Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rrëzohet marrëveshja Çuçi-Patel, shqiptarët që shkojnë me gomone në Britani s’do deportohen direkt
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Rrëzohet marrëveshja Çuçi-Patel, shqiptarët që shkojnë me gomone në Britani s’do deportohen direkt
KryesorePolitike

Rrëzohet marrëveshja Çuçi-Patel, shqiptarët që shkojnë me gomone në Britani s’do deportohen direkt

Published: September 27, 2022
Shpërndaje

Planet për të përshpejtuar procedurat e dëbimit për emigrantët shqiptarë që futen në Britani në mënyrë ilegale nëpërmjet kanalit të La Manshit u vunë në mëdyshje mbrëmjen e djeshme.

Home Office e ka shpallur të pavlefshme për momentin marrëveshjen që Patel nënshkroi me qeverinë shqiptare në gusht për të kthyer me shpejtësi nga Doveri ata që mbërrijnë ilegalisht.

Departamenti ligjor i qeverisë ka konfirmuar në këtë mënyrë se nuk ka të drejtë të përshpejtojë dëbimin e azilkërkuesve shqiptarë pas mbërritjes së tyre në Britaninë e Madhe, me politikat e qeverisë që marrin një kthesë 360 gradë.

- Publicitet -

Pranimi u bë në një letër ligjore që iu dërgua avokatëve të cilët punojnë për bamirësinë e refugjatëve “Care4Calais”, e cila kishte sfiduar politikën duke e çuar vendimin në gjykatë.

Duncan Lewis Solicitors, që përfaqëson Care4Calais, e cila kundërshtoi kërkesën, i dërgoi një letër paraveprimi qeverisë duke kërkuar zbulimin e skemës së propozuar. Në përgjigjen e saj, departamenti ligjor i qeverisë shkruante se marrëveshjet me qeverinë shqiptare “nuk zbatohen për azilkërkuesit”.

Letra konfirmon gjithashtu se ata njerëz që mbërrijnë në Britani me anije nuk mund të trajtohen si emigrantë të paligjshëm. “Ata nuk hyjnë, por mbërrijnë dhe duhet të trajtohen si të gjithë emigrantët që mbërrijnë”, thuhet në letër.

“Që nga nënshkrimi i marrëveshjes sonë të kthimit me Shqipërinë në vitin 2021, ne kemi larguar më shumë se 1000 shqiptarë, duke përfshirë disa që kaluan Kanalin ilegalisht për të ardhur në MB. Ata që kërkojnë të abuzojnë me sistemin tonë nuk duhet të kenë asnjë dyshim për vendosmërinë tonë për t’i dëbuar ata”, mësohet të ketë thënë një zëdhënës i Home Office, kur ka konfirmuar letrën.

Për mediat britanike pas vendimit të Home Office, foli themeluesja e organizatës së mbrojtjes së emigrantëve “Care4Calais”, Clare Moseley.

“Blitz-i PR i qeverisë përshkroi një skemë të shpejtë të largimit që dukej se u mohonte njerëzve nga Shqipëria të drejtën e tyre për një gjykim të drejtë për kërkesat për azil të bëra në Mbretërinë e Bashkuar. Sugjerimi ishte se kërkesat për azil të bëra nga shqiptarët janë të rreme. Në fakt, shifrat e fundit tregojnë se 53% e kërkesave shqiptare për azil pranohen nga Home Office, duke treguar se për shumë shqiptarë vendi i tyre nuk është një vend i sigurt për të jetuar”, deklaroi Moseley.

Sipas saj, qeveria britanike “nën kërcënimin e rishikimit gjyqësor, ka kryer një tërheqje të rëndësishme.

“Duke vepruar kështu, ata po pranojnë që njerëzit nga Shqipëria kanë të drejtë të bëjnë një kërkesë për azil dhe të presin përgjigje për të në mënyrë të drejtë. Kjo është një fitore e mirësjelljes njerëzore”, shtoi Moseley.

Ndërkohë, më herët Home Office e kishte mbrojtur marrëveshjen Patel-Çuçi për përshpejtimin e procedurave të largimit të shqiptarëve duke pohuar se emigrantët nga Shqipëria që udhëtonin në Britaninë e Madhe me varka të vogla kishin bërë rrugën e tyre nëpër vende të shumta për të bërë kërkesa të rreme për azil kur të mbërrinin.

Pretendimi u bë pasi shifrat zbuluan se 2,165 shqiptarë u regjistruan teksa mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla midis janarit dhe qershorit 2022, krahasuar me vetëm 23 që kaluan “La Manshin” në të njëjtën periudhë të një viti më parë. / “The Guardian“

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • mali says:
    September 27, 2022 at 7:16 pm

    deklarojeni qe indianka Patel dha doreheqje nga detyra dhe rrjedhimisht shfuqizohen marveshjet.Kjo eshte nje “sukses” i madh i qeverise Rama.Lajmin do ta merni mengjezin tjeter me 36 gusht.

    Reply
  • Lala i Lushnjes says:
    September 28, 2022 at 6:03 am

    Nuk jam matematikan i thekur por me sa di 360°, nuk është mbrapa ktheu (180°) . Kur bënë 360° vjen përsëri në vënd kështu që mos u rrotullo fare se të meren mënd, kur ke, natyrisht.

    Reply
  • proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni says:
    September 28, 2022 at 6:05 am

    antishqiptarizmi në kulm. janë një lukuni e tër që për lek dhe privilegje jan gati ta japin me koncesion shqipërin.

    zgjohu o shqiptar

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?