Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rriten pensionet në tetor, ministri e konfirmon: Vlera e rritjes në 4.1 përqind
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Rriten pensionet në tetor, ministri e konfirmon: Vlera e rritjes në 4.1 përqind
Lajmi i funditPolitike

Rriten pensionet në tetor, ministri e konfirmon: Vlera e rritjes në 4.1 përqind

Published: September 18, 2024
Shpërndaje

Në mbledhjen e kësaj të mërkure, qeveria ka miratuar rritjen e pensioneve me 4.1% .

Kjo u konfirmua nga Ministri i Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, i cili tha se janë mbi 791 mijë pensionistë, që përfitojnë.

Ministri theksoi se për zbatimin e këtij vendimi, vetëm në tre mujorin e fundit të 2024, do duhet një fond rreth 17 milionë euro.

- Publicitet -

“Ndaj me ju sot vendimin e qeverisë së Shqipërisë ë për indeksimin vjetor të pensioneve në masën 4.1 %, që nis me pagesat e muajit tetor 2024. Nga ky vendim përfitojnë 791 257  pensionistë. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendim janë rreth 17 milionë euro vetëm për tre muajt e vitit 2024. Dihet që synimi kryesor i indeksimit është të ruajmë fuqinë blerëse të pensioneve kundrejt rritjes së çmimeve dhe efekteve të inflacionit. Qeveria i ka në vëmendje të veçantë dhe është sfidë e jona për të garantuar që të kemi rritje të ardhurave të pensionistëve dhe të kemi një jetë sa më të denjë për ta”, theksoi ministri.

Ky vendim fillon efektin nga 1 tetori. Pensionet e skemës urbane mesatare do të rriten me 752 lekë, kurse ato rurale në vlerën e 453 lekëve.

Pa specifikuar shifër, ministri shtoi se edhe bonusi i fundvitit për pensionistët do të jetë më i lartë se vitet e tjera.

Ai konfirmoi se nga mesi i muajit tetor do të nisin konsultimet për rishikimin e skemës së pensioneve.

“Po përqendrohemi tek barazia mes profesioneve me të ardhura të njëjta. Synim është që të shohim nivelet dhe kategoritë e çfarëdolloj pensioni, që janë në një nivel sot, për shkak të skemës dhe kontributeve të tyre që në mënyrë të ligjshme të përcaktuara ndër vite kanë atë nivel të ardhura, dhe duhet të ndërhyjmë për ato kategori që i vë ata në vështirësi për përballimin e nevojave bazë të jetës dhe duhet të jetë në proporcion me nevojat që kanë. Po mundohemi të rrisim të ardhura në përgjithësi por ka shumë rëndësi tregu i punës, formalizimi, paga e të ardhurave. Po punojnë që të kemi një rritje të shpërndarjes së mirëqenies”, shtoi Gonxhe.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • Te "perkrahur" me 3300 leke/muaj says:
    September 18, 2024 at 10:15 am

    4.1 % do te rriten pensionet! Llogarine se sa eshte ai 4.1% plus e ben kushdo pensionist. I mbetet tani pensionisteve te mendojne qe sot se si do ti menaxhojne e konsumojne tere ato para qe kjo qeveri Rama “e prane shtresave ne nevoje” do tu jape ne muajin tjeter.

    Reply
  • kureshtari says:
    September 18, 2024 at 10:43 am

    Lutem , ju qe na komunikoni kete lajm, publikoni dhe sa me poshte:
    1.Listen e artikujve te shportes per indeksimin vjetor ;
    2.Listen e sasise baze per cdo artikull te shportes;
    3.Listen e pikave te shitjes dhe shperndarjen e tyre nga jane marre cmimet perkatese per kete indeksim;
    4. Menyren e marrjes te te dhenave si dhe metoden e perpunimit te tyre;
    5. Periudhen vjetore ( psh. nga 1 shtator 2023-31 gusht 2024) te cilen perfshin ky indeksim- se me cfare shpejtesie vepron perpunimi i te dhenave statistikore e tregoi censusi.

    Reply
  • Ali baba me 40 hajdutet says:
    September 18, 2024 at 11:52 am

    Tani dhe ne pensionistst do fillojme ti bejme pushimet ne Greqi apo Kroaci por edhe ne rast pamundesie sepse peto shtete jane pak te shtrenjta do shkojme ne hotelet luksoze ne Himare.

    Reply
  • Hasaf mehmeti says:
    September 18, 2024 at 11:53 am

    Uaau si do i harxhojne pesionistet gjithe keto para.Kesaj i thone futja pordhes gri sallat sa te shkoi dhe kjo nate.E para indeksimi duhej bere ne prill pra ju hegren pensionisteve 9muaj.Daullet e Rames per ngritjen e pensioneve ishin flluska sapuni.Pensionist mendoni per veten e mos u beni dele te qeverise se nuk na ka fare ne hesap.Behuni njehere bllok se atehere Rama do e kuptoj sa vlere keni qe ai te mbaj pushtetin.

    Reply
  • Humoristi says:
    September 18, 2024 at 12:37 pm

    Ato rrenat tre mujore ,qe minimalja nje pensionisti do ti shtohet pensioni dyzet mije le te vjetra,a jane te verteta mi!;

    Reply
  • Skenderbeu says:
    September 18, 2024 at 2:18 pm

    Po Pse tallni bythen me bartering qe u sollen politikanet pensionisteve. Mos ruani frigate tuaja por barazoni pensionet sipas professions te pensionisteve sot me pensionist qe u llogari ter pensioni me pagan e para viteve 1997.

    Reply
  • Arben says:
    September 18, 2024 at 2:21 pm

    perqindja e rritjes se uljes ne zbritje ka trend rrites.

    kete e kuptuam, po parate ku jane nuk po kuptojme.

    Reply
  • Devolli says:
    September 18, 2024 at 3:48 pm

    Sa hajvanë që jini ! Po ku do t’i gjejë Rama paratë të ngrejë pensionet , kur janë 810 mijë pensionistë dhe vetëm 507 mijë forca pune ?! Edhe këto pensione modeste , 37% financohen nga shteti , kur si rregull , pensionet e pleqërisë duhen të paguhen nga kontributet e punonjësve . A e dini se , të ngresh pensionet e 810 mijë njerëzve 50 mijë lek të vjetra , nevojitet një buxhet I shtetit . Që t’ju jepet pensionistëve një shumë e tillë , duhet që ne të tjerët të ngrohemi në diell ( shëndetësia, arsimi , policia , administrata) . E kush është ajo qeveri në botë , që nuk I pëlqen 800 mijë vota , duke I ngritur pensionet ? Por në kushtet e Shqipërisë , është e pa mundur .

    Reply
  • analfabeti says:
    September 18, 2024 at 6:23 pm

    Me fal o Devolli por qenke nje njeri maskara ose pushtetar , gjithsesi maskara.

    Reply
  • Devolli says:
    September 18, 2024 at 8:51 pm

    Ore analfabet , unë mund të jem maskarai i maskarenjve , por ti duhet t’a argumentosh se pse jam maskara . Kam shpifur ndonjë gjë në ato që kam shkruar ? Na i spiego ti , ku do t’i gjejë qeveria paratë për ngritjen e pensioneve , sepse pensionet duhet të paguhen me kontributet që i mbahen punonjësve , kur shifrat tregojnë që punonjës janë sa gjysma e pensionistëve . Në vëndet e BE-së , përpjesëtimi është një me tre , ose një me kater , që do të thotë një pensionist me katër punonjës që paguajnë kontribute dhe prandaj pensionet janë të larta . Tek neve është një pensionist me gjysëm punonjës kontributiv . Natyrisht këto nuk janë hesape për analfabetë .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Një cirk i dështuar
  • Xhafaj kritika KLGJ: Gabim i madh zbatimi i hartës së re gjyqësore, ua thashë që në fillim
  • Çfarë do të ndodhë me protestën
  • Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
  • EMRAT: Krim në familje, burri vret me çifte bashkëshorten në Shkodër, bie në pranga

Komentet e Fundit

  1. O nëne, o nëne on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. K O R C A on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. Phoenix on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Komshiu on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?