Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rritja e pagave, shtesat që përfitojnë punonjësit e shëndetësisë dhe arsimit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rritja e pagave, shtesat që përfitojnë punonjësit e shëndetësisë dhe arsimit
AktualitetEkonomi

Rritja e pagave, shtesat që përfitojnë punonjësit e shëndetësisë dhe arsimit

Published: July 7, 2022
Shpërndaje

Bashkë me pagën e muajit korrik, të gjithë punonjësit e strukturave publike të arsimit parauniversitar, si dhe ata të sektorit të shëndetësisë të punësuar (mjekët, infermierët, teknikët e laboratorit, imazherisë, si dhe profesionistët e tjerë të shëndetësisë që ofrojnë shërbime për qytetarët), do të përfitojnë edhe shtesën prej 6 për qind. Qeveria ka miratuar gjatë ditës së djeshme vendimet përkatëse në të cilat finalizohet rritja e pagave duke nisur që nga data 1 korrik.

Rritja e pagave dhe shpërblimet  për personelin shëndetësor

Janë  mbi 19 mijë profesionistë të shëndetësisë në të gjithë vendin që sigurojnë rritjen e pagave duke nisur nga ky muaj. Nga kjo rritje përfitojnë mjekët, infermierët dhe profesionistë e tjerë shëndetësorë, që ofrojnë shërbimet në të gjithë sistemin tonë shëndetësor, në atë parësor dhe atë spitalor në të gjithë vendin. Gjithashtu rritja do të shkojë edhe për të punësuarit  në institucionet e Ministrisë së Shëndetësisë ku bëjnë pjesë profesionistë të shëndetësisë, sikurse janë epidemiologët apo punonjësit e tjerë të shëndetit publik.

- Publicitet -

Ka qenë vetë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli, e cila në përfundim të mbledhjes ka bërë me dije jo vetëm rritjen e pagave, por edhe një tjetër ndryshim në mbështetje të bluzave të bardha që do të shkojnë për të punuar në rrethe. Sipas saj,  Qeveria shqiptare ka miratuar edhe një shpërblim financiar në masën 15 mijë lekë në muaj, për të gjithë mjekët që përfundojnë specializimin ose dhe që e kanë kryer më parë, të cilët në bazë të kontratave të lidhura me Ministrinë e Shëndetësisë, do e ushtrojnë profesionin e tyre larg vendbanimit, duke u punësuar kështu në spitalet rajonale. Prej vitesh këto të fundit raportojnë të kenë mungesa të shumta sa u takon mjekëve të specialiteteve të ndryshme.  Marrjen e këtij shpërblimi mujor do të mund ta përfitojnë rreth 300 mjekë, të cilët kanë përfunduar specializimin dhe do të përfundojnë specializimet dhe do të atashohen pranë spitaleve rajonale për të ushtruar profesionin e tyre në një periudhë tre vjeçare, sipas detyrimit të përfshirë në kontratën me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

“Sigurisht ky është një lajm i mirë për të gjithë punonjësit e shëndetësisë në të gjitha nivelet. Rritja e pagave do të vijojë, ashtu sikurse ne e kemi thënë edhe përgjatë viteve të tjera në këtë mandat. Në synojmë që pagat e punonjësve të rriten deri në 40 për qind, duke filluar nga ky vit dhe në vazhdim, ne do të vijojnë me politikat tona të rritjes së pagave për mjekët dhe infermierët. E ndërkohë që rritja e pagave do të vijojë, sigurisht që fokusi do të jetë edhe në përmirësimin e kushteve të punës, të inovacionit dhe teknologjisë, në mënyrë të tillë që puna për të gjithë këta punonjës të shëndetësisë të jetë sa më efektive, por mbi të gjitha qytetarët të mund të marrin shërbimet që meritojnë”, ka deklaruar ministrja Manastirliu në përfundim të mbledhjes së qeverisë. Efekti financiar i rritjes së pagave dhe shpërblimeve është rreth 10 milion dollarë dhe i shtrin efektet nga data 1 korrik 2022.

Rritja e pagave për arsimtarët

Rritja e pagave nga 1 korriku do të zbatohet edhe për të gjithë punonjësit e strukturave të arsimit publik parauniversitar në vend, si ata të punësuar në çerdhe dhe kopshte, po ashtu edhe për mësuesit e ciklit të detyruar 9-vjeçar, shkollave të mesme, etj. Ministrja e Arsimit dhe Sportit , Evis Kushi ka sqaruar ditën e djeshme se rritja edhe për këtë kategori do të jetë në masën 6 për qind.

Sipas saj, në total janë 36700 punonjës që do të përfitojnë rritjen e pagës. Ashtu sikurse rritet paga e të gjithë mësuesve, mësuesve ndihmës, personelit të shkollave profesionale, tashmë nga rritja do të përfitojnë edhe të gjithë punonjësit psikosociale dhe oficerët e sigurisë në shkolla.  Po ashtu qeveria ka miratuar edhe rritjen e pagesës për orët suplementare, ose orët shtesë që mësuesit do të zhvillojnë gjatë vitit shkollor. Rritja e pagesës për orët suplementare do të jetë në masën 10 për qind.

Nga miratimi i vendimit për rritjen e pagave në radhët e arsimtarëve do të përfitojnë  rreth 30200 mësues, rreth 790 punonjës psikologë, punonjës socialë dhe oficerë sigurie, rreth 1300 punonjës të arsimit profesional në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si dhe rreth 4410 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, qendrave kulturore të fëmijëve dhe të konvikteve shkollore, në varësi të njësive të vetëqeverisjes vendore.

Ministrja Kushi ka deklaruar më tej se vlerësimi për mësuesit nuk bëhet vetëm nëpërmjet rritjes së pagës, por vlerësimi i mësuesve me dinjitet me meritokraci është edhe nëpërmjet shumë reformave të tjera të ndërmarra, duke filluar që nga Portali “Mësues për Shqipërinë” në të cilin punësimet bëhen vetëm sipas meritës, po ashtu edhe kualifikimit, trajnimit, rritjes profesionale dhe përmirësimit të kushteve të punës të reja në infrastrukturë, në pajisje laboratorike, etj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • ‘Bunkerizim i gjykatës’: Rregullorja e re e GJKKO cenon aksesin e gazetarëve
  • Zjarri në Mallakastër del jashtë kontrollit, kërkohet ndërhyrje nga ajri
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë
  • Misteri rreth takimit sekret Pezeshkian-Khamenei në Teheran, ata ishin në një makinë…

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?