Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rritet numri i aksidenteve, rriten kërkesat për rezerva gjaku
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Rritet numri i aksidenteve, rriten kërkesat për rezerva gjaku
KronikeLajmi i fundit

Rritet numri i aksidenteve, rriten kërkesat për rezerva gjaku

Published: November 22, 2023
Shpërndaje

Aksidenti i rëndë i ndodhur mbrëmjen e të martës me pasojë plagosjen e tre të miturve çoi në pranga 41 vjeçari Orest Kalo, pronari i mjetit tip “Benz” që drejtohej pa patentë nga djali i tij 14 vjeç i cili është proceduar nga policia. Tre të miturit që morën lëndime nga ngjarja ndodhen në Spitalin e Traumës.

2 prej adoleshentëve janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore ndësa 14-vjeçari A.D ka pësuar politraumë, ka fraktura kudo në trup dhe është në reanimacion, në rrezik për jetën.

Aksidentet rrugore kanë vijuar të rriten duke vënë në vështirësi shpeshherë edhe spitalet për shkak të nevojave për gjak. Sipas INSTAT numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 130 nga 105 në muajin Tetor 2022.

- Publicitet -

Viola Shano, Shefe e Mbledhjes dhe Përpunimit të Gjakut te Banka e Gjakut tregon se 25% e nevojave mbulohen nga dhurimet vullnetare ndërsa gjatë 2023 nuk ka patur asnjë dhurues gjaku me pagesë.

“Është një nevojë e cila nuk do të shteroj asnjëherë. Ne kemi çdo ditë nevojë për dhuruesit tonë në mënyrë që ne të plotësojmë me gjak dhe komponentë të tij çdo kërkesë që ne na paraqitet në spital. Patjetër që kërkesat kanë qenë në rritje.

Qendra e gjakut dhe Banka e gjakut kanë një stok rezervë për të mbuluar rastet e emergjencave dhe më pas ne vëmë në dijeni familjarët për zëvëndësimin e tyre sepse jemi ende në shifra që po flasim 25% dhurime vullnetare dhe pjesa tjetër janë familjarë, do të thotë që ende kemi nevojë për dhurues vullnetarë, në mënyrë që t’i plotësojmë 100% këto nevoja për gjak”, tha Shano.

Nevojën më të madhe për gjak e ka Spitali i Traumës apo QSUT, pasi aty trajtohen numri më i madh i të aksidentuarve. Dhurues mund të bëhet çdo person, i cili gëzon shëndet të mirë, peshon 50 kg e lart dhe ka moshën 18-60 vjeç.

TË DHËNAT:

Dhurimet vullnetare

Tiranë, Janar-Tetor 2023                          4492 dhurime vullnetare gjaku

Në rrethe                                                       2280 dhurime vullnetare gjaku

Total janar-tetor 2023                                6772 dhurime vullnetare gjaku

Dhurimet Total Familjare(Tr+Rrethe)   23,98%

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Serbia në Shkodër ka marrë më shumë se një konsullatë”, reagon ish-kryeministri Majko
  • Koçeku për konsullatën serbe: S’ka krahasim me Bujanocin, vetëm 54 serbë të vetëdeklaruar janë në Shkodër
  • Gjenden në zonën kufitare Shqipëri–RMV mbetjet mortore të turistit të zhdukur
  • Konsullatë serbe në Shkodër? Ish-diplomati i bën thirrje medias dhe opinionit publik për reagim të menjëhershëm
  • Shkrirja e bashkisë së Maliqit dhe bashkimi me Korçën, banorët thërrasin protestë të dielën

Komentet e Fundit

  1. Xha Teme analisti on Banorët e Poliçanit dalin në protestë dhe djegin teserat e PS-së, kryesocialisti i qytetit jep dorëheqjen
  2. K R on Rama prezanton “Praninë Besnike”: Shpjegon me shkencë termin ‘popull’, thotë që do bëj këngë me thirrjen për dorëheqje
  3. K R on Bashkëshorti i arrestuar për tokat në Durrës, Rama emëron ish-zyrtaren e PD-së drejtore të Agjencisë Kombëtare të Turizmit
  4. ILIR on Bashkëshorti i arrestuar për tokat në Durrës, Rama emëron ish-zyrtaren e PD-së drejtore të Agjencisë Kombëtare të Turizmit
  5. ILIR on Rama prezanton “Praninë Besnike”: Shpjegon me shkencë termin ‘popull’, thotë që do bëj këngë me thirrjen për dorëheqje

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?