Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rritje ekonomike dhe paga më të larta, ministrja prezanton planin dhe strategjinë e re
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Rritje ekonomike dhe paga më të larta, ministrja prezanton planin dhe strategjinë e re
EkonomiLajmi i fundit

Rritje ekonomike dhe paga më të larta, ministrja prezanton planin dhe strategjinë e re

Published: September 30, 2025
Shpërndaje

Këtë të martë, më 30 shtator, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mbajti një konferencë për shtyp për të prezantuar pasqyrën më të fundit mbi rritjen ekonomike të Shqipërisë dhe drejtimet e reja të politikave ekonomike dhe inovacionit.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Ibrahimaj tha se rritja ekonomike e Shqipërisë ka arritur në 3.51% për 3-mujorin e dytë të 2025-s, më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ibrahimaj tha se konsumi i familjeve u rrit me 3.88%, ndërsa ai i administratës publike me 12.44%, i mbështetur nga rritja e pagave dhe investimet në burime njerëzore. Po ashtu ajo njoftoi dhe rritje të pagave minimale dhe mesatare.

Paga minimale do rritet nga viti 2026, taksat dhe kontributet nuk rriten për 18 muaj

- Publicitet -

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, u ndal dhe tek tregu i punës, duke sqaruar se ka pasur ulje të normës së papunësisë, një tregues ky pozitiv për tregun e punës. Po kështu, Ibrahimaj u shpreh se rritja e pagës minimale do të nisë nga viti 2026.

“Së fundmi tregu i punës ka vijuar të shfaqë shenja pozitive. Ne prej vitesh kemi parë normë papunësie në rënie, normë punësimi në rritje.

Në tremujorin e dytë të vitit 2025, ne kemi pasur një rritje gjithashtu të pjesëmarrjen në forcën e aftë për punë, me 0.6%, e cila është aktualisht në nivelin e 76.25. Ndërkohë, që paga bruto është në nivelin e 83, 906 lekë ose e rritur në 11.4% në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2024. Ne presim që dinamikat e tregut të punës të vijojnë të rriten në vitet në vijim, siç kemi paraqitur në programin tonë të qeverisjes, paga minimale do të rritet duke filluar nga viti 2026. Sot është në nivelin 40 mijë lekë, do të shkojë në nivelin 50 mijë lekë, duke garantuar një peshë më të ulët të kësaj rritjeje të shpenzimeve për bizneset shqiptare, pasi ne kemi marrë vendimin që për 18 muajit e parë, kostot për biznesin sa i përket taksave dhe kontributëve, nuk do të rriten për këtë periudhë 18 mujore”, tha ajo.

Po ashtu ministrja parashikon që paga mesatare të arrijë në nivelet europiane, duke rritur standardin e jetesës: “Paga mesatare në ekonomi pritet të arrijë në nivelin 1 mijë euro”.

Plan 3-vjeçar për reduktimin e parave cash

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, po ashtu bëri me dije se qeveria ka përgatitur një plan trevjeçar për reduktimin e parasë ‘cash’ në ekonomi, si pjesë e përpjekjeve për luftën kundër informalitetit, forcimin e klimës së investimeve dhe rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve.

Ibrahimaj tha se ky plan do të miratohet në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë, sektorin bankar dhe aktorë të tjerë të tregut. Ajo theksoi se modernizimi i shërbimeve publike ka dhënë rezultate pozitive në luftën ndaj korrupsionit dhe se masat për reduktimin e parasë jashtë sistemit bankar do të jenë “agresive” dhe të mirëkoordinuara.

“Në raportin e DASH është e nënvizuar dhe e shprehur që modernizimi i shërbimeve qeveritare ka pasur efekt pozitiv në luftën kundër korrupsionit. Në 4-vjeçarin e ardhshëm, dhe sa i takon parasë jashtë sistemit bankar dhe reduktimit të informalitetit ne do kemi plan agresiv masash për reduktimin e cash në ekonomi, është plan 3-vjeçar i përgatitur nga qeveria që do miratohet në bashkëpunim me aktorët në treg, Bankën e Shqipërisë, sektorin bankar dhe të gjithë ata aktorë që janë pjesë dhe mund të japin kontribut në reduktimin e parasë cash në ekonomi”, tha Ibrahimaj.

Në tremujorin e dytë janë rritur pagat dhe konsumi i familjeve

Në konferencën e sotme, ministrja Delina Ibrahimaj tha se pagat janë rritur në tremujorin e dytë, ashtu si edhe importi i ushqimeve. “Të gjithë treguesit ekonomikë flasin për një rritje të konsumit të familjeve.”, u shpreh ministrja.

Kjo mbështetet edhe nga tregues të tjerë që dëshmojnë rritjen e pagave dhe të investimeve në vend, sipas saj.

Po ashtu, Ibrahimaj tha se:”Prodhimi i Bruto i Kapitalit Fiks, pra, investimet, është rritur, duke reflektuar një kërkesë në rritje në ekonomi.”

Investimet e huaja me ecuri pozitive

Gjatë fjalës së saj, ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, u ndal edhe tek investimet e huaja direkte.

Siç shpjegon ajo, këto investime kanë pasur ecuri pozitive përgjatë tre mujorit të dytë. Rritje të këtyre investimeve janë parë edhe përgjatë viteve të fundit siç shpjegon Ibrahimaj.

“Kanë pasur ecuri pozitive përgjatë tre-mujorit të dytë, por kanë pasur një ecuri pozitive gjatë gjithë tre-mujorëve të viteve të fundit. Ato në tre-mujorin e dytë, kanë arritur në nivelin 759 milionë euro, duke u rritur me 8 milionë euro, në krahasim me 6 mujorin e parë të vitit 2024. Fluksi i investimeve vijon të jetë i lartë nga vende si Italia dhe Holanda, të cilat historikisht kanë investuar në vendin tonë. Por, gjatë 6-mujorit të fundit, kemi patur një rritje të investimeve dhe nga vende si Austria, apo Kosova.

Në strukturë, në 6-mujorin e parë të vitit, është rritur në pasuri të paluajtshme, të cilat përbëjnë rreth 33.3% të investimeve totale të huaja, në aktivitete financiare dhe të sigurimit, që përbëjnë 19.3% të flukseve totale. Industria nxjerrëse vijon të jetë një sektor tërheqës për investitorët e huaj dhe zë 13% të flukseve totale. industria përpunuese gjithashtu, tregtia dhe energjia, uji dhe gazi”, tha ajo.

Rritje në teknologji dhe administratë publike

Ministrja Delina Ibrahimaj gjatë fjalës së saj, theksoi rolin udhëheqës të sektorit të teknologjisë në rritjen e eksporteve.

“I ndikuar kryesisht nga zhvillimet në nënsektorin e teknologjisë së komunikimit, i cili prej vitesh ka drejtuar zhvillimet ekonomike, kemi pasur një ecuri pozitive edhe në nënsektorin e teknologjisë së informacionit dhe eksportet në këtë ndërtim janë rritur.”, tha Ibrahimaj.

Sipas saj, aktivitetet profesionale janë rritur me 3.6%, duke ndikuar pozitivisht në diversifikimin e ekonomisë.

“Ky sektor është i lidhur ngushtë me shërbime të tilla si konsulenca ligjore, inxhinierike dhe ekonomike, që shërbejnë si mbështetje për sektorët e tjerë dhe rritja e tij tregon për një diversifikim më të madh të ofertës së shërbimeve.”, tha Ibrahimaj.

Sektori publik po përjeton zgjerim të dukshëm, me përmirësime në arsim dhe shëndetësi.

“Administrata publike dhe shërbimet si arsimi dhe shëndetësia kanë pasur gjithashtu një ecuri pozitive, me një rritje mbi 15%.”, u shpreh ministrja.

“Kemi shtim të bizneseve të reja”

Ministrja Delina Ibrahimaj gjatë fjalës së saj tha se ka një rritje të sipërmarrjeve të reja.

“Një tjetër tregues i rëndësishëm për dinamizmin e ekonomisë është numri i bizneseve të reja të regjistruara: 2 mijë e 200 biznese të reja janë hapur në fillim të vitit.”, tha ministrja e cila shtoi se në total, qarkullimi i bizneseve në ekonomi ka pasur performancë të mirë dhe pritet të ruajë këtë trend edhe në tremujorin e tretë.

“Të gjithë këta elementë janë tregues të qartë të lidhjes së zhvillimeve pozitive që priten edhe në tremujorin e tretë dhe të katërt.”, shtoi Ibrahimaj.

Po ashtu, ministrja Delina Ibrahimaj tha se bilanci tregtar është përmirësuar falë rënies së importeve dhe rritjes së eksporteve.

“Tregtia e jashtme ka shënuar rritje të eksporteve të mallrave në tremujorin e parë, ndërsa importet kanë qenë në vlerën 532 milionë lekë. Rënia e importeve dhe rritja e eksporteve kanë rezultuar në një përmirësim prej 6.1%.”, tha Ibrahimaj.Ajo shtoi se a i takon vëllimeve, “kemi pasur rritje si në eksport ashtu edhe në import, si dhe një ecuri pozitive të konsumit të brendshëm. Diferenca mes importeve në vlerë dhe në vëllim ndikohet dukshëm nga kursi i këmbimit”.

Rritje të eksporteve janë regjistruar në sektorin e pijeve dhe duhanit, ndërsa importet janë rritur për produktet minerale. Ndërkohë industria e pajisjeve dhe makinerive po përjeton një fazë ngadalësimi.

Ngadalësim është vërejtur në eksportet dhe importet e makinerive, pajisjeve dhe pjesëve të këmbimit.
“Në tregtinë e shërbimeve, kemi regjistruar suficit në 6-mujorin e parë të vitit, me rritje prej 81% ose 3.4 miliardë lekë.”, tha ajo.

Turizmi i rritur me 6.7 përqind

Turizmi është kthyer në një motor kryesor të rritjes së shërbimeve dhe të ekonomisë kombëtare sipas ministres Ibrahimaj.

Duke folur për shërbimet, ajo tha se janë rritur me 3.4 milionë lekë. “Turizmi dhe udhëtimet përbëjnë pjesën më të madhe të kësaj rritjeje. Numri i turistëve dhe vlera e shtuar prej tyre është rritur me 6.7%.”

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Patriot says:
    September 30, 2025 at 2:25 pm

    Fanare ndricues buzz Adriatikut ker thote qe ekonomia eshte rriture me shume se sa vendet e europes. Ashtu si the gjigandi te gjitha te mirat do te na vijne ne 2030.

    Reply
  • Edi says:
    September 30, 2025 at 3:13 pm

    Lajme bomba
    Por genjeshtra

    Reply
  • !!? says:
    October 1, 2025 at 6:45 am

    Pensionistët ta gëzojn indeksimin dhe

    të pregatiten për rritjen e taksës së banesës, pagesën për sigurimin e shtëpis nga tërmeti, ngritjen e çmimit të ujit të papijshëm (se ujin e pijshëm e blejmë me bidona) kur të përqëndrohen ujsjellës kanalizimet nga duart e shumë hajdutëve në duart e një hajduti të vetëm, ……….e çfar nuk i punon mëndja kusarit Edi Rama aq më tepër që përveç Ballukeve, Manastirleshave, Krifcave , ……do të aktivizoj për her të parë në fushën e hajdutëris botërore për të vjedhur edhe inteligjencën artificiale me Djellën.

    Mos këto para të indeksimit janë paratë tona që na vjeth Edi Rama psh me kusarin e TVSH së çmëndur 20%.?

    Çdo muaj blej në supermarket ushqimet e një muaji duke harxhuar rreth 10 000,0 L të rinjë dhe kur nxjer parat për të paguar , zgjat kthetrën e zezë të kusaris me 20% Edi Rama dhe më xhvat edhe 2000,0L të tjera. Tek farmacia blej pothuaj 100 00,0 L ilaçe, përsëri kthetra TVSH e kusaris së Edi Ramës më mer edhe 20 00,0 L të rinjë të tjera. Paguaj rreth 50 00,0 L të tjera çdo muaj për energjin elektrike dhe për ujin e papijshëm dhe kusari Edi Rama më vjeth edhe 10 00,0 L të tjera dhe

    kështu Edi Rama më shëmbëllen si hajduti veteran i pulave të fshatit tim që

    mbasi i vodhi gjelat e detit , i “dhuroj” një nga gjelat fqinjit të tij duke i varur një kartolin me urimin “Katër gjela unë një ti, gëzuar Vitin e ri”. Ndryshimi është se ai vithte një fshat. kolegu i tij Edi Rama po vjeth pa mëshir të gjith Shqipërin dhe shqipëtarët.

    Nerëz, mos i besoni gënjeshtrave të trasha të ministreshave të sojit Krifca të kusarit horror kombçfarosës, armikut më të përbetuar të kombit shqipëtar, Edi Ramës.

    Reply
  • Phoenix says:
    October 1, 2025 at 7:09 am

    Gjithe aktoret Komuniste i jane versulur parase tuaj Cash. Duan tu japin tolllona dixhitale, qe ti fikin dhe ndezin sipas avazit dhe vijes se Partise. Nuk duan para ne duart e njerezve, por duan nje program kompjuterik qe ta perdorin per kontroll dhe kercenim, ndaj atyre qe dalin kunder Dielles e “femjeve” te Dielles.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  • MESAZH KRYEMINISTRIT
  • Protesta, Rama e heq Albin Kurtin nga lista e “armiqve të jashtëm”
  • ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  • MEPJ dënon heqjen e flamurit të ambasadës së Izraelit: Akt i turpshëm dhe i papranueshëm

Komentet e Fundit

  1. ¿? on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  2. xxx on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  3. Drin on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  4. ILIR on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  5. Anonymous on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt ‘lejeve strategjike’ të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?