Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një komunikim për mediat ku është prezantuar edhe paketa anti-krizë.
Gjatë këtij komunikimi Rama tha se indeksimi i pensioneve për këtë vit është 9.5%
“Dua të jem sa më i përmbledhur. Jam këtu për të detajuar pjesë të caktuara të paketës antikrizë. Ajo është konceptuar i një mbështettje afatmesme dhe jo e përkohshme. pra e kemi marrë në konsideratë faktin që kjo krizë është e një natyre të paparashikueshme se kur e ka fundin. Angazhimi është t’u japim njerëzve tanë një mbështetje afatmesme. Do të kemi një indeksim të pensioneve të llogaritur me normën e indeksionit. Kjo do të ndodhë edhe për persona me aftësi të kufizuara, do të bëjmë një ndërhyrje me 7.5% për të gjithë Do të rrisim me 10% ndihmën ekonomike dhe do ta dyfishojmë për gratë kryefamiljare me dy fëmijë”, tha ai.
Po kështu paga minimale shkon në 34 mijë lekë.
“Të gjitha gratë kryefamiljare që janë në kushtet e papunësisë do të marrin një ndihmë ekonomike të dyfishuar. Do të vazhdojmë programin e rritjes së pagave siç është paralajmëruar për sektorët prioritarë me buxhetin dhe afatin e vitit të ardhshëm, pasi kemi rritur me efekt nga muaji korrik pagat për ushtarakët, mjekët, mësuesit, do t’i rrisim përsëri. Sot me ndërhyrjen e dytë dhe një paketë rezistence afatmesme do të rrisim pagat për administratën që nuk ishin prekur prej shumë kohësh dhe do të rrisim pagat për policinë e shtetit dhe për policinë e burgjeve dhe këto trupa që nuk kishin rritje pagash prej kohësh pas një rritje masive që kishin marrë disa kohë më parë.
Rrisim pagën minimale nga 32 në 34 mijë lekë. Nuk do të ketë pagë më të ulët se 34 mijë lekë në RSH dhe me këto ndërhyrje besoj se i kapërcejmë në aspektin financiar paketat e natyrës një pako për 2 apo për 3 muaj dhe pastaj s’ka tjetër dhe krijojmë një bazë të rëndësishme, të zgjeruar rezistence të të gjitha këtyre kategorive në raport me situatën e inflacionit dhe granatojmë me laps në dorë, mosrënien dramatike të fuqisë blerëse por përkundrazi lëvizjen në ekonomi”, vijoi më tej Rama.
j.l./ dita

Qeveria Rama e vetmja qeveri ne keto 30 vite qe nuk artikulon termin “Rritje rrogash per Buxhetoret” por sorollatet te policia e administrata. Keto pseudo-paketa qe flet i ka thjesht nga paniku qe e ka zene prej protestave qe do nisin si pasoje e gjendjes katastrofike ku e ka derduar kjo qeveri ekonomine e vendit.
Genjeshter ka qene edhe rritja e rrogave per mesuesit gjoja me 40%. Asnje rritje reale…vetem fjale, shifra. Qeveria premton ajer te ferguar.
Me cilen date do te hyjne ne fuqi keto qe deklaron sulltanpiktori?Kane kalur vite shume kur ka deklaruar se do te dyfishoje pagat ne shendetesi,dhe arsimPese per qindshat ka vene ne jete,keto dy vitet e fundit.As iflacionin nuk e nente viteve ne pushtet nuk e kapaguar.S ka shqiptare qe i beson perrat me mbret te qeverise sone te “ ndritur”?
Qe ka rritje ky eshte ralitet.Por a eshte kjo rritje ne interes te shtresave te varfera e te mesme per te perballuar shtrenjsine e madhe qe ka pllakosur .????? As mund te krahesohen, keto qe thote i Madhi ine me rritjet e cmimeve e te detyrimeve qe kane qytetaret . Une kete e vlersoje tek ndryshimi i jetes qe bej .
Per mua,jeta , eshte bere me e veshtire. Per shume arsyje.Ne muajn Korrik me zuri Covid omikron Ba-5. Tek doktori ,qe e kishja te njohur, lash 1500 lek .Tek farmacisti per ilace 7500lek .Tek laboratori 4500 lek .Ushqime te rekomanduara jo mepak se 800 lek ne dite per 12 dite . Pensjoni im 14700lek . Si ja dola . Telefoni . Djale jam me covid. Duro sa te te dergoje parat me poste . Mbas dy ditesh mora nga djali 200 euro. Ja dola he per he . Me pas vijne faturat e dritave e te ujit . Hap sirtaret dhe shikoje qe kishja vetem 3500lek .Keto te mbledhura nga ato qe me dergon djali . Hoqa leket e drtitave me shprese qe te merrja pensjonin per te paguar ujin . Cfare ha do me thoni ju .Nje here ne 3 muaj djali me dergon me linjat e autobuzave nje pako me ushqime . Une blej vetem qumesht,buke e kos. Zoti mi dhente jete djalit e ti shtohen eurot deri sa une te mbyll syte .
Tani o K/M ine e kuptoni ti filozofine e politkes tende ???????.Thua shpesh here se jemi ne kapitalizem dhe nuk kam se cu beje ketyre halleve . Jo .Ne jemi ne shkerdhato- demokraci qe ndertuat nje shtet me plehrat e komunizmit qe vidhni e mbushni xhepat tuaj e te sojit e sorollopit bashke me oligarkine kriminale .Kete e shikoje tek keqardhja e pordhilitikavne per prishjen e pishinave te Irfanit .Se per hallet e popullit qe vuan ju ja merrni kenges neper resortet lluksoze .
Te lumte dora e goja per shtesen e pensioneve, 9.5% kete vit.
Me mire shtese pensionesh, qe jep efekte edhe ne vitin tjeter, se sa ndihme prej 3 mije leke ne muaj, vetem per 3 muaj.
Besoj se do i marrim nga 1 tetori.
SPATA ka fol e shkruajt me shpirt, per gjithe pensionistet. E nuk jane pak por afro 600 mije.
Rrofshin femijet per pjesen me te madhe te pensionisteve.
E po pensionistet mbahen nga emigracioni i femijeve.
Shendet e mbaresi per pensionistet
Me pak fjale ky gjeniu i Netes, po i hedh me teper benzine zjarrit te inflacionit, ne vend qe ta shuaj ate. Kini parasysh se qeveria Shqiptare eshte debitore e cila huazon Lekun nga Banka e Shqiperise me interesa. Banka e Shqiperise ( mos tu genjeje emri ) eshte entitet privat ne pronesi te kartelit Bankar Nderkombetar.. Shtimi i borxhit publik qe ka qeveria te Banka, rrit sasine e parave ne qarkullim dhe kjo rrit drejperdrejt Inflacionin. Me pak fjale e thene ndryshe, ul fuqine blerese te parase ose rrit cmimet.
Mos u genjeni shume me retoriken e rritjes se pagave dhe pensioneve, sepse do merrni pak me teper si shifer, por do te paguani shume me teper me inflacionin.
Shteti duhet te percaktoje sa eshte paga e specialistit me shkolle ta lerte, master apo doktorature.
Sa eshte paga e kryespecialistit.
Sa jane shtesat per profesione te veshtira dhe kushte te veshtira pune.
Sa eshte paga e drejtorit.
Sa eshte paga e ministrit e tj.
Te gjitha keto paga, ne raport me pagen minimale.
Paga e spsecialistit, duhet te jete e njenjte; si ai qe punon agronom, ekonomist, veteriner, inxhinier, etj, ne ishkomune, bashki, drejtori bujqesie, apo ministri.
Pra, ne rast se nje specialist, i punesuar sapo ka dale nga universiteti, e ka pagen 500 000 leke te vjetra, kaq duhet te jete paga edhe per mesuesin, mjekun, juristin, agronomin, veterinerin, infermierein etj, te punesuar sapo jane diplomuar.
Percaktohet sa duhet te jete shtesa per kryespecialistin,
Percaktohet sa duhet te jete raporti i pages minimale, ne raport me pagen e specialistit, drejtorit apo ministrit.
Paga e specialistit, nuk duhet te jete kurre me shume se 1 me 1.5 me pagen minimale.
Paga e drejtorit, nuk duhet te jete kurre me shume se 1 me 2. me pagen minimale.
Qeveria nuk duhet te beje dallime.
Te rrisim rrogat e mjekeve se po na ikin!! Le te ikin.
Merr mjeke nga Kina apo nga Kuba, qe kane interes te punojne me pagat tona.
Edhe specialisti ishkomunes, bashkise, apo drejtoreise bujqesise, pune ben, sic ben dhe mjeku apo oficeri; edhe ata kane familje, dhe punojne me ndergjegje dhe mund te lodhen ndoshta me shume se nje mjek.
Keshtu z. Kryeminister, kur rriten pagat, rriten paralel, per te gjitha kategorite. duke ruajtur gjithnje raportin e pagave, ku me perjashtim te institucioneve te larta, si Kryeminister, President, Kryeprokuror, Minister etj, ne asnje rast nuk duhet te jete me shume se 1 me 2, me pagen minimale.
O Kanapari, ky sistem qe thua ti ka qene ne kohen e Dulles, kur ekonomia ishte e centralizuar dhe kishte liber pagash sepse te gjitha pagat i paguante shteti. Sot tregu i punes eshte shume i ndryshem nga ai i qemotshmi. Shteti nuk mund t’i imponoje privatit se sa do t’i paguaje punemarresit. E vetmja kategori qe mund te rregullohet si thua ti eshte kategoria e atyre qe paguhen nga shteti, pra buxhetoret. E vetmja gje qe mund te imponoje qeveria eshte “Paga minimale”, pra edhe privati eshte i detyruar te mos paguaje me pak se paga minimale askerkend nga punemarresit e vet, sa er te tjerat privati mund te paguaje sa i do qejfi specialistet e vet,