Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme, kryesojnë…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme, kryesojnë…
EkonomiLajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme, kryesojnë…

Published: December 26, 2024
Shpërndaje

Investimet e huaja në Shqipëri arritën në 1.1 miliardë euro përgjatë 9 muajve, duke u rritur me 55 milionë euro krahasuar me vitin e kaluar. Shifrat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se investimet më të mëdha vijnë nga Turqia, Italia dhe Holanda, e kryesisht shkojnë në pasuri të paluajtshme.

Më shumë turq, italianë e holandezë po investojnë në vend. Shifrat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se nga janari në shtator 2024 vlera e investimeve të huaja arriti në 1.1 miliardë euro, me rritje 55 milionë euro krahasuar me vjet.

Janë 204 milionë euro të hyra në ekonominë e Shqipërisë nga investitorë nga Turqia gjatë këtij 9-mujori, ndjekur nga 148 milionë euro nga Italia dhe 118 milionë euro investime me origjinë nga Holanda.

- Publicitet -

Miliona euro po investohen në vend, dhe kryesisht po përqendrohen në pasuri të paluajtshme që janë kthyer tashmë në fushën e preferuar të investitorëve të huaj, të cilët vetëm në 9 muaj blenë 269 milionë euro prona nga 222 milionë euro që ishte vlera vjet.

Mbi industrinë dhe energjinë, tashmë ka kaluar edhe sektori i ndërmjetësimit financiar, në të cilin gjatë kësaj kohe janë investuar 206 milionë euro, ndjekur nga 161 milionë euro në industrinë nxjerrëse, 138 milionë euro në industrinë përpunuese dhe 130 milionë euro në energji elektrike. Bujqësia dhe aktivitetet e shërbimit janë pa asnjë investim të huaj në këtë periudhë.

Banka e Shqipërisë thotë se gjatë këtij viti është vënë re shtim i investimet të huaja, që kanë ardhur kryesisht nga fitimet e realizuar brenda vendit.

Vetëm në tremujorin e tretë të këtij viti janë investuar në vend 411 milionë euro, thotë Banka e Shqipërisë, ku 234 milionë euro është fitim i riinvestuar, ndërsa pjesa tjetër prej 178 milionë euro, ose 17% më pak se një vit më parë ishte investim direkt nga jashtë.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Po says:
    December 26, 2024 at 5:50 pm

    Turqia heroin, hollanda kokain, dhe italia po dihet.

    Reply
  • mali says:
    December 26, 2024 at 6:17 pm

    Me mire eshte te thoni ku jane konkretisht keto investime se une qytetari nuk kuptoj.
    Sa fiton shteti dhe sa une qytetari.
    Ku fiton shteti duhet transparence se ku i con keto para.
    Nga ky miliardi sa fut une qytetari ne xhep ?

    Reply
  • intelektuali says:
    December 26, 2024 at 8:08 pm

    Ne xhep fut Noc Rrokun e Edi Rames dhe te gazetes DITA qe reklamon investimet e huaja si nje

    FITORJE HISTORIKE E PARTISE

    sepse:

    Kur thua ne faqet e gazetes brockulla prej budalli si:

    “…Miliona euro po investohen në vend, dhe kryesisht po përqendrohen në pasuri të paluajtshme që janë kthyer tashmë në fushën e preferuar të investitorëve të huaj, të cilët vetëm në 9 muaj blenë 269 milionë euro prona nga 222 milionë euro që ishte vlera vjet…”

    CFARE INVESTIMI ESHTE BLERJA E PRONAVE KUR NUK I SJELL KURGJE GDP KOMBETARE QE KA MBETUR NE VEND NUMERO QE NGA KOHA E QEPES E ENVERIT DHE RILINDJA NE TRE MANDATE PUSHTETI NUK MUND TE MBURRET ME NJE FABRIKE TE VETME PRODHIMII “MADE IN ALBANIA” NE SHQYPNI?

    por:

    Kur shkruan: “..Mbi industrinë dhe energjinë, tashmë ka kaluar edhe sektori i ndërmjetësimit financiar, në të cilin gjatë kësaj kohe janë investuar 206 milionë euro, ndjekur nga 161 milionë euro në industrinë nxjerrëse, 138 milionë euro në industrinë përpunuese dhe 130 milionë euro në energji elektrike. Bujqësia dhe aktivitetet e shërbimit janë pa asnjë investim të huaj në këtë periudhë…” te vjen per te vjelle nga idiotesia e gazetarise mashtruese,

    sepse:

    CFARE KAFSHE INVESTIMI ESHTE “SEKTORI I NDERMJETESIMIT FINANCIAR” QE ME GJUHE POPULLORE JANE “MICRO-KREDITE” E HAJDUTERISE?

    Nga ana tjeter:

    Kur flet per “industrine e energjise” si ta spjegojme qe “TEC-i lundrues” i Vlores ka mbetur si karrikatura me e shemtuar ne kete industri dhe TEC-i sagllam po i Vlores duket si “permendore e injorances totale” ne drejtimin e shtetit nga Rilindja ne fushen e energjise, njashtu sic kanembetur bunkeret e Enverit si “permendore te idiotesise absurde” ne cdo pellembe toke te Shqypnise.

    Me pak fjale:

    Kur shkruan: “… te ndjekur nga 161 milionë euro në industrinë nxjerrëse dhe 138 milionë euro në industrinë përpunuese…”, kjo tregon se:

    SHQYPNIA KA MBETUR NE KOHEN E QEPES TE ENVERIT DUKE ECUR KRAHAS ME INFLACIONIN ME PASURITE QE I KA FALUR NATYRA DHE ZOTI, POR NE VEND NUMERO PER NGA TREGUESI GDP.

    Reply
  • Rroft Luli says:
    December 26, 2024 at 8:41 pm

    Investimet e huaja janë kërkuar me këmbëngulje nga babai ynë L.Basha.
    Faleminderit Baba Luli!
    Intelektuhale, boll hëngre qyl!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Jam gangster i gangsterëve, ta mbyll gojën me ngjitëse”! Aktivisti denoncon dhunë nga person civil brenda makinës së policisë
  • PËRGJIMET: “Mos dil sot, na njoftuan këta të shtetit”! Kush e dekonspiroi aksionin e SPAK-ut kundër Call Center-ave?
  • VIDEO: Me shenja të shumta dhune, Gjykata liron të arrestuarit para Kuvendit (pamje ku goditen edhe pasi janë neutralizuar)
  • Incident në qendër të Bllokut në Tiranë, biznesmeni i ilaçeve dhunon pronarin e Sky Tower
  • Të paktën ju Adriatik Lapaj, Arlind Qori mbajeni vath në vesh konstatimin e Kadaresë!

Komentet e Fundit

  1. Hasoni on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  2. xxx on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  3. fshatari.pafshat on Incident në qendër të Bllokut në Tiranë, biznesmeni i ilaçeve dhunon pronarin e Sky Tower
  4. nastradini on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  5. demo on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?