Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rrezikonin burgun për korrupsion dhe mashtrim, merret vendimi për Blatter dhe Platini
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Rrezikonin burgun për korrupsion dhe mashtrim, merret vendimi për Blatter dhe Platini
BoteSport

Rrezikonin burgun për korrupsion dhe mashtrim, merret vendimi për Blatter dhe Platini

Published: July 8, 2022
Shpërndaje

Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter dhe legjenda e futbollit francez, Michel Platini, u liruan të dy nga akuzat për korrupsion nga një gjykatë zvicerane, të premten. Blatter, i cili drejtoi FIFA-n për 17 vite, u lirua nga akuza e mashtrimit prej Gjykatës Federale Penale në qytetin jugor të Bellinzona. Platini, ish-presidenti i UEFA-s, gjithashtu u lirua gjithashtu nga akuza për mashtrim.

Prokurorët akuzuan Blatter dhe Platini se kishin organizuar në mënyrë të paligjshme që FIFA t’i paguante francezit dy milionë franga zvicerane (2.06 milionë dollarë) në vitin 2011. Prokurorët i kishin kërkuar gjykatës të vendoste dënime prej 20 muajsh burg për të dy ish-drejtuesit e lartë të futbollit dhe t’i detyronte ata t’i kthenin mbrapsht FIFA-s 2.23 milionë franga zvicerane.

Rasti nënkuptonte se Blatter i dha fund mbretërimit të tij si president i FIFA-s me turp dhe shkatërroi shpresat e Platini për ta pasuar atë në krye të FIFA-s, pasi u pezullua nga futbolli kur afera doli në dritë. Blatter, 86 vjeç, kishte thënë se pagesa prej dy milionë frangash pasoi një “marrëveshje zotërinjsh” midis të dyve, kur i kërkoi Platini të ishte këshilltari i tij teknik më 1998.

- Publicitet -

Platini, 67 vjeç, punoi si konsulent midis viteve 1998 dhe 2002 me një pagë vjetore prej 300.000 frangash zvicerane, më e shumta që FIFA mund të përballonte për shkak të problemeve me paratë në atë kohë. Sikurse sqaroi Blatter para gjykatës, pjesa tjetër e pagës prej një milion frangash në vit do t’i paguhej Platini në një datë të mëvonshme.

“Dua të shpreh lumturinë për të gjithë të dashurit e mi që drejtësia më në fund u vendos pas shtatë vitesh gënjeshtrash dhe manipulimesh, – tha Platini në një deklaratë. – E vërteta ka dalë në dritë gjatë këtij gjyqi. Unë vazhdova ta thoja: Lufta që po bëj është kundër padrejtësisë. E kam fituar ndeshjen e parë”.

Motivet për pagesën e supozuar ishin të paqarta, megjithëse të dy ish-drejtuesit u takuan në vitin 2010 dhe diskutuan zgjedhjet e ardhshme për presidencën e FIFA-s më 2011. Kur Blatter miratoi pagesën, ai po bënte fushatë për rizgjedhje kundër Mohamed bin Hammam të Katarit. Platini, në atë kohë president i UEFA, shihej se kishte ndikim me anëtarët evropianë që mund të ndikonin në votim.

Prokurorët thanë se marrëveshja gojore midis të dyve nuk ekzistonte kurrë e shkruar diku dhe e përshkruan atë si një “shpikje”. Pagesa u shfaq pas një hetimi të madh të nisur nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë për ryshfet, mashtrim dhe pastrim parash në FIFA më 2015, gjë që shkaktoi dorëheqjen e Blatter.

Të dy zyrtarët e lartë u përjashtuan në vitin 2015 nga futbolli për tetë vite, megjithëse pezullimet e tyre më vonë u reduktuan. Platini, i cili gjithashtu humbi punën si president i UEFA-s pas ndalimit, tha se afera ishte një përpjekje e qëllimshme për të penguar përpjekjen e tij për t’u bërë president i FIFA-s në vitin 2015.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • DETAJET: “Shpëtim Aliu, më i rëndësishmi i hetuar ndonjëherë”! Goditet nga SPAK një tjetër “perandori” e kokainës në Tiranë
  • One Albania sjell admiruesit më pranë Yll Limanit në koncertin “Thirrëm Sot ose Nesër”
  • Zbulohet për herë të parë foto e “fantazmës së drogës”, Armando Pacani
  • Tri të vërteta të thjeshta (për kryeministrin)
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  2. Remo on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  3. Kokpalari 21 janarit on Ka marrë leje të shumta për resorte luksi, kush është Isa Aliu i grupit të kokainës goditur sot nga SPAK
  4. demo on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. demo on Një listë e kërkesave në shesh, nga presidenti dhe kryeministri, te deputetët dhe media: Kush dhe pse duhet të jetë kundër këtyre?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?