Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rritje të nxitura nga lufta në Iran, krijohet Task Forca për kontrollin e çmimeve të karburanteve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rritje të nxitura nga lufta në Iran, krijohet Task Forca për kontrollin e çmimeve të karburanteve
Aktualitet

Rritje të nxitura nga lufta në Iran, krijohet Task Forca për kontrollin e çmimeve të karburanteve

Published: March 11, 2026
Shpërndaje

Ministria e Financave ka vendosur të krijojë një Task Force të përbashkët mes Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, e cila do të monitorojë sektorin e hidrokarburve për të parandaluar rritjet abuzive të çmimeve të karburanteve.

Në një takim të zhvilluar me drejtuesit e dy institucioneve, Ministri i Financave, Petrit Malaj, dhe Drejtorët e Përgjithshëm, Ilir Binaj (Tatimet) dhe Besmir Beja (Doganat), u dakordësua plani operacional për ngritjen e këtij grupi. Task Forca do të përqendrohet në tregtinë me shumicë dhe pakicë të hidrokarbureve, duke monitoruar si dokumentacionin tatimor e doganor, ashtu edhe sasitë fizike të karburanteve që tregtohen.

Ministri Malaj theksoi se ngritja e këtij grupi vjen edhe si pasojë e zhvillimeve ndërkombëtare, përfshirë konfliktin midis Iranit, SHBA-së dhe Izraelit, që ka ndikuar në çmimet globale të hidrokarbureve.

- Publicitet -

“Kemi marrë shkas për ngritjen e këtij grupi operacional nisur edhe nga konflikti më i fundit midis Iranit, SHBA-së dhe Izraelit, konflikt që ka ndikuar në çmimet e hidrokarbureve. Çmimet do të jenë në monitorim nga këto dy institucione, në mënyrë që të mos kemi rritje abuzive të tyre në sektorin e tregtimit të hidrokarbureve me shumicë apo dhe me pakicë”, tha Malaj.

Ai shtoi se kontrolli do të përfshijë vlerësimin e riskut të operatorëve dhe mbledhjen e informacionit nga tregu për abuzimet e mundshme.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, bëri të ditur se kontrollet do të shtrihen në të gjithë territorin, duke krijuar grupe të përbashkëta kontrolli me Drejtorinë e Tatimeve, në mënyrë që çdo aktivitet tregtar të jetë në përputhje me ligjin dhe çdo shitje të regjistrohet fiskalisht.

Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, njoftoi se tashmë është nisur analiza e riskut dhe se përvoja nga operacionet e mëparshme ka ndihmuar në identifikimin e problematikave konkrete në këtë sektor. Objektivi është të rritet formalizimi dhe të sigurohet funksionimi i rregullt i tregut të hidrokarbureve gjatë një periudhe të gjatë kohore.

Ministria e Financave theksoi se qëllimi i këtij operacioni është miradministrimi tatimor dhe doganor, gjithmonë në dobi të qytetarëve shqiptarë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Anonymous says:
    March 11, 2026 at 9:56 am

    Po pse ginjeni ata do marrin leket dhe cmimi iku ne pikat e karburantit dy fish .Dilni shikoni dhe beni krahasim me Kosoven

    Reply
  • Vl says:
    March 11, 2026 at 10:25 am

    Po 1 vit ku ish kjo taks forca juaj qe nuk u ul as 1 cen nafte. E RQ

    Reply
  • Anonymous says:
    March 11, 2026 at 2:57 pm

    Mos u ginjeni se nuk bejn gje ata vetem mbushin xhepat se cmimi vajti dy fish dhe jo vetem cmimi i naftes po cdo gje se u rrit nafta .mjer populli

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  • Kush po lobon në Shtetet e Bashkuara nga Serbia dhe pse?
  • Pse heshtin artistët?
  • Zbardhet dëshmia e 24-vjeçares që u mor peng nga Refit Buzi: Më kërcënoi
  • VIDEO: Zjarr i përmasave të mëdha në Zvërnec, tymi i dendur mbulon Vlorën

Komentet e Fundit

  1. vlora on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  2. ANA on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  3. Toni on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  4. Tiranë on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  5. Durrësi on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?