Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rritja e çmimeve, buxheti po merr më shumë të ardhura, po ku po shkojnë?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Rritja e çmimeve, buxheti po merr më shumë të ardhura, po ku po shkojnë?
Ekonomi

Rritja e çmimeve, buxheti po merr më shumë të ardhura, po ku po shkojnë?

Published: June 11, 2022
Shpërndaje

 

Shënim Monitor

Ndonëse të shumtë në numër – Banka Botërore vlerëson se 25% e popullsisë shqiptare jeton me më pak se 5 dollarë në ditë – të varfrit e Shqipërisë janë të padukshëm. Për ironi, sa më shumë që po varfërohen nga rritja e fortë e çmimeve, aq më të padukshëm apo pazëshëm po bëhen, jo vetëm nga media, por sidomos nga qeveria.

- Publicitet -

Kjo e fundit u mjaftua me një paketë minimale mbështetëse për krizën e çmimeve, që shpërndau në muajin mars, e cila, sipas Bankës Botërore, rezulton ndër më të ulëtat në rajon, me vetëm 0.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), nga 3.6% e PBB-së në Maqedoninë e Veriut dhe 2% në Serbi.

Rritja e çmimeve vërtet ka varfëruar më tej qytetarët, sidomos shtresën e varfër, që 54% të shpenzimeve i çon për ushqime. Në kahun tjetër, qeveria po merr më shumë të ardhura, pikërisht për shkak se mallrat janë më të shtrenjta. Të ardhurat buxhetore për 4-mujorin e parë të vitit janë rritur me 23%, duke arritur në nivele rekord.

Shteti po merr më shumë para nga TVSH-ja, që është një taksë mbi konsumin e paguhet direkt nga konsumatorët, të cilët po blejnë pothuajse çdo produkt më shtrenjtë. Një litër karburant, sot kushton në vlerë njësoj si në Gjermani e në Mbretërinë e Bashkuar, por në raport me fuqinë blerëse, është shumë më i shtrenjtë.

Koston nuk e paguajnë vetëm ata që kanë një makinë, por indirekt të gjithë, nëpërmjet shtrenjtimit të transportit dhe kostos së produkteve të tjera. Qeveria “mburret” që nuk e ka ndryshuar çmimin e energjisë për familjarët, por te bizneset ajo është disafishuar, duke u transferuar sërish te produktet që i blen konsumatori.

Si po i rishpërndan qeveria këto të ardhura shtesë që po merr, jo për meritë të saj, por të çmimeve më të larta? Shumë pak po shkojnë për të pambrojturit, ata që në fakt duhet t’i mbronte shteti. Në 4-mujorin e parë 2022, pagesat për ndihmën ekonomike, në raport me totalin e shpenzimeve buxhetore, arritën nivelin më të ulët që nga viti 2018.

Të ardhurat që qeveria shqiptare grumbulloi më shumë se vitin e kaluar janë 7 herë më të larta se paketa e rezistencës prej 5 miliardë lekësh, për të ndihmuar shtresat në nevojë, për të përballuar rritjen e çmimeve.

Në të kundërt, operatorët ekonomikë, të cilët janë kontraktuar nga qeveria për investime do të kompensohen 5% deri në 30% të vlerës që zënë materialet e hekurit.

Me këtë politikë, qeveria po nxit përjashtim social të shtresës më të brishtë në vend, duke rrezikuar që, jo vetëm kjo shtesë të bëhet edhe më e varfër, por dhe të tjerë të hyjnë në këtë fashë, duke thelluar më tej rritjen e pabarazisë në vend.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Kush says:
    June 11, 2022 at 7:52 am

    Qeveria po varferon qellimisht qytetaret e saj qe ndryshe nga heret e tjera kur ja blente coten me nje thes miell e i vidhte per kater vite, tashme do i genjeje me nje kile miell e ti vjedhinperseri per kater vite.
    Dhe ne kto kushte ska askush dicka per te mbush barkun e te protestoje sepse zoteria te heq ndihmen ekonomike, te heq prindin nga puna, ta burgos se ske paguar dritat, te burgos se dole ne proteste etj etj etj.
    Sdq, piktori nuk merr vesh nga ekonomia dhe yzmeqaret dhe princeshat e ministrive apo drejtorive i mbajne ison se cdo gje po shkon vaj.
    Si i rri kostumi mbretit, ju pelqen kostumi mbretit.
    Kush nuk e sheh kostumin e mbretit eshte budalla!

    Reply
  • zgalem says:
    June 11, 2022 at 1:57 pm

    Asnjehere nuk e kam kupotuar gjendjen reale te varferise ne Shqiperi . Statistikat tregojne se 25 % jane te varfer . Pamja vizuale e zhvillimit social , te bind se ka nje nderysjhim rrenjesor . Kur ecen ne rruget e Tiranes dhe te c’do qyteti shqiptar , nuk shef ndonje ndryshim , nga qytet e Europes dhe Amerikes . Konsumi eshte maximal . Klubet , restorantet plot e perplot . Dyqane te shtrenjte , premisa lluksi te shumte . Pushime kryen jasht eshtetit . Kjo gjendje flet ndrysh e nga statistikat . Si qendron e verteta ? Ndryshe nga vendet homologe , Shqiperia ka te zhvilluar dy industri te fuqishme : Turizmui dhe exportimi i fuqise oopuntore , Te dyja keto industri nuk jane te mateshme statistikisht . Jane te rrallat familjet , qe nuk kane njerez ne emigracion . Te ardhurat e turizmit , jane me te medha . Nga ana vizuale , Shqiperia , mund te renditet me shtet me varferi minimale . Nuk ka si spjegohet ndryshe nje shtet , qe punon pothuajse gjysmen e tokes bujqesore dhe jeton ne lluks . Te ardhurat baze jane industria dhe bujqesia . Per dy industrite , u spjegova me siper . A jeni dakort ? Zgalem

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protesta dhe analiza e deklaratave të Edi Ramës për Zvërnecin
  • “Ai na tha që.jemi grekë…” Edhe i riu me aftësi ndryshe, në protestë
  • Edhe një murgeshë në protestë: Shqiptarët më në fund nuk janë më spektatorë
  • E moshuara me flamur emocionon protestuesit: Po të shesin copa-copa moj Shqipni’ 
  • Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Komentet e Fundit

  1. K R on Me dorën te barku, protestuesja: Jam këtu për vajzën që do vij në jetë
  2. ¿? on Nga Partia Socialiste te Partia e Resorteve
  3. demo on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  4. Cen Durimadhi on Si e fshehu Belinda Balluku vilën në Dhërmi në emër të Igli Tares
  5. TRENI on Rama “ndërron armikun e jashtëm”, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?