Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rruga e parave të kokainës drejt resorteve strategjike të qeverisë. Kush mban përgjegjësi për modelin?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Rruga e parave të kokainës drejt resorteve strategjike të qeverisë. Kush mban përgjegjësi për modelin?
Analiza

Rruga e parave të kokainës drejt resorteve strategjike të qeverisë. Kush mban përgjegjësi për modelin?

Published: June 20, 2026
Shpërndaje

Nga Migena Aleksi

Vula e shtetit mbi paratë e kokainës: Si u shndërruan 50 ton drogë në “turizëm luksi” në jug dhe kulla në Tiranë. A ndjen përgjegjësi Kryeministri për firmën e tij mbi modelin e “turizmit elitar”?
​

Në Shqipërinë e “turizmit të elitës”, lejet e ndërtimit për hotele me pesë yje, resortet fantazmagorike dhe kullat që po ndryshojnë faqen e Tiranës shiten si histori suksesi të vizionit qeverisës.

- Publicitet -

Kryeministri Edi Rama sa herë që përballet me akuzat se ky ekspansion ekonomik ushqehet nga paratë e krimit të organizuar, i quan ato “broçkulla” ose ankohet për “kriminalizimin e një sektori të rëndësishëm” të ekonomisë.

Por kur dritat e propagandës fiken, dosjet e hetimeve ndërkombëtare dhe ato të SPAK nxjerrin zbuluar një realitet tjetër. Makineria shtetërore që firmos dhe vulos këto leje zhvillimi ka shërbyer si stacioni final i pastrimit për qindra miliona euro të ardhur nga trafiku ndërkombëtar i drogës.

​Dokumentet e fundit hetimore të realizuara nga prokurorët Klodjan Braho dhe Doloreza Musabelliu – të ndihmuar nga zbërthimi i aplikacionit Sky ECC nga autoritetet franceze – hedhin dritë mbi grupin e Salvatore Aliut, Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës.

Ky rrjet akuzohet për trafikimin e të paktën 50 tonëve kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës vetëm gjatë periudhës nëntor 2019 – prill 2021, me një xhiro që kap shifrën e pabesueshme prej 1 miliardë eurosh.

Por sekreti i vërtetë nuk qëndron te sasia e drogës që kalonte oqeanin, por te mënyra se si fitimet e saj bruto u transferuan në Shqipëri për t’u shndërruar në 491 prona të paluajtshme, 209 llogari bankare dhe mbi të gjitha, në projekte strategjike që mbajnë vulën e miratimit shtetëror.

Nga dyqani me humbje, në investitorin e Gjirit të Lalzit

Përpara se të kthehej në një lojtar të madh të ndërtimit, Isa Aliu (vëllai i kryetrafikantit Salvatore Aliu) administronte Aliu Road House, një rrjet dyqanesh në Elbasan që deri në vitin 2020 akumulonte vetëm humbje (rreth 180 mijë euro).

Por “fati” i kompanisë ndryshoi brenda natës në vitin 2021, kur deklaroi një fitim fiktiv prej 109 milionë lekësh. SPAK vëren se kompania nuk kishte as infrastrukturën dhe as kapitalin për të hyrë në tregun e ndërtimit.

​Megjithatë, kjo nuk e pengoi atë që brenda një kohe rekord të futej si investitore në dy projekte masive në Gjirin e Lalzit: kompleksin Lalzi Marina Seaside (investim 30 milionë euro për 90 mijë metra katrorë) dhe Porto Lalzi Villas (12 milionë euro).

Skema ishte ajo e zakonshmja e biznesit shqiptar: marrja përsipër e punimeve në këmbim të apartamenteve dhe vilave të gatshme – një mënyrë perfekte për të fshehur paratë e thata në struktura betoni.

​Mbi të gjitha, kjo kompani arriti të fitojë edhe kontrata publike për procesin e Rindërtimit nga tërmeti në Durrës. Përmes instrumentit të gjendjes së jashtëzakonshme të përdorur nga qeveria, i cili siguronte konkurrencë të ulët dhe fitime të larta, paratë e taksapaguesve dhe paratë e kokainës u shkrinë në të njëjtat kantiere.

Fuçitë me cash që ngritën hotelet e luksit në Tiranë dhe Jug

Komunikimet në Sky ECC tregojnë ngutin e madh të grupit për të materializuar paratë që vinin me topa nga Evropa. Në gusht të vitit 2020, Isa njoftonte të vëllain se kishte 6 milionë euro cash në Shqipëri; dy javë më vonë, shifra u rrit në 9.8 milionë. Më 13 shtator, Salvatore e udhëzon atë: “Do të sjell 20 milionë euro… fshehi në fuçi ose bli apartamente për t’i futur në hapësirat mes mureve ndarëse”.

Kur paratë dolën nga fuçitë, ato gjetën rrugën drejt destinacionit më të preferuar të kryeministrit: turizmit të luksit dhe hoteleve me markë ndërkombëtare.

Linja tjetër e grupit, e drejtuar nga vëllezërit Bibaj (të cilët deklaronin të ardhura nga biznese të vogla të përjashtuara nga tatim-fitimi falë lehtësive të qeverisë), arriti të blinte 89 njësi pronësore te ish-Porcelani në Tiranë dhe të ngrinte një hotel me katër yje në Rrugën e Dibrës nën markën ndërkombëtare Melia. (Ironikisht, në muret e këtij hoteli të sekuestruar nga SPAK varej piktura e Marlon Brandos në rolin e Vito Korleones te “Kumbari”).

Por ambicia nuk ndalej me Tiranën dhe Lalzin. Në vitin 2025, grupi projektoi shtrirjen në jugun e Shqipërisë, pikërisht në zonën që Kryeministri Rama e ka shpallur si perlën e turizmit elitës. Projekti i quajtur “ZIG-ZAG” parashikonte ndërtimin e një hoteli me pesë yje në kodrën mbi plazhin e Gumës në Jalë të Vunoit, me një vlerë investimi prej të paktën 100 milionë eurosh.

Kush mban përgjegjësi për modelin?

Kjo dosje e SPAK-ut dëshmon se numri i kompanive të ndërtimit që shërbejnë si lavatriçe të krimit të organizuar nuk është një “broçkull” politike, por një realitet strukturor. Kur një rrjet kriminal arrin të projektojë investime 100 milionë euroshe në bregdet, të futet në projektet më të mëdha rezidenciale të vendit dhe të marrë tenderat e rindërtimit shtetëror, pyetja nuk është më se ku i gjen krimi paratë.

Pyetja është: Kush po i firmos lejet e zhvillimit dhe kush po e garanton këtë ambient ku paratë e drogës mbrohen me autorizime zyrtare?

Sa kohë që lejet e ndërtimit dhe statuset e investitorëve strategjikë kalojnë përmes zyrave të ekzekutivit, modeli i “turizmit të luksit” që reklamohet çdo ditë nëpër rrjetet sociale mbetet i lidhur pazgjidhshmërisht me vulat që lejuan shndërrimin e tonelatave të kokainës në beton dhe hotele me pesë yje.

DITA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rruga e parave të kokainës drejt resorteve strategjike të qeverisë. Kush mban përgjegjësi për modelin?
  • Kokainë dhe Beton
  • Valë ekstreme i nxehti në Europë, alarm në 53 zona të Francës, temperaturat pritet të arrijnë deri në 40°C
  • Pavarësisht epërsisë numerike, Turqia humbi ndaj Paraguajit dhe u eliminua nga Botërori
  • Brazili gjen fitoren falë Cunhas dhe Vinicius, Haiti skuadra e parë e eliminuar nga Botërori

Komentet e Fundit

  1. Kafshën time ma Përgojoni on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Anonymous on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  3. Deda on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  4. Leka on “Nuk e dua as si fanse”, përplasje mes Trump dhe Melonit, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër
  5. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?