Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rritet më tej diferenca e pagave me pensionet, inflacioni rëndon të moshuarit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Rritet më tej diferenca e pagave me pensionet, inflacioni rëndon të moshuarit
EkonomiLajmi i fundit

Rritet më tej diferenca e pagave me pensionet, inflacioni rëndon të moshuarit

Published: April 15, 2025
Shpërndaje

Paga mesatare në vend është rritur me ritme të shpejta dy vitet e fundit, teksa masa e pensionit mesatar ka ecur më ngadalë. Në vitin 2024, paga mesatare mujore bruto arriti në 77,457 lekë duke u rritur rreth 10% në krahasim me vitin 2023, teksa pensioni mesatar rezultoi 19,092 lekë në tetor 2024, ose 4% më i lartë se viti i mëparshëm. Vitin e kaluar pensioni mesatar ishte sa 24.6% e pagës mesatare mujore bruto, nga 26% që ishte ky raport më 2023. Dhjetë vite më parë pensioni mesatar ishte sa 32% e pagës mesatare mujore bruto.

Fuqia blerëse e pensionistëve po gërryhet më tej edhe nga thellimi i diferencës ndërmjet pagave dhe pensioneve. Rritja e hendekut ndërmjet pagës mesatare dhe pensionit mesatar thellon pabarazinë ndërmjet pensionistëve dhe pjesës tjetër të shoqërisë. Përshpejtimi i rritjes së pagave si në sektorin publik dhe atë privat po shoqërohet me rritje te çmimeve në disa produkte të shportës që janë jetike për pensionistët.

Sipas përcaktimeve të INSTAT, që bazohen në metodologji ndërkombëtare, një pensionist konsiderohet i varfër, nëse pagesa mujore është më pak se gjysma e pagës mesatare në shkallë vendi. Ky hendek është thelluar vitet e fundit për shkak se pagat po rritem më ritme më të larta se pensionet.

- Publicitet -

Të dhënat tregojnë për një rritje të pabarazisë ndërmjet shtresave të shoqërisë, në këtë rast të pensionistëve dhe personave të punësuar. Me gjasa, hendeku do të zgjerohet gjatë viteve në vijim, pasi tregu po sinjalizon rritje më të larta të pagave prej kushteve të reja që ka krijuar mungesa e fuqisë punëtore.

Në fund të vitit 2024 paga mesatare në shkallë vendi ishte 47% më e lartë se para pandemisë, duke u rritur nga 52,380 lekë me 2019 në 77,456 lekë më 2024. Në të njëjtën periudhë, pensioni mesatar nga niveli 16,256 lekë në vitin 2019, arriti në 19,092 lekë më 2024 me zgjerim vetëm 17%.

Sakaq plagët e tranzicionit po ulin përfitimet nga pensioni. Numri i pensionistëve, që nuk përmbushin vitet e punës dhe nuk arrijnë të përfitojnë një pension të plotë pleqërie, po rritet me shpejtësi. Të dhënat zyrtare nga instituti i Sigurimeve Shoqërore tregojnë se, në 6-mujorin e parë të vitit 2023, pensionistët me pagesë të pjesshme përbënë 50% të totalit të personave që përfitojnë pension pleqërie, nga 45% më 2021. Të dhënat zyrtare të 6-mujorit të parë 2023 tregojnë se numëroheshin 503,747përfitues të pensionit të pleqërisë, nga të cilët 258,312 mijë 51% e përfituesve morën pagesa të pjesshme.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • ce says:
    April 15, 2025 at 11:31 am

    Shume shpejt kur vampiri i vicidolit te vije ne pushtet pensionet do shkojne 1500 euro, kurse paga minimale 1900 euro. U bo deti kos ,parajsa po vjen , o njerez duroni dhe 3 jave,,,

    Reply
  • Vigjilenca says:
    April 15, 2025 at 1:00 pm

    Njeriu i Zi, Sali Berisha, sa të vijë në pushtet do të uli taksat dhe energjinë elektrike, do të ndihmoj çiftet me tri fëmijë duke i rritur fëminë e tretë deri 23vjeç,do të rrisë pensionet, rrogën mesatare, do të nxjerrë të burgosurit, do të dënojë SPAKUN, do të ndihmoj bisnesin e vogël, do të ndihmojë fermerët me kredi pa interes, çifteve të reja do t’i japi 30000euro euro kredi pa interes, e pafundësisht të mira.
    Mbasi premton këto, ai që ka sado pak mend thotë se kujt do tja rrëmbejë ky konservatori ynë, mendon pak, mos vallë konservatori ynë mbron të pasurit, prit pak, me taksën 10%ai mbron të kamurit, këtu më duket se pa dashje e tha një të vërtetë, mos vallë të tjerat i ka si tek firmat piramidale, që thoshte se firmat do të kthen në banka dhe paratë janë të sigurta dhe të pastra.
    Ky po premton lugën e florinjtë si dikur komandant Enveri, ë po se harrova, ky
    ishte ushtar i tij, ai po mashtron si komandanti, është model i tij, mu mbush mëndja, nuk e votoj, edhe ky si
    i paudhi Enver është mashtrues
    profesionist, por me një ndryshim të madh, komandanti i tij nuk i trashëgoi pasuri pasardhësve ndërsa ky nga një malok tropoje,(me jastëk druri dhe banesë shpellarë) e shkolloi komandanti, e solli në Tiranë, u mboll komunist,u korr demokrat.
    Jo, Nuk E Votoj!

    Reply
  • Endri F. says:
    April 15, 2025 at 1:24 pm

    Bravo Vigjilenca, per sot ke dy sufllaqe/ I do me qepë apo pa qepë????

    Reply
  • Vigjilenca says:
    April 16, 2025 at 4:53 am

    Më fal Endri F unë nuk jam dritëshkurtër, dua vendin tim, për të cilin
    të parët e mi kanë dhënë jetën.
    Unë nuk thur lavde, nuk i shërbej askujt, por mbi të gjitha dua të ardhmen e Shqipërisë.

    Reply
    • Endri F. says:
      April 16, 2025 at 11:20 pm

      Meqe eshte keshtu o vigjilenca po te japim edhe nje sufllaqe te tretë.

      Reply
  • alibaba me 40 hajdutet says:
    April 16, 2025 at 6:25 am

    Me siguri kaq vigjilent sa je bashke me ce duket se me shume se familjen tende do Ramen .

    Reply
  • vlonjati says:
    April 16, 2025 at 6:27 am

    PO QENKE PATRIOT I MADH TI VIGJILENCA !

    Reply
  • qeveria Rama plotesisht e deshtuar ne ekonomi says:
    April 16, 2025 at 6:37 am

    Kriza e plote e kolapsi ne ekonomi do duken qarte kur te bjere kjo ngrehine gerdalle Rilindje nga pushteti e mos kete me pagesa per mediat qe t’ja mbajne te fshehur me deshtimin madhor ekonomik.

    Reply
  • demo says:
    April 17, 2025 at 12:12 am

    Rriti daje pagat ne kurriz te pensioneve,rriti!Po 800 mije pensioniste jane te kutite e votimit ne oren 7 si ne kohe te xhaxhit. Keta pagatoret nuk votojne.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Aksidenti tragjik pranë Tiranës, dyshohet se shoferi i minibusit pësoi infarkt: 12 të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë
  • Qeveria ndryshon buxhetin: 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, rritje pagash e investime
  • Tensione në protestë, lëng frutash në kokë gruas që dyshohej si “patronazhiste” e PS
  • Protestuesit do shkojnë në SPAK: Kallzim Edi Ramës për “Albanian Files”
  • Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  2. Vlora 97 on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  3. K R on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  4. V L on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  5. Anonymus on VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?