Rritja e menjëhershme e çmimit të naftës ka goditur rëndë sektorin e bujqësisë. Efektin e kanë ndjerë të parët, fermerët e vegjël në Divjakë dhe Fier, të cilët nuk kanë mundësi të blejnë naftën për plugimin dhe frezimin e tokës.
“Plugimi ka vajtur 20 mijë lek/dynym, ka qenë 17 mijë. Freza 18 mijë/dynym. Naften e mora me 214 lek/liter për zetorin”, tha Ruzhdi Veliu, fermer në Divjake për Report tv.
“Naftën e blej 214 lek/liter. Lakra e kuqe është tharë në zetor se nuk shitet. Është rritur kosto shumë dhe çmimet e perimeve mbeten të uleta”, shprehet fermeri tjetër Thoma Dhori.
Fermerët e vegjël thonë se nuk përfitojnë nga skema e subvencionit, pasi shteti jep naften pa akcize vetëm për ata që kanë mbi 1 hektar tokë.
“Subvencionin e naftës e marr vetëm për tokën time 1.5 ha por kam dhe 40 ha tokë me qira por nuk marr subvencion sepse nuk kam certifikatat e tokave që kam marrë me qera dhe unë dal me minus. Kjo për mua nuk është ndihmë; bujqësia ka vajtur në zero”, shprehet Vilson Sika, fermer ne Fier.
Por rritja e çmimit të naftës nuk është problemi i vetëm për fermerët.
Paralelisht ata po përballen me rritje dyshifrore edhe të çmimeve për plehrat kimikë dhe inputet e tjera bujqësore.
Ngushtica e Hormuzit, e bllokuar në mënyrë efektive nga Teherani, mbart rreth 30% të plehrave të tregtuara globalisht dhe prodhuesit e Gjirit janë furnizues të mëdhenj të amoniakut dhe uresë, sipas Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të OKB-së.
Banka e Amerikës paralajmëron se konflikti kërcënon 65% deri në 70% të furnizimeve globale të uresë, dhe çmimet tashmë janë rritur me 30% deri në 40%.
Ndryshe nga karburanti, plehrat nuk kanë rezerva strategjike. Megjithatë disa vende janë më të ekspozuara se të tjerat.
Në tregun shqiptar çmimet e plehrave kimikë janë rritur sakaq me 30 për qind krahasuar me fillimin e luftës në Iran, ndërkohë që rritja pritet të vazhdojë. Kjo do të godasë edhe më shumë prodhimin e rrënuar vendas, teksa fermerët janë sakaq në vështirësi të mëdha ekonomike dhe të goditur nga kostot e larta të prodhimit.

Pantallonat e teritalit kujdes kur ti hekurosni. Mos vini hekurin e nxehte se i dogjet e ngelet pa to. Neser do shkruani per ilacet. Ja pra qe nuk qenkan vetem makinat. Kurioz vazhdoni beni kimi organike ne shkolle te mesme. Ndoshta ju gazetar ose analist duhet te merni kurse ose rifreskoni dijet.
Pse ka farma ne albanistan? Na tregoni sa mjete ka ne pergjithesi? Zetora traktora e mjete te tjera.
Eshte i vetmi vend ne bote ku fshatari blen makine gjermane 100.000 euro dhe ska traktora ose mjete per te punuar token.