Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ruajini mirë makinat! Shpërthen ‘epidemia’ e vjedhjes së katalizatorëve, kanë minerale më të shtrenjta se ari
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ruajini mirë makinat! Shpërthen ‘epidemia’ e vjedhjes së katalizatorëve, kanë minerale më të shtrenjta se ari
AktualitetKronikePikanteTeknologji

Ruajini mirë makinat! Shpërthen ‘epidemia’ e vjedhjes së katalizatorëve, kanë minerale më të shtrenjta se ari

Published: March 23, 2023
Shpërndaje

Që nga viti 1993, industritë gjigande të prodhimit të mjeteve motorike u detyruan që të prodhonin katalizatorë (marmitat) që të mbronin ambientin nga ndotja, pra të përmbanin filtra për pastrimin nga emetimi i karbonit (CO2) në ajër. Kompanive iu desh që të prodhonin katalizatorët duke përdorur minerale me vlerë, që e mundësonin këtë proces të filtrimit. Pra përzierja e mineraleve të zakonshme si argjend, alumin, hekur etj., me ato më të vlefshme se ari; Rhodium, Paladium, Platin. Mirëpo zhvillimi me hapa të shpejtë i teknologjisë Hi-Tech, bio-inxhinieria, aeronautika, fusha e shkencës, hapësirës dhe më tej ajo e kibernetikës, fushën dentare, apo së fundmi ajo ushtarake, bëri të nevojshme kërkesën për sa më shumë metale të çmuara. Elementë të fuqishëm të tregut të zi janë aktivizuar fortë së fundmi për të organizuar grumbullimin e pajisjeve (skrap ose jo), që përmbajnë këto metale dhe veçanërisht katalizatorët e makinave. Së fundmi, pas Amerikës, alarmi për vjedhjen e mjeteve motorike që u shkulen katalizatorët, është dhënë në Spanjë.

Policia Kombëtare dhe Roja Civile goditën një organizatë kriminale, e ideuar për vjedhje makinash, me të paktën 40 arrestime dhe shoqërime, duke zbardhur dhjetëra ngjarje. Pas grabitjes së katalizatorëve, hajdutët i shisnin ato në tregun e zi, tek këta ‘biznesmenë’ të fshehtë. Çmimet janë joshëse: 500-2 mijë euro për çdo katalizator, në varësi të markës dhe vitprodhimit të mjetit. Por jo vetëm kaq, sepse makinat çmontohen dhe prej tyre nxirren edhe përfitime të tjera. Hetuesit kanë zbuluar se ka një valë ‘epidemie’ pothuajse në shumë shtete të botës, me specialitet vjedhjen e makinave për t’u marrë katalizatorin. Policia spanjolle njoftoi se ka kryer të paktën 29 ndalime në Malaga, Madrid, Toledo dhe ka evidentuar të paktën 500 makina të vjedhura për këtë qëllim kryesisht. Ky grup i organizuar kryen edhe trafikimin e mjeteve motorike, përveç vjedhjes së katalizatorëve tek mjetet me vitprodhimi të hershëm. Dhe pikëdërgesa e parë e katalizatorëve është: Amerika. Hetuesit kanë evidentuar se hajdutët, pasi ngrenë makinat me rrota përpjetë nëpërmjet krikove, sharrojnë marmitën dhe prej andej shkëpusin katalizatorin.

- Publicitet -

Eksportimi bëhet direkt në SHBA, ku shitet tek individë ‘biznesmenë’ të caktuar, që më tej i përpunojnë me formula kimike dhe u nxjerrin mineralet me vlerë, që kanë çmim edhe më të shtrenjtë se ari. Rhodiumi dhe Palladiumi në veçanti kapin çmime marramendëse, së bashku me Platinin, ku një gram nuk bie poshtë vlerës 50 mijë euro dhe pse jo deri në 300 mijë euro në disa raste. Dy të parët janë të shumëkërkuar në industrinë ushtarake të armatimeve të rënda, por edhe në shkencë, deri edhe tek armët nukleare. Dhe nëse shiten në tregun e zi katalizatorët, atëherë qëllimet janë më shumë se të dyshuara. Kohët e fundit kjo dukuri haset edhe në Shqipëri, ku janë raportuar shpesh raste të vjedhjes së makinave apo edhe shkuljes dhe shitjes së katalizatorëve, me çmime deri në 500 euro bruto.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?