Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rritja e çmimeve, BSH: Inflacioni pritet të mbetet i lartë gjatë vitit 2022
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rritja e çmimeve, BSH: Inflacioni pritet të mbetet i lartë gjatë vitit 2022
AktualitetEkonomi

Rritja e çmimeve, BSH: Inflacioni pritet të mbetet i lartë gjatë vitit 2022

Published: August 12, 2022
Shpërndaje

Konflikti në Ukrainë dhe sanksionet e vendosura ndaj Rusisë, disbalancat midis ofertës dhe kërkesës pas reduktimit të masave kufizuese për kontrollin e pandemisë, si dhe problemet me zinxhirët e prodhimit e të tregtisë, janë pasqyruar në rritje të shpejta të çmimeve të ushqimeve, produkteve energjetike, kostove të transportit dhe lëndëve të para.

Kjo mori faktorësh, sipas guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, ka sjellë rritjen e shpejtë të inflacionit, që kulmoi në muajin korrik me 7.5 për qind, ndikuar nga rritja e çmimeve për produktet e shportës dhe karburantet.

Nisur nga kjo situatë e krijuar, BSH vendosi të rrisë normën bazë të interesit me 0.5 për qind, nga 1.25 për qind në 1.75 për qind, niveli më i lartë që prej 2015-s.

- Publicitet -

“Rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare ka sjellë një rritje progresive të inflacionit në gjashtëmujorin e parë. Në këtë kontekst ekonomik, Banka e Shqipërisë vendosi të hedhë një hap tjetër në rrugën e saj të normalizimit të politikës monetare. Në përfundim të diskutimit të analizave të paraqitura në këtë raport dhe të parashikimeve që e shoqërojnë atë, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të rrisë më tej normën bazë të interesit. Kjo lëvizje e jona synon të krijojë kushtet e duhura monetare që inflacioni të kthehet në objektiv, brenda një horizonti të arsyeshëm kohor dhe pa cenuar perspektivën e ritmeve pozitive të rritjes ekonomike në vijim. Ne jemi të bindur se kursi i politikës monetare është ai i duhuri, i përshtatshëm e i mjaftueshëm për kthimin e inflacionit në objektiv brenda një horizonti dyvjeçar dhe për nxitjen e rritjes së qëndrueshme dhe afatgjatë të vendit”, vihet në dukje në fjalën hyrëse të guvernatorit Sejko.

Inflacioni sipas raportit tremujor të politikës monetare, pritet të mbetet relativisht i lartë gjatë vitit 2022 dhe më tej të vijë në reduktim gjatë vitit 2023, për të qëndruar në objektivin 3% në gjysmën e parë të vitit 2024.

Raporti

“Kushtëzuar nga këto zhvillime, ritmi i rritjes ekonomike është ngadalësuar gjatë tremujorit të dytë. Sakaq, rritja e faturës së importeve, nivelet relativisht të larta të inflacionit, shtrëngimi i kushteve financiare dhe rritja e pasigurisë, do të frenojnë më tej ritmet e rritjes ekonomike. Ndikimi i inflacionit të lartë në fuqinë blerëse, zbutja e rritjes së ekonomive partnere dhe reduktimi i stimulit fiskal pritet të kenë një efekt frenues në ekonomi.

Megjithatë, zgjerimi i aktivitetit ekonomik do të vijojë të mbështetet nga rritja e konsumit dhe e investimeve, si dhe nga një aktivitet i mirë turistik. Bilancet e shëndetshme financiare të ekonomisë, rritja e punësimit, e pagave dhe e kredisë, pritet të mbështesin rritjen e shpenzimeve dhe planeve të investimit të familjeve dhe bizneseve shqiptare.

Gjithashtu, kërkesa e huaj, ndonëse në ngadalësim, pritet të kontribuojë pozitivisht në rritje, duke pasqyruar kryesisht trendin pozitiv të turizmit.

Inflacioni parashikohet të qëndrojë në nivele të larta deri në fillim të vitit pasues dhe të vijë në reduktim më tej, për të qëndruar në objektivin 3% në gjysmën e parë të vitit 2024”, theksohet në raportin e BSH-së.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • !!? says:
    August 12, 2022 at 2:26 pm

    Qy fallxhori krye bankjer parashikues i fatit ekonomik të vëndit, sinoptikën e tij parashikuese e mbështet vetëm duke par termometrin e kusarisë të Edi Ramës, i ngrihet termometri i epsheve të këtij hamshori të hazdisur e të tërbuar të kusarisë që nuk ka kapistër ta ndaloj, edhe fallxhori i Bankës parashikon ngritje çmimesh kur ,

    këto ditë që në botë çmimet e karburanteve kanë rën nën nivelin e para luftës duhet të jet qy , mender kryebankjeri, që duhet ti bjer tavolinës me grusht kur shikon që termometri i çmimeve të epsheve të kusarisë së hamshorit qëndron prap ngritur, madje ta denoncoj në SPAK këtë kusar që tallet dhe sfidon hapur popullin duke treguar qartazi me arrogancë përbuzëse për të gjithë popullin që

    “çmimet i kam në dorë unë, le të ulen çmimet në botë, unë prap do tu vjeth me çmimet e mija mbi nivelin e çmëndurisë o budallenjë shqipëtarë pa dinjitet, dhe

    si stërgjyshi i vllaut tim sulltan Erdogan, sulltani Mehmeti II kur pushtoj Kostandinopojën, edhe lëkurën do tu rjep së gjalli deri sa tju ngordh si komb, më thon Edi Rama mue o popull bagëti që meritoni vetëm tju shtyp si insekte më këmbët e mija”.

    Në çdo dalje fallxhori kryebankjer dëshmon se është patronazhist mjeran pa karakter dhe besnik i gestapos propagandistike të Edi Ramës që në mënyrë djallëzore ka për detyrë të mbështes kusarin e pashpirt dhe mizor në megavjedhjen kriminale me ngritjen spekullative të çmimeve me pretekst banal, që nuk qëndron me zhvillimet e fundit në tregun botëror,…….të luftës në Ukrainë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Simon Zereci zgjidhet Kreu i ri i Gardës së Republikës
  • Strasburgu i jep të drejtë ish-prokurorit të Krimeve të Rënda, gjen shkelje në procesin e Vettingut
  • GJKKO pezullon afatet e paraburgimit për Erion Veliajn, ja kur do të jetë seanca e radhës
  • “Lugëndryshkurit e familjes sonë…”, Spiropali ironizon Ramën: Algoritmet, konspiracionet haluçinante…
  • E PLOTË: Rama i dërgon letër protestuesit: Eja tek unë, edhe unë jam i vetmuar si ty…

Komentet e Fundit

  1. Vurko on E PLOTË: Rama i dërgon letër protestuesit: Eja tek unë, edhe unë jam i vetmuar si ty…
  2. Llafollogu Kalemxhi on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  3. Llafollogu Kalemxhi on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  4. Leksi on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  5. ROTA on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?