Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rrumbullaku takim me shefat e komisariateve, në fokus kriminaliteti, kultivimi i kanabisit e siguria gjatë sezonit turistik
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rrumbullaku takim me shefat e komisariateve, në fokus kriminaliteti, kultivimi i kanabisit e siguria gjatë sezonit turistik
AktualitetKronike

Rrumbullaku takim me shefat e komisariateve, në fokus kriminaliteti, kultivimi i kanabisit e siguria gjatë sezonit turistik

Published: June 9, 2023
Shpërndaje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku zhvilloi mesditën e sotme, një takim pune me drejtuesit qendrorë dhe vendorë të Policisë dhe me shefat e komisariateve të Policisë në vend.

Parandalimi i kultivimit të kanabisit, ulja e kriminalitetit, siguria gjatë sezonit turistik, krimet mjedisore dhe performanca e punonjësve të Policisë te qytetarët, ishin çështjet që Drejtori i Përgjithshëm trajtoi gjatë takimit.

Drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar nga drejtuesit e Policisë, në qendër dhe në bazë, rritje të forcës parandaluese dhe goditëse ndaj tendencave për kultivim të bimëve narkotike, kontroll më efikas të territorit, rritje të hetimeve proaktive parandaluese me qëllim ndëshkimin e shtetasve përgjegjës që porositin dhe financojnë kultivimin e bimëve narkotike.

- Publicitet -

Përsa i përket kriminalitetit, pavarësisht se situata kriminale ka tendencë uljeje, Drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar rritje të inteligjencës policore me qëllim parandalimin në kohë të ngjarjeve të mundshme kriminale. Kontrolle të befasishme ndaj kujtdo për të cilin disponohet informacion se ka tendenca kriminale apo merret me veprimtari kriminale. Të punohet më shumë për sigurimin e informacionit, për lokalizimin e shtetasve të shpallur në kërkim, me rrezikshëmri të lartë shoqërore, me qëllim kapjen e tyre.

Në kuadër të sezonit turistik, Drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar koordinim të veprimeve me të gjitha strukturat që kanë përgjegjësi për sigurinë gjatë sezonit turistik. Të rritet kontrolli nga toka dhe nga deti, për shtetasit që ushtrojnë aktivitete argëtuese me mjete lundruese në det, me qëllim rritjen e sigurisë së pushuesve, por dhe për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme. Muzika në lokale, pas orarit të caktuar apo abuzimi me lejen për të vënë muzikë brenda orarit të caktuar, nuk duhet të tolerohet në asnjë mënyrë. Pronarëve apo administratorëve të bizneseve që do shkaktojnë ndotje akustike, do t’u sekuestrohen pajisjet e muzikës.

Krimet mjedisore ishin një tjetër tematikë e diskutuar nga Drejtori i Përgjithshëm i cili tërhoqi vëmendjen për gërryerjen e shtretërve të lumenjve, prerjen e paligjshme të pyjeve dhe për tendencën për ndërtime pa leje, brenda vijës së verdhë dhe në zona bregdetare.

Drejtori u ndal dhe në performancën e punonjësve të Policisë dhe për këtë kërkoi që drejtuesit e Policisë të qëndrojnë më afër efektivëve, të kontrollojnë dhe të menaxhojnë strukturat në varësi, pasi performanca është një nga nyjet kryesore që lidh Policinë me qytetarët.

Në fund të takimit, Drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar nga të gjithë, reflektim, kontrolle në terren dhe marrje të përgjegjësive, në të kundërt nuk do të ketë vetëm masa administrative, por ndaj cilitdo që do të abuzojë me detyrën dhe me besimin e qytetarëve, Drejtori i Përgjithshëm ka paralajmëruar ndjekje penale.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nga bizelja e Andersenit te kutitë e Durrësit: Anatomia e “kapitalizmit” tonë pas ’90-s
  • ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  • Njerëzit që pastrojnë Tiranën! Flasin ata që punojnë kur të tjerët flenë: Nuk na lodh puna, por sjellja e qytetarëve
  • Trashëgimia kulturore e Durrësit në kërkim të publikut të saj të ri
  • Megaoperacion në Sarandë, arrestohet “koka” e grupit dhe 19 persona që shpërndanin drogë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  2. K R on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  3. demo on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  4. Genti on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  5. Vl on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?