Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rrëzohet shkarkimi i Peleshit, 79 vota kundër dhe 10 pro
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Rrëzohet shkarkimi i Peleshit, 79 vota kundër dhe 10 pro
Lajmi i funditPolitike

Rrëzohet shkarkimi i Peleshit, 79 vota kundër dhe 10 pro

Published: October 30, 2025
Shpërndaje

Kuvendi rrëzoi me 79 vota kundër 10 vota pro dhe 0 abstenim kërkesën e opozitës për shkarkimin e kryeparlamentarit, Niko Peleshi.

Këtë të enjte, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka folur për kërkesën e Partisë Demokratike për shkarkimin e tij, duke komentuar situatën në parlament dhe balancën e kohës së fjalës mes mazhorancës dhe opozitës.

“Gjatë kësaj kohe mazhoranca ka folur 291 minuta ndërsa opozita 439 minuta. Fryma antagoniste dhe përçarese nga e cila nuk heqim dot dorë. Rregullorja nuk të le të fyesh, të pengosh fjalën e deputetëve apo të vendosësh të mos zbatosh masat disiplinore. Problemi nuk jam unë por mungesa e vullnetit për të u angazhuar në një sjellje politike”, tha Peleshi.

- Publicitet -

Fjalën e parë e ka marrë përfaqësuesi i PD-së, deputeti Ivi Kaso i cili ka prezantuar raportin e PD-së për arsyet e shkarkimit të Peleshit nga Kryetar Kuvendi.

Kaso në fjalën e tij ka thënë se Kryetari i Kuvendit që në nisje të detyrës së tij ka thënë se sipas tij Peleshi ka qenë i njëanshëm në funksion të detyrës.

“Niko Peleshi si kryetar Kuvendi ka treguar se ka qenë i njëanshëm në krye të funksionit të detyrës.Në dy seanca 16 dhe 18 shtator, vetëm 4 dhe 6 ditë pasi ishte betuar mbi Kushtetutë, zoti Peleshi ka konsumuar një sërë shkeljesh të rënda, të përsëritura dhe të qëllimshme, që nuk kanë pasur vetëm mbylljen e zërit të opozitës në parlament, por kanë cenuar autoritetin e organit më të lartë në një shtet demokratik. Kjo nismë për shkarkim nuk është aksioni i radhës për një opozitë, apo akt politik i zakonshëm por thirrje për një përpjekje të përbashkët për të ndaluar një rrëshkitje të rrezikshme të këtij kuvendi drejt një institucioni të heshtur, të nënshtruar dhe të zbrazët nga përmbajtja. Nuk kërkojmë ndëshkimin e një personi të vetëm por rikthim të standarteve institucionale”, tha Kaso.

Edhe deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri, ka folur këtë enjte në Kuvendin e Shqipërisë lidhur me pretendimet e PD-së për të shkarkuar Kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi.

“Pabesia u tha këtu urgjenca në lidhje me ndryshimin e rregullores. Rregullorja nuk është ligj. Ne jemi Kuvend sovran. Ne bëjmë rregullat tona. Njoftuam ngritjen e disa Komisioneve dhe kjo është bërë publikisht. Të gjitha palët kishin marrë masat për vendet në Komisione. Do të thotë, me vetëdije, e pranuat ndryshimin e rregullores. Ky është thelbi. Gjykata Kushtetuese thotë se rregullorja është akt sovran dhe akt normativ që e shtrin vetëm brenda këtij Kuvendi. Ndaj nuk është ligj që prek palë të treta. Palët duhet të njihen. Nuk barazohet rregullorja me ligjin”, tha ai.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • demo says:
    October 30, 2025 at 12:44 pm

    kutickat e bardha jane ata qe mungojne,apo ata qe votuan pro shkarkimit?Se ketu del qe Rama ka votuar pro shkarkimit te peleshit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kryemadhi dhe Meta kërkojnë Edi Ramën të dëshmojë në procesin ndaj tyre
  • Meta akuzë të fortë: Tom Doshi është takuar me Charles McGonigal në Vjenë, bashkë me Durim Bamin
  • TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur
  • Kurti prezanton raportin për viktimat e luftës: Janë dokumentuar 12.230 të vrarë mes tyre 1.047 fëmijë
  • Konstatoi shkelje disiplinore, ILD kërkon ulje me 40% të pagës për gjyqtaren

Komentet e Fundit

  1. Durresi on TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur
  2. Gim on TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur
  3. Detari on TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur
  4. Vlora 97 on TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur
  5. Rilindja e Lenka Cukove on SPAK thërret Ballukun, pritet t’i komunikohet zgjatja me tre muaj e hetimeve

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?