Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rritja e tensioneve me Rusinë, Biden ofron mbështetje të fortë për Moldavinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rritja e tensioneve me Rusinë, Biden ofron mbështetje të fortë për Moldavinë
AktualitetBote

Rritja e tensioneve me Rusinë, Biden ofron mbështetje të fortë për Moldavinë

Published: February 21, 2023
Shpërndaje

Në kohën kur janë rritur shqetësimet se Moldavia mund të jetë shënjestra e radhës e Rusisë pas Ukrainës, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u takua në Poloni me homologen e tij moldave, Maia Sandu.

Shtëpia e Bardhë tha pas këtij takimi se Biden “riafrimoi mbështetjen e fuqishme për sovranitetin dhe integritetin territorial të Moldavisë” gjatë takimit të 21 shkurtit me presidenten Sandu.

Biden ka theksuar përpjekjet e Uashingtonit “për të ndihmuar Moldavinë që të forcojë qëndrueshmërinë e saj politike dhe ekonomike, përfshirë edhe në agjendën e reformave demokratike dhe të sigurisë energjetike dhe të adresojë efektet e luftës së Rusisë kundër Ukrainës”, tha Shtëpia e Bardhë. Zyra e Sandus ende nuk ka reaguar lidhur me këtë takim.

- Publicitet -

Sandu ka qenë një zë konsistent pro-Bashkimit Evropian në skenën politike të Moldavisë, dhe Qeveria e re pro-Perëndimore e udhëhequr nga kryeministri Dorin Recean, bëri betimin javën e kaluar.

Sandu vazhdimisht ka akuzuar Moskën se po kërkon të destabilizojë shtetin e saj dhe së fundmi i ka bërë thirrje Perëndimit që të japë armë për mbrojtjen e Moldavisë, shtet që nuk është në NATO, por është shtet kandidat për anëtarësim në BE.

Rusia ka rreth 1.100 trupa në depotë e armëve sovjetike që gjenden në rajonin e Transnjestërit në Moldavi. Sandu po ashtu ka kërkuar që Rusia të tërheqë trupat dhe Recean po ashtu ka përsëritur thirrjet për tërheqjen e trupave ruse. Në përgjigje, Kremlini i bëri thirrje Moldavisë të tregojë kujdes me deklaratat lidhur me forcat ruse. Moldavia ndan 1.200 kilometra kufi me Ukrainën.

Javën e kaluar, Sandu sugjeroi, së bashku me akuzat e bëra nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, se ka një plan rus për të organizuar një grushtshtet në Moldavi. Ky plan, sipas saj, është menduar që të maskohet pas protestave opozitare në Moldavi.

Rusia ka mohuar se po planifikon të destabilizojë Moldavinë, duke thënë se këto pretendime “janë krejtësisht të pabaza dhe të paqëndrueshme”. Departamenti amerikan i Shtetit tha se raportimet lidhur me planin nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur. Megjithatë, DASH tha se kjo “nuk është jashtë sjelljes së Rusisë dhe ne absolutisht qëndrojmë me Qeverinë moldave dhe popullin e Moldavisë”.

 

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pse fitorja e demokratëve në SHBA paralajmëron telashe edhe për projektet Kushner-Rama në Shqipëri
  • Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, një viktimë dhe disa të dëmtuar
  • Gazetari i njohur: Toni Gogu i doli garant Ramës për dorëzimin e bashkisë nga Veliaj në këmbim të kandidimit të tij për Tiranën
  • Tragjike në Bulqizë, 29-vjeçari vritet me çifte gjatë gjuetisë
  • Shtyhet Panairi i Librit në Tiranë, zbulohen datat kur do të mbahet

Komentet e Fundit

  1. Ethem Tralalaj on Progres-Raporti 2026, Komisioni Europian vë Shqipërinë përballë kritikave
  2. ¿? on Ta zemë se operacioni ndëshkimor i Kryeministrit funksionoi…
  3. demo on Marta Kos: Mali i Zi, në BE në 2028. Çfarë thotë për Shqipërinë
  4. Lesi on ​Mali i Zi refuzon anëtarësimin e “kategorisë së dytë” në BE, kërkon të drejta të plota
  5. nastradini on Trump humbet rëndë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?