Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rrumbullaku takohet me ambasadorin britanik: Do luftojmë emigracionin e paligjshëm
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rrumbullaku takohet me ambasadorin britanik: Do luftojmë emigracionin e paligjshëm
AktualitetPolitike

Rrumbullaku takohet me ambasadorin britanik: Do luftojmë emigracionin e paligjshëm

Published: September 22, 2022
Shpërndaje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku priti në takim ambasadorin britanik në Shqipëri Alastair King-Smith.

Teksa shumë shqiptarë po gjejnë mënyra nga më të ndryshmet për të hyrë në Britani në mënyrë ilegale, në fokus të takimit ishte lufta e përbashkët kundër emigracionit të paligjshëm.

Gjithashtu u fol për thellimin e bashkëpunimit shumë të mirë të deritanishëm, dakordësinë për vijimësinë e projekteve dhe marrëveshjeve të nënshkruara më parë, ngritjen e skuadrave të përbashkëta hetimore, zhvillimin e operacioneve të përbashkëta, shkëmbimin në kohë reale të informacioneve, duke vendosur kontakte të drejtpërdrejta mes strukturave homologe.

- Publicitet -

Gjatë takimit u vlerësua mbështetja e dhënë nga agjencitë ligjzbatuese britanike, për struktura të ndryshme të Policisë së Shtetit, në drejtim të forcimit të kapaciteteve profesionale dhe logjistike.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë e njohu ambasadorin me prioritetet e Policisë së Shtetit, duke u ndalur në tri shtylla kryesore, reforma ligjore, arsimore dhe ajo strukturore.

Reformimi i Akademisë së Sigurisë, ndryshimi i metodologjisë së punës, ndryshimi i praktikës së vendimmarrjes së deritanishme, në menaxhimin e burimeve njerezore, për emërimet apo transferimet në detyrë, ishin disa nga çështjet që u trajtuan gjatë takimit.

Drejtori i Përgjithshëm ka theksuar se është me rëndësi bërja e disa ndryshimeve në ligjin “Për Policinë e Shtetit”, sidomos në nenet që parashikojnë masa ndëshkimore, ndaj shkeljeve disiplinore, duke qenë se është prioritet ndëshkimi dhe largimi nga organizata e Policisë i punonjësve që janë të përfshirë në paligjshmëri.

Po ashtu, është me rëndësi ndryshimi strukturor i Policisë së Shtetit, për të forcuar më shumë  strukturat që merren me krimin e organizuar, me qëllim bërjen sa më efikase të organizatës së Policisë.

Drejtori e ka siguruar ambasadorin se lufta ndaj krimit të organizuar, migracionit dhe trafiqeve të paligjshme, si dhe ndaj krimeve ndërkufitare, janë prioritete të Policisë së Shtetit, të cilat mund të përmbushen më së miri kur Policia e Shtetit gëzon mbështetjen dhe besimin e partnerëve dhe agjencive ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit.

Drejtori i Përgjithshëm garantoi ambasadorin se të gjitha nismat, projektet dhe marrëveshjet e nisura më parë do të vijojnë të realizohen plotësisht.

Ambasadori Alastair King-Smith e uroi Drejtorin e Përgjithshëm, për misionin e vështirë që ka marrë për drejtimin e organizatës së Policisë së Shtetit. Ai theksoi se Shqipëria është partner shumë i rëndësishëm për Britaninë e Madhe.

Ambasadori i shprehu Drejtorit të Përgjithshëm, mbështetjen e palëkundur të Britanisë së Madhe, për të luftuar bashkërisht krimin e organizuar dhe terrorizmin, për nevojat që ka aktualisht Policia e Shtetit, si dhe për të përfunduar projektin për rikonstruktimin e DVKM Tiranë, që vjen pas rikonstruktimit të Komisariatit të Policisë Rinas, investimit në Njësinë e Pasagjerëve dhe projektit për aeroportin e Kukësit.

Ambasadori i shprehu Drejtorit të Përgjithshëm, gatishmërinë e tij për të ndihmuar Policinë e Shtetit, për sulmin kibernetik dhe ftoi një ekip ekspertësh për krimin ekonomik dhe kriptomonedhat, për një vizitë në Mbretërinë e Bashkuar.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vila 69 në Palasë është në pronësi të ish-ministrit Blendi Klosi e fshehur në emër të komentatorit sportiv Dritan Shakohoxha?
  • Haga jep vendimin për Hashim Thaçin me 16 Shtator, SHBA paralajmëron trazira
  • Rregullorja e re e GJKKO, gazetarët padi në Kushtetuese: Do kërkojmë shfuqizimin
  • 6 shkolla të reja hapin dyert në Tiranë, investimet e nisura nga administrata Veliaj përfundojnë në vitin e ri shkollor
  • Vijon ngërçi për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, një tjetër kandidate kërkon largimin e anëtarit të KLP-së

Komentet e Fundit

  1. Detari on Vila 69 në Palasë është në pronësi të ish-ministrit Blendi Klosi e fshehur në emër të komentatorit sportiv Dritan Shakohoxha?
  2. demo on Kosova me qeveri të re, por 62 votat e Kurtit mjaftojnë për Qeverinë, jo për Presidentin
  3. Precizim on I dërguari i Trump, me mision lobimi në Tiranë për rizgjedhjen e kreut të FIFA-s, Infantino
  4. K R on Kosova me qeveri të re, por 62 votat e Kurtit mjaftojnë për Qeverinë, jo për Presidentin
  5. demo on Droni rus godet trenin e pasagjerëve drejt Varshavës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?