Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Ruani qetësinë dhe mbani para cash”, pse Banka Qendrore Europiane rekomandon mbajtjen e parave cash për 72 orë!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > “Ruani qetësinë dhe mbani para cash”, pse Banka Qendrore Europiane rekomandon mbajtjen e parave cash për 72 orë!
EkonomiLajmi i fundit

“Ruani qetësinë dhe mbani para cash”, pse Banka Qendrore Europiane rekomandon mbajtjen e parave cash për 72 orë!

Published: September 27, 2025
Shpërndaje

Paratë cash sipas BQE (Banka Qendrore Europiane), nuk duhet të zhduken; në fakt, luajnë një rol kyç në kriza.

Nuk është rastësi që në një artikull me titullin emblematik “Keep calm and carry cash” (“Ruani qetësinë dhe mbani para cash”), të lidhur me buletinin ekonomik, Banka Qendrore Evropiane i përcakton kartëmonedhat si “një komponent thelbësor i përgatitjes kombëtare për kriza”, që i shërben “jo vetëm nevojave individuale, por edhe kontribuon në qëndrueshmërinë më të gjerë sistemike”.

Rekomandimi është që gjithmonë të mbani një shumë parash në shtëpi “të mjaftueshme për të mbuluar nevojat thelbësore për afërsisht 72 orë”.

- Publicitet -

Studimi më pas rekomandon një shumë parash cash midis 70 dhe 100 eurove për secilin anëtar të familjes.

Këto rekomandime janë lëshuar tashmë nga disa qeveri europiane, nga Holanda në Finlandë e deri në Austri.

Në punim – i cili analizon qarkullimin e parave cash në krizat e fundit, duke përfshirë pandeminë, pushtimin rus të Ukrainës, ndërprerjen e energjisë elektrike në Iberi në prill 2025 dhe krizën e borxhit sovran në Greqi – institucioni thekson rolin e “bankave qendrore dhe sektorit privat në sigurimin e një furnizimi të fortë me para cash”.

Sipas studimit, paratë cash, janë “i vetmi detyrim i bankës qendrore i disponueshëm drejtpërdrejt për të gjithë dhe luajnë një rol jo vetëm në transaksionet e përditshme, por edhe si një shtyllë themelore e stabilitetit ekonomik dhe besimit publik”.

Për të dhënë një shembull konkret, deri në fund të vitit 2020, emetimi neto kumulativ i kartëmonedhave në zonën e euros, ishte rritur me mbi 140 miliardë euro.

Një efekt i ngjashëm u pa me pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Në vendet që kufizohen me të dy vendet, lufta çoi në “një rritje prej rreth 36% të emetimit mesatar neto ditor të kartëmonedhave” gjatë muajit të parë.

Menjëherë pas fillimit të konfliktit, emetimi neto ditor në vendet e prekura, arriti një kulm prej 80 milionë eurosh në një ditë të vetme në fund të shkurtit 2022.

“Të gjitha këto episode të ndryshme krize, nxjerrin në pah se dobia e parave cash, intensifikohet ndjeshëm kur stabiliteti kërcënohet, pavarësisht nga natyra ose shtrirja gjeografike e tronditjes apo shkalla e digjitalizimit”, paralajmëron studimi.

“Në përgjithësi, këto raste nxjerrin në pah një trend të rëndësishëm: në kohë stresi akut, publiku shpesh i drejtohet parave cash fizike, si një mjet i besueshëm për ruajtjen e vlerës dhe një mjet elastik pagese, duke theksuar rolin vendimtar që luan përtej komoditetit të tij për përdorim të përditshëm”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • xhaxhi moderatori says:
    September 27, 2025 at 8:51 pm

    Ate po bejme.Po ruajme Fondin sovran neper xhepa.

    Reply
  • karma says:
    September 28, 2025 at 9:41 am

    E keqja është se në Francë i kanë lajmëruar spitalet të përgatiten për tu kujdesur për të plagosurit që mund të arrijnë nga muaji mars! A e kuptoni se çfarë do të thotë kjo?!

    Reply
  • Arda says:
    September 29, 2025 at 6:27 pm

    Çfare jane kto metoda paniku,kujt i shërbejnë,duket se per të mbajtur kete popull nën tutelën shpiken gjithfarë metodash për panik e frike globale.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • MESAZH KRYEMINISTRIT
  • “Nuk duam që të rinjtë të përfundojnë si ne” – Shqiptari nga Frankfurti, 30 orë me makinë për të ardhur në protestë
  • Protestuesi i ardhur nga Gjermania: Kërkoj ndjesë që kam votuar Ramën
  • “Pse ka dalë në protestë?” – Si përgjigjet deputetja e larguar nga PS
  • Deputetja fyen protestuesit: Turli me bamje, speca, patëllxhan, s’kanë mish

Komentet e Fundit

  1. Dhori on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  2. Adri on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  3. Anonymous on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  4. Tepelenasi on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  5. K R on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?