Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rrumbullaku pret delegacionin e Arabisë Saudite, arrihet marrëveshja e bashkëpunimit kundër krimit të organizuar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rrumbullaku pret delegacionin e Arabisë Saudite, arrihet marrëveshja e bashkëpunimit kundër krimit të organizuar
AktualitetKronike

Rrumbullaku pret delegacionin e Arabisë Saudite, arrihet marrëveshja e bashkëpunimit kundër krimit të organizuar

Published: May 18, 2023
Shpërndaje

 

 

Këtë të enjte, një delegacion i lartë nga Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Arabisë Saudite është pritur nga kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbulaku.

- Publicitet -

Vizita e delegacionit pati si synim krijimin e urave të bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Policisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Delegacioni kryesohej nga kreu i Departamentit të Falsifikimit, në Ministrinë e Brendshme të Arabisë Saudite, Gjeneral Brigade Waleed Bingshegair, ndërkohë që i pranishëm në këtë takim ishte edhe ambasadori i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Shqipëri, Faisal Ghazi Hifzi.

Gjatë kësaj vizite u nënshkrua edhe një marrëveshje bilaterale për bashkëpunimin kundër krimit të organizuar, marrëveshje e cila do të mundësojë që Policia e Shtetit shqiptar të ketë ura të qëndrueshme bashkëpunimi edhe me Arabinë Saudite.

Rrumbullaku i shprehu kreut të delegacionit arab, gatishmërinë dhe vendosmërinë e Policisë së Shtetit, për të shtrirë bashkëpunimin me partnerët në çdo vend të botës. Ai theksoi se është i domosdoshëm krijimi i urave të reja të bashkëpunimit ndërajonal, në luftën kundër krimit të organizuar transnacional, kontrabandës, krimeve ekonomiko-financiare, pastrimit të parave, krimit kibernetik, terrorizmit dhe kundër të gjitha formave të tjera të paligjshmërive që destabilizojnë sigurinë në rajonet përkatëse.

“Të gjitha këto mund të arrihen vetëm nëpërmjet shkëmbimit të informacionit mes dy policive”, tha Rrumbullaku.

Forcimi i bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Riyadh, Arabia Saudite, ishte një tjetër pikë ku Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit theksoi se është me shumë rëndësi sigurimi dhe shkëmbimi i informacionit me qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Rrumbullaku i njohu pjesëtarët e delegacionit nga Arabia Saudite, me historikun e Policisë së Shtetit shqiptar, me reformimin e saj, si dhe me strukturën e re që është duke u implementuar për të sjellë rezultate shumë më të mira në luftën ndaj fenomeneve kriminale.

Ai i shprehu kreut të delegacionit arab, gatishmërinë dhe vendosmërinë e Policisë së Shtetit, për të shtrirë bashkëpunimin me partnerët në çdo vend të botës. Drejtori theksoi se është i domosdoshëm krijimi i urave të reja të bashkëpunimit ndërajonal, në luftën kundër krimit të organizuar transnacional, kontrabandës, krimeve ekonomiko-financiare, pastrimit të parave, krimit kibernetik, terrorizmit dhe kundër të gjitha formave të tjera të paligjshmërive që destabilizojnë sigurinë në rajonet përkatëse. Të gjitha këto mund të arrihen vetëm nëpërmjet shkëmbimit të informacionit mes dy policive.

Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm i Departamentit të Falsifikimit, në Ministrinë e Brendshme të Arabisë Saudite, Gjeneral Brigade Waleed Bingshegair ofroi mbështetje për Policinë e Shtetit, për zhvillimin e trajnimeve, kurseve, seminareve dhe ekspozitave të përbashkëta, me synim shkëmbimin e praktikave dhe teknikave më të mira të luftës kundër fenomeneve kriminale.

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • ​”Mos rresht kurrë së buzëqeshuri…” ​Origjina e një mashtrimi letrar dhe thëniet e rreme në internet
  • Anatomi e një rendi të rënë
  • ​Trashëgimia e fshehur dhe e frikshme e Luftës së Dytë Botërore
  • “Çmenduri e pastër”! Ish-kongresmenja pretendon se në Uashington po diskutohet opsioni bërthamor kundër Iranit
  • Shehaj denoncon: Kapri u kërcënua nga zyrtari i PS!

Komentet e Fundit

  1. Plasi sumfllaqi on Anatomi e një rendi të rënë
  2. K R on Anatomi e një rendi të rënë
  3. Po ky mër on Anatomi e një rendi të rënë
  4. E on Anatomi e një rendi të rënë
  5. Një shqiptar në Itali on Anatomi e një rendi të rënë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?