Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rrumbullaku pret ambasadorin maqedonas: Patrullime të përbashkëta në liqenin e Ohrit, propozohet hapja e pikës kufitare Trebisht – Xhepisht 24/7
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rrumbullaku pret ambasadorin maqedonas: Patrullime të përbashkëta në liqenin e Ohrit, propozohet hapja e pikës kufitare Trebisht – Xhepisht 24/7
AktualitetKronike

Rrumbullaku pret ambasadorin maqedonas: Patrullime të përbashkëta në liqenin e Ohrit, propozohet hapja e pikës kufitare Trebisht – Xhepisht 24/7

Published: May 9, 2023
Shpërndaje

 

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,  Muhamet Rrumbullaku priti në një takim ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shqipëri.

- Publicitet -

Ambasadori i RMV-së Dancho Markovski dhe Rrumbullaku vlerësuan bashkëpunimin e mirë mes policive të dy vendeve dhe shprehën gatishmërinë për ta zgjeruar bashkëpunimin në të ardhmen.

Gjatë takimit u dakordësua që gjatë sezonit turistik veror, të ketë patrullime të përbashkëta në zonat bregdetare të të dyja vendeve; për krijimin e lehtësirave në pikat e kalimit kufitar, me qëllim eliminimin e radhëve të gjata, për rritjen e shkëmbimit të informacionit për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, të cilat mund të zhvillohen duke përfituar nga fluksi i madh i shtetasve në hyrje apo dalje, në pikat e kalimit.

Gjithashtu, u propozua ideja e hapjes së pikës së kalimit kufitar Trebisht – Xhepisht 24/7, për të mundësuar lëvizjen e lirë të shtetasve që banojnë në këto zona, të cilët aktualisht kanë lëvizje me orar të kufizuar.

Ambasadori Markovski i bëri me dije Drejtorit të PSh-së, kërkesën e Drejtorit të Qendrës së Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Maqedonisë së Veriut, për të zhvilluar takime me homologët e Policisë së Shtetit, me qëllim nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi mes dy vendeve, jo vetem në kuadër të bashkëpunimit për menaxhimin e kufirit, por edhe në fushën e krimit të organizuar dhe terrorizmit. Memorandumi do të eliminojë burokracitë dhe pengesat në drejtim të shkëmbimit në kohë reale të informacionit që nevojitet për zhvillimin e operacioneve të përbashkëta, për patrullime të përbashkëta në kufi etj.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit e siguroi ambasadorin, për angazhimin e Policisë së Shtetit, në luftën kundër paligjshmërisë, krimit në përgjithësi dhe krimit të organizuar në veçanti, si dhe vendosmërinë e Policisë së Shtetit, për të punuar ngushtësisht me partnerët, pasi vetëm kështu mund të  kemi rezultate më të mira në luftën ndaj krimit të organizuar dhe krimit global, në veçanti atij kibernetik.

Ambasadori, në fund të takimit, e ka falënderuar Drejtorin e Përgjithshëm dhe e ka përgëzuar atë për vizionin dhe rezultatet që Policia e Shtetit ka arritur kohët e fundit, si dhe e ka ftuar për një vizitë zyrtare në Policinë e Maqedonisë së Veriut.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ivica Daçiç nuk ndalet me deklaratat provokuese ndaj Kosovës
  • Cila është marrëveshja e nënshkuar mes ministrit izraelit dhe Ferit Hoxhës?
  • Ish-drejtuesja e AKSHI-t, del pas tri orësh nga SPAK, u paraqit me avokaten e saj
  • Shpallen fituesit e Nobelit në Ekonomi për vitin 2026, dy profesorët amerikanë ndajnë çmimin
  • Shakaja përfundoi në tragjedi, ky është 16-vjeçari që humbi jetën në lokalin e gjyshit në Krujë

Komentet e Fundit

  1. Amerika & Trampi on Marta Kos: Ndryshimet e Kuvendit të Kosovës në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në
  2. Ballkanik on Aktivisti që goditi me vezë Ramën: Nuk ka Gardë dhe Polici që mund ta mbrojë më
  3. Gimi on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  4. Minatori on Sjellje të papërshtatshme dhe përfitime materiale të paligjshme: Ambasadorja amerikane në Athinë në prag të shkarkimit
  5. demo on Sjellje të papërshtatshme dhe përfitime materiale të paligjshme: Ambasadorja amerikane në Athinë në prag të shkarkimit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?