Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rritja e pagave në shtet, vrojtimi: Vetëm 46% e bizneseve vepruan njësoj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Rritja e pagave në shtet, vrojtimi: Vetëm 46% e bizneseve vepruan njësoj
EkonomiLajmi i fundit

Rritja e pagave në shtet, vrojtimi: Vetëm 46% e bizneseve vepruan njësoj

Published: April 17, 2024
Shpërndaje

Vetëm 46% e kompanive kanë deklaruar se kanë rritur pagat e punonjësve, si një formë për të reflektuar politikën që qeveria ndoqi vitin e kaluar, duke rritur pagat e administratës. Vrojtimi i Këshillit të Investimeve me 601 kompani tregon se jo të gjithë bizneset kanë reaguar njësoj. Kështu 19% nuk mendonin se duhet të ketë ndonjë ndikim dhe 39% i janë përgjigjur “jo” pyetjes nëse kjo masë e qeverisë ka prekur pagat në kompaninë e tyre.

Të dhënat janë pjesë e vrojtimit të Sekretariatit mbi sfidat e sektorit privat të lidhura me informalitetin, produktivitetin dhe inovacionin. Konkretisht, sipas anketës, trajnimi i vazhdueshëm i punonjësve bashkë me pagat dhe bashkëpunimin me bizneset e huaja cilësohen si masat kryesore nga biznesi për të rritur produktivitetin. Rritja e pagave është bërë pjesë e debatit, ku mungesa e punonjësve ka nxitur disa industri që të reagojnë, duke i rishikuar ato dukshëm edhe pse kjo mungesë tashmë është bërë e dukshme për çdo industri.

Por rritja e pagave të administratës ishte dukshëm më e shpejtë dhe më e lartë sesa biznesi, një ritëm që ky i fundit nuk ka pasur mundësi ta ndjekë, edhe pse cilësohet si një nga elementet që mund të rrisë produktivitetin. Konkretisht qeveria vendosi në qershor të vitit të shkuar që të rriste pagat për specialistët e nivelit të ulët në administratën publike me nga 12-20 mijë lekë në muaj dhe në disa nivele, dyfish, ndërsa për infermierët dhe mësuesit, rritja e pagave ishte 3,600 lekë në muaj (7%).

- Publicitet -

Një tjetër rritje pagash parashikohet që të vijojë edhe këtë vit sa i takon administratës. Ministri i Financave Ervin Mete, deklaroi pak javë më parë se buxheti 2024 do të vijojë mbështetjen për një rritje domethënëse të pagave, duke bërë të mundur që brenda vitit 2024 të realizohet objektivi i vendosur për një nivel page mesatare prej 900 euro në muaj. Ministri do të theksonte se brenda prillit do të detajohen vendimet për të specifikuar rritjen e parashikuar të pagave për punonjësit e sektorit publik.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Te "perkrahur" me 3300 leke/muaj says:
    April 17, 2024 at 7:38 am

    Po kur Kryeministri ka nga 2013 qe eshte ne pushtet e kurre nuk ka artikuluar togfjaleshin “rritje pagash per Buxhetoret” por eshte mjaftuar ne ”arsimtare, mjeke e patjeter administrate” nuk pritet tjeter nga Bisneset.
    Shqiperia sot eshte vendi i vetem me Minimum jetik te padeklaruar, kjo si pasoje e frikes qe ka ky Pushtet Rama se do ti duhet pastaj ate Minimum t’ja garantoje te gjitheve e jo te tallet me Perkrahje 3300 leke te reja ne muaj qe jane vetem per buke thate e asgje tjeter.

    Reply
  • Arben says:
    April 17, 2024 at 2:15 pm

    Shume gabim, të gjithë mall ekuadori, si i gjati

    Reply
  • mali says:
    April 17, 2024 at 3:06 pm

    Shteti nuk vendos per pagat ne sektorin privat,ne kompanite e business private.
    Ky dictim ose futje hunde e shtetit tek privati eshte shume e rrezikeshme.
    Shteti ka te drejte te vendose nje page per 1 ore pune e detyrueshme kudo qe paguhen me ore pune si privat ,si shtet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Leximi gjatë verës! Koha për të rishikuar listat e librave rekomandues
  • Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)
  • 02 korrik 2026
  • Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  • I miri Ali iku ashtu siç jetoi

Komentet e Fundit

  1. titi on Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)
  2. Keta jemi ky eshte niveli on Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)
  3. Vlora 97 on Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)
  4. Plaku on Kafshohet nga nepërka në Valbonë, turistja nga Zelanda tregon si mbijetoi dhe ka një apel për të gjithë
  5. E on Raport tronditës i grupit të PE që inspektoi Zvërnecin: Janë dëmtuar rëndë dunat dhe ligatinat, është bllokuar lidhja mes detit dhe lagunës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?