Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Rrethanat kanë ndryshuar”, Vuçiç: Kam qenë për rishkrimin e kufijve, por jo më
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Rrethanat kanë ndryshuar”, Vuçiç: Kam qenë për rishkrimin e kufijve, por jo më
BoteKryesore

“Rrethanat kanë ndryshuar”, Vuçiç: Kam qenë për rishkrimin e kufijve, por jo më

Published: September 14, 2022
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se rishkrimin e kufijve me Kosovën dikur e ka parë si zgjedhje, por shtoi se këtë nuk e mendon më, pasi “rrethanat tani kanë ndryshuar”.

Vuçiç i bëri komentet në një seancë të Kuvendit të Serbisë, ku për të dytën ditë me radhë u diskutua për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

Duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve se cila është zgjidhja e tij për Kosovën, Vuçiç, tha se situata politike ka ndryshuar “jo vetëm me vullnetin tonë, por edhe me vullnetin e fuqive të mëdha”.

- Publicitet -

“Pozicioni nuk mund të jetë i njëjtë para dhe pas vitit 1999, as pas vitit 2008, as pas vitit 2010”, tha Vuçiç duke shtuar se “disa veprime e kanë vështirësuar pozitën e tij”.

“Nuk po fsheh asgjë, kam menduar se demarkacioni i kufirit është zgjidhje. E kam kuptuar se kjo është e pamundur, sepse të gjithë më jeni hedhur në kokë”, tha Vuçiç, pa ofruar më shumë detaje.

Ideja e ndryshimit të kufijve, si zgjidhje e mundshme për mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë, është shpalosur në 2018 nga vetë presidentët e atëhershëm të këtyre dy vendeve, Vuçiç dhe Hashim Thaçi.

Megjithatë, kjo ide ka hasur në reagime për dhe kundër, si në Kosovë e Serbi, ashtu edhe në qarqet ndërkombëtare. Kritikët kanë thënë se ajo do të mund të shkaktonte efekt domino edhe midis vendeve të tjera që kanë çështje të hapura.

Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011. Përkundër dhjetëra marrëveshjeve të arritura, zbatimi i shumë prej tyre ka ngecur. Procesi i negociatave pritet të rezultojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.

Kosova këmbëngul që kjo marrëveshje të përfshijë njohje të ndërsjellë, por Serbia tash për tash refuzon, duke insistuar në një “zgjidhje kompromisi”. Në seancën e së martës të Kuvendit të Serbisë, Vuçiç tha se “Serbia nuk do ta njohë, as drejtpërdrejt, as tërthorazi pavarësinë e njëanshme të Kosovës”.

Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, nëntë vjet pas përfundimit të luftës së iniciuar nga regjimi i atëhershëm serb.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Gjuhe Tari says:
    September 14, 2022 at 11:09 pm

    BEsoj se keni dash me thone “rishikimin e kufijve”, jo “rishkrimin e kufijve”.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Nga lulja te gurët, e më tej: Revolta nuk vritet, ajo vetëm kompresohet
  • Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Filluan prej Kushnerit, pastaj mbeti një grup i vogël i dhunshëm
  • Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  • Asambleja e PS, Veliaj kërkesë Sekretarit të partisë dhe SPAK-ut për të marrë pjesë
  • Aksidentohen prej mjegullës rreth 50 makina në Bullgari, 10 viktima dhe 27 të plagosur

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Filluan prej Kushnerit, pastaj mbeti një grup i vogël i dhunshëm
  2. shiko foton me kujdes !!! on Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Filluan prej Kushnerit, pastaj mbeti një grup i vogël i dhunshëm
  3. Ermal Iliri on Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Filluan prej Kushnerit, pastaj mbeti një grup i vogël i dhunshëm
  4. ¿? on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  5. Nje mendim on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?