Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rritja e rasteve me fruth, mjekja: Vaksinoni fëmijët, nuk shkakton autizëm, është e sigurt dhe efektive
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Rritja e rasteve me fruth, mjekja: Vaksinoni fëmijët, nuk shkakton autizëm, është e sigurt dhe efektive
Lajmi i funditShendetesi

Rritja e rasteve me fruth, mjekja: Vaksinoni fëmijët, nuk shkakton autizëm, është e sigurt dhe efektive

Published: April 9, 2025
Shpërndaje

Fruthi është një nga sëmundjet më ngjitëse dhe mund të shkaktojë pasoja serioze për shëndetin, si pneumoni, encefalopati dhe, në raste ekstreme, humbje jete. Pas rasteve të shtuar me fruth në vendin tonë, por edhe në të gjithë Europën, Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje për vaksinimin e fëmijëve. Përmes një video të shpërndarë nga ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu thekson se fruthi  është një sëmundje ngjitëse që mund të ketë pasoja serioze për shëndetin e fëmijëve dhe vaksina është e vetmja mburojë e sigurt për të parandaluar.

“Vaksinimi shpëton jetë! Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik apelojnë për rëndësinë e kryerjes së vaksinës kundër fruthit, një sëmundje ngjitëse që mund të ketë pasoja serioze për shëndetin e fëmijëve. Vaksina është e vetmja mburojë e sigurt dhe efektive për të parandaluar përhapjen e fruthit dhe për të mbrojtur jo vetëm fëmijët tanë, por edhe komunitetin. Prindër, sigurohuni që fëmijët tuaj të jenë të vaksinuar në kohën e duhur. Mos e shtyni!”, shkruan Koçiu.

Ndërkohë në video, ekspertja e shëndetit Publik Rovena Daja është shprehur se nevojitet mbulesë vaksinale mbi 95 % për të evituar shpërthimet e fruthit. Sipas saj vaksina ndaj fruthit është e sigurt, efektive dhe nuk shkakton autizëm, duke hedhur poshtë teoritë e gabuara që qarkullojnë për rreth saj.

- Publicitet -

“Fruthi është një nga sëmundjet më ngjitëse. Nevojitet mbulesë vaksinale mbi 95 % për të evituar shpërthimet. Rastet e rritura në Shqipëri dhe Europë me fruthin lidhen me mungesën e vaksinimit. Prindërit refuzojnë të vaksinojnë fëmijët e tyre për shkak të teorive të autizmit. këto janë teori të gabuara dhe kanë rënë poshtë nga të gjitha studimet në të gjithë botën. Vaksina ndaj fruth rubeolës është e sigurt, nuk shkakton autizëm dhe është shumë efektive”.

Ekspertja e shëndetit publik bën thirrje për vaksinimin e fëmijëve duke theksuar se pasojat nga kjo sëmundje mund të çojnë deri në humbje jete.

“Vaksinoni fëmijët tuaj se fruthi është shumë ngjitëse jep pneumoni, encefalopati dhe shkon deri në humbje jete vaksina aplikohet në dy doza; e para në moshën 1 vjeç dhe e dyta në moshën 5 vjeç. Vaksinoni fëmijët tuaj! vaksinoni duke besuar!”

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Phoenix says:
    April 9, 2025 at 9:19 am

    Keshtu thane dhe per Vaksinat e Kovid, por njerezit e dine se c’fare po heqin me shendetin qe ju eshte shkaterruar, ata qe jane ende gjalle se shume te tjere shkuan ne Boten tjeter. Dhjetra Miliona te vdekur ne Bote, dhe keta qelbesira vazhdojne ende me mashtrimin si recete, e sigurt dhe efektive. Qelbesira, kriminele, maskarenj. Ju duheni varur te gjithe per krime kunder njerezimit.

    Reply
  • Phoenix says:
    April 9, 2025 at 9:45 am

    Keni vrare njerez o qelbesira dhe po i vrisni dhe per here te dyte me ate heshtjen tuaj, sepse e dini shume mire qe jeni pjese e krimit dhe nuk ju intereson ta pranoni. Nuk keni bole, jeni krimba, jeni insekte jeni qenie te shpifura, jeni nje ofendim dhe shembelltyre e deformuar e emrit njeri. Krimet tuaja te Kovidit, kalojne dhe Krimet e Hitlerit e Stalinit. Por mos kini merak, se drejtesia vonon, por ajo kurre nuk harron. Eshte nje aty lart qe i shikon te gjitha, dhe do ju a kthej ate kusurin qe meritoni te krimeve tuaja me 1000%, ne kete Bote apo ne ate tjetren.

    Reply
  • Arben says:
    April 9, 2025 at 9:54 am

    robt ku ti keni.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  • Gazetarja: Emri i Berishës dhe i familjes vijon të jetë në listën “non grata”
  • Tri të vërteta të thjeshta (për kryeministrin)
  • Në kërkim për trafik droge dhe pastrim parash, historia e vilës së Ilir Shtufit ku jeton Shkëlzen Berisha
  • Iku nga Grupi i PS, Koçeku i bashkohet zyrtarisht protestës qytetare në Tiranë

Komentet e Fundit

  1. % on VIDEO: Përplasje fizike në ambjentet e GJKKO, vëllezërit gjakosin të pandehurin brenda kafazit
  2. ¿? on Në kërkim për trafik droge dhe pastrim parash, historia e vilës së Ilir Shtufit ku jeton Shkëlzen Berisha
  3. Vl on U arrestua në Greqi, biznesmeni Ilir Shtufi refuzon ekstradimin drejt Shqipërisë
  4. Vizitohu! on CIRK DHE RESORTE – Si Richard Grenell dhe Edi Rama e përfshinë familjet Trump dhe Rothschild në një aferë shqiptare
  5. Hamza 🤮🤮 Rama 🤮🤮 on U arrestua në Greqi, biznesmeni Ilir Shtufi refuzon ekstradimin drejt Shqipërisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?