Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rubiales nuk dorëhiqet për “puthjen e ndaluar”, por në Spanjë plasin protestat!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rubiales nuk dorëhiqet për “puthjen e ndaluar”, por në Spanjë plasin protestat!
AktualitetLifestylePikanteSport

Rubiales nuk dorëhiqet për “puthjen e ndaluar”, por në Spanjë plasin protestat!

Published: August 29, 2023
Shpërndaje

Zyrtarët kryesorë të Federatës Spanjolle të Futbollit i kërkuan presidentit të pezulluar, Luis Rubiales të jepte dorëheqjen të hënën për shkak të sjelljeve të tij në Kupën e Botës për femra, duke përfshirë puthjen në buzë të një futbollisteje pasi Spanja fitoi ndeshjen finale të kampionatit. Ndërkohë, në Madrid organizatat feministe mbajtën një protestë në mbështetje të futbollistes Jeni Hermoso dhe duke kërkuar dorëheqjen e zotit Rubiales.

 

Pedro Malabia, Shef i Strategjisë në Lidhjen Spanjolle të Futbollit për Femra, tha se Luis Rubiales nuk mund të jetë më në krye të organizatës.

 

“Qeveria deklaroi në mënyrë shumë të qartë se është në pritje të vendimit të gjykatës sportive dhe se edhe ajo do ta pezullojë përkohësisht zotin Rubiales. Edhe shoqëria civile është shprehur në mënyrë të qartë. Mendoj se Luis Rubiales dhe ekipi i tij drejtues nuk mund të qëndrojnë më në krye të federatës. Federata e futbollit nuk u përket atyre, ajo i përket futbollit spanjoll dhe mendoj se shoqëria ka dhënë një mesazh të qartë: kjo nuk është ajo që Spanja pret nga kjo organizatë”, tha ai.

Rubiales është përballur me një lumë kritikash nga e gjithë bota për sjelljen e tij në finalen e Kupës së Botës për femra, duke përfshirë puthjen në buzë të futbollistes së kombëtares së Spanjës Jenni Hermoso pa pëlqimin e saj gjatë ceremonisë së marrjes së trofeut në fushë.

- Publicitet -

Ai gjithashtu u kritikua gjerësisht për një gjest tjetër të pahijshëm pas fitores ndërsa ishte ulur afër mbretëreshës së Spanjës Letizia dhe vajzës së saj adoleshente, Princeshës Sofia.
Protestuesit dolën në rrugët e Madridit të hënën për të treguar mbështetjen për futbollisten e kombëtarës spanjolle, Jenni Hermoso dhe për të kërkuar dorëheqjen e kreut të federatës së futbollit, Rubiales pas gjestit të tij ndaj saj.

Zëvendëskryeministrja spanjolle Yolanda Diaz mori pjesë në protestën e organizuar nga grupet feministe. Protestuesit kritikuan ashpër sjelljet e presidentit të federatës spanjolle të futbollit, Luis Rubiales.

“Ishte tmerrësisht e neveritshme. Para se të shihet nga afër puthja që ai i dha futbollistes Hermoso pa pëlqimin e saj, ai bëri gjithë ato përqafime dhe prekje krejtësisht të papërshtatshme. Para gjithë këtyre përfaqësuesve ndërkombëtarë në Botëror ai po prekte në mënyrë të papërshtatshme lojtaret. Mendoj se këto sjellje ishin një abuzim me pushtetin sepse ai është president i federatës së futbollit”, tha protestuesja Guadaluper Martin.

Prokurori i Gjykatës së Lartë të Spanjës hapi të hënën një hetim paraprak ndaj kreut të federatës së futbollit, Luis Rubiales për të përcaktuar nëse veprimet e tij do të konsiderohen një akt abuzimi seksual.

Një zëdhënës i zyrës së prokurorit tha se gjykata kishte marrë disa ankesa, por do të niste një hetim të plotë të rastit vetëm nëse një e gjë e tillë do të kërkohej nga futbollistja Hermoso. Ajo ka thënë se puthja nuk ishte bërë me pëlqimin e saj.

Kjo lëvizje rriti trysninë mbi zotin Rubiales, i cili u pezullua nga FIFA të shtunën mes kritikave në rritje për incidentin në ceremoninë e dhënies së medaljeve pas fitores së Spanjës në Sidni më 20 gusht./VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?