Nga Skënder Minxhozi
Me vonesë dhe kur gjithçka ka mbaruar, demokratët në SHBA po fillojnë të lexojnë elektrokardiogramën e humbjes së 5 nëntorit. Një lumë anketash, sondazhe post-elektorale dhe analiza të thelluara zgjedhore, demografike e sociale po përvijojnë sesa i madh ishte në këto zgjedhje faktori ekonomik.
Shteti më i pasur në botë u lodh së paguari fatura të kripura. Ky konstatim zbulon sot një ndër shkaqet madhore të humbjes së Kamala Harris së bashku me emigracionin, Ukrainën dhe siluetën lëkundëse të Xho Bajden që rrëzohej sa herë kishte një palë shkallë përpara.
Humbja e Kamala Harris është metafora e rënies së pushtetit përballë njeriut të thjeshtë. Përtej indoktrinimit dhe hipnozës mbarëkombëtare që arriti të krijojë një shitës i aftë dhe spekulant si Donald Trump, shurdhëria e administratës qëndrore në Uashington ndaj problemeve të mëdha ekonomike e sociale që kalon SHBA, prodhoi një nga humbjet më të hidhura për të majtën amerikane.
Bota është kthyer në një fshat global dhe modelet e situatat kanë kudo pika takimi e komunikimi mes tyre. Në këtë vendin tonë vogël pas rreth gjashtë muajsh do të kemi zgjedhje. Ashtu si në SHBA partitë do të përballen me kutitë e votimit dhe humorin e votuesve.
Këtu tek ne fushata po afrohet me një debat për të ardhurat e ulëta të pensionistëve dhe shtresave të tjera në nevojë. Një debat që u zgjerua gjatë rrugës dhe përfshiu edhe politikat fiskale, evazionin dhe debatin për buxhetin e vitit të ardhshëm.
Vetëm në një shtet të dobët e pa kontroll mbi territorin ndodh që bizneset të mos paguajnë masivisht tatimet e taksat. Kudo në kryeqytet mbi tavolinat e restoranteve e bareve, në dyqane e markete, në pika karburanti e njësi tregtare ka një ligj të pashkruar copash letre në ose nën dorë. Janë alternativa shqiptare e kuponave tatimorë. Janë mënyra sesi mijëra biznese nga Tirana në Konispol e Vermosh shkelin orë e çast ligjin dhe thajnë arkën e shtetit.
Është e pavend që kryeministri të ankohet për evazorët apo të akuzojë drejtësinë. Shteti i ka të gjitha mekanizmat, institucionet, agjentët në terren, për të kontrolluar e mbledhur taksat apo penalizuar kundravajtësit. Qeveria nuk mund të ankohet se ka evazion kur detyra e saj primare është që evazion të ketë sa më pak. Paguhet me taksat tona për kontrolluar si i paguajmë taksat tona!
Ka një ndjenjë depresioni mbi kokat e shqiptarëve këto muaj. Është një ndjesi fiziologjike që e sjell dimri me zymtësinë e vet, por në fakt jo vetëm stina e ftohtë. Në prag-zgjedhjesh ky humor gri që noton në ajër e që nxitet kohë pas kohe edhe nga ngjarje si vrasjet e fundit tragjike, është tejet i rrezikshëm për qeveritë.
Paralelisht me aktet makabre si ai shkollës Fan Noli, këto orë kaloi në Kuvend buxheti i vitit të ardhshëm. Me kalkulim të ftohtë opozita e fokusoi goditjen ndaj buxhetit tek ajo që konsiderohet si harresë për shtresat më të varfëra. Pensionistë, persona me aftësi të kufizuar e në përkrahje sociale, të papunë etj. Opozita goditi në një nerv të zbuluar të qeverisë, pasi pensionistët shihen historikisht si një nga prurjet kryesore elektorale për PS.
Ministri Gonxhe na tha se bonusi i fundvitit për pensionistët, që qeveria këtë radhë e ka rritur ndjeshëm, do të japë 150 euro për 511 mijë pensionistë që marrin 200 mijë lek e poshtë pension.
Pra thënë ndryshe paskemi gjysëm milioni shqiptarë të moshës së tretë që vuajnë të dalin në fund të muajit. Me çmimet e mallrave të konsumit e karburantit që nuk ulen edhe pse euro shkon gjithnjë e më poshtë, kjo shtresë ka mbetur zbuluar pas goditjeve të inflacionit që prodhoi pandemia dhe lufta në Ukrainë. Me më pak se 200 mijë lekë të vjetra është një sport i vështirë të mbyllësh bilancin personal mujor, nëse të duhet të paguash ujin, energjinë dhe koshin me ilaçe që ta ka bërë peshqesh mosha.
E kjo prodhon lodhje, depresion dhe revoltë edhe tek ata që kanë votuar për këtë qeveri. Faktikisht e përpjeta e çmimeve ka lodhur e mërzitur jo vetëm pensionistët e të pamundurit, por edhe atë që shihet si shtresë e mesme e që i duhet ta paguajë bukën, perimet, transportin e shërbimet me çmime të ngjashme me ato të Greqisë a Italisë.
Një mërzi mbarëpopullore ndaj qeverisësve ka marrë hov nga situata ekonomike dhe pasojat e inflacionit disavjeçar, pa harruar faktorë të tjerë madhorë si konsumi e korrupsioni. Një mërzi e cila nuk prek kufinjtë e armiqësisë apo urrejtjes po më shumë të bezdisë dhe lodhjes, për atë pjesë të popullatës që nuk rreshtohet në transhetë partiake. Një ndjesi e përgjithshme e shtrirë nga qendra në provincë, nga veriu në jug, se shteti është rraskapitur e nuk reagon, se ligji nuk funksionon, se qeveria është larg realitetit dhe halleve të përditshme dhe se korrupsioni ka marrë revan.
Është një komponente kjo e humorit të prishur të shtetasve të tij, që kryeministri Rama duhet ta llogarisë me shumë kujdes e jo ta neglizhojë gjashtë muaj para zgjedhjeve. Sepse nuk është vetëm një rrethanë politike e elektorale, por mbi të gjitha edhe një urgjencë njerëzore!
Është një situatë shumë e ngjashme me atë mërzi të stërmadhe që rrethoi ngadalë me vite administratën e Bajden në SHBA dhe shënoi dhe rënien e saj në fund për shkak të ekonomisë dhe kostos së jetesës. E kur u mërzitën amerikanët, imagjinoni shqiptarët!
Milionat e turistëve ikën pasi lanë jo pak valutë në xhepat tanë. Megjithatë jemi vendi më i varfër në Evropë, me pagat minimale e minimumin jetik më të ulët në kontinent, edhe më poshtë se fqinjët tanë që rrisin pensionet, përkrahin më të vobektit dhe japin subvencione për fermerët e bizneset e vogla. Disbalanca mes të ardhurave dhe çmimeve e tarifave është kthyer në një luftë egzistenciale për një pjesë qindramijëshe të shoqërisë shqiptare që po mpak besimin e njerëzve dhe rrit tensionet sociale.
Edhe në këtë buxhet qeveria e humbi shansin të tregojë empati e mirëkuptim për të ndihmuar të varfërit e këtij vendi. Qoftë duke bërë edhe atë që propozoi në parlament me të drejtë Damian Gjiknuri gjatë debateve për buxhetin, kur tha se duhet të lemë ndonjë projekt pa zbatuar apo të rrisim pak borxhin publik, për të financuar rritjen e pensioneve.
Një zë i logjikshëm fatkeqësisht në një det harrese…
Kryeministrit i hypi vetja në qef për suksesin në politikën e jashtme dhe duke fluturuar me prras e harroi politikën e ekonomisë të një shtrese të mirë të popullit që të ndjenin dhe ata që kishin një qeveri që i mbështeste në rritjen e të ardhurave sa të ishte e mjaftueshme për kalimin pa borxhe të shpenzimeve mujore.
Kryeministri me një krenari (të neveritshme) na tregonte se nuk ka asnjë individ shqiptar pa bukë në shtëpi. Këtë mund ta quash papërgjegjshmëri totale të një udhëheqës shteti për shtetasit e tij.
Në kushtet e luajtjes mënç të çmimeve ushqimore ai na bënte indeksimin me një përqindje simbolike kur një pjesë jo e vogël po shkonte me shpejtësi nga varfëri në mjerim. Pakënaqësia tashmë arriti kulmin, neglizhenca, indiferentizmi, mospërfillja e qeverisë arriti deri në përçmim ndaj po dukej se po bënte karshillëk duke mburrur oligarkët për kontributin që ata japin në buxhet, më pas filloi duke na bërë leksione se si mund të nxirret ajo sasi të ardhurash për rritjen e pensioneve. Kjo është budallallëku më i madh i padëgjuar në historinë e një qeveritari. Në këtë rast pensionistëve ju dukej vetja se po shkonin në pasurinë e kryeministrit për ti kërkuar lëmoshë.
A e kupton zoti kryetar i qeverisë se sa poshtë ke rënë si qytetar, mos të mendosh asesi se mund ta bëj këtë veprim një burrë shteti.
Përfundimisht, unë nuk e kuptoj se me çfarë fytyre do t’i dalësh atyre për t’i kërkuar votën. Papërgjegjshmëria e qeverisë na ka udhëhequr në këtë model njerëzor të turpshëm!
Të lumtë mëndja dhe dora o SKËNDER MINXHOZI.
Artikull realist, llogjik dhe shterues.
PS + PD + LESHeLI (LSI), (PL) = KORRUPSION KORRUPSION , KORRUPSION , VJEDHJE , VJEDHJE , VJEDHJE , GRABITJE , GRABITJE , GRABITJE , PLAÇKITJE , PLAÇKITJE , PLAÇKITJE , HAJDUTËRI , HAJ̌DUTËRI , HAJDUTÊRI , BANDA KRIMINALE , ORGANIZATA MAFIOZE , 🤮🤮🤮🤮🤮🤮 !!
Z GJ O H U N I , O POPULL i VUAJTUR SHQIPTARË dhe BOJKOTONI KRIMINELËT e KORRUPTUAR të PS , PD dhe LESHeLISË dhe dilni të VOTONI NË MASË ‘LËVIZJEN ❤️ BASHKË’ ❤️ me në KRYE ARLIND ❤️❤️ QORIN ❤️❤️ e MREKULLUESHËM ❤️❤️ !!
4 VOTAT e Familjes time që shkuan 2 Herèt e Fundit për ÇETÈN e HAJDUTËVE të PS dhe KARAGJOZIN Edvin 🤮🤮 Rama , këtë radhë dhe deri sa të kemi FRYMË do të shkojnë për LËVIZJEN ❤️ BASHKË ❤️ me në KRYE ARLIND ❤️❤️ QORIN ❤️❤️ BRILANT ❤️❤️
PS + PD + LESHeLI (LSI), (PL) = KORRUPSION KORRUPSION , KORRUPSION , VJEDHJE , VJEDHJE , VJEDHJE , GRABITJE , GRABITJE , GRABITJE , PLAÇKITJE , PLAÇKITJE , PLAÇKITJE , HAJDUTËRI , HAJ̌DUTËRI , HAJDUTÊRI , BANDA KRIMINALE , ORGANIZATA MAFIOZE , 🤮🤮🤮🤮🤮🤮 !!
Z GJ O H U N I , O POPULL i VUAJTUR SHQIPTARË dhe BOJKOTONI KRIMINELËT e KORRUPTUAR të PS , PD dhe LESHeLISË dhe dilni të VOTONI NË MASË ‘LËVIZJEN ❤️ BASHKË’ ❤️ me në KRYE ARLIND ❤️❤️ QORIN ❤️❤️ e MREKULLUESHËM ❤️❤️ !!
4 VOTAT e Familjes time që shkuan 2 Herèt e Fundit për ÇETÈN e HAJDUTËVE të PS dhe KARAGJOZIN Edvin 🤮🤮 Rama , këtë radhë dhe deri sa të kemi FRYMË do të shkojnë për LËVIZJEN ❤️ BASHKË ❤️ me në KRYE ARLIND ❤️❤️ QORIN ❤️❤️ BRILANT ❤️❤️❤️ !! ARLIND QORI e vetmja dhe e fundit ZGJIDHJE për SHQIPËRINË 🇦🇱 dhe POPULLIN SHQIPTAR 🇦🇱
🙏🤲🙏🤲🙏🤲🙏🤲🙏🤲🙏🤲🙏🤲🙏🤲🙏🤲⚖️
Pas tre dekadash pa shtet,pa’ Zot e pa’ POPULL per c’far shtetit e QIverri pellet o ‘gazetar’ gastro i rraces bastarde FEV ZI e na ben krahesime me ish perandorine A me i QI kur Ketu nuk duhet numeri i shQIptareve te ngelur gialle nderkohe qe per 33 Vjet Ka nderruar JETE nje brez i Tere ,1/3 e popullsise,AJKA e shoqerise osé shqip 1-Nje MILION shQIptaret me barkum BOSH….ku tre dekada u eshte shitur BETONI per BUKE nga qeverri KKK- Krriminele,Korruptuara,Kujslimge,Koloboracionistet…!?
Pas tre dekadash pa shtet,pa’ Zot e pa’ POPULL per c’far shtetit e QIverri pellet o ‘gazetar’ gastor,zagar i rraces bastarde FEV ZI e na ben krahesime me ish perandorine A mer i QI kur Ketu nuk dihet numeri i shQIptareve te ngelur gialle me shume agjente,priftetinj hoxhallare e ,koqeVare’..nderkohe qe per 33 Vjet Ka nderruar JETE nje brez i Tere ,1/3 e popullsise,AJKA e shoqerise osé shqip 1-Nje MILION shQIptaret me barkum BOSH….ku tre dekada u eshte shitur BETONI per BUKE nga qeverri KKK- Krriminele,Korruptuara,Kujslimge,Koloboracionistet…!?
Shkrim i vèrtetè 100 % Këno , por edhe ti Këno ke përfituar nga ARROGANTI dhe KARAGJOZI i SHPLARË Edvin Rama , sepse Gruan ta ka Punèsuar tek BORDI i BANKÈS së SHTETIT dhe PAGUHET 5 MIJË €URO në MUAJ !!!
Dhe BANDITI Gent Seiko merr 10 MIJË €URO në MUAJ !!
Ja ku janë MILIONAT që duhet të SHKONIN tek PENSIONISTÈT dhe FAMILJET në nevojè , i meer GRUAJA e Kënos , i merr SERVILI i PËSHTIRË Arjan Vasjari (konsulli i shqiperisè në PUGLIA ITALI) , i merr Mut Nano SERVILI (AMBASADOR i SHQIPÈRISË në ZVICËR) , i merr Gruaja e Lorenc Vangjelit të ZI , dhe PENSIONISTÈT baahkë me 80 % të SHQIPTARËVE “NGROHEN në DIELL” , sepse DITË ZIU , SHPIRT ZIU dhe ZEMÈR ZIU Edi Rama ju thotë NUK kam LEK pèr JUVE !!! Dihet qè NUK ka LEK pèr tè gjithè kur GENT SEIKO HAJDUT dhe KUSAR PAGUHET sa 30 PENSIONISTË bashkë , sepse Edvin Rama DITËZI i ka vênë rregullat JO sipas LIGJIT , por sipas Qejfit të tij !!
Edvin DITËZI Rama do marri NOC RROKUN kètè radhë , sepse ju mbush KUPA !!!
@Fisxo
Bravo,por Ke harruar ti kujtosh ketij Mixhos Kar agjozit dhe Tere BODE gardet e KRIMIT dhe KORRUPSIONIT,RidvaneAngjele e Fullhane emeruar ne krye te keshilla e mbikQIRESE te sistemit banksr e financoar nga kolonizatoret permes EDVIN-K….
I nderuar Z.Kryeminister,duke kuptuar pamundesine, “me gjithe deshiren tuaj”per te ndihmuar pensionistet SHQIPTARE,( se vllehet e grekerit e Shqiperis, ja u ka siguruar minimumin jetik dhe me shume, shteti grek) per te shpetuar shteti nga pensionistet SHQIPTARE,por dhe pensionistet nga varferia e tejskajshme,ju propozoj ngritien e “krematoriumit” per pensionistet SHQIPTARE.Ne hyrie te emertohet”PARAJSA NEOKOMUNISTE” . Nga nje invalid pensionist 80 vjecar.
Te ishim popull normalisht me ndjesite ndaj qeverisjes si jane kudo gjetke neper Europe, kjo Qeveri do ishte e ikur me kohe.
Por meqe jemi popull i shumeduruar, kurriz perkulur e te kalitur te qendrojme ne Simbioze me fukarallekun, atehere per kete Qeveri nuk ka asnje rrezik nga brenda fare.
Rreziku kesaj Qeverie i pritet nga jashte, nga andej ku servilizmat kane afat skadence e nuk durohen gjate.
Argumentat per mosrritjen e pensioneve jane te kota.Kur mbi gjysem milioni te moshuar i le ne gjendje te mjerueshme ,argumentet per mjerimin e tyre eshte thjesht mentalitet enverist i trasheguar nga yjet e udheheqjes socialiste.Te rroje Partia se ne edhe bar do hame.
Mos u gënjeni o njerëz nga pordhët gjoja oponente të ketyre hundëspecave djegës Minxhozave!!!
Nipi i bythëlëpirësit Hoxhist, Tahir Minxhozi!
Po pse o, vërtet kujtoni se ka dallime dhe qëndrime esenciale mes presidentave të Amerikës, dhe se X-i apo Y- President i saj, mund të më i mirë apo më i keq se paraardhësi??
O njerëz, opozitat në vende me demokraci, shtet dhe qeveri të konsoliduar, janë fiktive, sa për sy e faqe, dhe kontrollohen nga një “dorë”, kapitali dhe interesat e tij !!!
Të tjerat janë “filma” per naivët e budallenjtë!!!
Sakte!
Mos i bjer gjate.Rreziku i qeverise eshte sulltanpiktori qe ka mbi 20 vite ne qeveri.E ka kapur semundja e Putinit,Erdoganit,Vucicit, ,gjyshit,mamuthiy korrupsioni,….!?
Ps duhet te zgjedhi kryeminister tjeter qe te rrije gjate ne pushtet.
Rama e ka marrë detyrën e kryeministrit me sportivitet. Ai nuk do që nuk do të udhëheqë me dorë të fortë. Të shtypë korrupsionin, evazionin fiskal, të fortêt e lagjeve, të ndjekë politika ekonomike që rrisin të ardhurat në buxhet etj etj. I kanë mbetur sytë nga bota e jashtme. Le të rrinte në Francë atêhere. Vetëm me turizmin nuk mbahet shteti. Njê gabim tjetër historik i tij është vënia e njerëzve të paaftë, apo më keq akoma të korruptuar nê qeveri apo parlament. I pazoti për të vênê rregull në mbledhjen e taksave, ai është treguar shumë i zoti në mbylljen e gojës të tê gjithë kundërshtarêve tê tij në parti! Duke i eleminuar njëri pas tjetrit të gjithë personat me integritet dhe moral! Duke qënë se lêtyrat Berisha – Meta janë një milion herë më keq se Rama, vota duhet hedhur kësaj rradhe në partitë e vogla. Boll më me PS dhe PD. Këto e kanë mbyllur ciklin.
PS e Rama do fitoj perseri . Fatkeqesisht te tjeret jane mizerje. Edhe keta te rinjte me gjithe simpatine flasin me gjuhen 30 vjecare . Nje gjuhe bajate e banale mbushur me mallkime e futur ne shoqeri nga qofte largu qe kesaj radhe do e thyej qafen me keq . Hajdut njeri e hajdut tjetri. Pensionet nuk rriten sepse leket vidhen. Pensionet nuk rriten sepse nuk ka lek , sepse edhe ajo pasuri qe prodhohet perfundon ne xhepat e nje shtrese elite e te tjeret mbijetojne. E quajne kapitalizem . E kapitalizem pa korrupsion nuk ka. Ne vend te pellasin hajdut nga mengjesi ne darke duhet te vendosin theksin tek pa aftesia per ti vendosur rregulla qe zbatohen kapitalizmit e shoqerise te eger shqiptare. Pak a shume kete thote edhe Minxhozi si me gjysem zeri.Ky eshte thelbi e per kete ka nevoje ky vend , por askush nuk flet per kete sepse kjo nuk sjell vota. Kujtoni se nuk e di Rama gjendjen mizerje ku ndodhet zbatimi i ligjit ne Shqiperi? E di shume mire por nuk e ben sepse ndryshe humbet pushtetin. Qe kur ra pandemia Rama e humbi kontrollin e nuk do ta mbledh me vendin. Nuk e ben sepse nuk ka nje presion te tille as nga politika e as nga shoqeria. Shqiptarve ju duket barcolete po tu thuash se bota paguan deri 45 % te asaj qe fiton me pune nga mengjesi ne darke per te mbajtur rregullin e shtetin qe shpesh biles eshte edhe i pa drejte me ta. Puna eshte per cfare e do pushtetin kur nuk ben dot shtet ? Kur nuk edukon nje popull me kulturen e zbatimit te rregullave shoqerore. Edhe sa do vazhdoj ky vend me kete anarki ? Askush nuk di te jap nje pergjigje. As Rama e as te rinjte ( se keta trushplaret e Saliut vetem nje idiot mund ti mare ne konsiderate). Shkrime te tilla mund te jene fillimi I nje ndryshimi .
Mizerabilitetin ku jeton mbi 70%e popullsisë Rama e di shumë mirë, sepse kjo mund të llogaritet nga një nxënës me arsim fillor. Rama dinë gjithashtu sesi rritet pasuria e oligarkëve me vlera statosferike.
Polarizimi i skajshëm në shoqërinë shqiptare ka kaluar çdo lloj imagjinate njërëzore. Të gjithë qeveritë shqiptare në 34vjet kanë punuar për rritjen e analfabetizmit, për mosarësim cilësor të rinisë, duke e kamufluar nëpërmjet gjoja të ndërrimit të kurikulave me qëllim të formimit të një rinie pa perspektivë, pa një formim botkuptimor të konsoliduar për ta përdorur kur të dojë dhe si të dojë si vasale të saj në çdo situatë. Ky edukim keq formues arsimor edukativ ka sjellë problemet e shumta prej vitesh në rininë dhe në tërë shoqërinë shqiptare pjesërisht të kalbëzuar. Kjo i ka shërbyer politikës dhe oligarkëve për të siguruar beneficet e pa ëndërruara. Një i paditur, shfrytëzohet lehtësisht duke e lenë në varfëri dhe duke ja shtrënguar lakun në fyt. Për këto shtresa atë lak në fyt të tyre përpiqen ta lehtësojnë emigrantët me djersën e mundin e tyre. Deri kur kështu më!
Kur protestojne pensionistet dhe nuk i mbeshtetin qytetaret,rinia,intelektualet,artistet,dhkrimtaret,media,Svokati i Popullit etj,kjo verteton se shoqeria shqiptare NUK EKZISTON,POR ESHTE KTHYER NE NJE TUFE DELE !
Ne nje shtet vertet demokratik,te gjithe qytetaret jane ne opozite te perjetshme me te gjitha qeverite,ndersa ketu nje pjese u lepin b..n qeverise dhe nje pjese i lepin b…n Salu Berishes! Kudo ne bote kur protestojne pensionistet ngrihen ne mbeshtetje mijra qytetare,se tej trajtimi mjeran i pensionisteve ata shohin se si do jete edhe e ardhmja e tyre!
Me 27 nentor 2024,ora 10.00 te gjithe pensionistet qe luajne domino neper qoshet e pallateve sikur te ishin rober lufte dhe qe marrin me pak se 200 mije leke ne muaj,le t’u bashkohen bashkevuajturve te tjere qe kane protestuar prej 4 javesh para kryeministrise ,ndersa ata heshtin sikur te ishin BAGETI-DELE!
FLET MI-NXHOZI -KAVANOZI
I MIRE TAMBLI-I MIRE KOSI
TASH SA MOT ASGJE S`QULLOSI
RROFTE E QOFTE LALA KROSI
CAR SULLTANIT
ME DEGJO NJE CAST O GAS
NJA DY FJALE DUA TI FLAS
SÈ KUPTOJ TA MARRE E MIRA
PAFUND BETE MARREZIRA
TA DHAME VOTEN SA HERE DESHE
MILETIN CULLAK E XHVESHE
GJER NE PALCE VAJTUR THIKA
PER JU S`QENKA POLITIKA
HALLALL TE GJITHA TI BEME
PO TANI CFARE ESHTE KJO GJEME
ME PENSIONET QESHARAKE
QE S`NA DALIN PER BUKE THATE
NA HOQE DHE RIMBURSIMIN
PER ILACET- HEJ C`GALLATE
TANIME S`MBAN UJE PILAFI
KOMP;ET JU KA DALUR BOJA
TI E DIN-PO U NGRIT VULGU
BIE PERDJA- MBARON LOJA