Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rriten rastet e reja me COVID, mjekët: Nga grumbullimi në plazhe, restorante dhe bare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rriten rastet e reja me COVID, mjekët: Nga grumbullimi në plazhe, restorante dhe bare
AktualitetKronike

Rriten rastet e reja me COVID, mjekët: Nga grumbullimi në plazhe, restorante dhe bare

Published: July 5, 2022
Shpërndaje

Rriten rastet e personave të infektuar me Covid-19.

Mjekët paralajmërojnë shtim të infektimeve deri në mesin e korrikut, pasi është neglizhuar zbatimi i masave mbrojtëse, siç është distancimi social dhe vendosja e maskës në ambientet e mbyllura.

Mjekja e familjes pranë qendrës mjekësore në Kamzë, Elisabeta Musta tha për “Monitor” se prej 2 javësh ka shtim të rasteve të infektimeve me Covid-19. “Në qendrën shëndetësore ka rritje të numrit të infektimeve. Nga 3 persona që kryejnë testin 1 prej tyre rezulton i infektuar me Covid-19. Pacientët e infektuar shfaqin simptoma si dhimbje fyti, temperaturë të lartë dhe kollë të thatë. Në këtë periudhë gjithashtu janë rritur edhe hospitalizimet. Nga 7 pacientë të shtruar që pati në spital në fillim të qershorit, aktualisht numri i tyre ka arritur në 20 pacientë”, pohon mjekja e familjes në Kamzë.

- Publicitet -

Numri i testimeve është rritur edhe në klinikat private. Administrator i rrjetit laboratorik “Intermedica”, Vasil Llajo, tha për “Monitor” se krahasuar me fillimin e muajit maj numri i testimeve ditore është dyfishuar. Sipas tij aktualisht janë shfaqur dy nënvariante të Omicron BA 4 dhe BA 5 dhe ngarkesa e tyre virale mbetet vetëm në pjesën e fytit. Rrezikshmëria e tyre është më e ulët krahasuar me variantin Delta.

“Pas një “pseudo pauze” të infektimeve në muajin maj, në këtë periudhë ka një shtim të testimeve dhe rasteve të reja. Testimet ditore janë dyfishuar krahasuar me fillimin e muajit maj, ku 5% e tyre rezultojnë pozitive. Parashikohet që deri në mesin e muajit korrik të vijojë trendi rritës i të prekurve me Covid-19.

Qytetarët neglizhuan masat mbrojtëse, pasi mendojnë se pandemia u largua. Shtimi i rasteve ka ardhur si rezultat i moszbatimit të masave që nga grumbullimi i individëve në plazhe, restorante dhe bare, si dhe mospërdorimi i maskës në ambientet e mbyllura”, nënvizon z. Llajo. Sipas tij rezultojnë që të prekurit më tepër janë persona të pavaksinuar, ndërsa ka pasur edhe mjaft raste të riinfektimeve.

Nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë për muajt janar-prill rezultoi se numri i të vaksinuarve ishte rreth 85% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjatë periudhës Janar-Prill 2022 me vaksinën anticovid-19 janë vaksinuar: me doza të para 75,290 persona; me doza të dyta 129,614 persona; me doza të treta 129,276 persona.

Për vaksinimin e popullatës kundër Covid-19 Ministria e Shëndetësisë ka parashikuar të shpenzojë për 2022 rreth 20 milionë euro. Në total realizimi i shpenzimeve për këtë program për periudhën janar-prill sipas raportit të monitorimit është 23%.

Në programin e vitit 2021 objektivi kryesor i qeverisë shqiptare ishte imunizimi i 2.2 milion banorëve dhe për të arritur këtë objektiv nevojiten 4,4 milionë doza vaksine. Në total deri tani janë kryer 2,883,851 vaksinime. Në Shqipëri sipas të dhënave nga World Data janë vaksinuar 47% e popullatës, ku 43% e tyre kanë kryer vaksinim të plotë. Në rang global rezulton e vaksinuar 61% e popullatës.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Big Pharma says:
    July 5, 2022 at 8:52 am

    Erdhen urdhrat nga overseas aty ku planifikohet,fabrikohet,shperndahet gjithcka per pjesen tjeter te botes.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Braçe: Sot, dita më e vështirë e 30 viteve, duhet të zgjedh, të vijoj të luftoj apo të iki
  • Marrëveshja e minutës së fundit
  • Kush e humbet pushtetin kur ndryshon harta
  • Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD për Diellën
  • VIDEO: Policët dhunojnë protestuesit, i ulin në tokë dhe i godasin me shkelma e grushte

Komentet e Fundit

  1. Sali on Incident në studiot e Channel 5, Edi Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan
  2. demo on Poetja kanadeze Anne Carson shpallet fituese e çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2026
  3. nastradini on Ndihmoi qeverinë e Republikës Srpska, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës
  4. xxx on Incident në studiot e Channel 5, Edi Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan
  5. xxx on GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit, nëna me foshnjën 4-muajshe lirohet nga qelia

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?