Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rreth 18% e banesave në Shqipëri janë nën 40 metra katrorë, sfidë për familjet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Rreth 18% e banesave në Shqipëri janë nën 40 metra katrorë, sfidë për familjet
EkonomiLajmi i fundit

Rreth 18% e banesave në Shqipëri janë nën 40 metra katrorë, sfidë për familjet

Published: September 18, 2024
Shpërndaje

Sipas të dhënave të fundit nga INSTAT, Shqipëria ka një total prej 726,325 banesa të zakonshme të banuara, të cilat janë të kategorizuara bazuar në sipërfaqen e përdorshme dhe periudhën e ndërtimit. Një aspekt i rëndësishëm që bie në sy është shpërndarja e numrit të banorëve për banesë, që varion nga një banor deri në pesë ose më shumë.

Banesat më të vogla, me sipërfaqe nën 40 metra katrorë, përbëjnë 127,552 njësi, ose 18% e totalit. Në këto banesa, shumica e familjeve janë përbërë nga një deri në dy anëtarë. Sipas të dhënave, 21,243 banesa janë të banuara nga një person i vetëm, ndërsa 38,947 njësi strehimi kanë dy banorë. Dendësia fillon të rritet me familjet me tre dhe katër anëtarë, përkatësisht 26,591 dhe 20,064 banorë në këto kategori.

Sipas statistikave, 156,224 banesa në vend janë të banuara nga pesë ose më shumë persona, duke treguar një dendësi të lartë në këto njësi. Ky fenomen mund të lidhet me faktin se në zonat rurale dhe familjet tradicionale, është e zakonshme që familje të mëdha të jetojnë së bashku në një banesë.

- Publicitet -

Të dhënat tregojnë një ndryshim të madh në përbërjen dhe strukturën e banesave, duke nënvizuar nevojën për përmirësimin e kushteve të strehimit, sidomos për familjet me më shumë anëtarë. Në këtë kontekst, mbështetja institucionale për të siguruar strehim të përshtatshëm për të gjitha familjet është një prioritet që duhet adresuar për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve shqiptarë.

Sipas sociologes Marsida Simo, tendencat e banimit të ilustruara nga këto të dhëna theksojnë nevojën urgjente për politika të reja strehimi. “Përmirësimi i cilësisë së banesave, zgjerimi i hapësirës së përdorshme dhe ndërtimi i banesave të reja të përshtatura për familjet me shumë anëtarë janë disa nga masat që mund të lehtësojnë situatën.

Për më tepër, ndihma për banesat sociale dhe subvencionimi i projekteve për shtresat e ulëta do të ndihmonte në zbutjen e presionit të mbipopullimit dhe do të garantonte një cilësi më të mirë të jetesës për të gjithë qytetarët.:-përfundon ajo./ Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Dursakja says:
    September 18, 2024 at 5:07 pm

    Ja kushtet në të cilat jetojnë një pjesë e mirë e shqiptarëve, kjo është mirëqenia jonë që përflitet
    kaq shumë.
    Si mund të jetë ndryshe kur kryeministri ynë është i kënaqur se asnjë shqiptar nuk vdes për buk.
    Turp kur dëgjohet nga goja e një kryeministri që pretendon të
    futet në Europë. Nuk flas këtu për fajtorët, por më duket i neveritshëm një koncept i tillë në arsyetimin e një kryeministri. Mendoj sikur ai i thotë popullit mbushni barkun me bukë se kjo është demokracia që ju meritoni. Sinqerisht kam ndjerë keqardhje për të, kam menduar të ketë kaq shpirt mjeran kryeministri im artist?

    Reply
  • Edi says:
    September 18, 2024 at 5:40 pm

    Moj durrsake
    Mos do qe rama ti jape vila shqiptareve?

    Reply
  • capi says:
    September 18, 2024 at 11:07 pm

    Nuk shikoj ndonje gje, apartamenteve ne qytetet e medhja perendimore jane te vogla, i quajne “shoebox”. Kryesisht per beqar dhe te dhene pas karieres. Kuptohet jo te pershtatshme per te rritur femijet. Por me rritjen e cmimeve dhe qirave, tendenca eshte per tu bere akoma me te vogla.
    Ka dhe me keq, flitet andej nga Azia (tokio singapor) duken apartemented si varre murale.
    Prandaj mos u qani per cdo gje, fundi fundit pjesa me e madhe e shqiptareve jane pronare te shtepive, dhe nuk duhet te punojne per qiradhenesin ose per bankat te paguajne kredine e shtepive.

    Reply
  • Problemi është tjetërkund! says:
    September 19, 2024 at 4:05 am

    Problemi nuk qëndron këtu, edhe në vëndet më të zhvilluara perëndimore nuk kanë të gjithë shtëpi lluksi. Problemi qëndron në polarizimin e shoqërisë, ku disa kanë disa shtëpi, ndërsa disa të tjerë nuk kanë asnjë. Një shtet është i zhvilluar atëhere kur e ka të ngritur mirëqenjen e të gjithë popullsisë dhe jo vetëm të disave. Mund të kesh “shtëpi prej floriri” por kur del jashtë shkel në bajga dhe ajo shtëpi të kthehet në “ferr”. Kjo është arsyeja që në vendet perëndimore janë me lagje të diferencuara, ku çmimet dhe taksat e shtëpive ndryshojnë në përputhje me zonat. Shqipëria ka shumë gjëra për të rregulluar që të ngrejë mirëqenjen e të gjithëve dhe kjo fillon nga zbatimi i ligjit, si të mos ndërtohet pa leje, të paguhen taksat, veçanërisht nga të pasurit, të ndihmohen të varfërit, të edukohen të rinjtë,etj, të cilat ngrejnë jëtesën e të gjithëve dhe kjo fillon nga politikanët, të cilët janë abuzuesit më të mëdhenj.

    Reply
  • Asd says:
    September 19, 2024 at 2:56 pm

    Te ndihmohen te varferit eshte qendrim populist. Cdo njeri punon per vete dhe per familjen e tij. Disa te “pasur” bejne nga dy pune dhe i kane bere gjithe jeten per te siguruar dicka me shume. Tani u dashkan taksuar qe te vidhen se pari nga qeveritaret (shikoni cfare bejne me fondet) dhe se dyti keto para u dashkan shpenzuar per te “varferit”. Te varferve nuk duhet dhene “peshku” por “grepi”. Vetem te mjereve mund tu jepet strehe dhe ushqim. Te tjeret marsh ne pune.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Tranzicion me Asamble Kombëtare”
  • “Komandant i leshit…” Rama e sulmoi me një mesazh anonim, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  • Eurodeputetja franceze kritikon Macron dhe mbështet protestat në Shqipëri
  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre
  • Mbappe shkruan emrin në librat e rekordeve, francezi barazon Klose dhe gjuetia për Messin vazhdon

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Tranzicion me Asamble Kombëtare”
  2. prehistoriku on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Tranzicion me Asamble Kombëtare”
  3. Vlora 97 on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Tranzicion me Asamble Kombëtare”
  4. K R on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Tranzicion me Asamble Kombëtare”
  5. Detari on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Tranzicion me Asamble Kombëtare”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?