Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: TABELA: Rriten çmimet e shërbimeve kadastrale, sa do të paguajnë qytetarët nga gushti 2025
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > TABELA: Rriten çmimet e shërbimeve kadastrale, sa do të paguajnë qytetarët nga gushti 2025
EkonomiLajmi i fundit

TABELA: Rriten çmimet e shërbimeve kadastrale, sa do të paguajnë qytetarët nga gushti 2025

Published: August 6, 2025
Shpërndaje

Tashmë është fakt i kryer. Nga ky muaj qytetarët do të paguajnë më shumë për shërbimet që mbulon Agjencia Shtetërore e Kadastrës.

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin, i cili është publikuar në Fletoren Zyrtare, në të cilin parashtrohen një seri ndryshimesh në tarifat e shërbimeve kadastrale. Këto ndryshime prekin si tarifat ekzistuese, ashtu edhe shtimin e disa shërbimeve të reja në kuadër të digjitalizimit të proceseve. Vendimi i ri ndryshon dhe shton pika në vendimin nr. 389, datë 13.5.2020, që përcaktonte tarifat bazë të shërbimeve të regjistrimit dhe dokumentimit të pronësisë.

Tarifat e reja

- Publicitet -

Rritjet më të theksuara janë vënë re në shërbimet që kanë të bëjnë me regjistrimin e akteve të reja, konfirmimet për pronësi dhe nxjerrjen e certifikatave arkivore. Për shembull, tarifa për regjistrimin e një kontrate shitblerjeje është rritur nga 1,000 lekë në 2,000 lekë. Shërbimi për dhënien e një kopjeje të certifikatës së pronësisë është rritur nga 500 lekë në 1,200 lekë, ndërsa konfirmimi i sipërfaqes nga arkiva apo përditësimet në të dhëna kadastrale janë gjithashtu dyfishuar në çmim.

Ndryshimet

Ndryshimet argumentohen nga qeveria në vendimin në fjalë si pjesë e përpjekjeve për të modernizuar dhe përmirësuar transparencën e proceseve kadastrale, si dhe për të mbuluar kostot në rritje të operimit të sistemit. Me këto tarifa të reja, pritet që qytetarët të kenë akses më të lehtë në shërbimet “online”, por edhe të ndjejnë më shumë barrë financiare për çdo proces që përfshin tokën apo pronën e tyre. Ndërkohë, ekspertët e tregut imobiliar dhe shoqatat e mbrojtjes së konsumatorëve kanë reaguar me shqetësim, duke kërkuar që të ketë një faturim të drejtë dhe proporcional, sidomos për kategoritë e ndjeshme dhe për rastet e trashëgimisë apo legalizimeve, ku shpesh përfshihen familje me të ardhura të ulëta. Tarifat e reja hynë në fuqi menjëherë pas publikimit në Fletoren Zyrtare, pra në fillim të muajit gusht 2025 dhe do të aplikohen në të gjitha zyrat kadastrale të vendit, përfshirë edhe ato që ofrojnë shërbime nëpërmjet portalit “e-Albania”.

Risia, tarifa diferenciale, “online” dhe në sportel

Një nga risitë më të rëndësishme në vendimin e ri për tarifat kadastrale është ndarja e qartë mes shërbimeve që kryhen fizikisht dhe atyre “online” përmes platformës “e-Albania”. Për të njëjtin shërbim, tarifa për aplikim elektronik është shpesh më e ulët se ajo për aplikim në sportel, duke synuar të inkurajojë qytetarët të përdorin format digjitale. Për shembull, për një shërbim të zakonshëm si lëshimi i një kopjeje të certifikatës së pronësisë: “online” është 800 lekë, ndërsa në sportel 1,200 lekë. Kjo diferencë prej 400 lekësh është më shumë se 30% më lirë nëse shërbimi kërkohet “online”. Po ashtu, për regjistrimin e akteve noteriale, tarifa “online” është 1,500 lekë, ndërsa në sportel 2,000 lekë. Ky ndryshim jo vetëm që përshpejton procedurat për qytetarët, por edhe redukton ngarkesën në sportele fizike, duke e bërë shërbimin më efikas. Vendimi synon gjithashtu të frenojë vonesat dhe informalitetin në procesin e regjistrimit të pronës.

Screenshot_2

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Dursakja says:
    August 6, 2025 at 12:45 pm

    I rrisni tarifat sidomos për pensionistët që të shpëtoni nga këto duke i shkurtuar jetën

    Reply
  • Po ta kisha ne dore do i varja says:
    August 7, 2025 at 10:05 am

    Dreqi ja uqifte nenat o njerez te pangopur o krinibela te popullit o ju vrafte zoti o hajdute

    Reply
  • capi says:
    August 7, 2025 at 10:49 am

    Ore qe eshte mulli me ere e shoh po uji nga i vjen. Po dixhitalizimi presupozonte nje eficence me te larte qe shoqerohet me kosto me te ulet. Ju beni te kunderten i rrisni tarifat. Dakort se shkurton kohen, po perseri kjo vjen me kosto per aplikuesin.

    Sa per kurizitet, keto certifikatat te vjen ne shtepi me poste, apo duhet ta marresh tek zyra e kadastres apo posta. Jo cdo dokument mund te perdoresh kopjon ose te printuar sidomos keto te pronesise.

    Reply
  • Asd says:
    August 8, 2025 at 5:45 pm

    Qeveria e ktheu korrupsionin ne art. Te pakten me sekseret gjeje ndonje qe kushtonte me lire.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. Ela on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?