ёshtё i fundit qё duhet tё tregohet me gisht, aq mё tepёr nga politika e mbrapshtё qё ёshtё edhe arsyeja kryesore qё SPAK erdhi nё jetё.
Laj-thaj me ta!
Berisha e PD kanё degraduar aty ku janё sepse bёnё plot gjёma e nuk reflektuan kurrё e Ramёs i leverdis kjo gjё se kёshtu “shkёlqen” mё shumё. Por, duke e lidhur fatin e tij me Berishёn, duke ngjitur “bukёn e thyer” e bashkёpunuar me non-gratёn disa herё nё miratime ligjesh problematike nё Kuvёnd, ai po rrezikon tё njёsohet e ikё bashkё me tё.
Tё dy, Rama e Berisha, nuk e kanё fjalёn “ik” nё fjalor duke qёnё nё refuzim flagrant tё sё pashmangshmes e humbur shansin e ikjes qё bёn histori. Tё dy ngulmojnё paafat, njёri pёr tё “trumpёzuar” jetёn e politikёn pakthim e tjetri pёr tё na zёnё njё qoshe nё Bruksel.
Por Rama e Berisha nuk ranё nga qielli qё tё ndruhemi se nuk ka jetё mё pas. “Bastet” personale pёr ndёrtimin e shtetit ligjor, hyrjen nё BE etj nuk i interesojnё qytetarit shqiptar qё i kanё mbetur nё derё tё njёjtat fytyra prej dekadash. Fati i njё shoqёrie ёshtё mё i rёndёsishёm se fati i njё karriere, ambicje apo egoje nё politikё. E nёse Berisha ka kohё qё e ka humbur fillin e mbetur fillikat, Rama ka ende mundёsinё tё mos “ҫiftёzohet” mё me tё duke rivalizuar ndёrkohё partitё e reja se edhe koha punon pёr to.
Autogoli sё fundi me SPAK zhgёnjeu jo pak dhe thirrja politike “larg duart nga zgjedhjet” ndaj SPAK e rreshtoret shesheve e etereve, ngrenё pikpyetje plot nёse janё emocione tё ҫastit apo qёndrim i mёkuar e fshehur gjatё. Reagimi me dy standarte ndaj SPAK nuk dёshmon dinjitet e ngre hamёndje plot pёr politikёn nё vёnd. U bё kohё qё nё karshillёk flagrant ndaj dinjitetit qytetar, vota e pushteti merren tё mirёqёnё por falё SPAK e zёnkave si qёntё nё kasaphanё, politika e tranzicionit po del zbuluar dhe jo vetёm para syve tё SPAK. Tashmё edhe vota po trёmb po aq sa edhe SPAK!
22.02.25
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
jane te pandreqshem por jane kaluar se kane bere ligjin zgjedhor te tille qe vet-emerohen deputete, pa ligj mazhoritar ky avaz do jete. Ai prokurori mbase motivohet politikisht por nuk ka rendesi kush e pse por nese faktet qendrojne se keta te gjithe sillen tamam sikur kane mizen nen kesule, bejne dhe martirin, nese ne rregull, te rriten vlerat pas hetimit, por dhe keshtu, gardh media-politika ndaj Spak!!!, mban era kjo pune, u be kjo pune me ngrohe me ftohe dhe e duan Spak kur merret me tjetrin e turfullojne kur u vjen tek dera, pastaj ky prokurori nuk erdhi dje, apo I shohin CV e deftesen e notave kur u hap dosje, e sa per sigurimsa, Veliaj te laje gojen se shumica ishin patriote e zinin agjentet grek e serb qe sot I kane shpallur heronj te demokracisë e jane te ish persekutuar nderkohe Rama e Berisha poshterojne LANCL e punen e prinderve tane. shpresa sot eshte Spak fakti se me ne fund korbi korbit po ia ..nxjerr syte e po I numerojne e bejne inventarin e abuzimeve njeri tjetrit.
Pergezime per kete shkrim te balancuar. Është e veshtire ne kohe stuhish propagandistike qe te ruash gjykimin e ekuilibruar e të analizosh faktet te pandikyara nga politika.
Fl,nd z.Duka qe mendon per Pronarin Historik,,Nje Fakir i vrare ne 44,i rrahur ne 45 i cpronesuar e i vjedhur e neperkembur gjithe jeten,dhe i egzekutuar perfundimisht nga bisha Tropojes ne 1992 me ligjin 7501 dhe Ligjin Malok Toke e Xanun.
Tani beji shurren baces!
Berisha ka shancin e fundit me këto zgjedhje, sepse është 80 vjeç, por pa u larguar Berisha nga skena politike nuk mund të largohet Rama, sepse do të ndodhë si në 2005 kur thonit që Berisha ka ndryshuar dhe e patë se çfarë bëri. Ardhja në fuqi e Berishës për herë të tretë do të jetë katastrofë për Shqipërinë, prandaj lërini mënjanë teorizimet dhe dënojeni me votë që të largohet. Mbasi të largohet Berisha, atëhere kërkoni largimin e Ramës, përndryshe historia do t’ju dënojë ju analistë që për arsyet që i dini vetëm ju, kërkoni që të çoriontoni votuesit në prag zgjedhjesh. Asnjë votë Berishës, në se e doni Shqipërinë!
Nuk i heq dhe nuk i shtoj dot asgjë shkrimit të Dukës , vetëm se i dërgoj mirënjohjen dhe falënderimin tim të thellë !
Personalisht, veç kritikave ndaj politikaneve tanë maskarenj , unë kam thënë dhe po e them edhe këtu – vetëm një popull i dobet nxjerrë në krye dhe i mban në krye deri sa vdesin , njerëz ordinerë , demagogë , horra , alabakë , hajdutë .
Arrestimi i kryebashkiakut kastravec – e quaj kështu se s’më pëlqen reagimi i tij ( i votuar me 400 a 500 mijë vota , a ku ta di unë me sa , se kjo nuk e imunizon ) , nxori lakuriq hipokrizinë e politikanëve tanë ordinerë .
Po ata dihet se ç’plehëra janë . Mua më shqeteson qëndrimi reaksionar I shoqërisë sonë ( jo në kuptimin politik ) . Deri dje kerkonim daljen para gjyqit të kësaj klase politike , sot kërkohet u kunderta, barazojnë SPAKUN me gestapon e sigurimin e djeshëm . Që SPAKU të mos kthehet në hanxhar thotë njëri , vigjilenti …!
Pęr të na shpëtuar , është pak të jetë hanxhar , duhet të jetë gijotinë !
SPAK , presion të madh po të bëjnë , mos u gjunjëzo , ke popullin me vete .
Përpara SPAK !
Kryebashkiaku i Tiranes Erion Veliaj, i zgjedhur me votat e popullit, nuk duhej te arrestohej pa kryer nje veper te rende flagrante penale, por te gjykohej i lire, me detyrim paraqitjeje. Keshtu sic u veprua me kete perfaqesues te popullit, ne prag te zgjedhjeve per Kuvendin e Shqiperise, merr ngjyrim, forme dhe permbajtje te nje “Grushti Shteti” te SPAK-ut dhe GJKKO, jo vetem kunder kryetarit te Bashkise se kryeqytetit te Shqiperise, por kunder kryetarit te Partise Socialiste dhe Kryeministrit te Shqiperise, Zotit Edi Rama. Demonstruesit perpara SPAK-ut shkuan ne mungese te reagimit te Gjykates Kushtetuese dhe Presidentit te Republikes qe po flene gjume.
Patem nje shprese SPAK dhe Demokracia! Genjejme mendjen! Le ta jetoje Saliu lumturine e tij! E kane bere te gjithe ata qe nuk duan Shqiperine! Ndashta edhe Saliu nuk e do Shqiperine Shqiperi por nje cope Greqi nnje cope maqedoni dhe nje pjese Serbi ku ai te jete mekembesi i tyre! ka mundesi qe Saliu ka te drejte ky popull nuk Meriton me shume vetem te jete mercenary dhe sherbetor!
Gazetaret analiste ne rastin e Veliajt i ndaj ne tre kategori..1-Ne te ekulibruarit..2-Ne Pro Veliajt dhe 3 -Ne anti Veliajt,,,Me cfare lexova ky artikull-shkrues ben pjese te grupi i trete biles te ekstremi….Pse ?……Nuk kam ndegjuar deri tani asnje Pro Veliajt qe te jete kunder arrestimit te tij..por te gjithe keto pretendojne se Raporti i shkalles fajit te E.V te paraqitura deri me sot me MASEN EKSTREME TE ARRESTIMIT..perben nje GRUSHT SHTETI jo nga ushtarake por nga prokurore & gjyqtare nga JUNTA E SPAKUT sidomos ne prag te votimeve….Aq me shume kur midis Dados dhe E.V. eshte nje konfikt INTERESI qe ne asnje vend te botes nuk ndodh nje gje e tille…Rrjeshtorja e Rames qe thote turpshem ky A.XH.D-ja nuk ka te beje shume me shkelje ligji por nje PERPELITJE E RAMES qe ka kuptuar dhe Hilene e Donald Luse dhe Juri KImes Bidenit…Ka kuptuar qe Snajperisti LaCivita qelloi saktesisht me Pushken e Spakut dhe Dylbite e Argita Sal Brishes..
.Konkluzion…Nuk kam asnje emocjon apo lidhje me arrestimin NAZISKIN te Veliajt..por nese Usaliu i Marikes qe ka bere krime & tradheti 10000 here me shume se Veliaj jo vetem eshte jashte burgu por po shurron Shqiperine me Hallatet e Belerit… qe eshte nje terrorist i Vorio Epirit qe per turpin e Amerikes dhe Europes eshte bere eurodeputet..PIRATI BEHET PAPE…neveri per artikullshkruesin !!
O Artan di gje per 21 Janarin dhe Bruxelin?
OArtan di gje per Gerdecin? Kur Jalla?
Ti sikur vjen nga nje bote larg familjeve shqiptare?
Finally krahason fajin e karaxhicit jashte
Dhe te Erjonit brenda?
Hyre ne taban o presh!
Krimet e Sali banditit kanë një shtrirje kohore 35 vjeçare , SPAKU ka lindur von .
Që nuk u dënuan këto krime fajin e ka politika , fajin në radhë të parë e ka partia e vdekur socialiste që lindi e vdekur dhe mbeti e vdekur , në fillim me në krye mëndjelehtin e papęrgjegjshëm Nano dhe tani me në krye fashistin megalloman, Rama . Kjo s’ka nevojë të vęrtetohet , kjo është një aksiomë dhe unë s’dua të merrem me këtë .
Dhe mbi të gjitha , fajin e ka populli ynë dele !
Me “habit” fakti qe ky shkrim eshte lejuar te publikohet tek Dita. E them me keqardhje kete per nje gazete qe ka dhene shum prova se eshte ne krah te Shqiptarve dhe Shqiperise!
Ka disa kohe qe tek Dita, ne mbrojtje te kryebashkiakut te Tiranes, sulmohet SPAK me Sllogane paramilitare. A thua se SPAK eshte nje strukture Aliene apo nje strukture e nje vendi Armik, e Instaluar ne Shqiperi?!!
SPAK eshte nje Element Kushtetues i Sistemit te Drejtersise Shqiptare, i Shtetit Shqiptar.
U krijua/riorganizua ne kete Forme per te Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i cili kishte dale jashte Kontrollit, deri ne ate mase sa eshte percaktuar si Kercenimi Kryesor per Sigurine Kombetare, Kercenim Egzistencial.
Pa shum teori; te gjithe Shqiptaret e kane ndier ne kurriz efektin e korrupsionit, aq sa edhe sot, 35 vite pas renies se komunizmit, duan te “Arratisen perseri nga ky vend, e leri me te tjerat, kur Kontrolli i Lart i shtetit raporton mbi baza vjetore se Demet nga Korrupsioni i shtetarve nga Viti 2005 deri ne 2023 jane 1-1.2 miliard per cdo vit(Pra 20 deri ne 30 miliard dollar vjedhje).
Dhe gjith keto leke te vjedhura nga xhepet/ buxheti i varfer i shqiptarve ka dhjamosur nje kaste te caktuar Palaçosh, te cilet sapo Preken nga SPAK Mobilizojne “ushtrite” e tyre, qe jane Ushqyer me keto para Korrupsioni, kudo ku jane; Ne kontraktor te puneve shteterore, Media perfituese Reklamash e “projektesh!”, tragtar qe shmangin taksat….
Pra te gjith ata qe kan ngjyer duar me djersen e Shqiptarve, pushtetar e Ish Pushtetar, jane ber bashk kunder SPAK.
Do ta shkrij thot “Ishi” plak, kryetar i opozites qe kerkon te vij ne pushtet, do ta drejtoj thote “ështi”.
SPAK, deri tani, e ke permbushur detyren se pse u krijua ne nje Fakt te thjesht se: Ata qe jane te dyshuarit Kryesor per Korrupsion, i Ka bere Bashke.
Pra kundershtaret e thekur te njeri tjetrit, jane ber bashke ta shkaterrojne nje Strukture Kushtetuese qe sapo kafilluar te ket Sukses.
Dhe kjo na jep nje Shprese te madhe.
Ky A Xh. Duka tregon se paku ca dinjitet e nuk peshtyn mbi ate SPAK te cilin e ka ngritur aq lart se bashku me kopene mediatike te paguar nga Pushteti gjithe keto kohe …sepse e ka te qarte se te peshtyje perpjete i bie ne surrat!
po kur qaraviten se I arrestojne ne fushate zgjedhore, jemi shkurt, c’ne fushate?, fillojne fushaten 3 vjet para, kush I paguan, mire thoshte nje analist, edhe nje kiosks ka kase tatimore, partite parate lume. sa per arrestin, mire do ishte detyrim paraqitjeje, konfiskim pasaporte, hetim ne liri, edhe Meta ne liri, se kane prova pa I rrasen brenda. po prishen prova apo kercenojne e blejne deshmitaret, te rendohet akuza… ta hane dyfish, ne fund jo burg me sherbim prove por tamam e mbi te gjitha konfiskim deri tek corapet e luge e pirun,
para e vila e troje po e po se kjo eshte drejtesi qe qeteson nje shoqeri te traumatizuar nga keta palaco politikane
Nuk kam ndegjuar deri tani asnje Pro Veliajt qe te jete kunder arrestimit te tij..por te gjithe keto pretendojne :
1…… Raporti i shkalles fajit te E.V te paraqitura deri me sot me MASEN EKSTREME TE ARRESTIMIT..perben nje GRUSHT SHTETI jo nga ushtarake por nga prokurore & gjyqtare nga JUNTA E SPAKUT sidomos ne prag te votimeve….
2…….Aq me shume kur midis Dados dhe E.V. eshte nje konfikt INTERESI qe ne asnje vend te botes nuk ndodh nje gje e tille…
3…. nese Usaliu i LaCites Marikes qe ka bere krime & tradheti 10000 here me shume se Veliaj jo vetem eshte jashte burgu por po shurron Shqiperine me Hallatet e Belerit…nga Athina…..cfare duhet te mendojme eshte teper e thjeshte….
.
Ate qe bene ca usa-tallare me Azem Hajdarin duke vrare nga mbrapa protestuesit ne prill 1992 per te rrezuar te MAJTEN E KUQE GJASME….jane po ata regjizore qe po vrasin mediatikisht Erion Veline me kallashin e Spakut…
EJ MILET
MOS NA CAJ TRAPIN
VETE E KE FAJIN
NDAJE HESSPIN
VETE E VURE
KRIMIN NE FRON
SAL E RAMUSH
SI I DURON
NE STA MBAN BYTHA
TI DALESH ZOT
VETES VATANIT
MBYLLE KAMAREN
TI BREZ IDIOT
Larg duart nga SPAK-u dhe GJKKO
08:45 | 27/02/2025
GAZETA SOT
Nga Hajro Limaj
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datën 23 Shkurt 2025 publikoi një raport në lidhje me hetimet e zhvilluara gjatë vitit 2024. Në bilancin e publikuar nga SPAK-u rezulton se për vitin 2024 janë proceduar 629 persona për korrupsion dhe krimin e organizuar. Nga ky numër 236 persona (37.5%) janë hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg”; 246 persona (39.1%) janë hetuar në gjendje të lirë, ndërsa 147 persona (23.4%) janë hetuar me masa të tjera sigurimi.
Me këto argumenta kohore dhe shifrore SPAK-u i përgjigjet kryeministrit Rama, i cili kohët e fundit , veçanërisht mbas paraburgimit të Erion Veliajt, kryetarit të bashkisë , kërcënon publikisht institucionet e pa varura të pushtetit të drejtësisë, veçanërisht dy institucionet kryesore të saj : SPAK dhe GJKKO për sasinë e paraburgimeve që ka bërë.
Por,sipas raportit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në vitin 2024 numri total i personave në paraburgim është 2791, nga të cilët vetëm 270 persona ose 9.7% janë nën hetimin e SPAK-ut. Këto statistika nga SPAK hedhin poshtë deklarimet me nervozizëm të kryeministrit Rama se “ paraburgimi është kthyer në normë dhe nuk do të lejojmë që të “kyçet brenda pa gjyq kushdo qoftë”.
SPAK-u na solli epokën e paprekshmërisë së personaliteteve shtetërore, qeveritare dhe politike, duke kryer hetime dhe dënime të guximshme kundër zyrtarëve të lartë. Krahas tyre SPAK ka goditur edhe grupe kriminale të përfshira në trafiqe ndërkombëtare të drogës, pastrimin e parave, organizatave kriminale, si asnjë herë më parë.
Dumani deklaroi se vlera e aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara në total për vitin 2024 ka arritur në 59 milionë euro. Arritja e këtyre rezultateve tepër madhore të 20 prokurorëve të SPAK-ut me nw krye zotin Dumani vërtetoi domosdoshmërinë e kërkesave të Kushtetutës në ndarjen dhe pavarësinë e pushteteve ,mungesa e së cilës e kishte kthyer shtetin në pronë të kryetarëve të qeverisë dhe vendi u kthye në shembullin më negativw në rajon dhe në Europë për krimin e organizuar dhe korrupsionin drastik duke varfëruar tërësinë popullore dhe krijimin e njw monopoli të oligarkëve financiar dhe politik.
Kur ish kryeministri Berisha , i akuzuar për këto veprimtari familjarisht dhe në pritje të seancave të vonuara gjyqësore bërtet se me riardhjen në pushtet do ta shkrijë SPAK-un , kryeministri Rama ka ndërmarrë një agresion mediatik dhe televizivë ndaj paraburgosjes pa gjyq dhe se do të veprojë ndaj këtyre vendimeve, duke u bërë shtojcë e Berishës.
Qëndrimet e tij krejtësisht në mbrojtje të zinxhirit tw tw akuzuarve ministra,deputetë, kryetarë të bashkive, tw drejtorëve të pa fund janë anti ligjore dhe antikushtetuese. Ne ligjërisht nuk jemi parti-shtet, por shtet demokratik,ligjor dhe laik me tre pushtete tw ndara.Rrogën e prokurorëve dhe gjykatwsve nuk ua jep zoti Rama nga xhepi i tij , por nga taksat e popullit , i cili po e vuan kaq shumë këtë babëzi korrupsioni e vjedhjeje.
Kush ka shkelur ligjin me çdo kusht duhet të dënohet dhe ti konfiskohet cdo lloj pasurie. Këtë kërkon shteti ligjor. Edhe për paraburgimet që është alarmuar zoti Rama ka arsye të forta që duhen bërë, sepse nëpërmjet paraburgimit shmanget dëmtimi dhe prishja e fakteve, shmanget presioni dhe dhunimi i dëshmitarëve për të mos treguar të vërtetën, shmanget arratisja siç u arratis zv/kryeministri Arben Ahmetaj dhe shmanget ndonjë veprimtari kriminale. Në mbështetje të hetimeve të dokumentuara dhe të rrezikshmërive të mësipërme gjykatësi vendos paraburgimin.
Frikë nga prokuroria dhe gjykata kanë të korruptuarit, kriminelët me pushtet dhe pa pushtet,ndërsa të pastërtit ecin pa frikw dhe nuk pushtojnë televizorët,gazetat e paguara prej tyre , grupet parlamentare, Kuvendin ,të cilat në fakt e denoncojnë mw shumw vetveten. Prandaj përsëri BE sot tha larg duart nga SPAK-u, të cilën para disa ditësh e tha edhe DASH-i. Larg u thotë i gjithë populli i ndershëm, sepse SPAK-u sot është i vetmi institucion qe po i jep shpresë shqiptarëve,sepse Shqipëria nuk është vend i varfër, por krejtwsisht i VJEDHUR
Artan!
Si gjithmone shkruan me saktesi e drejte si e mbi te gjitha , jep edhe zgjidhje.
Por, mos harro:
Populli yne , kaq I drobitur, I pa shprese, I varfer , I stervuajtur , s’po ngrihet dot te shkule nga qafa keto shushunja qe I kane pire e po I pijne gjakun keto 30 e ca vite.
Shushunja e pare “demokratike” I ka hyre deri ne pal e, per pak I shkon ne try.
Pa u shkulur kjo e keqe, trupi nuk sherohet.
Me shkuljen e fares se keqe qe, shkaterroi cdo gje pozitive ne vend dhe nxori nga shinat jeten normale te nje populli fisnik ,sapo mori pushtetin ne vitet 90 , te gjitha shushunjat e tjera , bien vete populli e ka ne dore , ne 11 maj, te shpetoje nga shushunja plak
Respekte per ju, zoti Artan!
Vazhdon I , si gjithmone t’i sherbeni te vertetes e drejtesise me shkrimet tuaja
o hajro limaj (drejtori i sigurise kombetare gjasme)
Nese ka nje gafe kozmike antishqiptare qe beni eshte fakti qe anashkaloni realitetin ku sot Berisha po fshin menderen jo vetem me Spakun por dhe me Non Graten e Bidenit,,,Me ndryshe boll me kapsolla Berishes dhe Bomba per Ramen…Ne se Spaku do ndiqte nje standart per Saliun ashtu si beri me Veliun duhej qe ish Bossi juaj Berishe i Stambollit duhej te ishte ne burg te perjetshem dhe jo te beje aleance me Belerin kete terrorist te toleruar nga miqte tane perendimore te Leshit..pra o sigurimsi i kombit….Terrorist Beleri eshte ceshtje kombetare kurse Spaku merret me probleme financjare…Te lutem mos fyej postin qe mban si drejtor sigurie..mos fyej intelektin e atyre qe te lexojne se pastaj te mallkojne
Mos e merr me kete Limajn o chp,se eshte i forte, te jep numrin e tel. qe te dalesh tek e tek.Sa tha Bepini,i zgjedhin komisaret.Edhe Doktor Rrumpalla i zgjidhte atashete.