Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rritja e pagës minimale përmirësoi deficitin e skemës së pensioneve, shifrat e 7-mujorit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rritja e pagës minimale përmirësoi deficitin e skemës së pensioneve, shifrat e 7-mujorit
AktualitetEkonomi

Rritja e pagës minimale përmirësoi deficitin e skemës së pensioneve, shifrat e 7-mujorit

Published: September 25, 2023
Shpërndaje

 

Deficiti i skemës publike të pensioneve erdhi në ulje ketë vit edhe pse numri i pensionisteve po vjen në rritje të shpejtë nga plakja e popullsisë.

Të dhënat e Ministrisë së Financave treguan se shpenzimet për skemën e pensioneve ishin 23 % më të larta se të ardhurat nga kontributet në 7-mujor, nga 31 % që ishte vitin e kaluar. Ky ishte niveli më i ulët i 10 viteve të fundit.

- Publicitet -

Përveçse në % deficiti i skemës së pensioneve u ul edhe në vlerë duke arritur në 21,5 miliardë lekë në 7- mujorin 2021 nga 27, 4 miliardë lekë ishte në vitin 2022 në të njëjtën periudhe.

Ulja e deficitit të skemës se pensioneve do të thotë se buxheti i shtetit paguan më pak nga taksat e qytetarëve për pjesën e pensioneve që nuk mbulohen dot nga të ardhurat nga kontributet.

Ekspertët e sigurimeve pohojnë se ulja e deficitit po vjen nga dy arsye themelore. E para të ardhurat nga kontributet janë rritur ndjeshëm nga përmirësimi i treguesve të punësimit dhe rritjes së pagës minimale.

Në krahun e shpenzimeve po ndikojnë pozitivisht presionet në ulje të pagesave.

Pensionistët rishtas në skemë po përfitojnë te ardhura me të ulëta për shkak të mos-përmbushjeve të kushteve ligjore për pension të plotë. https://www.monitor.al/mosha-e-trete-rrezikon-varferi-ekstreme-48-e-pensionisteve-marrin-pagesa-te-pjesshme/

Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (të administruara nga DPT), u realizuan në masën 79.7 miliardë lekë, 11.7 miliardë lekë ose 17.2% më shumë se 7 mujori 2022, si dhe realizim 110.5 % të planit për 7 mujorin 2023.

Të ardhurat nga sigurimet këtë vit erdhën më së shumti si pasojë e rritjes së pagës minimale në shkallë vendi në 40 mijë lekë në prill të këtij viti nga 34 mijë lekë që ishte më parë.

Në krahun e shpenzimeve presionet po ulen, pasi numri i pensionistëve që nuk përmbushin vitet e punës dhe nuk arrijnë të përfitojnë një pension të plotë pleqërie po rritet me shpejtësi.

Të dhënat zyrtare nga instituti i Sigurimeve Shoqërore tregojnë se në vitin 2022 pensionistët me pagesë të pjesshme përbënë 48% të totalit të personave që përfitojnë pension pleqërie, nga 45% në vitin 2021.

Në 2022-shin, në të gjithë vendin numëroheshin 481.420 përfitues të pensionit të pleqërisë, nga të cilët 231.734 morën pagesa të pjesshme.

Në njërën anë rritja e pensionistëve me pagesë të pjesshme ka lehtësuar skemën publike të pensioneve nga rritja e shpenzimeve, por nga ana tjetër po krijohet një problem i madh social me qëndrueshmërinë financiare të moshës së tretë.    \Monitor\

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zjarri del jashtë kontrollit në Finiq, flakët avancojnë drejt fshatrave
  • Përgjaken rrugët në vend, një viktimë dhe nëntë të plagosur në gjashtë aksidente brenda 12 orësh
  • Droni ukrainas godet plazhin rus: 7 të vrarë dhe 40 të plagosur. Çfarë dyshohet
  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • Kush është minatori që humbi jetën tragjikisht në Klos

Komentet e Fundit

  1. Maks. on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  2. Esati on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  3. 1thundrak on Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, zyrtarizohen gjashtë kandidaturat
  4. cash frenzy casino game on Rama ‘shpjegon’ Paketën e Maleve
  5. Kate Hegseth on Kemi naftë, por e blejmë nga jashtë. Tonën e marrin të tjerët. Kjo është shitje e atdheut

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?