Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rritet sërish çmimi i naftës, arrin rekordin e 258 lekëve pas vendimit të Bordit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Rritet sërish çmimi i naftës, arrin rekordin e 258 lekëve pas vendimit të Bordit
Ekonomi

Rritet sërish çmimi i naftës, arrin rekordin e 258 lekëve pas vendimit të Bordit

Published: June 8, 2022
Shpërndaje

Është rritur sërish çmimi i karburanteve në vend, duke arritur në rekord.

Në vendimin e fundit të Bordit të Transparencës, është vendosur që çmimi i naftës të jetë 258 lekë/litri, i benzinës të jetë 243 lekë/litri, ndërsa i gazit 86 lekë/litri.

Vendimi i Bordit të Transparencës datë 08.06.2022

- Publicitet -

Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 8 Qershor 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.

Sqarojmë se:

Çmimet e miratuara nga Bordi, të cilat reflektojnë çmimet e nënprodukteve në Bursë, detyrimet doganore/tatimore që aplikohen, si dhe marzhet bruto maksimale të tregtimit, (përfshijnë edhe TVSH-në), janë çmime tavan dhe asnjë operator ekonomik nuk mund të tregtojë këto nënprodukte tej Vendimit të Bordit.

Çdo Operator ekonomik me shumicë dhe pakicë është i lirë t’i tregtojë këto nënprodukte me çmime më të ulëta se çmimet maksimale të miratuara nga Bordi.

Nisur sa më sipër, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, Bordi vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 258 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 246 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 243 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 231 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 86 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 74 lekë/litër për automjetet.

(Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 8 Qershor ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Gjergji says:
    June 8, 2022 at 10:39 am

    Shume i ulet,s’kemi pare gje akoma. Fajin e ka Saliu

    Reply
  • Populli says:
    June 8, 2022 at 10:59 am

    Kur kemi nje qeveri me nje Ram Hajvan,
    qe koken e ka strukur tek Open Ballkan,
    me Ramen qe sa Gamori di ne Ekonomi,
    s’ka si Shqiperia mos zhytet ne Varferi!

    Reply
  • Fatmir Lohja says:
    June 8, 2022 at 11:03 am

    Cmimi i naftes do te rritet perjetesisht,se uzinen e Ballshit e shitem per skrap.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Antikomunisti i Facebook-ut
  • INTERVISTË: “Gjykata Speciale u pranua që Perëndimi të mbyllte sytë ndaj korrupsionit. A ka mundësi të rrëzohen vendimet në Apel”
  • Pse familja e Adem Jasharit po qëndron larg protestave për vendimet e Hagës?
  • “Jeta në qytet nuk është për ne…”
  • “Jetojmë të izoluar për 6 muaj, çdo shtator bëjmë 4 mijë dollarë pazar”

Komentet e Fundit

  1. K R on Parlamenti Europian pret ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura deri në fund të vitit
  2. Anonymous on FOTO: Ura në Klos shembet vetëm 10 ditë pas inaugurimit
  3. demo on Dyshohet se Belinda Balluku fshehu dy vila në emër të tij, Igli Tare paraqitet sërish në SPAK
  4. abdiaga on FOTO: Ura në Klos shembet vetëm 10 ditë pas inaugurimit
  5. Pasurohen duke vjedhur shtetin on FOTO: Ura në Klos shembet vetëm 10 ditë pas inaugurimit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?